-
Rikthehet konflikti ruso-çeçen
Përleshje e armatosur ruso-çeçene
Publikuar: 08.01.2012 - 20:06

Grozni, 8 janar - Dy ushtarë rusë dhe dy kryengritës çeçenë janë vrarë sot në një përleshje të armatosur, gjatë një operacioni ushtarak në malet në juglindje të Çeçenisë, ka njoftuar policia e këtij rajoni.
Një burim i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfaks se dhe pesë ushtarë të tjerë rusë janë plagosur.
Burimi citon liderin çeçen, Ramazan Kadirov të ketë thënë se një operacion special ishte kryer këtë mëngjes kundër formacioneve të armatosura ilegale, në afërsi të fshatit Tazen-Kala.
Kremlini është duke i luftuar kryengritësit në Çeçeni që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt