Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1

    Thumbs down Ja 55 skandalet e qeverisė nga 2005-2011

    Publikuar te Enjten ne Sot news, 29 Dhjetor 2011 02:00

    Bilanci i qeverisė Berisha nė gjashtė vitet nė pushtet 2005-2011 ėshtė njė bilanc skandalesh, vrasjesh, videosh seksuale dhe korrupsioni, pėrvetėsimi i pasurive publike, sulmesh denigruese me epitetet si; lavire bulevardi dhe horr bulevardi. Sulmet ndaj gjyqėsorit, pandėshkueshmėria, uzurpimi i institucioneve tė pavarura, vjedhja e hapur me tendera, mungesa e transparencės dhe korrupsioni qeveri, janė kthyer nė njė normalitet gjatė gjashtė viteve tė sundimit tė Berishės. Shpėrthimin tragjik i Gėrdecit pa dyshim mbetet njolla mė e zezė pėr qeverisė Berisha, ku korrupsioni shtetėror u mori jetėn 26 personave dhe plagosi rreth 300 tė tjerė. Mė vonė rezultoi se nė kėtė skandal ishte pėrfshirė edhe djali i kryeministrit Berisha. Mė tej skandalet vijojnė me skandalin seksual tė njė ministri nė kabinet e mė pas me marrėveshjen sekrete nėnshkruar me Greqinė pėr “vijėn bregdetare”.

    Aferat vijojnė me trafikun e armėve dhe mė vonė vjedhje e zgjedhjeve tė 2009. Marrėveshja pėr importin e plehrave ishte njė tjetėr skandal i kėsaj qeverise. Tė gjitha kėto afera kurorėzohen me video-skandalin e Ilir Metės dhe me masakrėn e 21 Janarit, ku Garda e Berishės ekzekutoi katėr qytetar tė pafajshėm dhe plagosi me dhjetėra tė tjerė.

    Skandalet e qeverisė Berisha nga Gėrdeci

    1. Shtator 2005. Menjėherė pas krijimit tė kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund tė lejojmė privatizimin e Albtelekom mė shifra tepėr tė ulėta”, tha ai pėr Calik. Por vetėm pak muaj mė vonė, kreu i qeverisė sėrish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. 5 Prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrėdhėnieve me Publikun nė Partinė Demokratike, realizon njė pėrgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha nė zyrėn e Jozefina Topallit. Nė pėrgjime Ngjela akuzon Berishėn: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndėrkohė qė Berisha i pėrgjigjet: tė pėrjashtoj nga partia. Doje tė bėje si Nano me Metėn. Biseda e pėrgjuar mes tyre bėri xhiron e mediave, ndėrkohė qė ky ishte sinjali i parė i pėrgjimeve brenda qeverisė sė PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishės, Dritan Berisha, i punėsuar nė ministrinė e brendshme shkakton njė incident me armė zjarri pėrpara hotel “Dajtit” nė qendėr tė Tiranės nė qershor tė vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndėrhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishės emėrohet nė sektorin e kurrikulave nė Akademinė e Rendit vetėm njė vit mė vonė. Mė pas emėrohet nė diplomaci.

    5. Nėntor 2006. Berisha shpėrblen 250 mijė euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nėnshkroi njė marrėveshje tė fshehtė me forumin e Crans Montanės dhe nė marrėveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, ėshtė miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kėrkoi qė termat e kontratės tė mos publikohen. Kėsti i parė i parave u dha me nėnshkrimin e marrėveshjes.

    6. Shkurt 2007: Pėr shkak tė ndryshimeve nė administratė dhe “fshesės Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua tė paguajė 1 milionė euro pėr tė gjithė ata qė u hoqėn padrejtėsisht nga puna. Ishte vetė Komisioni i Shėrbimit Civil qė zbuloi abuzimet e bėra nė administratė nga ministrat kryesorė tė qeverisė.

    7. 15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorė i jepet firmės “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anėtarit tė kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike dhe botues i gazetės “55”. Ndėrkohė qė menaxherja e “Alpine” ishte njėkohėsisht sekretare e pėrgjithshme e Ministrisė sė Kulturės. Ndėrkohė qė austriakėt e Alpine ishin tė implikuar nė njė proces korrupsioni nė Gjermani.

    8. 28 Shkurt 2007. Pėr shkak tė deklaratave politike, Qeveria humb betejėn me Turqinė nė ekstradimin e Aldo Bares, kapobandės sė Bandės sė Lushnjės. Avokati turk paraqiti para gjykatės sė lartė prova politike, njė spot elektoral tė PD. Qė atėherė e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumė tė kėrkuar, nuk ėshtė kryer.

    9. 25 Prill 2007. Vetėm pak ditė para vizitės sė presidentit tė SHBA nė Shqipėri, George Ė.Bush, pas njė sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorėheqjen nga detyra ministri i jashtėm Besnik Mustafaj. Mes tyre ėshtė zhvilluar njė sherr nė zyrė.

    10. Maj 2007: Qeveria ndėrmerr nismėn pėr miratimin e ligjit “pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” ose atė qė u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vėnia e gjobave nga tatimet nė masėn 15% edhe pse nuk kishte pėr kėtė njė vendim gjykate. Ligjin e kundėrshtoi biznesi dhe opozita dhe pėrfundoi nė gjykatė kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollės “Omiros” nė Korēė. Ministria e Arsimit qė miraton kurrikulat e shkollės miratoi edhe njė tekst historie nė kėtė shkollė greke nė Korēė, duke deformuar historinė e Shqipėrisė. Ēėshtja hapi debate tė shumta nė parlament, opozita kėrkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 Korrik 2007- Qeveria vendos njė gjobė marramendėse ndaj televizionit Top Channel. Bėhet fjalė pėr gjobėn 13 milionė euro, nėn arsyetimin evazion fiskal. Njė rast i paprecedent nė vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjėherė ndėrkohė qė ėshtė ende e vlefshme. Vetėm dy vite mė vonė, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionė lekė, televizionin NEĖS 24, vetėm sepse transmetoi njė spot televiziv tė grupimit G99

    13. 18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierė me armė tė nisura nga Shqipėria nė drejtim tė Armenisė. Tregtia e armėve shkaktoi njė superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjėherė i dėrgoi letėr konferencės islamike pėr penalizmin e Tiranės zyrtare. Armenia nė kėtė kohė ishte nė konflikt tė hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipėrisė si njė akt kundėr Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndėrmarrja Meico.

    14. 29 Gusht 2007: vdes punėtori i katėrt nė minierėn e kromit nė Bulqizė. Menjėherė ministria ndėrpret punėn nė minierė derisa tė plotėsoheshin kushtet. Por duke filluar qė nga viti 2007 e deri mė sot, fabrika nuk ėshtė mbyllur dhe nė Bulqizė kanė humbur jetėn nėn shkėmbinjtė e galerive rreth 30 punėtorė.

    15. 8 Shtator 2007: Mungesė totale rendi nė Gjirokastėr. 100 lazaratas fusin nė komisariat tė gjithė policėt. Djegin edhe godinėn e komisariatit. Shkak u bė vrasja nga forcat renea tė tė kėrkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 Shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve tė Tiranės Flamur Mallkuēi sė bashku me 4 inspektorė tė tjerė. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugėve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugėve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarė tė tjerė tė administratės shtetėrore. Kėrkonin ryshfet pėr fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janė jashtė dyerve tė burgut tė gjithė tė akuzuarit pėr ryshfet gjatė kėsaj kohe.

    18. 28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishės me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijė dollarėsh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare njė ditore dhe kėrkoi qė kontrata tė ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet pėr Tom Ridge. Nė qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtėsisė nė SHBA tė bėnte publike kėtė kontratė.

    19. 9 Tetor 2007: Durrės-Kukės, plas skandali mė i madh financiar i kėsaj qeverie. Kėtė periudhė, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nėn akuzė. Procedurat pėr tenderin nė Shqipėri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisė cuan deri nė heqjen e imunitetit tė Lulzim Bashės. Sipas KLSH, nė raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri nė 232 milionė euro. Firma nis punėn pa pasur njė projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardė euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndėrkohė qė ministri Basha ėshtė pa imunitet dhe ēėshtja e korrupsionit ka mbėrritur deri nė gjykatėn e Lartė. Qeveria, asnjėherė nuk bėri publik projektin dhe kontratėn me firmėn “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka njė faturė tė qartė financiare.

    20. 1 Nėntor 2007: Lulzim Basha, ministėr i jashtėm kėrkon ndryshimin e mandatit tė OSBE: Nga ndėrhyrja tė kalojė tek ekspertiza. Kėrkesa u bė gjatė konferencės sė ambasadorėve nė Tiranė. Debati rikthehet sėrish nė gusht 2008. OSBE i con letėr Lulzim Bashės: duam tė qėndrojmė, s’duam tė ndryshojmė mandatin

    21. 6 Nėntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku nė dorėn e Bamir Topit. Dėshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpėtoftė Shqipėrinė”. Shkarkimi u bė me anė tė votimit me 77 vota pro, 36 kundėr dhe 3 abstenime, tė raportit tė komisionit hetimor tė hartuar nga pėrfaqėsuesit e maxhorancės, qė kėrkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve tė rėnda ligjore gjatė ushtrimit tė kėtij funksioni. Ndėrkohė qė me ardhjen e qeverisjes sė PD, Sollaku dhe bashkėshortja e tij u gjendėn nėn hetim permanent dhe nėn presionin e maxhorancės.

    22. 14 Nėntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vėllain e ish ministrit tė drejtėsisė Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte pėr njė tender te drejtoria e burgjeve. Vetėm njė ditė mė vonė, nė 15 nėntor, jep dorėheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishėn se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 Dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional pėr korrupsionin nė 66 vende. Sipas raportit mė problematike paraqitet Shėndetėsia dhe gjyqėsori, Rreth 80 % e shqiptarėve nuk besojnė tek qeveria.

    24. 10S 2008: Hapet dosja e “Argita Berishės”, vajzės sė kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombėtar ndėrkohė qė vajza e kryeministrit vėrtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit tė saj tregtar. Pas presionit tė medias, Argita Berisha bėn ndryshimin e deklarimeve nė Qendrėn kombėtare tė regjistrimit tė Bizneseve: nė datėn 4 shkurt 2008 figuronte si “shėrbim konsulence dhe avokatie”, ndėrsa nė 8 shkurt u shndėrrua nė aktivitet tė pėrgjithshėm.

    25. 15 Mars 2008: Shpėrthen Gėrdeci, skandali mė i madh korruptiv nė Administratėn Berisha. Njė biznes fitimprurės pėr kompaninė Albademil dhe SAC, por qė nga shpėrthimi i Gėrdecit, humbėn jetėn 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosėn mbi 300 vetė dhe u dėmtuan mbi 4000 prona. Tre ditė mė vonė jep dorėheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndėrkohė qė prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikės. Hetimet njė vjeēare vunėn nėn akuzė 29 persona dhe ēėshtja shqyrtohet nė gjykatėn e Lartė. Korrupsioni i Gėrdecit, dhe dosja hetimore nxorrėn nė pah shumė elementė. Njė ndėr njerėzit qė kishte influencuar nė bėrjen e akteve nėnligjore dhe ligjore qė ēuan nė tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha. Vetėm 38 minuta pas shpėrthimit tė Gėrdecit, Mediu flet nė telefon me djalin e kryeministrit. Ndėrkohė qė tre ditė pas tragjedisė, Shkėlzeni takohet me mediun nė zyrėn e kėtij tė fundit, pak minuta pasi Mediu ishte takuar me Ina Ramėn dhe pak minuta para se tė arrestohej Ylli Pinari. I pėrfshirė nė kėtė aferė rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtė i djalit tė kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisė amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD, i cili kishte bėrė pronare vajzėn e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit nė firmėn “Trans Digging”, e cila ndėrtoi fabrikėn e Gėrdecit. U pėrfshi edhe ish ministri Aldo Bumēi, i cili vendimin e qeverisė qė i hapi rrugėn Gėrdecit ia besoi Shkėlzen Berishės. Denoncuesi kryesor i gjithė kėsaj afere u bė ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, pėr armė tė skaduara nga Shqipėria drejt Afganistanit. MEICO e pėrfshirė nė trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratė nga Pentagoni pėr tė pajisur me armė ushtrinė afgane, nėpėrmjet njė prej njerėzve tė listės sė zezė sė SHBA, Henry Tomei, nėpėrmjet firmės Evdin. Nė pazarin e shitjes sė fishekėve u pėrfshi edhe djali i kryeministrit, pas njė bisede tė regjistruar mes Kosta Trebickės dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se nė kėtė aferė ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neė York Times si njė letėr higjenike, ndėrkohė qė gazetari amerikan nė njė intervistė nė Gazeta Shqiptare tregoi pėr presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi tė pėr marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.

    27. 2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bėn presion gazetės prestigjioze Financial Times qė tė shihte edicionin special nė kėmbim tė reklamave shtetėrore qė duhet tė merrte nga ministritė. Por gazeta nuk pranoi kėtė akord. Specialja botohet pa reklamėn shtetėrore, ndėrkohė qė menaxheri i gazetės Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratėn me kėtė gazetė.

    28. 8 Prill 2008: Qeveria nėpėrmjet ministrisė sė Kulturės paguan 300 mijė euro pėr spot turistik nė CNN. Dokumentet zbuluan qė Pango e bleu spotin katėr herė mė shtrenjtė sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisė me firmėn holandeze, ku CNN merrte 90 mijė euro ndėrsa studioja grafike merrte 210 mijė euro pėr 90 sekonda e 6 ditė xhirime. Ndėrkohė qė ofertat e CNN tė vitit 2006 kishin qenė shumė herė mė tė lira.

    29. 5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e pėrgjithshem tė tatimeve nė administratėn e Sali Berishės. Akuzohet pėr zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset nė arrest shtėpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrėzon kandidaturat e Bamir Topit pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė. Rrėzimi i kėtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar, SHBA, OSBE, dhe Kėshilli i Evropės kundėr praktikave tė ndėrhyrjes sė qeverisė nė institucionet e pavarura.

    31. 11 Korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve pėr pazare nė zonėn e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarė tė hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degės sė PD nė Vlorė. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Nė 2005 kandidoi pėr deputet nė Vlorė pas humbjes u emėrua tė zyra e Kthimit tė Pronave.

    33. 1 Gusht 2008: Qeveria pėrgatit ligjin pėr prokurorinė. Shkakton reagime tė forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione tė forta pėr tė vėnė nėn kontroll prokurorinė. Flet edhe Berisha: Shqetėsimet e SHBA pėr ligjin pėr prokurorinė, njė trillim

    34. 13 Gusht 2008: Filmohen plantacionet e hashashit qė ujiten me autobote shtetėrore. Qeveria dhe policia nuk pranojnė dot dėshtimin nė luftėn kundėr kultivimit tė kanabis sativa.

    35. 26 Gusht 2008: Gjendet 1 kilogramė kokainė nė makinėn e ambasadorit shqiptar nė itali. Skandali nė Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushėriri i parė i Rahman Selmanllarit, shokut tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės, djalit tė kryeministrit.

    36. 13 Shtator 2008: Humb jetėn nė rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen qė denoncoi aferėn korruptive tė Gėrdecit dhe trafikut tė Armėve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisė dhe konkluzionet e njė eksperti amerikan nxorrėn se vdekja e tij nė njė fshat tė Korēės ishte aksidentale, edhe pse nė opinion ky mendim nuk gjeti vend. Mė pas emri i tij u pėrdor pėr luftė politike nga tė dy palėt.

    37. 5 Tetor 2008: Prangoset nė Sarajevė Damir Fazlliē. Nė Shqipėri kishte krijuar firmėn SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit tė jashtėm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi nė QKR tre firma. Ndėrkohė qė te Kompania Rompetrol kishte punėsuar mbesėn e Sali Berishės, shpresa Breēani. U verifikua blerja e tokave nė Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte kėtė si njė park industrial. U akuzua edhe pėr ndėrhyrje nė blerjen e energjisė pėr llogari tė Shqipėrisė nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishės, Flutura Kola i bleu Fazllicit njė kompani nė vlerėn e 1.7 milionė eurove pėr firmėn Croėn Acquisitions. Prokurorėt ndalohen pėr herė tė parė tė pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia pėr t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramėn: Eshtė prokurore e diktaturės. Pasuritė e Fazlliēit po i bllokon mafia.

    38. 1 Shtator 2008: Njė tjetėr skandal nė fushėn e bujqėsisė. Shfaqet pėr herė tė parė misri pa kokrra. Sabotohen tė gjithė fermerėt shqiptarė. Farėn e misit pa kokrra e solli nė Shqipėri Fiqiri Ismaili, qė ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Bashkisė sė Vorės, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas mė shumė se njė jave ankese nga tė gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithė fermerėve. Ndėrkohė, dėshtimi i prodhimit tė misrit nė Shqipėri, favorizoi Serbinė.

    39. 23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipėria. Nė vitin 1996, ka qenė Fondi Monetar Ndėrkombėtar ai qė tėrhoqi nė mėnyrė demonstrative, pėrfaqėsinė e tij nga Shqipėria. Ishte pragu i kolapsit tė piramidave, president i plotfuqishėm i Republikės ishte Sali Berisha dhe ministėr Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njėjta dyshe komandon financat e shtetit, por kėtė herė, ėshtė FMN-ja qė kėrkon tė qėndrojė, ndėrkohė qė Tirana zyrtare nuk duket se synon tė rinovojė marrėveshjet e saj me kėtė institucion financiar ndėrkombėtar. Tė pyetur lidhur me tė ardhmen e lidhjeve tė ngushta FMN-Shqipėri, qė zyrtarisht pėrfundojnė nė janar tė vitit tė ardhshėm, pėrfaqėsuesit e tė dy palėve dje kanė dhėnė pėrgjigje tė kundėrta. Sipas Gerėin Bell, shumė vende tė botės e kanė kėrkuar zgjatjen e mandatit tė misionit tė FMN-sė, sidomos nė periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatė, duke thėnė se qeveria shqiptare ka pėrballuar deri tani situata shumė mė tė vėshtira sesa njė vit elektoral. “Ėshtė njė ēėshtje, qė ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet pėr tė administruar nė favor tė ekonomisė sė vendit situata shumė mė komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kėsaj qeverisjeje, pėr fat tė keq, qėlloi me zhvillime jo fort tė favorshme nė tregun rajonal dhe botėror. Por, menaxhimi i kėtyre situatave ka dėshmuar kapacitete tė mjaftueshme tė institucioneve tė shtetit shqiptar, midis tė cilave edhe qeverisė, pėr t’u pėrballur me sukses me kėto zhvillime. Nėse do tė ketė zhvillime tė tjera, ne do tė jemi tė hapur pėr ēdolloj diskutimi”, - tha kreu i Financave.

    40. 26 Tetor 2008: Qeveria ndėrmerr hapin e miratimit tė njė ligji tė ri pėr lejet e ndėrtimit “Pėr territorin”. Projekti shkaktoi skandal nė zyrat e Bankės Botėrore dhe Kėshillit tė Evropės: Qeveria po cenon autonominė e pushtetit vendor. Jemi kundėr.

    41. 16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunėve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllėn drejtorin e hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme si hetues komunist. “ky ėshtė njė ligj qė prek shtyllėn dhe gjithė shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorėheqjen nga prokuroria, ndėrkohė qė hetonte ēėshtje tė rėndėsishme si Gėrdeci, Fazlliē e Durrės-Kukės. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” njė ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundėr ligjit pėr “dosjet”: shkelet kushtetuta

    42. 29 Janar 2009: Skandali me pronat pėr herė tė parė emri i kryetarit tė grupit parlamentar tė PD Astrit Patozi nė skandalin e “Plazhit tė Gjeneralėve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajės, njėkohėsisht kushėri me kryetarin e grupit parlamentar tė PD.

    43. Shkurt 2009: Shpėrthen skandali i “Jalės”, i implikuar dhėndėri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbėr Malltezi. Bėhet fjalė pėr prishjen e shtėpive tė banorėve nė Jalė nėn argumentin se do tė zbatohej njė projekt i Bankės Botėrore. Por BB sapo mori ankesat e banorėve nisi njė panel inspektimi nė terren pėr tė parė tė gjitha shkeljet, dhe nxori me pėrgjegjėsi njė pjesė tė zyrtarėve tė vet lokalė dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit tė menaxhimit tė bregdetit tė Jugut, dhėndrin e kryeministrit. Ēėshtja hapi debate tė forta nė Parlament.

    45. 29 Prill 2009: Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret nė Tiranė, nė njė takim me krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe qeverisė, nė njė vizitė dy ditore. Berisha dhe Karamalis nėnshkruan marrėveshjen pėr “sheltin detar” qė u konsiderua si skandali i radhės. Marrėveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndėrkohė qė kjo ishte arritja e vetme e kėtij takimi. Sipas koordinatave tė reja tė vendosura mes Shqipėrisė dhe Greqisė, qeveria shqiptare i fali Greqisė rreth 225 kilometra katrorė det. Baraslargėsia e pikave nuk ėshtė ruajtur, ndėrkohė qė pėr kordinatėn 150, fundore, kanė pretendime dhe italianėt. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit tė ushtruar nga media dhe njė pjesė e politikės, nuk kaloi nė legjislaturėn e kaluar parlamentare.

    46. 12 Maj 2009: Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndėrhyrė nė institucionet shtetėrore pėr miratimin e lejes sė ndėrtimit tė njė parku energjetik nė tokat qė kishte blerė pak kohė mė parė miku i familjes, Damir Fazlliē. Nė e-mailet konfidenciale tė Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar pėr shitjen e tokave tė Damir Fazlliē ėshtė diskutuar edhe ndėrhyrja e saj nė disa institucione. Madje ka qenė vetė vajza e kryeministrit ajo qė ka premtuar tė ndėrhyjė nė Koorporatėn Energjetike Shqiptare pėr tė marrė lejen prej saj. Mė pas janė marrė edhe lejet nga Ministria e Energjetikės, Kėshilli i Ministrave dhe sė fundmi, KRT-ja e Durrėsit. Tė gjitha kėto institucione kanė varėsi direkt ose lidhje tė afėrta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon qė ėshtė njė avokate qė nuk ka lidhje me punėn e tė atit, tė gjitha kėto vendime janė nė shkelje tė hapur dhe nė konflikt me detyrėn e tė atit. Madje pėr tė rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kėrkonte 800 euro.

    47. 28 Qershor 2009: Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore tė votės sė 28 qershorit 2009 nėpėrmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpėrfillur tė drejtėn e votės, opozitėn dhe ndėrkombėtarėt. Po hapjen e kutive, qė e kėrkoi opozita pėr dy vite, qeveria do ta bėnte pas 8 Majit, kur u hapėn kutitė pėr tė shpallur fitues Bashėn nė Tiranė.

    48. 27 Nėntor tė 2009: Kryeministri Berisha del jashtė kontrollit. Hedh akuza tė ulėta ndaj Edi Ramės me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama ėshtė mjekuar 10 vite pėr skizofreni dhe ėshtė homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramės se i ėshtė futur nė shtrat Dash Pezės.

    49. Korrik 2010: Shėrbimi Informativ Shtetėror kthehet nė njė mollė sherri mes amerikanėve dhe qeverisė Berisha. Partia nė pushtet tentoi tė miratonte njė ligj nė Kuvend, i cili e kthente SHISH nė njė vegėl nė duart e Berishės. Beteja pėrfundoi me pėrēarjen e mazhorancės dhe mė tėrheqjen e Berishės para se tė humbte pushtetin.

    50. Janar 201: Publikohet video-skandali i Ilir Metės, i cili shfaqet duke i kėrkuar favore Dritan Priftit, pėr koncesione, leje minerale dhe punėsimin e miqve tė tij. Skandali Meta tronditi shoqėrinė shqiptare dhe prodhoj masakrėn e 21 Janarit.

    51. 21 Janari 2011: 21 Janari ėshtė ngjarja mė e rėndė dhe njolla mė e zezė e kėsaj qeveri pas Gėrdecit. Mė 21 Janar qeveria vrau katėr qytetarė tė pafajshėm dhe plagosi me dhjetėra tė tjerė.
    Nė fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarė njeri-tjetrin, mė pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarė brenda rrethimit. Kur u vėrtetua se protestuesit ishin vrarė jashtė rrethimit, Berisha sajoi puēin e shtetit dhe ngriti njė komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit tė Prokurorisė pėr arrestimin e komandės sė Gardės. Refuzimi i Berishės pėr tė dorėzuar komandantėt, shokoi ndėrkombėtarėt. Vetė ndihmėssekretari amerikan i Shtetit reagoi, duke i bėrė thirrje qeverisė tė lejonte zbatimin e urdhrit. Ndėrkohė Berisha sajoi edhe njė komision hetimor, me qėllim pėr tė bllokuar hetimet.

    52. 22. Janar 2011: Pėr vrasjen e tre demonstruesve, tė cilėt ndėrruan jetė qė mė 21 janar, Prokuroria e Tiranės lėshoi gjashtė urdhėr-arreste pėr drejtues dhe punonjės tė Gardės sė Republikės, por policia, duke u mbėshtetur nga Kryeministri i vendit dhe ministri i Brendshėm, nuk ka pranuar t’i zbatojė. Pavarėsisht se fillimisht u tha se urdhrat kishin lapsuse, ato u rregulluan menjėherė nga grupi hetimor, por sėrish nuk u zbatuan nga policia. Madje, disa nga drejtuesit e Gardės u paraqitėn nė polici pėr t’u marrė nė pyetje vullnetarisht, por kur atyre iu kėrkua tė dorėzojnė armėt, nuk pranuan, kėshtu qė prokurorėt e ēėshtjes vendosėn tė mos i marrin parasysh dėshmitė e tyre. Kryeprokurorja Ina Rama, duke gjetur edhe mbėshtetje tė ndėrkombėtarėve, ka kėrkuar herė pas here ekzekutimin e urdhrave tė ndalimit, pasi do tė ndihmonin nė ecurinė e hetimeve.


    53. 28 Janar 2011: Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puēiste pa tė ardhme. Po ashtu Berisha thekson se Bamir Topi ėshtė puēist, ndėrsa kreu i SHISH organizator i grushtit tė shtetit. “Ju garantoj se ata qė flasin pėr ngjarje bulevardi nuk janė gjė tjetėr mė falni pėr shprehjen veēse horra e lavire bulevardi. Tregojnė se janė hienat e prapaskenės se puēit tė rrugės pėr tė cilin duhet tė merreshin jetėt e burrave fėmijėve e vėllezėrve tuaj. Ata tė cilėt mendojnė se nė strofullin ku janė do tė mund tė vazhdojnė kėtė veprimtari i garantoj se i pret ai fund qė meritojnė. Thuaju shqiptareve me ēfarė cilėsie mashtrove se nuk ėshtė bėrė padi, kush ta dha porosinė tė deklarosh se nuk ėshtė bere padi pėr dhunim tė institucioneve kushtetuese. Duhet tė shpjegosh cili tė urdhėroi nga tė erdhi ky urdhėr. Mashtrove edhe nė prani tė njė pėrfaqėsuesi tė vendit mė tė madh nė botė e me mik tė shqiptareve nė botė”, u shpreh Berisha.

    54. 12 Korrik 2011: Gjykata e Lartė rrėzon dy akt-ekspertimet e videos Meta-Prifti, duke pranuar njė nga gjashtė kėrkesat e avokatėve mbrojtės tė ish-zv.kryeministrit. Nė arsyetimin e saj gjykata tha se pranon kėrkesėn paraprake pėr pavlefshmėrinė relative dhe papėrdorshmėrinė, pėrkatėsisht tė akteve proceduriale dhe akteve tė ekspertimit tė pėrpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretėria e Bashkuar, Adrian Philips. Ky ishte skanoi mė i rėndė i drejtėsisė shqiptare. Po ashtu, nė Nėntor tė 201, Gjykata e Lartė ka vendosur qė tė rrėzojė kėrkesėn e Prokurorisė, e cila kishte kėrkuar qė video Meta-Prifti t’i bėhej njė ekspertizė e re, pasi pėrfundimet e tre ekspertėve shqiptarė janė jo profesionale. Kėshtu, gjykata ka lėnė nė fuqi ekspertizėn e tre ekspertėve shqiptarė, sipas tė cilėve, video Meta-Prifti nuk ėshtė origjinale.

    55. Shtator 2011: Gjyqtarja e Gjykatės sė Lartė, Arjana Fullani, bashkė me bashkėshortin e saj, Guvernatorin Ardian Fullani, janė fotografuar teksa hynin nė vilėn e tė pandehurit Ilir Meta nė Gjirin e Lalzit. Zonja Fullani, anėtare e trupės gjykuese pėr ēėshtjen e skandalit Meta, e ka pranuar nė heshtje ekspozimin pro Ilir Metės, duke vėnė nė plan tė parė karrierėn e burrit. Ajo vijon tė mos sqarojė vizitėn nė shtėpinė e tė pandehurit Meta. Kjo lė tė kuptosh se zonja Fullani ka marrė hapur pėrsipėr pafajėsinė e Metės nėpėrmjet shkatėrrimit tė provave, nė kėmbim tė riemėrimint e burrit Guvernator, me anė tė votave tė LSI nė Kuvend. Vizita e ēiftit Fullani nė vilėn e Metės nė Gjirin e Lalzit, konfirmon qartėsisht konfliktin e interesit si dhe pazarin pėr mbylljen e gjyqit. Lobimi i zonjės Fullani pėr tė shkėmbyer nderin nė gjykatė pėr Metėn me riemėrimin e burrit Guvernator, ka rritur shqetėsimin se mos prokuroria kėrkon tėrheqjen e saj nga trupi gjykues si njeri me konflikt interesi. Por me sa duket, organi i akuzės ėshtė implikuar nė manovrat e Gjykatės sė Lartė pėr tė shpėtuar Metėn.
    Revolution 1848

  2. #2

    Prifti, videoja e re me njeriun e Berishės: Pazare skrapi me rusėt

    Video ėshtė ēuar si denoncim nė Prokurorinė e Tiranės.


    Nė njė koment tė postuar online, nė pėrgjigje tė lexuesve tė Shekullit qė kanė komentuar lajmin se pas disa ditėsh do bėhet publike njė tjetėr video, nė qendėr tė sė cilės ėshtė njė nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit, ish-Ministri i Energjetikės, Dritan Prifti, ka shkruar se video ėshtė dorėzuar nė prokurori dhe ai pret qė ajo tė reagojė. Nė rast tė kundėrt, video do bėhet publike.

    “Video ėshtė ēuar si denoncim nė Prokurorinė e Tiranės. Tė shohim ē’do bėjnė prokurorėt. N.q.s ata nuk bėjnė gjė, atėherė do ta bėj publike, qė tė kenė presionin e popullit dhe opinionit publik. Unė s’dua tė bėj estradė dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam ēuar nė Prokurori. Ata tė veprojnė” – u shpreh dje Prifti.

    ***

    Prifti ka konfirmuar ndėrkohė edhe disa hollėsi mbi kėtė video tė tretė tė dhėna dje nga deputeti socialist Erjon Braēe. Ky i fundit, duke komentuar lajmin e djeshėm nė Shekulli mbi pėrmbajtjen e videos sė re, ėshtė shprehur se “kjo video e trete e disponuar nga ish ministri i ekonomisė do te zbardhe nje tjeter aferė korrupsioni”.
    Braēe ka dhėnė hollėsi plus lidhur me pėrmbajtjen e videos qė me sa duket ėhstė regjistruar gjithashtu nė zyrėn e ish-ministrit mes kėtij tė fundit dhe z.Fahri Balliu.

    “Bėhet fjalė pėr skrap, tentuar pėr t’ju shitur me kontratė njė kompanie ruse! Ndėrmjetės ėshtė njeriu i afėrt me Sali Berishėn dhe pėrmbarues i punėve tė Ilir Metes! Ka aty plot pėr tė gjithė, edhe pėr mua, Ilirin dhe ty” – i thotė njeriu i Berishės ish-ministrit Prifti. Ėshtė i njėjti sipėrmarrės qė ndėrtoi barrakėn e Gėrdecit! Prokuroria nuk mund ta falė sėrish! – tha Braēe lidhur me pėrmbajtjen e videos

    ***

    Lajmet mbi tė paktėn dy video tė tjera nisi tė pėrhapej dy ditė mė parė pas pėrfundimit nė Gjykatėn e Lartė, tė ‘seancės Meta’. Disa orė pas gjyqit nė adresat e drejtuesve dhe redaktorėve tė mediave ka mbėrritur njė lajm mbi njė video ku shfaqet Dritan Prifti me njė biznesmen. Lajmi jepte edhe disa hollėsi mbi profilin e biznesmenit nė fjalė, pa pėrmendur emrin e tij, por duke shtuar se “nė ditė nė vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video”. I pyetur nė mbrėmje nga Shekulli rreth kėtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atė njė presion, por pranoi se ka video tė filmuara nga njė kamerė e orės sė murit nė ish-zyrėn e tij. Sipas z.Prifti, njėra nga videot ka si protagonist njė njeri shumė tė afėrt me kryeministrin Berisha. “Ajo ėshtė njė video me z.Fahri Balliu” – tha Prifti pėr Shekullin pas seancės nė Gjykatė.

    ***

    Gjykata ka vendosur qė njė grup ekspertėsh tė rianalizojnė videon Meta-Prifti dhe disa video tė tjera qė mund tė gjenden nė laptopin dhe orėn e murit tė zyrės, tė cilat Prifti i ka dorėzuar si prova nė Prokurori. Nė kėtė etapė tė procesit ka patur shumė rezerva nga Prokuroria, sidomos pėr hedhjen poshtė tė ekspertizės ndėrkombėtare pėr videon Meta (e cila e nxirrte atė autentike dhe pa probleme) si dhe pėr ekspertimin e videove tė tjera, tė cilat nuk janė bėrė publike. Prokuroria ka shfaqur rezerva edhe ndaj tre ekspertėve tė pėrzgjedhur pėr ekspertim, pasi ata nuk kanė asnjė eksperiencė tė lidhur me kėtė punė. Njė prokuror do shoqėrojė gjithsesi ekspertimin e videove pėr tė mos lėnė mundėsin qė ato tė kopjohen ose keqpėrdoren.

    Prifti: Do publikoj njė video me Fahri Balliun

    Pak orė pas pėrfundimit dje nė Gjykatėn e Lartė, tė ‘seancės Meta’ nė adresat e drejtuesve dhe redaktorėve tė mediave ka mbėrritur njė lajm mbi njė video tė regjistruar nga njė kamerė e vendosur nė orėn e murit tė zyrės sė ish-ministrit Prifti. Sipas kėtij e-maili tė botuar mbrėmė edhe nė disa gazeta online, tė cilat ia atribuonin burimin e lajmit Gjykatės sė Lartė, ekziston njė video tjetėr ku shfaqet Dritan Prifti me njė biznesmen, pronar televizionesh. Lajmi jepte edhe disa hollėsi mbi profilin e biznesmenit nė fjalė, pa pėrmendur emrin e tij, por duke shtuar se “nė ditė nė vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video”.

    I pyetur dje nė mbrėmje rreth kėtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atė njė presion nė valėn e presioneve tė shumta qė i janė bėrė gjatė kohės sė gjyqit, por pranoi se ka video tė filmuara nga njė kamerė e orės sė murit nė ish-zyrėn e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist njė njeri shumė tė afėrt me kryeministrin Berisha. “Ajo ėshtė njė video me z.Fahri Balliu. Nėse dėshironi mund ta publikoj brenda tri ditėve” – tha Prifti mbrėmė nė telefonatėn me Shekullin.

    Ekspertėt, 30 ditė kohė pėr videon Prifti-Meta
    Video-pėrgjimi Meta-Prifti

    Flamur Vezaj

    Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė vendosi dje ti japė 30 ditė kohė ekspertėve audio-vizivė pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e video-pėrgjimit Meta Prifti. Seanca e djeshme e procesit me tė pandehur kryetarin e tė Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, u karakterizua nga debate tė shumta mes prokurorisė dhe gjykatės nė lidhje me miratimin apo jo tė tre ekspertėve shqiptarė. Prokuroria kundėrshtoi ekspertėt si tė paaftė ndėrsa gjykata i miratoi me argumentin “mė tė mirė nuk kemi ku tė gjejmė”.

    Pėr pesėshen gjykuese tė kėtij kolegji tė kryesuar nga gjyqtari Ardian Dvorani, nuk ka qenė e lehtė edhe kėtė radhė vendimmarrja, siē nuk ishte pėr mėnyrėn dhe radhėn e marrjes sė provave. “Mes pesė gjyqtarėve, nė dhomėn e kėshillimit kishte debate pėr kėrkesat e prokurorisė, mes tė cilave mungesa e profesionalizmit tė tre ekspertėve tė caktuar nė seancėn e kaluar si dhe pėr kryerjen e ekspertimit tė vetėm USB-sė sė dorėzuar nga deputeti Dritan Prifti. Disa nga pesė gjyqtarėt pranuan kėto kėrkesa tė prokurorisė, por, qė hasėn nė kundėrshtim tė kolegėve tė tyre, tė cilėt me shumicė votash vendosen tė rrėzojnė kėrkesat e prokurorisė”,- thuhet nga burimet e rezervuara tė Gjykatės sė Lartė.

    Ndėrkohė, nga ana tjetėr ishin avokatėt mbrojtės, tė cilėt kėrkuan qė pėrveē se tė pranoheshin tre ekspertėt pėr tė ekzaminuar videon Prifti – Meta, edhe qė ekspertimit t’i nėnshtrohet edhe ora me tė cilėn ėshtė bėrė regjistrimi dhe kompjuteri ku ndodhej videoja. Por, kėto pretendime tė mbrojtjes u kundėrshtuan nga prokurori i ēėshtjes, i cili kėrkoj qė vetėm USB-ja t’i nėnshtrohet ekspertimit. Sipas prokurorit, nė orėn-regjistrues dhe nė kompjuter ka materiale tė tjera, tė cilat nuk bėjnė pjesė nė kėtė shqyrtim gjyqėsor dhe janė sekret hetimor.

    Pas disa debateve mes prokurorit, avokatėve dhe gjykatėsve, kėta tė fundit vendosen tė pranojnė kėrkesėn e avokatėve, pėr tė ekzaminuar tė USB-nė, orėn dhe kompjuterin e deputetit Prifti. Ndėrkohė, nė dhomėn e kėshillimit ky vendim u kontestua, por, nuk u mor parasysh pasi edhe ky vendim u mor me shumicė votash. Gjithashtu, gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore, ajo qė shkaktoi mė shumė debat ishte edhe aspekti profesional i tre ekspertėve tė caktuar nga Gjykata e Lartė nė seancėn e fundit.

    Sipas prokurorisė, ekspertėt Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqirin nuk kanė kualifikimin e duhur pėr kėtė ekspertim, pasi sipas akuzės, i mungon aspektin profesional. “I vetmi ekspert nė Shqipėri qė pėrmbush kriteret e pėrcaktuar nga ligji pėr ekzaminimin e kėsaj video-pėrgjimi ėshtė eksperti Dritan Zoto. Por, ky i fundit ėshtė shprehur nė njė media tė shkruar dhe nuk mund tė caktohet, ēka na lind e drejta pėr tė kėrkuar ekspertė tė huaj”-tha prokurori Bujar Sheshi. Por, ky pretendim i prokurorit u kundėrshtua nga avokatėt, tė cilėt u shprehen se Gjykata e Lartė ėshtė shprehur pėr kėtė ēėshtje, duke caktuar edhe ekspertėt. Pas kėtij debati, ishin po ata gjyqtar qė vendosen rrėzimin e kėrkesės sė prokurorisė, duke pranuar qė tre ekspertėt tė bėnin betimin nė seancėn e djeshme.

    Pas betimit, tre ekspertėt mbajtėn shėnim 18 pyetjet qė i parashtruan avokatėt, prokurori dhe Gjykata e Lartė. Pėr pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve, ekspertėt i kėrkuan togave tė zeza 30 ditė kohė pėr tė kryer ekzaminimin e USB-sė, orės-regjistrues dhe kompjuterit tė deputetit Dritan Prifti. Gjatė kėtij ekzaminimi, ekspertėt do tė pėrshkruajnė nėse zėri dhe videoja ėshtė e montuar dhe pėr tė zbardhur dyshimet e tė vėrtetės sė videos. Nė pėrfundim tė seancės sė djeshme, qė u mbyll nė ora 17:30 minuta kryesuesi i pesėshe gjykuese njoftoi se seanca tjetėr do tė zhvillohet me datė 23 tetor 2011.

    Kush janė tre ekspertėt e video Meta-Prifti

    Ekspertėt e caktuar dje nga gjykata pėr videon Meta-Prifti kanė paraqitur CV-tė e tyre, tė cilat pėrmbajnė punė nga mė tė ndryshmet nga kamerier deri tek punonjės i Sigurimit tė Shtetit, por nė asnjė rast nuk kanė kryer ekspertime tė ngjashme.

    Kėshtu, eksperti Artur Rrahmani ėshtė diplomuar nė shkollėn e lartė tė Ministrisė sė brendshme, dega Sigurim. Ai ka shėnuar nė CV-nė e tij se ka punuar nė Kombinatin Mekanik tė Poliēanit si oficer operativ pėr sigurimin. Rrahmani ka licencė avokati, punon nė njė qendėr pėr mbrojtjen e tė drejtave tė individit dhe ėshtė ekspert kontrolli pėr kartėmonedhat. Ai ka bėrė edhe njė kurs 7 ditor pėr identifikimin me anė tė zėrit.

    Ermal Beqiri, ėshtė drejtor i IT nė Universitetin e Tiranės dhe ka gradėn doktor nė fushėn e sistemeve informatike pėr administratėn e universiteteve. I specializuar nė mirėmbajtje rrjeti dhe krijim programesh ai shėnon se ėshtė i aftė nė negocim me klientėt dhe furnitorėt. Nė vitet 2003-2004 ka qenė i punėsuar si kamerier nė restorantin universitar, ndėrsa nė vitin 2002 ka punuar nė montim garazhesh. Hobi ka notin, futbollin, robotikėn dhe informatikėn.

    Adrian Pollo ėshtė diplomuar pėr inxhinieri elektronike dhe ėshtė autodidakt nė fushėn e kompjuterėve. Nė CV ai shėnon mbi 50 trajnime tė ndryshme 1-2 javore nė Bari tė Italisė, Gjermani etj. Pollo ushtron profesionin e inxhinierit elektronik dhe e vetmja lidhje me videot, sipas CV-sė sė tij, ėshtė “Projektim dhe instalim i sistemeve tė videosurvejimit dhe mirėmbajtjes sė tyre”. Pėr pesė vjet ai deklaron se ka qenė i vetėpunėsuar nė montimin e programeve.

    Burimi: Shekulli.com.al
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Jo nga Shekulli Eurostar,
    Por jane 14 video,te filmuara nga PRIFTI(kuptohet me ndihmen e CIA)
    Nje video eshte,qe perflitet,ku Monika Kryemadhi,Argita Berisha,Dritan Prifti me te Shoqen,Iliri i Lesh e lise,Liri Berisha.......
    Kjo do te jete videoja me skandaloze qe do te jete dhene ndonjeher ne te gjithe boten,nqs Sali Berisha,nuk shkon ne Burg,ose iken pa nam e nishan si NANO..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Dhe ky gjithashtu nuk eshte shkrim i imi,apo nga Gazetat,per te gjithe ata Pro salushit dhe Edushit.............



    FBI: Ilir Meta punėsoi si sekretar tė kėrkuarin pėr trafik dhe vrasje
    Asnjėherė mė parė nė historinė e organeve ligjzbatuese, nuk ėshtė gjendur njė deklaratė e tillė zyrtare ku tė pėrmenden emra apo poste tė politikanėve tė lartė dhe pėr mė tepėr zėvendėskryeministėr dhe kryetar partie. Ka ndodhur pėr vende te botės sė tretė, nė Afrikė apo Azi, po kurrė nė Evropė. Dhe ėshtė pikėrisht shteti mė i fuqishėm i botės qė njeh zyrtarisht si tė pėrfshirė nė njė abuzim tė hapur Ilir Metėn, kreun e LSI-sė, qė tashmė ėshtė i pandehur pėr njė tjetėr ēėshtje.

    Nė deklaratėn zyrtare tė Byrosė Federale tė Investigimit, shkruhet nė kokėn e saj, nė krye, se Almir Rrapo, ėshtė sekretari ndihmės i ministrit tė Jashtėm dhe Zėvendėskryeministrit Ilir Meta. Bėhet fjalė pėr momentin kur u arrestua nė Tiranė, pasi ishte zbuluar. Nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė FBI akuzon Ilir Metėn se ka punėsuar nė njė post goxha tė rėndėsishėm njė njeri tė shumėkėrkuar dhe qė rrezikon mbi 200 vite burgim, deri nė ekzekutim me vdekje.

    Madje dhe nė shpjegimet e brendshme thuhet se “megjithėse i kėrkuar pėr krime nė SHBA, Almir Rrapo nė momentin e ndalimit ishte ndihmėsi i zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm”, thuhet nė kėtė deklaratė qė agjencia po e boton mė poshtė tė plotė pėr lexuesit.

    Materiali i plote

    Manhattan U.S. Attorney Announces Extradition of Senior Aide to Albanian Foreign Minister Charged with Murder, Kidnapping, and Other Racketeering Offenses
    U.S. Attorney’s Office November 24, 2010 Southern District of New York (212) 637-2600


    PREET BHARARA, the United States Attorney for the Southern District of New York, and JANICE K. FEDARCYK, the Assistant Director-in-Charge of the New York Office of the Federal Bureau of Investigation (“FBI”), announced the extradition of ALMIR RRAPO from Albania for his involvement in a racketeering enterprise that engaged in murder, kidnapping, narcotics trafficking, extortion, robbery, arson, obstruction of justice, and interstate transportation of stolen goods. RRAPO was arrested by the Albanian National Police on July 2, 2010, at the request of the United States. At the time of his arrest, RRAPO was employed as the Senior Administrative Assistant to the Deputy Prime Minister of Albania.

    Manhattan U.S. Attorney PREET BHARARA said: “Shortly after ALMIR RRAPO allegedly participated in the brutal murder of Erion Shehu, RRAPO fled to Albania in an effort to escape the American criminal justice system. With the assistance of our international law enforcement partners, we will continue to ensure that individuals involved in international organized crime face justice in the United States, wherever they may be hiding.”

    FBI Assistant Director-in-Charge JANICE K. FEDARCYK said: “Today’s cooperation in the extradition of Almir Rrapo should be a stern message to the murderers, kidnappers, and drug dealers who try to flee prosecution: you can run, but you cannot hide. The FBI will continue to track down these hardened criminals wherever they may be. I am thankful for the cooperation of the Albanian National Police and for all of our law enforcement partners across the globe who work tirelessly to put criminals behind bars, where they belong.”

    According to the 13-count superseding Indictment and other court documents:

    ALMIR RRAPO participated in a racketeering enterprise (the “Krasniqi Organization”) led by brothers BRUNO KRASNIQI and SAIMIR KRASNIQI, which operated in New York, Michigan, Connecticut, and elsewhere. The Krasniqi Organization sought to enrich its members through various criminal schemes, including the trafficking of more than 1,500 pounds of marijuana, and used firearms and violence to protect its power and territory, as well as to instill fear among rival drug dealers and victims. For example, RRAPO and other members of the Krasniqi Organization kidnapped a rival drug dealer at gunpoint, pistol-whipped him, and placed the muzzle of a firearm in his mouth, threatening to kill him if he did not disclose the locations of other members of his narcotics crew. RRAPO and other members of the Krasniqi Organization also murdered ERION SHEHU in a drive by-shooting outside a Queens café as a result of the Krasniqi Organization’s ongoing turf battle with that other narcotics crew.

    RRAPO and other members are charged with homicides, kidnapping, conspiring to distribute more than 100 kilograms of marijuana, drug robbery, extortion, firearms possession and use, and obstruction of justice, among other offenses.

    * * *

    RRAPO is charged with two counts of racketeering, which carry a potential penalty of life in prison; one count of murder in aid of racketeering, which carries a potential penalty of life in prison; one count of kidnapping in aid of racketeering, which carries a potential penalty of life in prison; two counts of narcotics conspiracy, each of which carries a potential penalty of 40 years in prison; one count of Hobbs Act robbery, which carries a potential penalty of 20 years in prison; and two counts of possession and use of a firearm, one of which includes a firearm with a silencer which carries a potential penalty of life in prison with 30 years to run consecutively with any other sentence of imprisonment.

    The case is assigned to U.S. District Judge RICHARD J. HOLWELL.

    Mr. BHARARA praised the outstanding work of the FBI and NYPD in the Joint Organized Crime Task Force in the investigation. He also thanked the Office of International Affairs, United States Department of Justice Criminal Division; the U.S. State Department; and the Albanian authorities. He added that the investigation is continuing.

    Assistant United States Attorneys AVI WEITZMAN and MICHAEL FERRARA are in charge of the prosecution.

    The charges contained in the Indictment are merely accusations, and the defendants are presumed innocent unless and until proven guilty.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e blete gjelin e detit mo..

  6. #6
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Une e dija se babagjyshi i vitit te ri sillte dhurata me thes,ju na keni sjelle nje thes me genjeshtra.Na qenka skandal pse qeveria paguan Tom Ridge per lobim! Ore akoma me oren e Kremlinit do jetoni juve?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bashkia sfidon abuzuesit, treg me cmime reale nė mes tė Tiranės




    TIRANE- Bashkia e Tiranės sfidon tregtarėt e ushqimeve, tė cilėt kanė rritur cmimet e disa artikujve ushqimorė ditėt e fundit. Improvizohet njė treg i hapur me bizneset e shumicės dhe i bėhet thirrje tregtarėve tė ndershėm tė shesin aty. Nė kėtė treg ka qenė sot nėnkryetari i Bashkisė, Edomond Panariti.

    “Tendencat qė u vunė re ditėn e djeshme pėr rritje spekullative tė cmimeve tė artikujve ushqimorė marrin sot njė pėrgigje nėpėrmjet kėtij tregu. Ne ndodhemi sot kėtu tek pazari i vjetėr tradicional i Tiranės. Iu drejtuam tė gjithė tregtarėve tė ndershėm, qė kanė mbajtur sistematikisht marrėdhėnie korrekte me konsumatorėt, duke aplikuar cmime dinjitoze, cmime preferenciale. Kėtyre tregtarėve Bashkia e Tiranės iu vė nė dispozicion qendrėn e Tiranės, iu vė nė dispozicion tregun e pazarit tė vjetėr tė Tiranės pėr tė tregtuar mallrat e tyre nė mėnyrė dinjitoze dhe me cmime konkuruese”, tha Panariti.

    Sipas tij, nė kėtė treg qytetarėt do tė gjenė cmimet reale tė pėrcaktuara nga kėrkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive, qė kanė vendosur tė mbajnė disa tregtarė

    “Ata spekulantė qė synojnė tė mbajnė cmime tė larta do tė jenė tė margjinalizuar. Ky ėshtė tregu i lirė, kėto janė cmimet reale tė pėrcaktuara nga kėrkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive qė dikush tjetėr ka vendosur t’i mbajė”, shtoi ai.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  8. #8
    Kjo tregon pa-fuqine e ligjit nga ana e policise tatimore dhe bashkiake. U dashka ngritur nje treg paralel per te stabilizuar cmimet e tregut, hajde alla shqiptarce hajde

    2500 lek te vjetra kg i kastravecit o brari... le ta mbushe trasten Luli se shqiptaret nuk e blejne dot me rrogat qesharake qe kane apo me "pencionet " per mos te folur per te tjerat pastaj se i del tymi tregut te Lulit dhe Saliut.

    Sa per gjelin, degjova nje fakir mbreme ne edicionin e Klanit se ku e kishin gjetur dhe tha : Kam blere 7 gjela ahhahaha e pabesueshme cfar karagjozesh qe ka shqiperia, ai as nje kofsh pule frigoriferi nuk blente dot me ate paraqitje qe kishte dhe jo me te shpenzonte 350.000 leke te vjetra per gjela
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shisni bemeverat e mercodesat e blini tranguj e gjela..

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    E vetmja gazete e pavarur qe marr per baze une eshte 55.
    Te tjerat genjejne

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •