Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 125
  1. #51
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    KUR JE FIGURE PLUBLIKE HUMBET PRIVACY. NE CDO VEND TE BOTES KUR FIGURA PUBLIKE TENTOJNE VETEVRASJE RAPORTOHET NGA MEDIA. I mire ose i keq nuk e di por duket qarte qe ky individ ka nevoje per ndihme profesionale. Do zoti i ofrohet ndihma e tille edhe do zoti e pranon. Ka shume mundesi qe mund te tentoj vetevrasje perseri nese nuk merr ndihmen e duhur.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #52
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I uroj sherim te shpejte Ardian Klosit. Perkthimet e tij nga gjermanishtja kane qene me vlere per letersine e historine shqiptare keto dekadat e fundit.

    A eshte e drejte qe Gazeta Shqiptare e publikon kete lajm?

    Nese nuk gaboj, Ardian Klosi eshte nje funksionar i larte i PS, shpesh ka perfaqesuar kete force politike ne media. Pra Ardian Klosi, mund te jete nje qytetar, mund te jete nje perkthyes, mund te jete publicist, por edhe edhe politikan. Te jesh politikan, do te thote te jesh figure publike, dhe te jesh figure publike, do te thote te jesh nje liber i hapur per opinionin publik shqiptar. Gazeta Shqiptare nuk ka bere gabim per mendimin tim qe ka publikuar lajmin, pasi kushdo qe eshte ne majat e politikes shqiptare, nuk ka te drejte te mbaje sekrete nga publiku. .

    Albo
    Gabohesh totalisht, Ardian Klosi nuk është fare funksionar i PS dhe jo më i lartë.
    Bën pjesë në një OJQ më duket por nuk e di se me kë, ka mundësi me ata që mbrojnë mjedisin.
    Sidoqoftë është një person publik edhe pa qënë "funksionar i lartë i PS_së".

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Alarm i rremë.

    Klosi nuk ka dashur të vras veten.

    Thjesht, ka ngatërruar ilaçet.
    Në vend që të pinte të tijat, ka marrë në errësirë, tek komodina e krevatit, ato të Ed Ramës.

    (Uroj që të jetë ngatërresë dhe të mos jet bërë me qëllim nga Dash Peza apo Erion Velija.)




  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --
    E shoqja: Ardian Klosi nuk tentoi vetëvrasjen, ishte i stresuar, merrte qetësues

    Aktualitete Hënë, Janar 9th, 2012






    Ardian Klosi me bashkëshorten Jutta Benzenberg



    TIRANE / Bashkëshortja e Ardian Klosit kontaktohet nga hetuesit: Ishte i stresuar dhe pinte shumë qetësues.

    Jutta Benzenberg i tha Policisë se publicisti kishte mbingarkesë.

    Publicisti Ardian Klosi është helmuar për shkak se ka konsumuar një sasi të madhe tabletash antidepresive dhe qetësues të ndryshëm, por nuk ka tentuar vetëvrasjen. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se rasti nuk është regjistruar si tentativë vetëvrasjeje dhe asnjë nga familjarët e tij nuk ka pretenduar për një ngjarje të tillë si vetëvrasje. E kontaktuar nga oficerët e Policisë së Komisariatit nr.1, bashkëshortja e Ardian Klosit, fotografja gjermane Jutta Benzenberg, me të cilën publicisti ka edhe dy vajza, 18 dhe 16 vjeçe, ka hedhur poshtë versionin e mjekëve për një tentativë vetëvrasjeje. Sipas saj, bashkëshorti i saj 54-vjeçar merrte mjekim, qetësues të ndryshëm antidepresivë, për shkak të mbingarkesës së fortë emocionale, por nuk ka tentuar asnjëherë të vrasë veten. Edhe ngjarja e dy ditëve më parë, sipas bashkëshortes së Ardian Klosit ka ardhur për shkak se ai mund të ketë konsumuar tableta qetësuese më shumë sesa duhet, gjë që ka sjellë përkeqësimin e shëndetit të tij. “Kohët e fundit ka qenë shumë i stresuar dhe merrte mjekim për t’u qetësuar. Stresi i vinte nga angazhimet e shumta që kishte së fundmi dhe probleme që ka çdo familje. Por nuk ka tentuar aspak të vrasë veten”, është shprehur për Policinë bashkëshortja e publicistit Klosi. Nga ana tjetër, edhe Policia e kryeqytetit përjashton regjistrimin e ngjarjes si vetëvrasje e mbetur në tentativë. Të njëjtat burime u shprehën se për aq kohë sa familjarët e tij nuk pretendojnë për tentativë vetëvrasjeje, Policia nuk mund të nisë hetim në lidhje me ngjarjen. Madje edhe dy ditë para ndërrimit të viteve, Komisariati Nr.1 është vënë në dijeni nga urgjenca e QSUT, se është paraqitur për mjekim Ardian Klosi, pasi kishte konsumuar një sasi ilaçesh antidepresive. Por edhe në këtë rast familjarët e tij nuk kanë pasur pretendime dhe ngjarja nuk është regjistruar në Polici.
    HELMIMI
    Policia e Tiranës është njoftuar mbrëmjen e së shtunës nga urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, se publicisti Ardian Klosi ka pësuar helmim nga konsumimi në sasi të madhe i medikamenteve antidepresive dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke e konsideruar ngjarjen si një vetëhelmim të mundshëm të 54-vjeçarit, dy oficerë të Komisariatit nr.1 kanë marrë kontakt me familjarët e Klosit, të cilët ndodheshin tek Spitali Nr.5, ku ishte shtruar për të marrë mjekim i afërmi i tyre. Por gjatë bisedës me Policinë, bashkëshortja e tij, Jutta Benzenberg dhe të afërm të tjerë kanë hedhur poshtë tentativën për t’u helmuar, duke e cilësuar ngjarjen thjesht si një përkeqësim të shëndetit të tij, nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Gjendja e Ardian Klosit mbrëmjen e së shtunës paraqitej mjaft serioze dhe në rrezik për jetën, por dje shëndeti i tij është përmirësuar dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Psikiatri.

    “Publicisti ka nisur të komunikojë normalisht”
    Klosi në Psikiatri, mjekët: Ligji i shëndetit mendor s’na lejon të flasim
    TIRANE – Dy ditë pas shtrimit në Spitalin Psikiatrik tek QSUT, gjendja shëndetësore e publicistit Ardian Klosi është përmirësuar ndjeshëm dhe e ka kaluar rrezikun për jetën. Klosi është dërguar në spital nga familjarët për të marrë ndihmën mjekësore dhe shkak, sipas burimeve mjaft të rezervuara nga spitali, ka qenë një dozë e madhe ilaçesh antidepresive, që i ka konsumuar njëherësh. Sipas të njëjtave burimeve, Klosi ka pasur simptomat e një helmimi, madje fillimisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë mjaft e rëndë, duke rrezikuar edhe jetën. Por të kontaktuar mbrëmë nga gazeta, mjekët e Spitalit Nr.5, ku Klosi ndodhet ende i shtruar, treguan se tashmë ai ka nisur të komunikojë dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Mjekët nuk dhanë asnjë detaj më shumë në lidhje me diagnozën, apo për afatin e përcaktuar që ai duhet të qëndrojë në i shtruar në spital, për shkak se informacionet në raste kaq delikate, sipas tyre janë rreptësisht të ndaluara, qoftë edhe për të afërm të tij. Ata konfirmuan vetëm faktin që përkeqësimi i shëndetit të tij, dy ditë më parë, ka ardhur nga konsumimi i tepruar i antidepresivëve pa komentuar asgjë në lidhje me sëmundjen e tij, apo diagnozën e përcaktuar nga stafi mjekësor që është kujdesur për të.


    Familja e Klosit “ikën” nga banesa, prej dy ditësh nuk ka njeri
    TIRANE – Në vilën e Ardian Klosit, që ndodhet në Sauk, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, prej dy ditësh nuk ndodhet asnjë pjesëtar i familjes. Aty banojnë bashkëshortja dhe dy vajzat, 18 dhe 16-vjeçare të publicistit të njohur, por dje gjatë gjithë ditës ato nuk ndodheshin aty. Ne tentuam mbrëmë që të kontaktonim me ndonjë prej familjarëve të tij më të afërt, por përveç të lehurave të dy qenve që ndodheshin brenda avllisë së shtëpisë, nuk dëgjohej asnjë zhurmë tjetër. Në citofon nuk përgjigjej askush. Përveç dritave që ndriçojnë oborrin e banesës, nga dritaret duket që brenda është errësirë dhe nuk ka asnjë njeri brenda. Mungesën e familjarëve të Ardian Klosit në shtëpinë e tij e kanë konstatuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë shkuar mbrëmjen e së shtunës për të kontaktuar me ndonjë të afërm të tij dhe për të gjetur ndonjë provë të mundshme që do të shpjegonte depresionin e tij. Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pasi janë njoftuar nga spitali për helmimin me antidepresiv të publicistit të njohur, kanë nxituar të shkojnë në shtëpinë e tij, për të zbuluar ndonjë të dhënë më shumë në lidhje me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Por Policia ka arritur të kontaktojë vetëm me një person që ishte punësuar si roje, i vilës së Klosit dhe disa banesave të tjera, i cili ka deklaruar për forcat e rendit se aty nuk ndodhet më askush. Roja është pyetur nga forcat e Policisë në rast se ka ndonjë dijeni rreth ngjarjes, por pa arritur të zbulojë asnjë të dhënë të rëndësishme. Ai ka konfirmuar vetëm faktin që mbrëmjen e së shtunës të afërm të tij e kanë nisur urgjent drejt spitalit me makinën e tyre dhe nuk janë kthyer më në shtëpi.

    ETLEVA DELIA


    .

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    po policet cpune kane qe i fusin hundet..................
    gruaja i thote s'ka dashur te vrase veten keta jo, e dime ne me mire ate pune.........se ashtu na intereson te bejme zhurme dhe alarmante c'do gje
    lerini njerezit rehat ne hallet e tyre............

  6. #56
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    te ishte per xhendarmet, po qe duhet ti fusin hundet,

    e ka thon fernandeli,

    apo jo marya?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pra nga shkrimi i etleves se deliajve marrim vesh..se shoki ardian.. nuku ka bere kot ham hame.. pro mafies beton-edo-ruciane..
    ai jeshiloisti legjendar.. mbrojtesi i kodrave bleroshe.. e borizani i ruajtjes se kurores gjelberoshe te tiranes.. na paskerka nje goxha ville pikerisht mbi ato vende per te cilat ka bere sikur i do te paprekura nga betoni..
    kjo ville sigurisht nuk eshte kasolle me bajga..pra ambjentaliste..por nje nga villat e nje kompleksi villash super betoni.. ndertuar hajduterisht ne mesin e kodrave ish jeshile dikur..

    pra u be sebeb ilaci depresiv.. qe te marrim vesh se ardiani inë spaska qen kurr i sinqert.. ne ham hamin kinse pro ruajtjes se jeshillikut ne tirane e rrethinat..

    muarrem vesh tjater..se bllokqenefoisti ardian klos.. nuku po vuan nen regjimin gjakataro islamiko fondamentalisto bin ladenist sadamo kadafoist te berishes..
    jo mo jo..

    jeton si bej i vertete ne villen qe ruhet me roje.. e me kamera e cetafono.. mure e kangjella..

    thënks moj etlevë.. qe na bere me dije se bllokmenet nuku jan te shtipur nen thundren e shpellarit sali..

    han e pine e tavë- ka.rkalec-ojne cdo nate neper restaurantet dollce vita..me kerra silvera..

    e po shyqyr qe te flejm rehat se nuku na vinte mire qe te persekutoheshin.. kulisheria e persekutoreve..

    .

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    te ishte per xhendarmet, po qe duhet ti fusin hundet,

    e ka thon fernandeli,

    apo jo marya?
    korathone edhe sikur te ishte e vertete qe ka dashur te vetvritet me ilace dhe jo arme, nuk duhet te nderhyje policia, sepse ai nuk ka bere krim ndaj te tjereve, eshte i rrezikshem per vetveten dhe jo per te tjeret, prandaj t'ja lene ne dore psikiatreve kete gje , nuk eshte pune e policave

  9. #59
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Sa ma shpifin disa hipokrite, dyfytyresh per te mos thene shumefytyresh. Njerez me 700 lloj standartesh. Ekstrimiste e me bindje te semura. Si nuk u vjen zor.

    Sa per temen. Nuk jam aspak dakort me ata qe e quajne çeshtje private. Ne momentin qe pranon te behesh person publik, nuk ka me privatesi. Mos te sillemi si femije tani. Jo vetem ne Shqiperi qe eshte nje vend jashtezakonisht shume i vogel, por dhe ne vendet me te zhvilluara e shume me te medha ne gjithe boten, jeta private e personave publike eshte ne qender te vemendjes çdo dite ne shtypin e shkruar e ate viziv. Mos bejme sikur nuk e dime tani. Edhe Pango, ne shtepine e tij i bera ato gjerat, dhe te gjithe ju qe per te gjorin Ardian thoni qe nuk i duhet cenuar privatesia, per Pangon thate qe duhet denuar me vdekje. Jam dakort se jane ceshtje te ndryshme, por thelbi eshte privatesia.

    Mua me vjen keq per ate qe i ndodh, pasi eshte nej jete njeriu mbi te gjitha. Nuk jam dakort me ata qe thone duhet te vdese se shau Skenderbeun, ka bere kete i ati apo e ema apo ku di une. Per gjithe veprimtarine e tyre, si Klosin, ashtu dhe te tjere do ti ndeshkoje apo lavderoje historia. Ashtu sic ka ndeshkuar e lavderuar edhe shume e shume figura te tjera nder shekuj. Edhe nese per nje moment historia do harroje apo shtremberoje nje ngjarje, do vije shpejt dita kur cdo gje do shkoje ne vendin e vet. Ky tashme eshte bere pothuajse postulat.

    Ne njerezit, jemi qenie humane. Dhe humanizmi ndan te njerzishmen nga kafsheria. Dhe per mua, ata qe bejne shyqyr e hedhin valle kur dikush semuret apo vdes, hyjne ne rangun e kafsherise.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #60
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Mjafton te lexosh pergjigjet e postuara ne kete teme per te kuptuar se sa psikopate gelojne ne kete vendin tone te vogel...madje keta jane edhe me te rrezikshem sepse nuk pranojne as te kurohen..

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •