E dielė, 08 Janar 2012
Astrofizikani i njohur, Stephen Hawking mbushi sot 70 vjeē
Zamira Edwards | Uashington
Astrofizikani me famė botėrore, Stephen Hawking mbush sot 70 vjeē, duke kapėrcyer tė gjitha parashikimet mjeksore. Shkencėtari britanik dhe autor i librit me titull "Njė histori e shkurtėr e kohės" mendohet tė jetė njė prej njerėzve qė ka jetuar mė gjatė me sėmundjen e neuroneve motorike, tė qelizave qė kontrollojnė lėvizjet e gjithė muskujve tė organizmit dhe prek tė folurėn, frymėmarrjen, tė ecurit, e ēdo lėvizje tjetėr tė njeriut.
I admiruar nga presidentė, mbretėr e mbretėresha, tė rinj e tė moshuar, tė gjithė kanė dėshirė tė takohen me tė.
Shkencėtarėt e rinj janė po aq tė entuziazmuar dhe tė sfiduar nga teoritė e tij sa edhe akademikėt mė tė vjetėr e tė njohur.
Nė moshėn 70 vjeēare, profesori Stephen Hawking ėshtė pa dyshim njė prej shkencėtarėve mė tė njohur tė botės. Ai ka zbuluar kodin e disa prej mistereve mė tė vėshtira tė universit, por ka lėnė pėr tė tjerėt qė tė shpjegojnė njė mister tė vetėm: Si ka arritur ai vetė tė jetojė kaq gjatė me njė sėmundje kaq tė rėndė.
Simptomat e sėmundjes sė neuroneve motorike filluan ti shfaqeshin, ndėrsa studjonte nė Universitetin Cambridge.
Profesorėt dhe miqtė e cilėsonin si njė mėndje tė ndritur por jo njė student tė pėrkushtuar.
Problemet me tė ecurit dhe tė folurin u pėrshkallėzuan aq shumė sa qė ishte e pamundur tė fshiheshin.
Mė nė fund, mjekėt e diagnostikuan dhe i thanė se nuk kishte mė shumė se 2 vjet jetė.
Nė kolegjin Kings tė Londrės, Profesori Ammar al-Chalabi ka studjuar AND-nė e zotit Hawking. Ai kryeson departametin e neurologjisė dhe tė kodit gjenetik tė sėmundjeve komplekse.
Al-Chalabi nuk ėshtė mjeku i shkencėtarit Hawking, por ky i fundit i dha AND-nė e tij njė ekipi shkencėtarėsh qė ata tė pėrpiqen tė zbulojnė njė trajtim pėr tė ngadalsuar shkallėn e degradimit tė muskujve tė pacientėve me sėmundjen e neuroneve motorikė.
Vetėm njė numėr i vogėl pacientėsh me kėtė sėmundje kanė fatin qė tė kenė njė shkallė mė tė ulėt degradimi:
"Profesori Hawking ėshtė njė rast shumė i jashtėzakonshėm qė ka jetuar me kėtė sėmundje pėr rreth 50 vjet. Nuk mendoj se ka ndonjė njeri tjetėr qė tė ketė jetuar kaq gjatė me kėtė sėmundje", thotė profesori Ammar al-Chalabi.
Profesori Hawking u njoh pėr herė tė parė nė gjithė botėn pas botimit tė librit tė tij mė 1988 "Njė histori e shkurtėr e kohės" i cili u shit nė 10 milion kopje. Ky libėr thjeshtėsoi kuptimin e pėrgjithshėm tė universit dhe se si u krijua ai. Qė prej atėhere, ai ka nxjerrė teori qė kanė pėrmbysur plotėsisht kuptimin tonė rreth vrimave tė zeza. Falė punės sė tij, fraza teoria e Big Bang-ut ėshtė bėrė njė idiomė e zakonshme.
Sėmundja e ndryshoi atė plotėsisht. Me punė ai pėrpiqej ti shpėtonte realitetit.
Ata qė e njohin profesorin thonė se njė pjesė e suksesit tė tij nė vitet nė vazhdim i atribuohet gruas sė tij tė parė, Jane Hawking. Ata ranė nė dashuri dhe kjo i dha profesorit njė arsye pėr tė jetuar. Megjithatė, Jane nuk arriti ta bindte tė shoqin qė tė fliste rreth sėmundjes dhe ndjenjave tė tij. Hawking dhe Jane u ndanė dhe nė vitin 1995 profesori u martua me ish infermjeren e tij, Elaine Mason, martesė qė pėrfundoi gjithashtu nė divorc.
Ky koleksion masiv ndėrtesash moderne pėrbėjnė departamentin e matematikės tė Universitetit Cambridge. Mes tyre ėshtė Qendra pėr Kozmologjinė Teorike e krijuar nga profesori Hawking dhe zyra e tij ėshtė ende atje.
Muret janė plot me fotografi me miqtė e tij tė ngushtė dhe tė njohur tė famshėm. Nė rafte janė vendosur shumė trofe tė arritjeve tė tij shkencore dhe krah tyre janė edhe figurat prej kartoni, qė tregojnė paraqitjet e tij nė programet e njohur televizivė Simpsons dhe Star Trek.
Ndihmėsja e tij personale, Judith Croasdell ka punuar me profesorin qė nga viti 1989.
Kolltuku i madh portokalli u vendos aty pėr studentėt e tij qė tė ishin rehat ndėrsa studjonin formulat matematikore. Hawking nuk i ka fshirė kurrė ato.
Zonja Croasdell thotė se profesori Hawking ende studjon teori dhe kėrkon pėrgjigje, ndėrkohė qė nuk e ka humbur ndjenjėn e kėnaqėsisė. Ajo thotė se ėndra e tij mė e madhe ėshtė tė shkojė nė hapėsirė.
Kjo mundėsi iu dha kur ai pėrjetoi pėr rreth 25 sekonda forcėn e gravitetit zero nė njė avion.
"Ishte njė pėrvojė e mrekullueshme pėr tė. Qė ai ishte nė fakt nė liri nga karigja e tij prej rreth 40 vjetėsh. Papritmas ai po pėrjetonte gravitetin zero. Shikoni shprehjen e fytyrės sė tij", tha ndihmėsja e tij, Judith Croasdell.
Kjo ndodhi nė vitin 1970, kur ai ishte pothuajse krejtėsisht i paralizuar.
Tani ai komunikon vetėm me lėvizjen e syrit tė djathtė. Njė sensor i vogėl me reze, i vendosur nė syzet e tij dhe i lidhur me njė kompjuter dikton impulset muskulare tė syrit dhe bėn pėrzgjedhjen e fjalėve nė kompjutėr pėrmes sistemit tė eliminimit. Atij mund ti duhet deri nė 10 minuta pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė vetme.
Megjithatė kjo nuk e pengon profesorin tė vazhdojė pėrpjekjet pėr suksese tė tjera. Ai ėshtė ende nė pritje qė tė arrijė njė sukses tjetėr, ashtu siē u tha tė pranishmėve nė qendrėn e hapėsirės Kennedy nė Florida: "Unė mund tė vazhdoj pa pushim. Hapėsirė, edhe aty do tė vij".
voa
Krijoni Kontakt