Keto jane pra arsyet qe na bene te emigrojm......
Ndonje here mendoj kur do rregullohet ai vend??
Keto jane pra arsyet qe na bene te emigrojm......
Ndonje here mendoj kur do rregullohet ai vend??
Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!
Vajza akuzon nënën se i ka shitur 2 fëmijët
POGRADEC- Një grua ka denoncuar nënën e saj, duke e akuzuar atë se i ka shitur dy fëmijët e saj, me qëllime përfitimi. Burime të prokurorisë së Pogradecit thanë për gazetën se Edlira Shuli ka paditur nënën e saj 63- vjeçare, Kimete Sinellari. Kimetja, sipas denoncimit, i ka shitur dy djemtë e së bijës, përkundrejt shumave që nuk bëhen të ditura. “Pas divorcit me burrin, dy fëmijët e mi, Bledin 10 vjeç dhe Armandin 12 vjeç i lashë nën përkujdesjen e nënës, por ajo i shiti ata tek dy persona”,- mësohet të ketë thënë Edlira. Burime të policisë thanë se gruaja ka bërë të ditur edhe emrat tek të cilët janë shitur fëmijët, por burimet bëjnë të ditur vetëm inicialet e tyre, I.D dhe D. B, pasi ata janë shpallur persona në kërkim. Po ashtu nëna e dy fëmijëve që pretendon se i janë shitur fëmijët ka thënë se………..
Ka qenë djali i saj 10-vjeçar, Bledi, ai që pak ditë më parë është kthyer nga Greqia dhe ka treguar se kishte punuar si lypës në Athinë dhe Selanik. “Djali më tha se lekët që fitonte çdo ditë ia jepte I.D. Ky i thoshte se këto lekë i çonte tek gjyshja e tij, Kimetja”,- mësohet të ketë thënë Edlira. Po ashtu si lypës është shfrytëzuar dhe djali tjetër, Armandi 12-vjeç, ka thënë më tej ajo. Prokuroria e rrethit ka filluar mënjëherë çështjen penale ndaj Kimete Sinellarit që për arsye moshe është lënë në arrest shtëpie, ndërkohë që dy të akuzuarit janë shpallur në kërkim. Prokuroria e rrethit po punon dhe për zbardhjen e trafikut të fëmijëve latantë. Një prej të akuzuarve është Agron Myrtezai, nga Çërrava, i cili akuzohet se ka shitur 3 fëmijët e tij në Greqi tek një trafikant grek. Ndërkohë për këtë rast janë arrestuar 67- vjeçari Neim Salla, 38- vjeçari Astrit Kreka dhe 24- vjeçari Albert Kreka.
Bardhyl Berberi
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
O Zot! Kur nigjoj kshu rastesh me vjen ti hypi avionit , e ti shfaros me soj e me sorollop kta lloj monstrash.Po ku i paskemi pas gjithe kta pisa?3 miljon jemi a sjemi po gjysma po dalim kriminela.Po do hiqnim edhe denimin me vdekje ne sna pranon europa.Kto lloj robsh duhen rrjep me brisk.
Zot na jep durim ....
Peace!
ata dhe briskun e kan pak....
LuM i RrEmByEr
Krijoni Kontakt