Zhduken brenda ditės varrezat e makinave
Emirjon Senja
Nėse prishej njė pjesė e makinės qė nuk gjendej mė nė treg apo duheshin kursyer para, shumė lehtė atė mund ta gjeje nė varrezat e makinave. Zgjidhja ishin akset kryesore kombėtare dhe grumbujt e makinave tė vjetra apo tė aksidentuara qė gjendeshin aty. Tashmė kjo “parajsė” pėr shoferėt nuk ėshtė mė. Tė paktėn pėr zonėn Tiranė-Durrės, pasi ne rrethina zbatimi i ligjit zgjat pak mė shumė nė kohė. Akti Normativ i qeverisė pėr zhvendosjen e varrezave tė makinave ka bėrė qė brenda pak ditėsh nga ky aks rrugor tė zhduken thuajse tė gjitha makinat e mbledhura ndėr vite me qėllime biznesi.
Dje ishte afati i fundit pėr zhvendosjen e varrezave tė makinave nga akset kombėtare, sipas Aktit Normativ tė qeverisė i miratuar tri javė mė parė. Njė ditė, nė tė cilėn pronarėt e njė pjesė tė pikave tė mbledhjes sė makinave tė dala jashtė pėrdorimit e kanė nisur me punėn qė herėt nė mėngjes. Rruga dytėsore Tiranė-Vorė u kthye nė njė kantier ēmontimi i makinash tė pėrdorura, ku pronarėt e pikave nxitonin t’i hiqnin ato nga vendi, ndėrsa tregtarėt e skrapit tė pėrfitonin sa mė tepėr nga situata duke ngarkuar nė mjetet e tyre tė transportit dhjetėra skelete makinash tė zhveshura nga pjesėt e kėmbimit. Karrotrecėt, kamionēinat apo triciklat, ishin frekuentuesit mė tė shpeshtė tė kėsaj rruge gjatė paradites sė djeshme, tė gjitha tė ngarkuara me makina tė dala jashtė pėrdorimit. Tė nisur nga vende tė ndryshme, ato kishin njė destinacion, dėrgimin e ngarkesės tek pikat e mbledhjes sė skrapit duke e shitur sigurisht “me tė lirė” krahasuar me tregun normal.
Tė angazhuarit e djeshėm, ishin ata qė kishin shpresuar mė kot nė moszbatimin e vendimit tė qeverisė, ashtu siē ndodh rėndom me ligjet apo vendimet e ngjashme nė vend, ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr, nėn presionin e inspektorėve lokal, kishin zhvendosur para afatit limit makinat e tyre duke lenė atyre vetėm gardhet rrethuese apo shenjat e grasos dhe vajit tė akumuluar gjatė ushtrimit tė aktivitetit ndėr vite. Tė vetmet materiale qė kanė mbetur janė tuba gome, ndenjėse tė vjetra, xhama tė thyer, korskotė, fshirėse xhamash. Tė gjitha kėto kanė njė gjė tė pėrbashkėt: nuk i hyjnė nė punė mbledhėsve tė hekurishteve, pėr t’i shitur mė pas pėr skrap.
Tė paktė janė ata qė kanė mundur tė gjejnė njė vend tjetėr pėr zhvillimin e aktivitetit, ndėrsa janė mjaftuar me ēmontimin apo shitjen e makinave qė kanė nėpėr duar duke e mbyllur atė. Makinat e “rrjepura” totalisht u jepen blerėsve rastėsor tė skrapit, tė cilėt me mjetet e tyre i dėrgojnė ato tek mbledhėsit mė te mėdhenj duke pėrfituar nė kėtė rast tė ardhura nė njė masė te kėnaqshme. Mesdita e ka gjetur thuajse tė pastruar kėtė rrugė tė njohur pėr numrin e madh tė varrezave tė makinave, brenda afateve tė pėrcaktuara nga qeveria. Tregtarėt e pjesėve tė makinave tė pėrdorura tregojnė se pėr ditė tė tėra kanė qenė nėn presionin e inspektorėve tė cilėt i kanė kėrkuar zhvendosjen, nė tė kundėrt do tė ndėrhyhej me mjetet e ushtrisė, ashtu siē ishte premtuar edhe nga qeveria mė parė. Njė aksion, i cili zgjati pak ditė por zhvendosi mijėra tonelata makina tė vjetra.
Hiqen makinat, por nuk zhduket tregu i pjesėve tė pėrdorura
Para se tė bėjnė zhvendosjen, pronarėt janė kujdesur qė tė bėjnė ēmontimin e ēdo pjesė tė vlefshme tė makinės, e cila magazinohet nė njė ambient pranė vend grumbullimit duke vijuar tregtinė e pjesėve tė kėmbimit, por kėsaj radhe nė ambiente tė mbyllura. “I kemi hequr qė dy-tri ditė makinat, na thanė t’i largonim dhe i ēmontuam duke i futur brenda atje (bėn me gisht magazinėn). Na thanė qė nėse i fusin brenda nuk do tė kemi probleme”,- shpjegon punonjėsi i njė pike grumbullimi makinash tė pėrdorura, thuajse nė pėrfundim tė punės sė tij pėr ēmontimin e njė dere. Pjesėt e kėmbimit janė tė vendosura nė rafte tė ndara sipas llojit dhe markės duke e bėrė mė te lehtė gjetjen e pjesės sė duhur pėr blerėsit.
Makinat qė mblidhen nė varreza zakonisht janė tė aksidentuara qė nuk mund tė rregullohen mė dhe blihen me ēmime tė lira me qėllim shitjen e pjesėve tė kėmbimit. Tregu nė fjalė ka njohur njė zgjerim tė konsiderueshėm gjatė viteve tė fundit duke ofruar njė zgjidhje alternative pėr pjesėt e kėmbimit krahas blerjes sė tyre tė reja. Tani, pas Aktit Normativ, vėrtetė mund tė jenė hequr vend grumbullimet por tregu i pjesėve tė kėmbimit tė pėrdorura do tė vazhdojė edhe mė i ristrukturuar se mė parė. Nevojtarėt nuk do tė jenė mė tė detyruar tė kėrkojnė pėr pjesėn qė i pėrshtatet makinės sė tyre nė pirgun e mjeteve tė vjetra por do tė shkojnė nė magazinat e ngritura rishtazi. “Do vazhdojmė por tani sapo tė marrim makinėn do ta ēmontojmė. Pjesėt do t’i mbajmė brenda dhe shasinė do ta shesim pėr skrap”, – shpjegon pronari i njė varrezė makinash duke sqaruar mė sė miri atė ē’ka pritet tė bėhet me kėtė treg pas Aktit Normativ tė qeverisė.
Shvendosja e varrezave, dyshime tė forta mbi vendimin e qeverisė
Ashtu si edhe nisma pėr dhėnien e hipotekave pėr mė shumė se 400 pallate nė kryeqytet, edhe njė herė, vėrehet se kur ka vullnet politik vendimet dhe ligjet zbatohen pikė mė pikė, madje para afateve limit. Mė datė 14 shtator qeveria miratoi njė Akt Normativ ku detyrohej zhvendosja nė njė kilometėr largėsi nga rrugėt kombėtare tė tė gjitha varrezave tė makinave qė ndodheshin pranė tyre. Qėllimi kryesor i kėtij vendimi sipas Kryeministrit Berisha ishte imazhi i keq qė i jepnin vendit dhe zhvillimit tė turizmit prania e kėtyre pikė grumbullimeve tė makinave tė dala jashtė pėrdorimit pranė akseve kombėtare.
Procesi pėr zhvendosjen e varrezave tė makinave nga akset kombėtare ėshtė shoqėruar me dyshime tė mėdha nė drejtim tė qeverisė. Nga tė dhėnat e pasqyruara nė faqen zyrtare tė qeverisė, mėsohet se Kryeministri Berisha ka zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesit e tė paktėn dy kompanive qė ushtrojnė veprimtari nė sektorin e riciklimit tė mbetjeve metalike nė vend njė ditė para miratimit tė Aktit Normativ. Nga ekstraktet e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit, vėrehet se pronarėt e njėrės prej kompanive tė fjalė janė dy shtetas serb.
Mė tri javė mė parė, ekzekutivi miratoi papritmas aktin normativ duke parashikuar heqjen e tė gjitha varrezave tė makinave pranė akseve kombėtare. “Ndalimin e krijimit tė vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe tė pjesėve tė tyre tė kėmbimit, tė dala jashtė pėrdorimit, nė njė distancė jo mė pak se 1 km nga akset e rrugėve kombėtare, tė pėrcaktuara si tė tilla me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, si dhe nė vende tė tjera tė paautorizuara nga organet apo institucionet pėrkatėse, tė ngarkuara me akte ligjore dhe nėnligjore pėr kėtė qėllim”, – theksohet nė tė.
Por, pėrpos ndalimit tė grumbullimit tė automjeteve tė vjetra, qeveria detyroi pronarėt e varrezave qė t’i zhvendosnin ato me paratė e tyre nė njė vend tjetėr brenda njė muaji nga miratimi i Aktit Normativ. “Pronarėt ose poseduesit e vendgrumbullimeve ekzistuese tė mjeteve motorike, rimorkiove dhe pjesėve tė tyre tė kėmbimit, tė dala jashtė pėrdorimit, brenda njė muaji nga hyrja nė fuqi e tij, duhet t’i largojnė, me shpenzimet e veta, nga vendndodhja e tyre aktuale kėto mjete. Ato mund t’i rivendosin nė vende tė tjera, tė lejuara dhe tė autorizuara pėr kėtė qėllim, duke zbatuar edhe kėrkesat e tjera ligjore pėr ushtrimin e veprimtarisė dhe mbrojtjen e mjedisit”, – citohet nė tė. E. Senja
Dita e lumtur e tregtarėve tė skrapit
E djeshmja ishte njė ditė e lumtur dhe me fitime tė majme pėr tregtarėt e skrapit. Duke shfrytėzuar afatin limit pėr zhvendosjen e varrezave ata kanė dalė nė aksion me karroca dhe triēikla pėr blerjen e skeleteve tė makinave tė fundit qė kanė mbetur pa u hequr. Ata me mė pak fat, kontrollojnė nė pikat qė janė zhvendosur tashmė pėr ndonjė hekurishte tė harruar. Nuk janė pak. Karroca mbushet shpejt e shpejtė dhe ngarkesės i duhet gjendur “vendi” duke nxituar pėr ngarkesėn e radhės pas u shtuar konkurrenca. Njė pazar i shkurtėr dhe shasia e makinės hidhet menjėherė nė karroceri. Pikat e mbledhjes sė skrapit kanė pasur ditėt e tyre mė tė majme kėtė periudhė pasi janė bėrė vend prehja pėr qindra e mijėra skeletet e makinave tė zhvendosura. Tashmė ato i pret furra e shkrirjes.
Pėrse shėrbejnė varrezat e makinave
Varrezat e makinave janė njė fenomen qė ėshtė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė dhe kryesisht pranė akseve kombėtare. Varrezat shėrbejnė si njė “supermarket” gjigant pėr ata qė nuk kanė para apo qė kėrkojnė njė pjesė kėmbimi, e cila nuk gjendet mė nė treg. Nė makinat e vjetra vlerėsohet motori, pjesėt xhenerike dhe pjesė tė tjera tė konsumit. Kėshtu, njė makinė e pėrplasur e ka mė tė lehtė tė gjejė xhamin, fenerin ose pasqyrėn e thyer nė njė varrezė makinash se sa nė dyqan. Pjesėt janė tė pėrdorura, por vjetėrsia e tyre kompensohet me origjinalitetin. Shpesh herė tė leverdis mė shumė tė marrėsh njė pjesė tė pėrdorur origjinale se sa tė blesh kopjen e saj. Njė tjetėr grup pjesėsh qė blihen nė varreza janė edhe “gjėrat” e vogla qė ka tapiceria e makinės. Duke nisur nga fletėt e kondicionerit dhe duke pėrfunduar tek sedilja e pasme ose tek levat e hapjes sė xhamave, ėshtė mė e leverdishme qė tė blihen nė varreza. Makinat qė dėrgohen nė varreza qėndrojnė aty pėr vite tė tėra deri sa rripen tėrėsisht nga ēdo pjesė e pėrdorshme.
Pikat kryesore tė varrezave tė makinave
Rruga e vjetėr Tiranė-Durrės deri nė Kavajė
Autostradės Tiranė-Durrės
Rruga Mamurras-Laē
Rruga Elbasan-Metalurgji
Rruga Lezhė–Shkodėr
Rruga Rrogozhinė-Fier
Rruga Ballsh-Tepelenė
shekulli
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=220142&ref=fp
Krijoni Kontakt