INTERVISTA/ Flet aktori dhe sportisti Adriano Prodani


“Dhe nė jetėn e pėrjetshme Aleko Prodani mė shėrben”

Albert ZHOLI

Ai s’ka studiuar pėr aktrim dhe pse ėshtė nė stafin e Teatrit tė Korēės. U fut rastėsisht nė skenė, por tashmė s’mund t’i ndahet. Pėr ēdo arritje nė jetė ai falėnderon tė atin, aktorin e mirėnjohur qė tashmė nuk jeton Aleko Prodanit. Dhe pse sportist, tashmė mendon se aktrimi ka mė shumė fuqi, jetėgjatėsi dhe energji.


Shpeshherė ndodh qė i biri tė marrė rrugėn e tė atit. Po Adriano po ecėn nė rrugėn e Aleko Prodanit?

Besoj se po.

Pėrse beson. A jeni aktor nė teatrin e Korēės?
Po jam. Por unė se kam nis aktrimin qė nė vitet e rinisė apo mė parė. E kam nis mė vonė.

D.m.th nuk keni studiuar pėr aktrim?
Jo! Nuk kam mbaruar pėr aktrim. Unė kam mbaruar Institutin e Kulturės Fizike. Kam qenė shumė i dhėnė pas sportit. Kam qenė shumė i dhėnė pas fizkulturės. Gjithė vegjėlinė time e kam ēuar pas futbollit dhe pas sportistėve. S’e ēoja ndėrmend se mund tė bėhesha aktor.

Pas kujt loje sportive ishe mė i dhėnė?
Nė fėmijėri pas futbollit mė vonė pas basketbollit. Kam luajtur plot 15 vjet basketboll me Korēėn. Pra, gjithė koha e lirė kalonte me topin e basketbollit nė duar. Edhe si jastėk atė vendosja. Dhe nė ėndėrr atė shihja.

Ku punuat mbas pėrfundimit tė Institutit tė Fizkulturės?
Fillova punė si mėsues fizkulture nė Korēė. Pra, fillova punė nė profesion pa e lėnė basketbollin. Por mė vonė shkova emigrant nė Itali.

Pėrse e more kėtė rrugė?
Pėr shumė arsye, por kryesorja ishte pėr arsye ekonomike. Dihet sa ishin rrogat e mėsuesve nė fillimet e demokracisė. Qėndrova disa vjet nė Itali. U njoha me kulturėn italiane. Njė vend me shumė kontraste, me kulturė me qytete tė bukura, me shumė pastėrti.

Duke qenė se tė pėlqeu Italia pėrse u kthyet sėrishmi nė atdhe?
Sigurisht, pėr shumė njerėz emigracioni nuk ėshtė zgjidhje e pėrhershme. Ndoshta e pėrkohshme. Kėshtu ishte dhe pėr mua. Mendova se aq kohė duhej tė qėndroja. Mora ēka kisha pėr tė marrė nga emigracioni.

Pas kthimit si ju futėt rrugės sė aktrimit?

Kur u ktheva nga Italia ndenja ca kohė pa punė. Nė kėtė kohė regjisori Guri Koēo, njė ditė mė thotė: Kam njė rol bosh do vish ta provosh? E pashė me mosbesim. Mendova se e kishte me shaka se unė s’kisha marrė pjesė kurrė nė teatėr. Kur pashė kėmbėnguljen e tij pranova.

Ēfarė roli ishte?
Ishte roli i njė burri qė do tė punėsojė gruan nė komedinė “Deputetė dhe gėnjeshtarė”. Ishte njė rol jo shumė i madh, por qė pėr mua i tillė ishte, pasi kishte tė bėnte me njė profesion tė ri, fare tė panjohur pėr mua. Ishte kėmbėngulja, durimi, dėshira e regjisorit Guri Koēo qė unė mund tė arrija realizimin e kėtij roli tė vogėl, por me shumė domethėnie pėr tė ardhmen e jetės sime. Kjo komedi u shfaq plot 17 ditė pa ndėrprerje, duke qenė ēdo ditė salla plot. S’ka ndodhur kurrė si me atė shfaqje. Edhe sot komentohet. Kjo pėr meritė tė regjisorit Guri Koēo.

Nė ē’kuptim luajti rol nė jetėn tėnde?
Pasi pas kėtij momenti, pas kėtij roli unė ju pėrkushtova artit. Hyra nė rrugėn e bukur ta aktrimit atė qė ka pasur dėshirė babai im i mirė Aleko Prodani.

Cili ka qenė drejtor i Teatrit Korēės kur ju emėruan nė atė punė?
Petrika Riza. Madje mbaj mend qė mė ka thėnė. Ke marrė njė barrė tė rėndė pėrsipėr. Mbaje. Mos u bė sa babai yt, por bėhu sa gjysma. Arti skenik do punė. Fitove betejėn e parė, por betejat e tjera do jenė mė tė vėshtira.

Tashmė i jeni futur rrugės sė aktrimit. Kur ndjeheni mė mirė kur ju thonė jeni djali i Aleko Prodanit apo kur ju flasin si njė aktor me perspektivė?

Unė di qė thuhet, qė babai do tė mburret me fėmijėn, ndėrsa unė dua tė mburrem me babanė. Unė punoj dhe do punoj, por kurrė s’e arrij dot babanė tim. Kurrė. Ai pėr mua ishte gjithēka. Mėsues, shok, prind, kėshillues, ēdo gjė. Unė e di sa peshoj dhe pse po bėj gjithēka. Nė skenė Aleko Prodani ka qenė pėr mua dhe korēarėt perėndi.


Ju thoni keni pasur marrėdhėnie shumė tė mira. S’e kini vėnė kurė nė vėshtirėsi si fėmijė Aleko Prodanin?
Eh. E kam vėnė. Po. Unė isha shumė i hapur. Me shoqėri shumė tė zgjeruar. Disa herė e shkelja dhe nė pije. Ai mė mbante aq afėr dhe mė kėshillonte. Sa isha me tė, e dėgjoja, sa largohej i thyeja kėshillat. S’e di. Ndihem keq kur mendoj se ndonjėherė ja kam bėrė shumė borxh. Me tė drejtė pasi ai mė donte mė tė mirė se vetja. Gjithmonė ma thoshte kėtė. Gjithmonė mė donte tė mė shihte lart e mė lart. Sidomos kur pija ndonjėherė apo pėr cigaren mė fliste ashpėr, por me takt. Sot e kuptoj sa tė drejtė ka pasur. Ai mė donte shumė dhe tek unė ēdo gjė e donte perfekte.


Vetė ka pas ndonjė peng qė Alekua jua ka shprehur?
Sigurisht. S’ka as do tė ketė njeri pa pengje. Njėri peng ishte pėr mua tė isha njė aktor i mirė. Kishte nė plan disa role pėr tė realizuar

Po vetė ke ndonjė peng qė s’ja ke realizuar babait?
Me thėnė tė drejtėn unė kam pas disa defekte nė jetėn si ato qė thashė mė lart. Kam qenė i lėvizur. Mė kanė pėlqyer tavolinat dhe pi shumė cigare. Ai mė kėshillonte tė korrigjohesha. Ti hiqja kėto vese. Por ja qė si shmanga tė gjitha nė kohėn e duhur. Tani qė kėto vese unė i kam hequr ai nuk jeton. Ndoshta aty ku ėshtė mė dėgjon dhe prehet i qetė.


Kur ju pyesin i kujt jeni, si ndiheni kur marrin vesh se je djali i Alekos?
Sa herė pėrmend emrin e tij, shikoj reagim admirimi tek njerėzit. Si duket ai ka lėnė njė emėr qė sa mė shumė kalon koha aq mė shumė i shtohet respekti. Kjo mė bėn tė ndjehem krenar dhe emrin e tij e shqiptoj me plot gojėn. Pėrmendja e emrit tė tij mė bėn mė tė sigurt. Nė ēdo qytet, ku kam shkuar sa e pėrmend mė pėrqafojnė sikur tė takojnė tim at. Emri i tij mė ndjek kudo. Emri i tij mė ndihmon kudo. Ai edhe nė jetėn e pėrjetshme mė ndihmon shumė me emrin e tij.

Si ėshtė jeta artistike nė Korēė?
Teatri i Korēės bėn punė dinjitoze pėr ta mbajtur tė pasur kėtė jetė. Ėshtė i vetmi institucion kulture qė punon seriozisht. Korēa tek teatri i ka sytė. Ėshtė rritur me tė.

Kėtė vit ishit nė Koncertin e Vitit tė Ri nė RTSH, sė bashku me drejtoren e Teatrit tė Korēės, si u ndjetė?

Ishte njė eksperiencė e re. Grimcat mė pėlqyen shumė, aq mė tepėr kur ke partnere Zamira Kitėn qė ėshtė njė ndėr ikonat e aktrimit shqiptar. Mora shumė lavde dhe ndihem pak i pėrkėdhelur.