Dje Edvini i ka përshëndetur socialistët, por edhe miqtë e tij të ngushtë, me një kartolinë që paraqiste një foto nudo. Ai s’ka respekt as për anëtarët e partisë, aq për miqtë e as për zgjedhësit, prandaj ka ripërsëritur lakuriqësinë, si konstanten e tij politike dhe si alternativën provokative që ai do t’u paraqisë shqiptarëve edhe gjatë 2012-s
Kartolina e festës së Vitit të Ri për shqiptarët, nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, është kjo fotografi e një femre nudo. Kjo zgjedhje perverse e radhës, prej tij, është, asgjë më shumë se tregues domethënës, se ai s’ka respekt për socialistët, s’ka një axhendë politike, kërkon të konfirmojë se mbetet i njëjti dallkauk që ka vënë nën këmbë të majtën e po kërkon të mbajë peng edhe të ardhmen e Shqipërisë... Në faqen e tij zyrtare, Edi Rama ka shprehur urimin Gëzuar 2012 për shqiptarët duke vendosur në qendër të një sfondi me dëborë dekorative, foton e një gruaje të zhveshur deri në fund shpinë, vepër artistike e fotografit surrealist Man Ray (njeriu rreze, pseudonim i, të realizuar në vitin 1924 dhe mban emrin “Le violon d’Ingres”. Në këtë vepër “violina e Ingres” 1924, gruaja bëhet objekt ose histori, më shumë se sa një krijesë individuale. Vepra shpreh admirimin e hershëm të Man Ray-t për piktorin neoklasik Ingresin, po aq sa dëshirën e tij për të qesëndisur traditën.Ky artist i sjellë në opinionit publik nga piktori shqiptar Edi Rama, ka një thënie për punën e tij: “nuk i kërkohet kurrë një piktori çfarë peneli përdor ose një shkrimtari çfarë makine shkrimi përdor. Ajo që ka rëndësi është ideja dhe jo makina fotografike”. Duke marrë si çelës fjalët artistit, ne mund të pyesin çfarë ideje kërkon të japë Edi Rama me këtë imazh të sjellë, përpos lidhjes asoçative me daljen e tij nudo në plazhet e Francës? Shprehja e parë që të vjen në majë të gjuhës si nuk hoqi dorë nga këto perversitete. Sigurisht, që është një provokacion i hapur, ndonëse kësaj radhe është shumë i kërkuar, siç ishin nudoja njerëzore gjatës Bienales së Tiranës në 2003-shin. Po, po Edi Rama kërkon me çdo çmim të shpikë sërish veten, duke shkruar editoriale, mesazhe në twitter, dhe një imazh që vlen sa një mijë fjalë.Megjithatë ky imazh kishte vlerë sa një mijë fjalë në kohën kur rryma e surrealizmit kishte një efekt viziv ndër shikues; ndërsa sot ky “provokacion me qëllim” shpall tejhuajësimin e artistit Rama. Ai ka provuar të gjitha, prandaj sot e kanë të vështirë të duket sadopak origjinal, i natyrshëm. Pushteti e ka robotizuar, i ka fikur shqisat, duke e kthyer në një makinë pushteti. gjithçka bëhet për pushtetin.Rikthimi i analfabetizmi emocional është shfaqur ka marrë frenat e Partisë Socialiste, ngase intrigat, kurthet, helmi i skutave, i kompromiseve morale me njerëz të së keqes kërkojnë energji të mëdha për t’u menaxhuar. Sepse kjo është shoqëria borgjeze e sotme shqiptare, e cila Ramës i duket si ajo e Man Ray në 1924, dhe ndaj së cilës ky artist luftonte me dell revolucionar.
Vetiu lind pyetja: po ca mesazhi jep kjo foto nudoje artistike, kur kemi parë dhe nudon jo artistike të Ramës, për shqiptarët në vitin 2011? A është urimi i Ramës për shqiptarët se dhe ju jeni të (gjysmë) zhveshur, ndërsa po bie violina? Dhurata për Vitin e Ri kësaj radhe nga ana e kreut të opozitës është në kartolinë. Kurse vitet e kaluar na kish dhuruar protesta, bojkote, greva urie, demonstrata të dhunshme, djegie makinash, gomash, gjak, etj. Sido që të jetë provokacioni i kërkuar i Ramës për të bërë bujë, që të përflitet, që të adhurohet nga perversët, të kundërshtohet nga moralistët, të pëlqehet nga intelektualët mbetet “një nga të Ramës”. Mjerisht është natyra joserioze e një njeriu transgresiv që mban peng opozitën me hallin e tij të ardhjes në pushtet.
Ja dhe disa reagime nga qytetaret ne disa rrethe te shqiperise.
Burimi: Ora Alb Lajme.
Krijoni Kontakt