Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Himni shqiptar duhet ndryshuar

    Opinion|10/01/2012 07:32
    Himni shqiptar duhet ndryshuar
    Shekulli

    Naser Aliu

    Mė 7 dhjetor tė vitit tė qė lamė pas, Austria vendosi tė ndėrrojė himnin. Pėrveē bijve nė himn, do tė hyjnė edhe bijat. Qėllimi i kėtij ndryshimi ėshtė barazia gjinore nė Austri. Krist-demokratėt (ÖVP – PPA, Partia Popullore e Austrisė) ishte kundėr ndryshmit, por nė kuvend u aprovua versioni i ri. Nė poezinė e Paula Preradovic, nė vargun ku thuhej: Vendi (atdheu) i bijve mė tė mėdhenj…“ u ndryshua nė : “…i bijave, bijve mė tė mėdhenj.” Pėr kėtė ndryshim qe diskutuar gjatė dhe tani u arrit ndryshimi. Nga njė janari i kėtij viti ėshtė nė pėrdorim versioni i ri, i cili nuk pėrjashton gratė nga mėmėdheu.

    Strofa e dytė e himnit shqiptar duhet ndryshuar patjetėr. Dhe aty ku thuhet kush ėshtė burrė nuk frikohet, duhet tė jetė, kush ėshtė grua, burrė nuk frikohet dhe ajo strofė do tė tingėllonte kėshtu:



    Origjinali Propozimi pėr ndryshim



    Prej lufte vec ay largohet Prej lufte veē ata largohen

    Qė ėshtė lindur tradhėtor Qė janė lindur tradhėtorė

    Kush ėshtė burrė nuk frikohet Grua a burrė nuk frikohet

    po vdes, po vdes si njė dėshmor! po vdesin, vdesin si dėshmorė!



    Dhe natyrisht duhet intervenuar edhe tek strofa e gjashtė. Ajo strofė do tė duhej rishkruar nė kėtė mėnyrė:



    Trim burrė quhet dhe nderohet Gra edhe burra do nderohen

    Atdheut kush i-u bė therror: Mėmėdheut kush i-u bė therror:

    Pėr jet’ ay do tė kujtohet Pėr jet ata do tė kujtohen

    Mi dhet’, mi dhet’ si njė shenjtor Mi dhet’, mi dhet’ se janė shenjtorė



    Substantivi Atdhe tė zėvendėsohet me Mėmėdhe. Me atdhe punėt nuk na kanė ecur aq mirė dhe shpesh e kemi braktisur. Ndoshta ndaj Mėmėdheut sillemi me mė shumė dashuri, dhembshuri, me mė pak tradhti dhe nuk lejojmė tė na e tradhtojnė mėmėn ashtu si atin.

    Po tė jetonte Asdreni sot, nuk do ta kishte shkruar atė poezi, ku u jep rėndėsi vetėm akteve tė burrave, por edhe sakrificės sė gruas shqiptare. Fėmija lindet nga nėna, edukohet nga ajo dhe trimat, qė shenjtėrohen nė himn nuk janė vetėm rezultat i burrave, por edhe i grave, madje, pėrkushtimi dhe sakrifikimi pėr edukimin e tyre, mban vulėn e nėnės.

    A mund tė bėhet kjo tani tek ne? Ne kemi njė Kryeministėr, i cili gjatė fjalimeve tė tij dominohet nga testosteroni. Ja ēka deklaroi ai pėr lindjet e para nė vitin 2012: “Fjalėt qė mė erdhėn ndėrmend kur dėgjova pėr lindjet e para qė sollėn nė jetė djem, thashė me vete lindėn Ismail Qemali e Isa Boletini. I lindėn Shqipėrisė edhe njėherė burrat mė tė mėdhenj tė saj”.

    Pėr ata fėmijė nuk dihet se ēfarė orientimi do tė kenė, ēfarė preferenca seksuale, mirėpo mendimi i Kryeministrit flet pėr bindjet e tija fikse: se kur lindet djalė, atėherė linden burra, qė luftojnė dhe janė tė gatshėm tė vdesin. Mendimi i shqiptuar, nė lexim tė parė duket naiv, jo djallėzor, por, nėse e rilexojmė, atėherė kuptojmė arsyen se pse ky pas konsultimeve tė ngjeshura, paska zgjedhur pikėrisht kėtė gjykim sugjestionues.

    Me Ismail Qemalin i drejtohet Shqipėrisė, me Isa Boletinin i drejtohet Kosovės. Pse e bėn ai kėtė? Ai din se pėr tė mbetur nė pushtet dhe pėr tė fituar simpatinė greke, italiane dhe serbe, ka bėrė tradhti disa herė. Pėrmendjen e Ismail Qemalit ia urdhėron nėndija ta bėjė, pėr tė treguar se ėshtė atdhetar, se ėshtė penduar. Flet ndėrgjegjja e ndotur! Nėndija detyron ta pėrmend edhe Isa Boletinin nė mėnyrė qė tė tregojė se ėshtė penduar se ndihmoi me naftė makinerinė ushtarake tė Millosheviēit gjersa Kosova gjendej e shtypur si kurrė mė parė dhe me kėtė akt, ky po dėmtonte dhe pengonte ndihmėn e Perėndimit. Edhe me Isa Boletinin, flet ndėrgjegjja e ndotur dhe tėrthorazi pranon gabimin.

    I duhen vėrtetė Shqipėrisė burra nė shekullin njėzetenjė, qė shpallin pavarėsi, qė mbajnė kobure apo i duhen shkencėtarė tė mėdhenj: shkrimtarė, filozof, poet, kompozitorė, pilot, astronaut, industrialist?

    Jo, sipas bindjeve fikse tė marra nė shekullin njėzet, si dhuratė e shekullit pesėmbėdhjetė, shqiptarėve nuk u duhen shkencėtarė nė Europė, por njerėz me kobure, edhe atė nėn nėnkresė… Sepse natėn e parė tė vitit tė ri, nuk lindi ndonjė Kadare apo ndonjė shkencėtar i nivelit tė Ferid Murat, por u rilindėn Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

    Himni shqiptar duhet ndryshuar nga politikanėt e rinj, qė janė nė gjendje ta vlerėsojnė drejt dhe siē e meriton gruan shqiptare. Ajo gjatė historisė ka mbartur peshėn e Atdheut mbi supet e veta, edhe atė gati-gati pa mirėnjohje.

    Ėshtė koha, nė kėtė shekull tė nderohet edhe ajo nė himnin shqiptar. Gjuha shqipe nuk njeh vetėm atdhe, por edhe MĖMĖDHE! Gjuha shqipe nuk diskriminon gruan shqiptare, por patriarkalizmi i trashė shekullor e bėn.

    Kryeministri ka sharė gruan me “putanė bulevardi”, ka sharė gratė e kundėrshtarėve politik, ka sharė nėnat e tyre dhe mendimi i cituar mė lart, tregon se ai ėshtė mizogjin (urrejtės dhe pėrbuzės i grave) i papėrmirėsueshėm.

    Ndryshimi i himnit nuk mund tė kėrkohet prej tij, sepse kjo do tė ishte e barabartė me zhburrnim, prandaj kjo detyrė e madhe, u mbetet brezit tė ri, qė nuk ka paragjykime ndaj nėnave dhe motrave tė veta. Ndryshimi i himnit do tė tregonte se jemi njė komb i formuar, bashkėkohor. Jo i ndarė nė gjini dhe nė dy shoqėri, qė nuk njohin njėra-tjetrėn, por nė njė: Me tė drejta tė plota dhe detyra tė barabarta, siē e dėshiron Mėmėdheu.



    Versioni i ri pa diskriminimin e gruas shqiptare:

    Aleksandėr Stavri Drenova (ASDREN 1872 – 1947)

    Himni i Flamurit



    Rreth flamurit tė pėrbashkuar

    me njė dėshirė dhe njė qėllim

    Tė gjithė atje duke u betuar

    Tė lidhim besėn pėr shpėtim



    Prej lufte veē ata largohen

    Qė janė lindur tradhėtorė

    Grua e burrė nuk frikohen

    po vdesin, vdesin si dėshmorė!



    Nė dorė armėt do t’i mbajmė

    Mbrojmė Mėmėdhenė nė ēdo kėnd,

    Tė drejtat tona ne s’i ndajmė;

    Kėtu armiqtė s’kanė vėnd



    Se Zoti vetė e tha me gojė

    Qė kombet shuhen pėrmbi dhe

    Po Shqipėria do tė rrojė:

    pėr tė, pėr tė, luftojmė ne!



    O flamur, flamur shėnj’ e shėnjtė,

    Tek ti betohemi kėtu,

    Pėr Shqipėri’ Mėmėdhen’e shtrenjtė

    Pėr ndern’ edhe lavdimn’ e tu.



    Gra edhe burra do nderohen

    Mėmėdheut kush i-u bė therror:

    Pėr jetė ata do tė kujtohen

    Mi dhet’, mi dhet’ se janė shenjtorė

  2. #2
    E mo se nuk i ngel hatri gruas qe nuk po e dergojme ne lufte jo... Le te rrijne ne shtepi te presi partizanet e plagosur


    Prap keto me himne dhe me luftra
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    le ta nderrojne, se edhe kompzimi nuk eshte shqiptar
    me mir xhamadani vija vija hahahaha
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Dhe natyrisht duhet intervenuar edhe tek strofa e gjashtė. Ajo strofė do tė duhej rishkruar nė kėtė mėnyrė:
    Derisa te ndryshojm himnin ma shpjego pak ne shqip se cdo te thote Intervenim, dhe mundesisht nga e gjete dhe si e pershtate me shqipen se une spo e kuptoj dot.

    Substantivi Atdhe tė zėvendėsohet me Mėmėdhe.
    Po ashtu edhe kete substantivi, po nuk te ngeli qefi.

    Apo mos keto jane ndryshuar pra zevendesuar dhe une nuk di gje.

    E di qe shkrimi nuk eshte i joti por te vjen per te qeshur kur nuk din te shkruajn shqip dhe pretendojne te ndryshojne himnin.

    Gjithsesi eshte nje teme qe duhet ta diskutojne organet dhe instituzionet perkatese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 10-01-2012 mė 11:57

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Grua e burrė nuk frikohen

    po vdesin, vdesin si dėshmorė!



    Aha cfare humori. Nuk shoh asgje te keqe me himnin sic eshte.

  6. #6
    Patjeter qe Lubonja i ben keto gjera
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Marrėzia e radhės, por dhe humoristike njėkohėsisht. Marrėzi qė tregon se ku tė ēojnė kėto rrugė.

    Dale, dale, sa do tė shohim akoma! Ē'do tė na shohin sytė e dėgjojnė veshėt!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 10-01-2012 mė 13:08

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    po rini aman lereni ashtu sic eshte
    rine rine dhe e nzjerin ndonje prockull keta

    Vitin qe iku u be dhe nje debat i tille

    Urdheroni lezojeni


    Maks Velo: Himni tė mos preket
    29 Tetor 2011




    Himni shqiptar, tė mos preket, sepse ka krijuar njė traditė 100 e ca vjeēare me popullin tonė”. Kjo ishte deklarata e djeshme e artistit, arkitektit dhe piktorit Maks Velo, i cili vuri nė dukje, se, “askush nuk na siguron se njė himn tjetėr, qė mund tė bėhet mė vonė, do tė jetė mė i mirė se ky i sotmi”.

    Zoti Velo, ēfarė mendoni pėr Himnin tonė Kombėtar. Duhet tė qėndrojė, apo duhet tė zėvendėsohet?

    Unė mendoj se Himni Kombėtar i Shqipėrisė, pavarėsisht, se ėshtė njė pėrkthim nga rumanishtja, pėrsėri duhet tė qėndrojė. Pra, tė mos zėvendėsohet me ndonjė tjetėr. Sepse ne jemi mėsuar me kėtė himn dhe mund tė them se teksti i tij, ėshtė shqiptarizuar mjaft mirė nė kėto 100 e ca vjet, nė bashkėudhėtimin e vet, me shqiptarėt. Gjithashtu, them se ka edhe dy arsye qė ky himn tė mos ndryshohet.

    Cilat janė kėto arsye?

    E para ka tė bėjė mė faktin, se nė pėrgjithėsi, ndėrrimi i himneve nuk ėshtė i lehtė, qoftė edhe kur himnet aktuale janė pėrkthime nga gjuhėt e tjera, Dhe e dyta ka tė bėjė me faktin, se askush nuk na garanton dot se himni i ri, qė mund tė bėhet, (nėse bėhet njė i tillė), mund tė jetė mė i mirė se ky i sotmi.
    Jeni pro, apo kundėr ndėrrimit tė himnit?

    Himni tė mos preket. Sepse himni dhe flamuri nuk ndėrrohen. Unė jam kundėr ndėrrimit tė himnit kombėtar. Ky himn k a krijuar traditė dhe nėse do tė hiqet atėherė, ne do tė na duket sikur po na heqin njė pjesė tė memories sonė. Sepse kėtė traditė e kemi trashėguar qė nga brezi i mėparshėm dhe ky himn nė njė farė mėnyre na lidh me pėrpjekjet e rilindasve tanė.


    At Nikollė Marku: Himni duhet tė ndryshohet

    Sipas jush, duhet tė mbahet apo duhet tė ndryshohet Himni Kombėtar?
    Unė mendoj se himni shqiptar, duhet tė ndryshohet, nė mėnyrė qė identiteti i shqiptarėve tė fitojė pėrmasat e vėrteta. Nuk ka pėrse tė mbajmė njė himn tė pėrkthyer nga rumanishtja, kur kemi plot krijime tė denja tė artistėve tanė. Ose kur mund tė organizojmė njė konkurs kombėtar pėr kėtė problem. Them se punėt e Shqipėrisė do tė shkojnė mbarė, nėse himni ynė kombėtar, do tė jetė njė krijim autentik.


    Studiuesi Agim Gadri: Duam njė himn tjetėr
    Nė lidhje me pyetjen e mėsipėrme, studiuesi Agim Gjadri u shpreh: “Dua qė himni shqiptar tė pėrfaqėsojė kombin tonė. Prandaj, kėrkoj qė Shqipėria tė prezantohet nė arenėn ndėrkombėtare me njė himn tė ri, teksti sė cilės, duhet tė shkruhet nga poetė shqiptarė dhe muzika tė jetė kompozuar nga kompozitorė tė vendit tonė. Pėr kėtė mendoj, se duhet tė organizohet njė konkurs mbarėkombėtar me pjesėmarrės nga tė gjitha trevat shqiptare, kudo qė ndodhen ata, nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, apo Maqedoni. Pas ndėrrimit tė himnit, besoj se do tė vėmė nė vend njė pasaktėsi historiko-kulturore, e cila ka mė shumė se 100 vjet qė qarkullon nė vendin tonė.

    Ymer Minxhozi: Himni duhet ndryshuar
    Ndėrkohė gazetari i shquar shqiptar, Ymer Minxhozi ėshtė shprehur kėshtu: “E them qė nė fillim: Po, duhet ndryshuar! Dhe vetėm pasi tė jetė bėrė korrigjimi i tekstit tė Himnit Kombėtar, mund tė rishkruhet edhe Historia e Shqipėrisė, nė pėrputhje me kėrkesat aktuale”. Ilir Bushi





    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ide jo e keqe pasi dhe grate duhet te perfshihen,,

    po si tja bejme per ato qe jane
    ne mes as gra e as burra hahahahahahaha

    si ti fusim dhe ata hahahah

  10. #10
    Po nuk vune ne himn (Grua e Burre , Femije e Pleq, Krushka dhe Krushku nuk frigohen por vdesin si deshmore ) nuk eshte himn ai

    jo jo jo jo duhen patjeter keto perberes
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •