TIRANË- Drejtësia të gjykojë veprimet e të gjithë aktorëve në ngjarjet e 21 janarit", u shpreh sot për mediat ministri i Brendshem Bujar Nishani, duke folur per çështjen e "21 janarit".
"Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike dhe në 21 janar padyshim kanë përmbushur misionin e tyre në mbrojtjen e flamurit dhe kushtetutës të vendit në 21 janar, padyshim kanë përmbushur misionin e tyre, kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore. Unë e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar", tha Nishani ne analizen e punes se Ministrise se Brendshme per vitin 2011.

Sipas tij, organizimi dhe veprimtaria për të sulmuar institucionet kushtetuese të vendit në mënyrë të dhunshme ështe nje veprimtari kriminale.
"Kjo çështje është tashmë në hetim nga prokuroria dhe natyrisht është drejtësia ajo, e cila duhet të japë vendimin perfundimtar dhe të gjykojë veprimet e të gjithë aktorëve, të cilët ishin prezent në sulmin që iu bë institucioneve kushtetuese të vendit më 21 janar", tha ministri Nishani.

Në protestën e dhunshme të opozites në 21 janar 2011, para selisë së Kryeministrisë, humbën jetën katër demonstrues. Ndërsa pati shumë të plagosur nga civilët dhe forcat e rendit. Aktualisht çështja është nen hetimin e prokurorisë së Tiranës.

Konomi
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bën analizën për vitin 2011 në një pritje me gazetarët. Ministri Nishani duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve rikujtoi se ai i qëndron deklaratave të bërë më parë sa i takon njërës nga atentateve më të bujshme të vitit 2011, sic ishte vrasja e gjyqtarit vlonjat, Skerdilajt Konomi.

“I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar”, - deklaroi Nishani.
Levizja e lire
Histori suksesi”, kështu e ka cilësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve Shqiptare ne hapsirën Europiane, ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë pritjes se organizuar sot për perfaqesuesit e medias, në Vilen Qeveritare Nr. 31 në Tiranë, me rastin e Vitit te Ri.
Ministri Nishani, duke folur për këtë proces, tha se, "vetem brenda një viti të implementimit dhe zbatimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptare kanë qenë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që kanë levizur për herë të parë jashtë Shqiperise sepse kishin një pasaporte biometrike dhe nuk ishte e domosdoshme të merrnin një vizë".
"Kjo do të thotë se këta 500 mijë qytetarë shqiptare e kanë pasur të pamundur më parë për shkak të kushteve që kishin për të marrë një vize për të shkuar për arsye te ndryshme qoftë dhe për të vizituar të afërmit e tyre", theksoi ai.
Për ministrin e Brendshem, me lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptare dhe rajonit, Komisioni Europian realizoi objektivin e tij, një objektiv shumë human, i përmasave të funksionimit të një hapsire të demokracisë, me ndikimin në procesin e integrimit, ku hapi kryesor, sikurse u shpreh ai, "është integrimi kulturor, integrimi i mentaliteteve".
"Nuk do të kishte hap më të rëndësishëm sesa levizja e lirë", theksoi Nishani.
Kreu i Ministrise se Brendshme, Nishani, shprehu gjithashtu anagazhimin e dikasterit të tij për të evidentuar dhe goditur në kohë fenomenet abuzuese me procesin e levizjes se lirë, kryesisht kërkesat e qytetarëve për azil. "Do vijojmë sqarimin e qytetarëve për kriteret që duhet të respektojmë, ndërsa do të marrim masa për te goditur fenomene abuzuese. Koha e azilit në Europë, ka perfunduar", theksoi ministri Nishani

Kreu i Ministrise se Brendshme, Nishani, shprehu gjithashtu anagazhimin e dikasterit të tij për të evidentuar dhe goditur në kohë fenomenet abuzuese me procesin e levizjes se lirë, kryesisht kërkesat e qytetarëve për azil. "Do vijojmë sqarimin e qytetarëve për kriteret që duhet të respektojmë, ndërsa do të marrim masa për te goditur fenomene abuzuese. Koha e azilit në Europë, ka përfunduar",-theksoi ministri Nishani.

Duke e konsideruar vitin 2012 si një vit te rëndësishëm që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se ministria e Brendshme realizoi objektivat për vitin që lame pas. “Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin. Përballuam situatën e përmbytjeve dhe të zjarreve. U menaxhua fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit veror dhe u sigurua rendi dhe qetësia.”, - u shpreh Nishani.

Duke u ndalur në analizën e kriminalitetit, ministri vlerësoi se treguesit flasin për rritje të nivelit të goditjes së krimit, zbulueshmërisë së veprave dhe rritjen e besimit të publikut te policia. “Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. Është bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë, 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj” - theksoi Nishani.

(da.bo/el.me/BalkanWeb)