Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Je gallate fare o juanito02! D.m.th. u rriten gjobat, duhet te rriten edhe rrogat!

    U cenua mireqenja e shqiptareve!?

    Duhet t'ju konfiskohet prona atyre qe nuk paguajne gjoben! Pak eshte rritur, duhet ende me shume!
    Dyadrinas disa shkrime dhe ide qe jep,po te them publikisht ne forum qe jane per tu marre shembull!
    Por kjo teme per mua eshte,ose ky KOD rrumpalle Rrugor me sakte eshte TERROR i paster psikologjik per shqiptaret e mjere qe nuk ju ndane IDIOTET ne ate vend atje,qe nga i PARI e deri te i fundit.
    Me thuaj.....
    -Ku ke pare ti nje vend te Europes,te bllokohet rruga,sepse do te kaloje FSHESAXHIU i Kryeministrit,apo vet Kryekri?
    -Ku ke pare ne nje vend te Eu,qe policia te kaloje vet Kundravajtje?
    -Ku ke pare ti Patrulle me 1 Polic?
    -Ku ke pare ti,rruge PA TABELA,dhe te te kerkohet te RESPEKTOHET TABELA????
    -Ku ka pare ti,ku POLICI te te Kerkoje Dokumentat kur ka makinen personale pa letra?
    -Ku ke pare ti,Ku polici del i DEHUR TAPE,ne pune?
    -Ku ke pare ti,Polici rrugore te punoje vetem 5 ore ne dite??
    -................dhe ka shume e shume e shume.....
    Prandaj ai nje LIGJ ANTILIGJOR,dhe i demshem PSIKOLOGJIKISHT!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jan izadora jane bomba dhe ketu ne usa.
    Po ste thote kush ketu per gjoben 800 dollarshe me jep 400 mua e ik.
    E ste ndalon polici kot se koti vec me u krujt me te mare lek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 10-01-2012 më 18:07
    Albania Uber Alles

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Lum si policet....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    duhet me u vesh polic me bo ndonje lek ....


    shteti ka per detyre te informoi njerezit ( me publicitete te ndryshme ) ....mbi rrezikshmerin e udhetimit pa venien e rripit ...e jo te terrorizoi njerezit me gjoba .....
    po si gjithmon ky shteti jon nuk i rruhet shum per jeten e njerezve po per te mbush arkat

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, burg shoferëve që bëjnë shkelje

    Klodiana Kotorri

    Nese nje qytetar drejton automjetin pa qene i pajisur me leje drejtimi, diten e merkure, destinacioni i tij do te jete burgu. Rruga e tij do te devijoje, edhe nese kryen shkelje te tjera rrugore, pasi me ndryshimin e disa neneve te Kodit Rrugor, masat jane edhe me te ashpra. Per rrjedhoje, shoferet nuk do t'ia hedhin lehtesisht paq, por do te paguajne gjoba me te medha per shkeljet e kryera ne rruge. Gjoba e tyre do te pesoje 20 per qind ulje, nese ajo paguhet brenda afatit ligjor prej 5 diteve. Nga data 11 janar hyjne ne fuqi ndryshimet e disa neneve te Kodit Rrugor, qe, sipas kreut te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, synojne rritjen e sigurise publike. Ne rruget e Tiranes jane vendosur kamera, te cilat do te vezhgojne shkeljet e mjeteve. Aktualisht, kamerat jane ne testim nga specialistet dhe pritet te jene funksionale gjate diteve te ardhshme. Nderkohe, sipas ndryshimit te neneve te Kodit rrugor, cilido qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Cilido qe nuk sillet ne menyren e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave perkatese te akteve ne zbatim, si dhe sipas orientimit te policit te trafikut, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Per drejtuesit mjeteve, te cilet nuk perdorin rripat e sigurise dhe sistemet e fiksimit, te parashikuara per pasagjeret deri ne 12 vjec, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga peseqind deri ne nje mije e peseqind leke. Kur shkelja i takon nje femije ne moshe jomadhore, pergjegjesia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet ne castin e kryerjes se shkeljes, mbi ate qe eshte ngarkuar me mbikeqyrjen e ketij femije. "Amendimet e disa neneve te Kodit Rrugor behen me synimin e vetem per rritjen e edukates rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, nepermjet forcimit te masave ndeshkimore. Per Policine e Shtetit nuk do te jete kurre qellim ne vetvete ndeshkimi, por ndergjegjesimi dhe edukimi me normat e ketij kodi". Keshtu ka deklaruar kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, dje gjate nje takimi me shefat e Njesive Rajonale te Policise Rrugore, dy dite para hyrjes ne fuqi te ketyre amendimeve. Amendimet do te ndryshojne perpilimin e procesverbalit te konstatimit te shkeljes, i cili do te behet ne menyre elektronike. Gjithashtu, do te parandalohen shume veprime abuzive apo korruptive te punonjesit te policise, pasi ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim. "Me ndryshimet e ketij kodi, te gjitha sherbimeve te Policise se Shtetit u kerkoj te manifestojne profesionalizem, etike komunikimi dhe nje shkalle te larte perfaqesimi, duke rritur ne menyre te ndjeshme cilesine e ketij sherbimi kaq te ndjeshem dhe te domosdoshem per qytetaret e vendit tone",- tha Burgaj.

    Hysni Burgaj:"Qytetaret duhet te na mirekuptojne"

    Drejtori i Policise se Shtetit kerkoi mirekuptimin dhe mbeshtetjen e tyre per ndryshimet ne disa nene te Kodit Rrugor. "Per cdo veprim apo mosveprim ne kundershtim me normat e ketij kodi nga punonjesit e policise, jeni te lutur te denonconi menjehere keto veprime duke ju siguruar reagim dhe zgjidhje te shpejte ligjore dhe ndeshkim abuzuesit me normat e ketij kodi, apo etiken profesionale"deklaroi Hysni Burgaj.

    Risite e amendimeve

    1. Perpilimi i procesverbalit te konstatimit te shkeljes ne menyre elektronike.

    2. Saktesimi i pergjegjesive ligjore ne rastet e dhenies se mjetit, personave te papajisur me leje drejtimi. Ne kete pike, dua te theksoj se ne te gjitha rastet ku konstatohet nje gje e tille, ne baze te Kodit Penal do t'i referohen materialet Prokurorise dhe do te jepen per mediat dhe gjithe opinionin publik rastet e ndalimit dhe arrestimit ne flagrance te ketyre personave.

    3. Pergjegjesia per mosperdorimin e rripit te sigurimit nga drejtuesi i mjetit, per personat ne mjet nen moshen ligjore.

    4. Parandalon shume veprime abuzive, apo korruptive te punonjesit te policise pasi ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim (p.sh marrja e mjeteve me karrotrec vetem aty ku ka sinjalistike te percaktuar qarte, pasi kemi pasur shume ankesa nga qytetaret)

    5. Stimulimi i pageses se gjobes per kundravajtesit brenda afatit ligjor ( 5 diteve) duke ulur me 20% vleren e gjobes.

    KJ
    E pershendes nismen e qeverise Shqiptare dhe mendoj qe keto rregulla do te permisonin shume ndjeshem qarkullimin ne rruget e shqiperise. Kjo nisem do parandaloje edhe me shume aksidentet.

    Por gjithsesi do ti ftoja qe te kishin nje vezhgim te problemit qe ngriti Juanito, pasi eshte evident pothuajse ne cdo kontroll policor

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Jan izadora jane bomba dhe ketu ne usa.
    Po ste thote kush ketu per gjoben 800 dollarshe me jep 400 mua e ik.
    E ste ndalon polici kot se koti vec me u krujt me te mare lek.
    Revolution 1848

  6. #16
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    çobener do mbeteni gjith jeten mor te uruar?

  7. #17
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dy gjera nuk kuptoj tek kodi i ri rrugor.

    - Afati 5-ditor i gjobes.
    Si mund t'a kontestoj une nje gjobe kur nuk jam dakort me policin qe ka nenshkruar gjoben (gjithmone nese pranohet kontestimi i gjobes) ??? Po nqs nuk kam para te mjaftueshme brenda atyre 5 diteve dhe pres rrogen, si mund t'ja bej per te paguar gjoben ???



    - Akti noterial per perdorimin e makines per personat e trete.

    Po kur makina eshte familjare. Dmth e perdor burri, gruja, çuni, goca, per çdo person akt noterial !!! Nuk e kuptoj, ka rene puna e notereve apo jane shtuar vjedhjet e makinave brenda familjes ?!?

    Jam i sigurte qe Niu (Hysni Burgaj) as nuk e ka idene e pergjigjes. Shpresoj qe ky kod rrugor mos te jete krijese e policise dhe policeve, por ishalla eshte kopjuar pjeserisht ne ndonje vend te BE.


    Qeveria ben mire te shikoje edhe pozicionin e kompanive te sigurimit, te cilat arketojne primet e sigurimit dhe nuk paguajne demet, por te japin vetem nje shifer qesharake si demshperblim ne rast aksidentesh.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Dy gjera nuk kuptoj tek kodi i ri rrugor.

    - Afati 5-ditor i gjobes.
    Si mund t'a kontestoj une nje gjobe kur nuk jam dakort me policin qe ka nenshkruar gjoben (gjithmone nese pranohet kontestimi i gjobes) ??? Po nqs nuk kam para te mjaftueshme brenda atyre 5 diteve dhe pres rrogen, si mund t'ja bej per te paguar gjoben ???
    5 dite eshte afati kohor per zbritjen 20% pastaj e paguan gjoben e plote.
    Poashtu edhe kontestimin mund ta besh sepse nuk ka vlere koha 5 ditore per kontestime po per zbrite 20 %



    - Akti noterial per perdorimin e makines per personat e trete.

    Po kur makina eshte familjare. Dmth e perdor burri, gruja, çuni, goca, per çdo person akt noterial !!! Nuk e kuptoj, ka rene puna e notereve apo jane shtuar vjedhjet e makinave brenda familjes ?!?
    Ku e ke pare ti qe mund te ngasesh makinen e kujdo qofte pa leje te shkruar ?

    Jam i sigurte qe Niu (Hysni Burgaj) as nuk e ka idene e pergjigjes. Shpresoj qe ky kod rrugor mos te jete krijese e policise dhe policeve, por ishalla eshte kopjuar pjeserisht ne ndonje vend te BE.
    Me aq vende qe kam shetitur eshte i njejti kod, vetem se gjobat jane nja dhjet here me te larta se keto tek ne.

    Qeveria ben mire te shikoje edhe pozicionin e kompanive te sigurimit, te cilat arketojne primet e sigurimit dhe nuk paguajne demet, por te japin vetem nje shifer qesharake si demshperblim ne rast aksidentesh.
    Per kete jam plotesisht dakord. Abuzimi i kompanive sigurative ne shqiperi eshte i paprecedent
    Revolution 1848

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    5 dite eshte afati kohor per zbritjen 20% pastaj e paguan gjoben e plote.
    Poashtu edhe kontestimin mund ta besh sepse nuk ka vlere koha 5 ditore per kontestime po per zbrite 20 %





    Ku e ke pare ti qe mund te ngasesh makinen e kujdo qofte pa leje te shkruar ?



    Me aq vende qe kam shetitur eshte i njejti kod, vetem se gjobat jane nja dhjet here me te larta se keto tek ne.



    Per kete jam plotesisht dakord. Abuzimi i kompanive sigurative ne shqiperi eshte i paprecedent
    ne itali nuk eshte problem ti japesh makines se tjetrit pa leje te shkruar

    gjobat ketu ne itali nuk kalojne rrogen mujore te nje puntori, per rripin e sigurimit gjoba eshte 70 euro, gati nje dite pune

    ne nuk kemi tabela dhe ndricime neper rruget per hyrje dalje neper qytete keta shkojne e bejne ligje v..l..

    ne nuk kemi autoshkolla per te mesuar rregullat e qarkullimit rrugor, por vetem ti japin makines

    me keta polic pa ndergjegje(nje shumic emire) qe kemi ne nuk shkohet as ne hale
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    ne itali nuk eshte problem ti japesh makines se tjetrit pa leje te shkruar
    Deri ne momentin qe te ndalon policia
    gjobat ketu ne itali nuk kalojne rrogen mujore te nje puntori, per rripin e sigurimit gjoba eshte 70 euro, gati nje dite pune
    Po ashtu edhe ne Shqiperi
    ne nuk kemi tabela dhe ndricime neper rruget per hyrje dalje neper qytete keta shkojne e bejne ligje v..l..
    E drejte , shpresojme te shkojne drejt perfundimit edhe ato pak sinjalistika qe mungojne

    ne nuk kemi autoshkolla per te mesuar rregullat e qarkullimit rrugor, por vetem ti japin makines
    Si duket e ke blere patenten ne kohen kur blihej pa bere kurs dhe nuk e ke iden e teorise qe behet ne shkolla

    me keta polic pa ndergjegje(nje shumic emire) qe kemi ne nuk shkohet as ne hale
    Tani rrogat i ngriten per policin dhe shpresojme qe ti mjaftoje policeve qe mos te sakrifikojne karrieren e tyre per mitmarrje dhe duke rrezikuar dhe burgun ( Gjithnje nese e marin me kete seriozitet qe eshte shprehur )
    Revolution 1848

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •