Kam kerkuar mjaft, por nuk e kam gjetur, se paku ketu ne Forum, zanafillen, se kur dhe nga kush fillon, konkretisht, kjo nxitje-urrejtje nderfetare...ndoshta ka kaluar edhe ne Urrejtje...Jam kureshtar ta dije...pa te keqe...
Kam kerkuar mjaft, por nuk e kam gjetur, se paku ketu ne Forum, zanafillen, se kur dhe nga kush fillon, konkretisht, kjo nxitje-urrejtje nderfetare...ndoshta ka kaluar edhe ne Urrejtje...Jam kureshtar ta dije...pa te keqe...
Pushtimi osmano turk
Kurani, kjo duke qene se eshte libri i shenjte i Islamit, i fese monoteiste me te re, konkretisht:
4:89, 4:101, 4:102, 8:19, 8:59, 9:123, 9:73, 2:212, 1:25, 2:187, 2:190, 2:193, 2:216, 2:244 mes tjerash.
Bibla nuk mund te kete paragrafe kunder muslimaneve, duke qene se keta te fundit nuk ekzistonin kur u shkrua ajo.
Urrejta nderfetare vjen si pasoje e nje paditurie te pergjithshme ndaj feve. Edhe pse ne planin e pare duket sikur komunitetet jane tolerante ndermjet tyre, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Edhe pse jemi ne vitin 2012 dallimet fetare jane evidente, e si duket, do te vazhdojne te jene. Kjo eshte pasoja e nje mosinformimi te brezave ndaj feve. Secili rritet e edukohet nga familja ne bazen e perkatesise fetare qe ajo perfaqeson, e kur kultura mbi fene eshte aq e mbyllur , normale qe gjithesecili do e gjykoje te veten si me superiore. Keshtu lind konflikti, mungesa e tolerances nuk con ne asgje tjeter.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Percarjen e bejne hoxhallaret gjysmeanalfabet qe fyejne dhe nuk tregojne lojalitet ndaj kultures,historise,figurave kombetare Shqiptare.
Kundervenia ndaj ketyre "hajvanesh me fetyre njeriu", nga ana e muslimaneve shqiptare naiv kuptohet si shprehje e urrejtjes ndaj besimit islam.
Gjithashtu,percarjen e sjellin edhe ortodokset shqiptare filogrek qe puthin doren e Janatullosit.
Sidoqe te jete,percarja fetare ne kombin shqiptare eshte ne margjina, qe nuk con shume pesh,jemi komb afetar....Gezuar![]()
Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !
Megjithese ne Shqiperi por ndoshta edhe ne Kosove,.etj., ekziston virtyti i larte i tolerances fetare, perseri vihen re shfaqje te kesaj intolerance, per mendimin tim dhe ne rradhe te pare, nga moskuptimi (injoranca) ndaj besimit te vertete duke e trajtuar kete besim thjesht si parti politike, apo si perkatesi etnike, ..etj...gjera qe nuk kene lidhje me besimin..keto pastaj i shfrytezon the i thellon plolitika per interesat e saj...
Duaje te afermin tend si veten
....si ne cdo sfere tjeter, edhe ne kete pike, injoranca dhe gjysemdija eshte baba i keqkuptimeve, dhe pastaj ne vijim potencohet nga egoja, qe nuk e len njeriun te pranoje gabimin, ose se paku te miret objektivisht me te.
Intoleranca dhe urrjetja fetare jane pjelle artificiale e jona !!!, ata nuk do te instrumentailozohen jashta kornizave te forumit. Aman, sic e pame tek Arid Uka, kjo mjafton, qe nga ki mes te dale ndonje i perdhosur dhe te beje dem. Pra, edhe ketu ka pergjegjesi, ndoshta do te ish vetedija mbi pergjegjesina hapi i pari i pjesemaresve ketu ne drejtim te synnymit te temes, tolerances.....
tung
albanish by nature
Nje njeri qe urren dike tjeter, pavaresisht nga motivet qe e kane shtyre ta beje kete gje, deshmon vetem nje gje: zemra e tij nuk njeh dashuri. Urrejtja nuk eshte gje tjeter vecse mungesa totale e dashurise. Ai qe nuk e ka zemren te mbushur me dashuri, i mbushet zemra automatikisht me urrejtje, ashtu si pa vetedije. Burimi i dashurise eshte dhurate hyjnore e Perendise, me ane te Hirit te Tij, qe e shperndan ne te gjitha zemrat e besimtareve qe perpiqen te bejne nje jete te pelqyeshme ne syte e Tij. Kurse ne zemrat e atyre njerezve qe nuk duan t'ia dijne per Perendine apo bien ne mekat, Perendia u qendron larg, nuk u dergon Hirin e Tij te Shenjte. Kjo ben qe shpirti i tyre te mbushet me frymen e qoftelargut, frymen e urrejtjes, qe ne fillim shfaqet si nje urrejtje ndaj Perendise, dhe dalengadale shnderrohet ne nje urrejtje per te gjithe e gjithcka, perfshi edhe pjesetaret e familjes, perfshi edhe deshiren per te jetuar.
Kur vjen fjala tek besimet fetare dhe besimtaret qe i kane zemrat e mbushura me urrejtje per besimtaret e besimeve te tjera, pergjigjia e pyetjes tende eshte e thjeshte: zemrat e tyre urrejne pasi nuk njohin dashurine e Perendise, nuk jane prekur e transformuar nga Hiri i Perendise. Dhe kur njerezit zgjedhin te besojne ne nje fe, dhe ajo fe nuk i ushqen shpirterisht sic duhet, shpirtrat e njerezve varferohen e lodhen nga etja e uria shpirterore: etja dhe uria per te perjetuar misteret e Perendise, per te gjetur paqen e premtuar ne zemrat e tyre, per te perjetuar transformimin e brendshem e te jashtem te tyre me ane te Hirit te Perendise. Dhe kjo i shtyn qe ne zhgenjimin e tyre te bien viktima te mashtrimeve te qoftelargut. Ai qoftelarg eshte gjithmone duke thurur plane dhe duke u fryre ne vesh njerezve gjera qe kane per qellim qe ta largojne ate nga Perendia e dashurise, dhe ta afrojne me vetveten. Qoftelargu eshte Princi i Urrejtjes.
Dhe cfare ndodh? Ne mungese te pranise se Perendise ne jetet e ketyre njerezve, te shtyre edhe nga xhelozia e bekimeve qe besimtaret e besimeve te tjera marrin nga Perendia, keto njerez bejne mekatin origjinal te njerezimit: marrin persiper te behen vete Zot. Gjarpri i premtoi Eves ne Kopshtin e Edenit se "...po e hengret frutin e Pemes se Diturise, do te beheni Zot." Dhe keta besimtare te zhgenjyer nga besimi i tyre i vdekur, marrin persiper te behen vete zot duke ndermarre aktet e dhunes ndaj besimeve te tjera: kjo eshte menyra e tyre per te ngushelluar vetveten se Perendia nuk i ka braktisur e harruar.
Perendia na ka dhene 5 shqisa, qe jane 5 portat e shpirtit tone. Cdo besimtar duhet te jete gjithmone vigjilent, qe te mos lejoje qe qoftelargu te mbjelle faren e urrejtjes ne zemrat tona. Nese shikoni apo lexoni dicka qe ju ngjall urrejtje, hiqini syte e mos vazhdoni te lexoni me tej. Nese degjoni dike te flasi dhe kjo ju ngjall urrejtje ne zemer, ngrihuni e ikni prej andej e mos u shoqeroni me me te. Pra me pak fjale, detyra e secilit prej nesh eshte te ruajme zemren tone nga sulmet e Princit te Urrejtjes. Kjo eshte ne vetvete edhe lufta shpirterore mes dashurise e urrejtjes, mes te mires e te keqes. Eshte detyra jone si njerez qe te luftojme e fitojme kete lufte shpirterore ne menyre qe te behemi te denje per tu kthyer me Hirin e Perendise ne bij Perendie.
Albo
Nuk ka prova qe krishteret shqiptare qofshin katolike, ortodokse e as protestante por as krishtere qe nuk i perkasin ndonje kishe dhe jane distancuar nga 'feja e organizuar' urrejne myslimanet, shembulli me i keq ka qene Anton Kcira, madje krishteret jane distancu nga disa fjale te tij pasi e keqja nuk luftohet me te keqe. Por ai ndoshta ka qene mllef i shprehur kur ata shqiptaret nga Maqedonia iu zbulu plani per te vrare ushtaret e amerikes ne territorin amerikan. Por ai i ka pergjithesu gjerat pasi i ka quajtur qene njerezit e Kosoves dhe me kete ka gabu shume, te krishteret jane distancu me kohe dhe distancohen nga njerezit qe flasin me mllef e urrejtje. Urrejtja vjen nga ata qe jane prekur nga ideologjia islame, pasi keta bejne percarje te madhe, thirrin per diskriminim haptazi bile pa kurrfare turpi e pa kurrfare pergjegjesie. Disa kane urrejtje edhe per Nene Terezen, Gjergj Kastriotin e akuzojne se ka bere lufte fetare, ta akuzojne per 'vrasje e masakra' ndaj myslimaneve, thu ti qe ai u shku ne Turqi me vra myslimane, ndersa kete jo qe u dhimbsen, por vetem dojne qe shqiptaret myslimane ta urrejne, e pasi shumica e shqiptareve jane myslimane keta kane qellim me perca kombin ne vija fetare. Keta jane salafistat, njerez qe flejne naten e shohin endrra diten se do te martohen me 72 gra ne parajse, e engjujt do te jene krushqit. Andaj kur ka persona te tille, gjitchka pritet prej tyre, bile duhet me u lut qe kjo te mbetet vetem ne 'urrejtje' e te mos kalojme ne dicka ma 'te mire'.
Normal qe nxit percarje ardhja e tij ne Shqiperi, eshte e demshme pasi i percan se pari ortodokset shqiptare e pastaj te tjeret. Perse te ndodhe kjo, kur ka shqiptare sa te dush.
Keshtu ndodhe kur mundohen qe besimin krishter ta bejne monopol. Mos t'ishin qene greket e kisha ortodokse e greqise krishterimi kish falimentu, ka edhe kesi persona qe i kemi anetare ne forum qe mendojne keshtu. Ok, respekt per greket e vullnetit te mire nuk duhet ta urrejme aske as ne vija etnike, e as fetare e ckado qofshin, por pak qe e kane marre camerine duke bere masakra e debim, nuk iu dul boll por tashti dojne qe 'Vorio Epirin' ta marrin (Shqiperine e Jugut). Bile edhe ne Kisha bejne thirrje per lufte.
Krijoni Kontakt