-
Tiranë: Arrestohet Adnand Gori, vrasësi i biznesmenit vlonjat Ardian Dervishi
Tiranë, arrestohet vrasësi i biznesmenit vlonjat
TIRANE- Arrestohet vrasesi i biznesmenit vlonjat, Ardian Dervishi. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se ne pranga eshte vene 32 vjecari Adnand Gori, banues ne lagjen “1 maji” te Vlores, shpallur ne kerkim fill pas krimit.
Ndalimi i tij eshte bere ne Tirane, ne nje banese te marre me qira, ne te cilen jetonte duke iu fshehur policise.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e biznesit të viktimës, ne 25 dhjetor, ku viktima fillimisht u plagos e me pas gjeti vdekjen në spital disa orë më vonë.
“Rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të Rrugës Transballkanike është plagosur një person. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në lagjen ‘1 Maji’ në afërsi të Rrugës Transballkanike është plagosur me armë zjarri shtetasi Ardian Dervishi, 45 vjeç, ndërtues. Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 si pasojë e plagëve të marra. Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi Adnand Gori, 31 vjeç, banues në lagjen ‘1 Maji’ në Vlorë”, bëri të ditur Policia pa krimit.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. “Dy personat mendohet se janë konfliktuar për një sipërfaqe ndërtimi ku po bëhet një pallat”, bëri të ditur Policia.
Sipas burimeve, viktima Dervishi po ndërtonte një pallat në një truall që ishte në pronësi të autorit të dyshuar. Ata kishin nënshkruar një marrëveshje me njëri-tjetrin, por më pas kishin lindur konflikte pasi pronari i truallit nuk kishte rënë dakord me përqindjen që i kishte lënë ndërtuesi.
Pasi nuk e kanë zgjidhur dot verbalist këtë konflikt, ditën e djeshme 31-vjeçari ka shkuar në një magazinë në Transballkanike, të cilën 45- vjeçari Dervishi e kishte biznes të tij me tulla për ndërtim. Ngjarja ka pasur dëshmitarë 3 punëtorë, të cilët kanë deponuar në polici gjithçka kishte ndodhur. Pas një sherri që ka zgjatur disa minuta, i riu ka nxjerrë armën duke e qëlluar viktimën, dhe më pas është larguar.
Panorama
-
-
mos ve dor ne pron t'huj.. thot poplli..
puna prones do marri qindra mij koka njerzish..
uroj te jen kokat e plackitsave e jo te anes tjater..
-
-
Psh, pas 92 ne kohen e qeverise se lavdishme Berisha 1, zbarkuan prej veriu dhe jugu me mijera hordhi qe zaptuan tokat e familjeve te vjetra tiranse, dhe ndertuan pa kriter dhe leje. Mos veprimi nga ana e qeverise Berisha per ndalimin e ketij fenomeni, na ven sot, ball per ball me probleme te tilla.
Ti Brar si mendon ka faj qeveria e lavdishme post 97 e Berisha 1?
-
-
ka faj patjater.. o meremum a si e ke..
te gjitha qeverite kan faj per plackitjen e trojeve tokave pronave e shkaterrimet e objekteve te ndertuara nga puna kolektive socialiste dikur..pra qe nga mekso berisha e der tek dokle ruco pandusho edvinet..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt