Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shtypi britanik: Butrinti në 8 vendet si destinacione turistike për 2012

    Shtypi britanik: Vizitoni Shqiperine

    Shtypi britanik e sugjeron Shqiperine si nje prej vendeve qe duhet vizituar sivjet nga turistet. Ftesa ndaj turisteve vjen ne kuadrin e shpalljes se listes me tete vendet qe duhen vizituar gjate vitit 2012. Kjo liste eshte realizuar nga institucione te speciliazuara per turizmin dhe eshte publikuar dje nga e perditshmja me prestigjioze britanike, "The Guardian". Dhe ne publikimin e djeshem me sugjerimin "8 vendet qe duhet te vizitoni si destinacionet per pushimet e vitit 2012", mes disa pikave piktoreske boterore perfshihet Butrinti ne Shqiperi.. Gazeta prestigjioze "The Guardian", duke shkruar mbi destinacionet per pushimet e vitit 2012, u rekomandon lexuesve, pervec Parisit, Bazilikates ne Itali, Vjenes apo Guimaraeshit ne Portugali, edhe Butrintin ne Shqiperi.

    Pasi njofton se nga fundi i marsit, turistet britanike mund te udhetojne dy here ne jave me linjen e njohur britanike loe-cost "Easyjet", ne Korfuz, "The Guardian" shkruan se ishulli grek perben porten drejt Butrintit, vetem pak kilometra pertej detit ne bregdetin shqiptar.

    Duke e trajtuar si nje vend turistik, tashme, pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s, "The Guardian" shkruan se Butrinti eshte ne zemer te parkut kombetar dhe rrenojave te qytetit romak 2500-vjecar, qe, sic e cileson gazeta e madhe britanike, eshte nje nga qendrat me te medha evropiane dhe me pak te vizituara arkeologjike, me nje tempull te mrekullueshem greko-romak.

    Gazeta jep dhe hollesite e udhetimit dhe oraret per turistet potenciale britanike, nga Korfuzi drejt Sarandes. Nderkohe, edhe ne media te tjera anglosaksone, botohen sugjerime per destinacionet qe duhen pare patjeter gjate 2012-s dhe mes tyre, renditin rivieren shqiptare.

    Se fundmi, ne Londer u zhvillua edhe Panairi Boteror i Turizmit, event qe ka ndikimin e vet ne promovimin e atraksioneve turistike te Shqiperise, kesaj industrie vitale te ekonomise. Por, ato qe mungojne jane reklamat turistike, qofte ne mediat vizive apo, edhe metro apo ne mjetet e transportit publik, sic bejne Mali i Zi, Turqia apo Kroacia, ne nje gare te ethshme per te konkurruar ne nje treg gjithnje e me agresiv. Pa harruar hapjen linjave britanike loe-cost britanike, pavaresisht specifikave qe lidhen me marreveshjet koncesionare per aeroportin e vetem te Shqiperise.

    Sterlina e forte dhe pasioni i njohur i pushuesve britanike, aq me teper ne kushtet e krizes ne Eurozone, duhet te jene nje arsye me shume per te synuar thithjen e ketij tregu masiv, si ai britanik, nga nje vend shume i panjohur dhe i vizituar, si Shqiperia.

    Butrint, Shqiperi

    Me 31 mars 2012, easyJet (easyjet.com) fillon zbatimin e sherbimit 2 here ne jave per ne Korfuz duke filluar nga cmimi 70 sterlina (rreth 100 euro) nga Luton. Sigurisht qe ishulli jonian ka mjaft per te ofruar ne vetvete, por po keshtu edhe rruga per ne Butrint, pak milje permes detit ne bregun Adriatik. Zone e cilesuar si Trashegimi e UNESCO-s, ne zemer te nje parku te madh kombetar, me rrenojat e nje qyteti romak 2005-vjecar, nje nga me te medhenjte ne Evrope, gjithsesi me pak i vizituari nga zonat arkeologjike, me nje tempull te shkelqyer greko-romak. Varkat lene portin e qytetit te Korfuzit nga qyteti i Sarandes ne oren 9.15 te mengjesit dhe kthehen ne 5.30 pasdite (ionian-cruises.com).

    Suela Konjari:

    Qellimi kryesor eshte qe jeten artistike qe zhvillohet ne skenen e Teatrit te Metropolit, ta zhvendose edhe ne zonat periferike te Tiranes. Levizja e shfaqjeve nga skena ne terren nenkupton qe duhet ta cojme artin e qendres sone sa me prane komunitetit, ne sherbim te tij. Per kete do te shfrytezojme cdo infrastrukture te mundshme te njesive bashkiake.

    KJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-01-2012 më 16:36

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pasi njofton se nga fundi i marsit, turistet britanike mund te udhetojne dy here ne jave me linjen e njohur britanike loe-cost "Easyjet", ne Korfuz, "The Guardian" shkruan se ishulli grek perben porten drejt Butrintit, vetem pak kilometra pertej detit ne bregdetin shqiptar.


    KJ
    Nje mik i imi grek qe ishte drejtor i nje prej hoteleve me te medha ne Corfu(corcyra beach hotel) me ka thene : Perderisa ne Sarande nuk do te kete aeroport ne ne nje fare menyre e kemi mendjen e fjetur se nuk do kemi konkurence nga shqiperia.
    Turistet shkojne ne Korfuz dhe eurot i lene atje. Ne sarande organizojne shetitje ditore dhe kthehen perseri ne mbremje ne korfuz duke shpenzuar jo pak euro ne baret e korfuzit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kjo tregon paafetesine per te bere Turizem ne rivieren tone.

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Butrinti eshte sadisfaksioni me i rralle qe mund te marre nje pushues qe shkon ne Sarande.

    Me mbarimin e shpejte te rruges, e cila po pajiset me trotuare, per nje rrugetim me te mire se sa makina.

    Dicka qe s'me pelqen eshte cmimi ku per vendasit hyrja per ne Butrint kushton 300 leke dhe 700 leke per te huajt. Do te ishte me mire 500 leke per te gjithe dhe pa dallim.

    Kam mendimin qe po te fillonin edhe ndertimet e resorteve te llojit "ALL Incluse", fluksi i turisteve do te ishe akoma me i madh.


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •