Shtypi britanik: Vizitoni Shqiperine
Shtypi britanik e sugjeron Shqiperine si nje prej vendeve qe duhet vizituar sivjet nga turistet. Ftesa ndaj turisteve vjen ne kuadrin e shpalljes se listes me tete vendet qe duhen vizituar gjate vitit 2012. Kjo liste eshte realizuar nga institucione te speciliazuara per turizmin dhe eshte publikuar dje nga e perditshmja me prestigjioze britanike, "The Guardian". Dhe ne publikimin e djeshem me sugjerimin "8 vendet qe duhet te vizitoni si destinacionet per pushimet e vitit 2012", mes disa pikave piktoreske boterore perfshihet Butrinti ne Shqiperi.. Gazeta prestigjioze "The Guardian", duke shkruar mbi destinacionet per pushimet e vitit 2012, u rekomandon lexuesve, pervec Parisit, Bazilikates ne Itali, Vjenes apo Guimaraeshit ne Portugali, edhe Butrintin ne Shqiperi.
Pasi njofton se nga fundi i marsit, turistet britanike mund te udhetojne dy here ne jave me linjen e njohur britanike loe-cost "Easyjet", ne Korfuz, "The Guardian" shkruan se ishulli grek perben porten drejt Butrintit, vetem pak kilometra pertej detit ne bregdetin shqiptar.
Duke e trajtuar si nje vend turistik, tashme, pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s, "The Guardian" shkruan se Butrinti eshte ne zemer te parkut kombetar dhe rrenojave te qytetit romak 2500-vjecar, qe, sic e cileson gazeta e madhe britanike, eshte nje nga qendrat me te medha evropiane dhe me pak te vizituara arkeologjike, me nje tempull te mrekullueshem greko-romak.
Gazeta jep dhe hollesite e udhetimit dhe oraret per turistet potenciale britanike, nga Korfuzi drejt Sarandes. Nderkohe, edhe ne media te tjera anglosaksone, botohen sugjerime per destinacionet qe duhen pare patjeter gjate 2012-s dhe mes tyre, renditin rivieren shqiptare.
Se fundmi, ne Londer u zhvillua edhe Panairi Boteror i Turizmit, event qe ka ndikimin e vet ne promovimin e atraksioneve turistike te Shqiperise, kesaj industrie vitale te ekonomise. Por, ato qe mungojne jane reklamat turistike, qofte ne mediat vizive apo, edhe metro apo ne mjetet e transportit publik, sic bejne Mali i Zi, Turqia apo Kroacia, ne nje gare te ethshme per te konkurruar ne nje treg gjithnje e me agresiv. Pa harruar hapjen linjave britanike loe-cost britanike, pavaresisht specifikave qe lidhen me marreveshjet koncesionare per aeroportin e vetem te Shqiperise.
Sterlina e forte dhe pasioni i njohur i pushuesve britanike, aq me teper ne kushtet e krizes ne Eurozone, duhet te jene nje arsye me shume per te synuar thithjen e ketij tregu masiv, si ai britanik, nga nje vend shume i panjohur dhe i vizituar, si Shqiperia.
Butrint, Shqiperi
Me 31 mars 2012, easyJet (easyjet.com) fillon zbatimin e sherbimit 2 here ne jave per ne Korfuz duke filluar nga cmimi 70 sterlina (rreth 100 euro) nga Luton. Sigurisht qe ishulli jonian ka mjaft per te ofruar ne vetvete, por po keshtu edhe rruga per ne Butrint, pak milje permes detit ne bregun Adriatik. Zone e cilesuar si Trashegimi e UNESCO-s, ne zemer te nje parku te madh kombetar, me rrenojat e nje qyteti romak 2005-vjecar, nje nga me te medhenjte ne Evrope, gjithsesi me pak i vizituari nga zonat arkeologjike, me nje tempull te shkelqyer greko-romak. Varkat lene portin e qytetit te Korfuzit nga qyteti i Sarandes ne oren 9.15 te mengjesit dhe kthehen ne 5.30 pasdite (ionian-cruises.com).
Suela Konjari:
Qellimi kryesor eshte qe jeten artistike qe zhvillohet ne skenen e Teatrit te Metropolit, ta zhvendose edhe ne zonat periferike te Tiranes. Levizja e shfaqjeve nga skena ne terren nenkupton qe duhet ta cojme artin e qendres sone sa me prane komunitetit, ne sherbim te tij. Per kete do te shfrytezojme cdo infrastrukture te mundshme te njesive bashkiake.
KJ
Krijoni Kontakt