Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Kroatët, pro futjes së vendit në Bashkimin Evropian

    E hënë, 23 Janar 2012

    Kroatët, pro futjes së vendit në Bashkimin Evropian

    Zëri i Amerikës

    Kroacia ka hedhur një hap të madh përpara drejt antarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që janë numëruar thuajse të gjitha votat, rezulton se referendumi mbi antarësimin ka marrë mbështetje nga 66 për qind e pjesëmarrësve. Përkrahësit e antarësimit në BE shpresojnë se ekonomia e vendit mund të përfitojë nga përfshirja e Kroacisë në tregun e përbashkët evropian.

    Udhëheqësit kroatë po festojnë sot pas rezultateve të kënaqshme të referendumit mbi përfshirjen e vendit në Bashkimin Evropian. Votuesit kroatë i dhanë dje një mbështetje të dukshme antarësimit. Pas numërimit të thuajse të gjitha votave del se 66 për qind e pjesëmarrësve në referendum votuan për antarësimin.

    “Kroatët kanë vendosur që Kroacia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë. Ky është një vendim historik dhe dua të nënvizoj se për të herë të parë në historinë tonë kemi marrë një vendim vetë, pa ndërhyrjen e askujt. Ky është një moment kthese. Që sot e tutje do të marrim vendime vetë dhe suksesi apo dështimi do të varen nga ne vetë”.

    Presidenti kroat Ivo Josipoviç, në komentet e tij me këtë rast u ndal edhe tek ata kroatë, 33 për qind e pjesëmarrësve në referendum që votuan kundër antarësimit:

    “Zonja e zotërinj, miq të dashur, sot deklarova një ditë të madhe për Kroacinë. Kjo është ditë e madhe si nga rëndësia, edhe nga rezultati. Kroacia ka zgjedhur Evropën, ka zgjedhur bashkimin me të gjitha shtetet evropiane që përpiqen për përparim. Edhe ajo që presim nga Bashkimi Evropian është e madhe. Vendimi e identifikon Kroacinë si një vend evropian, me një të ardhme evropiane. Përgëzoj të gjithë ata që morën pjesë në votim. Falenderoj edhe ata që votuan kundër. Mendimet e tyre, shqetësimet dhe dilemat e tyre do t’i kemi parasysh. Por ajo që është e rëndësishme, është se morëm një përgjigje të fuqishme “Po” për Evropën”.

    Përgëzime erdhën edhe nga institucionet drejtuese të Bashkimit Evropian. Në emër të Komisionit Evropian foli Presidenti Zhoze Manuel Barrozo:

    “Mirëpres popullin kroat në Bashkimin Evropian. I mirëpres kroatët në familjen evropiane. Tani jeni në rrugën drejt shndërrimit në vendin e 28 anëtar të Bashkimit dhe për këtë duhet të jeni krenarë. Jam i bindur se antarësimi do të sjellë shumë mundësi dhe përfitime të reja për Kroacinë”.

    Megjithë rezultatin e fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit, duhet theksuar se vetëm 47 për qind e kroatëve me të drejtë vote morën pjesë në referendum. Kjo është një shifër shumë më e vogël se 84 për qind e pjesëmarrjes së shënuar kur u organizua referendumi për pavarësinë e vendit në vitin 1992. Pjesëmarrja në referendum ishte ndër më të ultat të regjistruara ndër ato vende që organizuan referendume kombëtare për antarësim. Kroatët që kundërshtojnë antarësimin në BE shqetësohen se vendi do të humbë sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

    Kroacia nënshkroi traktatin e antarësimit vitin e kaluar dhe do të bëhet vendi i 28 anëtar i Bashkimit në korrik të vitit të ardhshëm, pasi marrëveshja të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare aktuale.

    voa

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ne radio degjova nje deputet te pakicave italiane, sipas tij pjesemarrja ishte shume e ulet ne referendum, megjithate e vleresonte si nje hap te rendesishem..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kur mendohet qe Kroacia do futet ne BE?

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Kur mendohet qe Kroacia do futet ne BE?
    1 Korrik 2013

  5. #5
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Eua qeka larg. Po mali i zi eshte ne te njejten pakete me kroacine apo me vete keta?
    Ne 2013 vetem kroacia do anetaresohet apo disa vende njekohesisht?

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Eua qeka larg. Po mali i zi eshte ne te njejten pakete me kroacine apo me vete keta?
    Ne 2013 vetem kroacia do anetaresohet apo disa vende njekohesisht?
    Vetem Kroacia.

    Ndersa per Malin e Zi mund te lexosh ketu:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Accession_of_Montenegro_to_the_European_Union

    Ndersa per shtetet e tjera:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Future_enlargement_of_the_European_Union
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-01-2012 më 16:19

  7. #7
    Po Shqiperia?

    Ja se ç'thuhet per Shqiperine:

    Albania

    ...Candidacy status was not recognized by the EU...in December 2010, due to the long-lasting political row in the country...

    http://en.wikipedia.org/wiki/Future_enlargement_of_the_European_Union#Albania

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •