Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    FBI arreston Sami Osmakac me akuza terrorizmi, shtetas amerikan i lindur në Kosovë

    Planifikoi sulme terrorise, arrestohet kosovari

    TAMPA- Sami Osmakac një shtetas amerikan, i lindur në Kosovë është arrestuar nga autoritetet amerikane nën akuzat se po përgatiste një sulm terrorist me bombë në Tampa, të Floridas.

    Arrestimi i Osmakac ishte kulmi i një operacioni të fshehtë gjatë të cilit kosovari është monitoruar nga afër nga zyrtarët e zbatimit të ligjit për disa muaj.

    Nëse shpallet fajtor, Osmakac do të përballet me burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 50.000 $.

    “Këmbëngulje dhe zelli në zbatimin e ligjit solli edhe përfundimin me sukses të këtij aksioni”- tha prokurori i SHBA-ve Robert E. O’Neill.

    “Unë do të doja të përgëzoja policinë për punën e tyre të vështirë. Ky hetim përfundoi me sukses edhe me ndihmën e komunitetit musliman. Unë do të doja t’i falënderoja ata.”- tha E.O’Neill.

    FBI-ja kishte marrë informacion se Osmakac në vitin 2011 kishte shprehur interes për flamuj të Al- Kaedës. Pas infiltrimit të një agjenti të fshehtë, FBI ka zbuluar se Osmakac ka kërkuar që të blejë një armë të tipit AK-47, një sasi fishekësh, granada, etj.

    Sipas FBI-së, Osmakac i kishte dhënë agjentit sekret 500 dollare paradhënie me kusht që t’i siguronte arsenalin e armëve.

    Më vonë në takimin pasues, mësohet se Osmakac i ka rrëfyer punonjësit sekret të FBI-së edhe planin e veprimit për sulmet e tij. Ai donte të merrte me qera një dhomë hoteli, të vendoste një bombë ë një makinë dhe më pas të largohej duke lënë bombën që të shpërthente. Më pas do të merrte armët dhe eksplozivin nga dhoma e hotelit, ku dyshohet se mund të vriste njerëz në klubet e natës në zonën e Ybor dhe Tampa, në Florida.

    Sipas të dhënave të policisë, mësohet se më 7 janar pak para arrestimit të tij, Osmakac bëri një video të veten, duke shpjeguar motivet e tij për kryerjen e sulmeve të dhunshme.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Waw e kam taku ket person ne ni starbucks rastesisht

    ishte i vesh si me kon prej afganistani. Vec kur na foli shqip metem me goj hap.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    si monster duket. rob tru shplare. Ky meriton denim me vdekje.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    Do ket pas problem qe dilnin femrat zhveshur te klubi nates. Ose s'do e ken len te futet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Do ket pas problem qe dilnin femrat zhveshur te klubi nates. Ose s'do e ken len te futet.
    lol

    qyfyre per bes te zotit me ka trem kur me ka fol

    thash cka u ba ky afgan paska msu shqip me rroba njejt si ne afganistan
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Cfare eshte ky lloj mbiemri me ~kac mbrapa. Derjans je i sigurte qe fliste shqip :P

    Mire qe e kapen para kohe, ne burg te kalbet se mbase i vijne mend.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Cfare eshte ky lloj mbiemri me ~kac mbrapa. Derjans je i sigurte qe fliste shqip :P

    Mire qe e kapen para kohe, ne burg te kalbet se mbase i vijne mend.
    Shqip foli kishte lind ne prizren kishte jetu 8 vjet ne gjermani e kishte nja 7 vjet qe kishte ardh ne amerik
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Shqip foli kishte lind ne prizren kishte jetu 8 vjet ne gjermani e kishte nja 7 vjet qe kishte ardh ne amerik
    I qenka bere mendja pershesh me gjithe keto emigrime nga nje shtet ne tjetrin. I bie te kete lene Kosoven 10vjec. Nc kan faj prinderit qe e kan cuar neper xhamija ose ky vete eshte marre me wrong crowd mbasi erdhi ne US. Po i numeroj vitet dhe i bie te kete ardhur ketej ne moshen 18 vjece. As shkolle sdo kete pasur mundesi te shkoj, ambjent i ri, do jene marre me xhamiat prinderit qe ndihmojne emigrantet dhe keshu do kete perfunduar duke kaluar diten me fetar. Megjithate ky eshte gjysmak, s'ja ka fajin feja ketij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question

    Sami Osmakac
    Ndoshta eshte turk...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ndoshta eshte turk...
    Ka munsi i prizrenit ishte
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •