Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, burg shoferëve që bëjnë shkelje

    Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, burg shoferëve që bëjnë shkelje

    Klodiana Kotorri

    Nese nje qytetar drejton automjetin pa qene i pajisur me leje drejtimi, diten e merkure, destinacioni i tij do te jete burgu. Rruga e tij do te devijoje, edhe nese kryen shkelje te tjera rrugore, pasi me ndryshimin e disa neneve te Kodit Rrugor, masat jane edhe me te ashpra. Per rrjedhoje, shoferet nuk do t'ia hedhin lehtesisht paq, por do te paguajne gjoba me te medha per shkeljet e kryera ne rruge. Gjoba e tyre do te pesoje 20 per qind ulje, nese ajo paguhet brenda afatit ligjor prej 5 diteve. Nga data 11 janar hyjne ne fuqi ndryshimet e disa neneve te Kodit Rrugor, qe, sipas kreut te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, synojne rritjen e sigurise publike. Ne rruget e Tiranes jane vendosur kamera, te cilat do te vezhgojne shkeljet e mjeteve. Aktualisht, kamerat jane ne testim nga specialistet dhe pritet te jene funksionale gjate diteve te ardhshme. Nderkohe, sipas ndryshimit te neneve te Kodit rrugor, cilido qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Cilido qe nuk sillet ne menyren e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave perkatese te akteve ne zbatim, si dhe sipas orientimit te policit te trafikut, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Per drejtuesit mjeteve, te cilet nuk perdorin rripat e sigurise dhe sistemet e fiksimit, te parashikuara per pasagjeret deri ne 12 vjec, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga peseqind deri ne nje mije e peseqind leke. Kur shkelja i takon nje femije ne moshe jomadhore, pergjegjesia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet ne castin e kryerjes se shkeljes, mbi ate qe eshte ngarkuar me mbikeqyrjen e ketij femije. "Amendimet e disa neneve te Kodit Rrugor behen me synimin e vetem per rritjen e edukates rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, nepermjet forcimit te masave ndeshkimore. Per Policine e Shtetit nuk do te jete kurre qellim ne vetvete ndeshkimi, por ndergjegjesimi dhe edukimi me normat e ketij kodi". Keshtu ka deklaruar kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, dje gjate nje takimi me shefat e Njesive Rajonale te Policise Rrugore, dy dite para hyrjes ne fuqi te ketyre amendimeve. Amendimet do te ndryshojne perpilimin e procesverbalit te konstatimit te shkeljes, i cili do te behet ne menyre elektronike. Gjithashtu, do te parandalohen shume veprime abuzive apo korruptive te punonjesit te policise, pasi ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim. "Me ndryshimet e ketij kodi, te gjitha sherbimeve te Policise se Shtetit u kerkoj te manifestojne profesionalizem, etike komunikimi dhe nje shkalle te larte perfaqesimi, duke rritur ne menyre te ndjeshme cilesine e ketij sherbimi kaq te ndjeshem dhe te domosdoshem per qytetaret e vendit tone",- tha Burgaj.

    Hysni Burgaj:"Qytetaret duhet te na mirekuptojne"

    Drejtori i Policise se Shtetit kerkoi mirekuptimin dhe mbeshtetjen e tyre per ndryshimet ne disa nene te Kodit Rrugor. "Per cdo veprim apo mosveprim ne kundershtim me normat e ketij kodi nga punonjesit e policise, jeni te lutur te denonconi menjehere keto veprime duke ju siguruar reagim dhe zgjidhje te shpejte ligjore dhe ndeshkim abuzuesit me normat e ketij kodi, apo etiken profesionale"deklaroi Hysni Burgaj.

    Risite e amendimeve

    1. Perpilimi i procesverbalit te konstatimit te shkeljes ne menyre elektronike.

    2. Saktesimi i pergjegjesive ligjore ne rastet e dhenies se mjetit, personave te papajisur me leje drejtimi. Ne kete pike, dua te theksoj se ne te gjitha rastet ku konstatohet nje gje e tille, ne baze te Kodit Penal do t'i referohen materialet Prokurorise dhe do te jepen per mediat dhe gjithe opinionin publik rastet e ndalimit dhe arrestimit ne flagrance te ketyre personave.

    3. Pergjegjesia per mosperdorimin e rripit te sigurimit nga drejtuesi i mjetit, per personat ne mjet nen moshen ligjore.

    4. Parandalon shume veprime abuzive, apo korruptive te punonjesit te policise pasi ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim (p.sh marrja e mjeteve me karrotrec vetem aty ku ka sinjalistike te percaktuar qarte, pasi kemi pasur shume ankesa nga qytetaret)

    5. Stimulimi i pageses se gjobes per kundravajtesit brenda afatit ligjor ( 5 diteve) duke ulur me 20% vleren e gjobes.

    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Lum policet e Sales.

    I nevojitet me shume se kurre,por,,,,,,,,,???

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    "Qytetaret duhet te na mirekuptojne"

    posi jo more , duhet si nuk duhet.
    Nga 1000 leke qe te mernin policet tani do te na marin 5 here me shume............

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    "Qytetaret duhet te na mirekuptojne"

    posi jo more , duhet si nuk duhet.
    Nga 1000 leke qe te mernin policet tani do te na marin ............


    Doganieret do ti arrijne ne kohe rekord

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Hysni Burgaj:"Qytetaret duhet te na mirekuptojne"
    A kane si mos te mirekuptojne, ti dukesh per mbiemri.

    Por kam qef tju shoh nese perballi me jeniceret e sales, kur shkelin rregullat e trafikut. Kur te nxjerrin shkopin e bejzbollit e tju vene drune para njerezise..

  6. #6
    Per ata qe nuk shkelin rregullat, pak rendesi ka nese gjoba eshte 1000 apo 3000 lek. rregullat sa me te rrepta aq me mire. Mbase duhen rritur dhe rrogat e policave nga pak qe mos kene nevoje te rrezikojne vendin e punes duke marre lek nen dore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Haduteria e re e qeverrise kur rrogja mesatare eshte 300 mije lek te vjetra e nje gjobe te ha gjysmen.
    Pse nuk rrit rrogjat Salia me pare qe te perballohen ato gjoba?
    Albania Uber Alles

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Haduteria e re e qeverrise kur rrogja mesatare eshte 300 mije lek te vjetra e nje gjobe te ha gjysmen.
    Pse nuk rrit rrogjat Salia me pare qe te perballohen ato gjoba?
    Je gallate fare o juanito02! D.m.th. u rriten gjobat, duhet te rriten edhe rrogat!

    U cenua mireqenja e shqiptareve!?

    Duhet t'ju konfiskohet prona atyre qe nuk paguajne gjoben! Pak eshte rritur, duhet ende me shume!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Gallate je ti katerdrinas.
    Atje skane buke te hane e si del rroga ti thua gjoba si ne bote ku rroga eshte 1500 eu
    Albania Uber Alles

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Juanito dhe gjobat ne EU jane bomba dhe shume mire bejne qe i rrisin .Njerzit duhet te mesohen te zbatojne rregullat e vena .

    Nje gje me beri pershtypje qe :
    Nqs une i jap makinen dikujt vetem per nje dite , duhet noterizu dhenja e te drejtes per perdorim atij personi .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •