Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Presidenti i ri i Shqiperise

    Presidenti i ri i Shqiperise.

    Normalisht 60 dite para perfundimit te mandatit te presidentit aktual te Shqiperise, duhet te nise procedura ligjore per zgjedhjen e presidentit te ri.

    Sipas kushtetutes, ne raundin e katert ose te peste, shumica mund ta zgjedhe ate me 71 vota.

    Neni 87

    (Ndryshuar me ligjin nr.9404, datė 21.4.2008, neni 5)


    1. Kandidati pėr President i propozohet Kuvendit nga njė grup prej jo mė pak se 20 deputetėsh. Njė deputet nuk lejohet tė propozojė nė tė njėjtėn kohė mė shumė se njė kandidat.

    2. Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nga Kuvendi. Pėr zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri nė pesė votime.

    Votimi i parė zhvillohet jo mė vonė se shtatė ditė nga fillimi i procedurės pėr zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo mė vonė se shtatė ditė nga pėrfundimi pa sukses i votimit pararendės. Votimi quhet i kryer edhe kur nė konkurrim nuk paraqitet asnjė kandidat. Nė votimin e dytė, tė tretė dhe tė katėrt mund tė paraqiten kandidatė tė rinj, sipas kushteve tė pikės 1 tė kėtij neni.

    3. Presidenti zgjidhet nė votimin e parė, tė dytė ose tė tretė kur njė kandidat merr jo mė pak se tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė votimin e katėrt dhe tė pestė zgjidhet President kandidati qė siguron mė shumė se gjysmėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

    4. Votimi i pestė zhvillohet kur nė votimin e katėrt asnjė kandidat nuk ka siguruar shumicėn e kėrkuar tė votave. Votimi i pestė zhvillohet vetėm midis dy kandidatėve qė kanė marrė mė shumė vota nė votimin e katėrt. Nė rast se ka mė shumė se dy kandidatė me tė njėjtin numėr votash, kandidati qė merr pjesė nė votim caktohet me short.

    Nė rast se pas votimit tė katėrt nuk ka mbetur asnjė kandidat nė konkurrim, pėr kėtė votim mund tė paraqiten kandidatė tė rinj, sipas kushteve tė pikės 1 tė kėtij neni. Kur paraqiten mė shumė se dy kandidatė, votimi zhvillohet midis dy kandidatėve qė kanė siguruar numrin mė tė lartė tė deputetėve propozues.

    5. Nė rast se edhe pas votimit tė pestė asnjė kandidat nuk siguron shumicėn e kėrkuar, ose kur pas votimit tė katėrt pa sukses nuk paraqitet asnjė kandidaturė e re, Kuvendi shpėrndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditėve nga shpėrndarja e tij.

    6. Kuvendi pasardhės e zgjedh Presidentin e Republikės me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij.”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    duhet te jene 84 84 84 84 84 84 84 84 84 84 84 84 vota.
    Ne te kundert ska president,sipas BBEEE-se.

  3. #3
    Presidenti i ri, Kushtetuta shmang ngercin artificial

    Eva Gjura

    Kadilli: Opozita te harroje politiken e bllokimit

    Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli, deklaron se zgjedhja e Presidentit eshte e percaktuar mjaft qarte ne Kushtetute dhe nuk le me vend per asnje lloj interpretimi, ndaj opozita ta harroje mallin e politikes se bllokimit, qe po kerkon te riktheje per zgjedhjen e kreut te shtetit. Deputeti Kadilli, gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se ne Kushtetute eshte e percaktuar saktesisht, sesa deputete duhet te jene ne salle, per votimin e Presidentit dhe sesa vota duhet te marre ne secilin votim kreu i shtetit. Sipas mazhorances nuk qendron aspak pretendimi i disa perfaqesuesve te opozites, te cilet kane deklaruar se PS-ja duhet ta coje per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese, nenin e zgjedhjes se Presidentit, se votimi vetem me votat e mazhorances eshte i pavlefshem, sepse sipas tyre, opozita nuk do te marre pjese ne votimin e Presidentit te Ri dhe, si shembull ata sjellin rastin e zgjedhjes se presidentit ne Kosoves. "Kushtetuta eshte shprehur qarte per ceshtjen e kuorumit, pra numrit te deputeteve prezent ne salle, qe seanca te jete e vlefshme, ashtu edhe per minimumin e numrit te votave, per secilin raund votimi per te zgjedhur presidentin. Kuorumi i seances eshte 71 deputete, ndersa numri i votave per president eshte i qarte per secilin votim. Pra nuk ka asgje per tu interpretuar" eshte shprehur deputeti Kadilli. Sipas tij, zera te deshperuar nga opozita perpiqen te krijojne probleme aty ku nuk ka, duke iu referuar frymes bllokuese dhe kjo eshte edhe me e qarte. Kadilli sqaron se, ndryshimet e bera para kater vitesh ne kushtetute, percaktojne qarte se zgjedhja e Presidentit nuk prodhon me kriza politike apo bllokime qeverisje, duke shuar keshtu perfundimisht zerat e ndonje eksponenti te opozites, te cilet kerkojne te gjejne krize dhe aty ku nuk ka. "Ndryshimet e bera ne me pak se kater vjet kishin si synim heqjen perfundimisht te mundesise qe zgjedhja e Presidentit te kthehej ne nje mekanizem per te prodhuar krize. Pra fryma eshte pikerisht heqja e mundesise bllokuese te opozites. Ate qe po enderron opozita e sotme" eshte shprehur Kadilli. Per deputetin demokrat, Presidenti eshte institucion shume i rendesishem, prandaj kushtetuta synon me tre votimet e para. Deputeti Kadilli thekson se zgjedhja e presidentit i takon mazhorances dhe kjo eshte e thene qarte ne kushtetute ndaj opozita duhet ta harroje idene e politikes se bllokimit. "Tre votimet jane nje mundesi, por kushtetua nuk lejon qe kjo mundesi te kthehet ne bllokim, prandaj jep mundesi mazhorances qe te zgjedhe me votat e saj duke patur dy raunde te tjera votimi, sjellja e opozites sot reflekton mallin, qe ata kane per politiken e bllokimit. Duhet ta harrojne ate" tha Kadilli.

    Alibeaj: PD ka shumicen per zgjedhjen e presidentit

    Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, deklaron se Kushtetuta e Shqiperise eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per interpretim, lidhur me zgjedhjen e presidentit te vendit. Anetari i Komisionit te Ligjeve thote se edhe ne tre raundet e para kur presidenti nuk mund te zgjidhet pa 84 vota, shumica e te pranishmeve ne salle eshte e thjeshte, 71 deputete. Eksperienca parlamentare e vendit, tha Alibeaj ka treguar se si per votimet me shumice te thjeshte ashtu dhe per ato me shumice te cilesuar kuorumi i deputeteve eshte 71 dhe PS-ja nuk do te mund ta bllokoje kete proces as ne vitin 2012. Alibeaj thote se ne kete rast duhet te shtrohet pyetja, A eshte e vlefshme nje mbledhje e seances se parlamentit te Shqiperise me 71 deputet, sepse per te tjerat nuk ka hapesire per diskutim. "Une mendoj se qe pas 1998 e ketej kur kushtetua eshte ne zbatim, sipas rregullores se saj, sipas edhe rregullit universal, i cili eshte, nje organ kolegjial mblidhet dhe funksionon me shumicen plus nje te saj, une mendoj se kjo eshte nje ceshtje e tejkaluar" eshte shprehur Alibeaj. Ai ka sqaruar se, nuk ka asnje krahasim me tekstin kushtetues kosovar dhe atij shqiptare, sepse teksti kushtetues shqiptare eshte percaktuar qarte, se raundet e zgjedhjes se presidentit, sipas kushtetues shqiptare mund te quhen e rezauruar edhe kur nuk ka kandidat jo vetem kaq, por dhe sa raunde jane te percaktuara ne kushtetute. Alibeaj shton se kandidatura e presidentit i perket mazhorances.

    Manjani: Opozita, argumente naive per zgjedhjen e presidentin

    Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Zgjedhore ne LSI, Ylli Manjani deklaron se argumentet e nje pjese te opozites per bllokimin e procesit te zgjedhjes se presidentit jane naive. Ai thekson se opozita duhet te merret me alternativa politike dhe te shpjegoje se perse ka bllokuar integrimin e vendit. "Nje opozite konkrete merret me ofertat politike, nuk merret me nene, pika apo presje. Te kerkosh nje president konsensual, ne rastin e opozites, duhet me pare te kerkosh falje pse ke bllokuar integrimin, te kerkosh falje per mos votimin e Gjykates Administrative. demonstratat dhe per 21 janarin", tha Manjani ne nje interviste per "ABC News". Nga ana tjeter ai ka theksuar se klasa politike duhet te behet e pergjegjshme per zgjedhjen e kreut te shtetit duke u bazuar te Kushtetuta. "Nuk eshte hera e pare qe zgjedhim Presidentin. Me kete Kushtetute, qe kur eshte miratuar jane zgjedhur dy presidente, nuk po perfshije dhe zotin Meidani. Ne te gjithe rastet ka pasur proces politik, pavaresisht vecanerisht qe ka pasur secili prej proceseve kane qene politik. Nuk eshte e ndershme qe t'i vesh pengesa, te nxjerresh pretekste dhe te argumentosh ne menyre naive, sic po tentojne te bejne disa ne kete rast", tha Manjani.

    Percaktimi i Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit

    Kushtetuta e percakton fare qarte zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Zgjedhja e Kreut te Shtetit sipas kushtetutes parashikon 5 votime, te fshehta dhe pa debat nga Kuvendi. Kushtetuta thote se ne tre raundet e para, fiton ai kandidat, i cili merr mbeshtetjen, e perkthyer ne vote, nga tre te pestat e deputeteve. Neni 87 i Kushtetutes, i ndryshuar me konsensusin e mazhorances dhe opozites ne vitin 2008, thote se: "Presidenti zgjidhet ne votimin e pare, te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin e katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit". Pra, ne rast se asnje prej kandidateve nuk merr tre te pestat e votave te deputeteve, ne raundin e kater kreu i shtetit zgjidhet edhe me 71 vota.

    koha jone

  4. #4
    Ore pse kane frike keta politikanet tane te pyesin popullin per disa gjera , po i zgjidhin vete gjoja ne menyra institucionale ? Ja psh bie fjala me referendum, partite do binin rehat dhe nuk do akuzonin njera tjetren sepse do ishte zgjidhje e popullit
    Revolution 1848

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ore pse kane frike keta politikanet tane te pyesin popullin per disa gjera , po i zgjidhin vete gjoja ne menyra institucionale ? Ja psh bie fjala me referendum, partite do binin rehat dhe nuk do akuzonin njera tjetren sepse do ishte zgjidhje e popullit
    Pse? Kushtetuta eshte shume e qarte dhe nuk le vend per diskutim.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pse? Kushtetuta eshte shume e qarte dhe nuk le vend per diskutim.
    Kush e beri dhe miratoi pushtetuten ?
    Revolution 1848

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Kush e beri dhe miratoi pushtetuten ?
    Qenke fantastik! Pushtat e bene dhe e miratuan pushtetuten!

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    nuk e ka fajin formula sesi zgjidhet presidenti,por menyra sesi duhet respektuar Presidenca dhe se si politika duhe te respektoje Presidentin.Presidenti aktual "flet me heshtjen " e tij,nje akt qesharak dhe aspak i denje per nje njeri qe pretendon se qendron mbi palet,ndersa Berisha (ne funksion te njeriut qe nuk e respekton Presidentin) e identifion si "rrugac,horr bulevardi" etj
    Shkurt hesapi politika shqiptare nuk eshte pjekur,por ka pjerdhur! Dhe meren me numrat,jo 84 po 81,apo 71!Nese Bamiri do te ishte zgjedhur nga populli si do te "fliste me heshtjen" e tij? "Ne menyre eksplicite'? ( fraze e Bamirit kjo)
    Nga ana tjeter Berisha do nje "limon" te tijin ne Presidence qe ta shtrydhe kur ka nevoje,ndersa Ed Rama me leksionet eFehmi Abdiut do perpiqet ta coje vendin ne anarki intitucionale.
    Ajo pushtetuta eshte parodi me vete.Ne 1998 PDja bente fushate qe te bojkotohej referendumi per Kushtetuten,ndersa sot Kryetari i PD-se e cileson si ligjin themelor ku ai ka ndertuar shtetin dhe pushtetin.PSja e sotme e shikon Kushtetuten si fajtore qe ata jane ne opozite.Normalisht, te dyja palet e lexojne Kushtetuten me syze partish +- 5.
    Deri me tani si kantidate te mundshem jane Nano dhe Xhozi,por PSja thote se do te hapi konkurs per Presidentin,apo nje lloj tenderi ( se jane mesuar me tendera).Edhe do shitet karigia e Presidentit sic shitet koka e lakres tek tregu fshatar!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    Kjo nuk eshte vote per president
    kjo eshte "vote" per nje "kukull" per tu ulur ne nje karrige te zbukuruar
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Shpresa me zgjedhjen e Bamir Topit president ishte se Shqiperia per here te pare do te kish nje president qe i perket brezit te ri, qe nuk u brumos nen komunizem por ne demokraci. Ndryshe nga presidentet paraardhes, Topi do te sillte nje fryme te re dhe nje kulture te re pune ne institucionin me te larte te shtetit shqiptar, presidencen. Misioni i Topit ishte nje dhe i vetem: reforma ne sistemin e drejtesise, kreu i te cilit presidenti eshte. Sistemi i drejtesise ne Shqiperi ishte dhe vazhdon te jete sistemi me i korruptuar ne vend.

    Harrojeni 21 janarin dhe heshtjen e Topit ne 21 janar. Harrojeni edhe voten per Edi Ramen ne zgjedhjet e fundit qe presidenti hodhi e kamerat filmuan. Po ta gjykojme punen e presidentit vetem per reformat ne drejtesi dhe gjendjen e sistemit te drejtesise, mund te themi me plot goje se ai ka deshtuar ne menyren me te turpshme. Emerimi i tij i kryeprokurores Ina Rama ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, deshmoi se ishte nje vendim i gabuar: Prokuroria deshtoi ne hetimin e te gjitha ngjarjeve me te renda ne vend, si me Gerdecin, si me luften kunder krimit te organizuar, si me 21 janarin, e plot te tjera. Kurse emerimet e presidentit ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne ate te Larte, kane qene njerez ose te afert te tij, ose njerez qe i kane blere keto emerime. Dhe kjo arriti kulmin, kur nje prej gjyqtareve te emeruar nga Topi ne KLD, Kreshnik Spahiu, del hapur kunder ligjeve te aprovuara nga Kuvendi ne publik, ben propagande e fushate politike sensibilizimi ne te gjithe vendin, duke qene kryekeput ne konflikt interesi me postin qe mban si gjyqtar. Nje president qe respekton institucionin e Presidences, dhe nje president me integritet, do ti kerkonte menjehere mbi tavoline doreheqjen Spahiut, e mund te vazhdonte fushatat e tij sensibilizuese si qytetar i thjeshte. Jo vetem qe nuk e beri nje gje te tille, por me e bukura eshte qe gjithe shqiptaret tane kane mesuar qe Spahiu nuk vepron ne koken e tij, vepron ne emer te eprorit te tij, presidentit te vendit!

    Deshtimi i Bamir Topit eshte per te ardhur keq. Ai ishte rasti me i fundit, ne nje seri rastesh te perseritura, qe na mesojne se shpresa tek "brezi i ri" apo "brumi i ri" eshte paksa e ekzagjeruar. Brezi i ri ka perqafuar tashme te gjitha veset e brezit te vjeter.

    Kush do te jete presidenti i ardhshem i vendit?

    Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me konsensus mes PD dhe PS ne 2008, zgjidhi ngercin kushtetues se zgjedhjes se presidentit. Menjehere pas humbjes se zgjedhjeve lokale Rama i ktheu syte nga presidenca. Pasi u konsultua me keshilltaret e tij ligjore, ai u "pendua" qe ra dakord me Berishen ne 2008 per ndryshimet kushtetuese, qe e bejne te mundur zgjidhjen e presidentit pa shkaktuar krize politike. Ndryshimet kushtetuese qe u bene ne 2008, u hoqen nga duart pushtetin krereve te dy kampeve te medha politike per zgjedhjen e presidentit, dhe kete pushtet e kaluan ne Kuvendin e Shqiperise, ashtu edhe sic duhet te jete. Do te jete Kuvendi i Shqiperise ai qe do te zgjedhi presidentin e ardhshem, dhe kushdo eshte i lire te kandidoje, per aq kohe sa siguron votat e duhura ne Kuvend. As Berisha dhe as Rama nuk e kontrollojne dot me procesin ashtu si dikur pasi presidenti nuk do te zgjidhet ne "tavolina te rrumbullkta kafeshesh", por do te zgjidhet ne Kuvendin e Shqiperise, para syve te shqiptareve, dhe me votat e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise. Berisha duke qene kreu i mazhorances, ka vetem nje avantazh, ate te inisiatives pasi ka votat e shumices ne Kuvend. Disavantazhi i Berishes eshte se duhet te emeroje nje kandidat qe eshte i pranueshem jo vetem per opoziten, por edhe per aleatet e tij, sidomos LSI.

    Rama nga ana e tij u perpoq ne menyre te deshtuar per te "korrigjuar gabimin kushtetues" duke dale me idene e "ndryshime te reja te Kushtetutes". Kurse ish-presidentet e deshtuar te Shqiperise, Mejdani, Moisiu e Topi, kane shprehur deshiren qe "presidenti te zgjidhet me referendum nga populli". As kjo ide nuk ka per te fluturuar, pasi shqiptaret, nje nga popujt me te vegjel te Evropes, nuk do ti drejtohen kutive te votimit plot 3-4 here ne pese vjet. I bie qe gati cdo vit ne Shqiperi te behen zgjedhje, qendrore, lokale ose presidenciale.

    Fatos Nano ka hedhur kandidaturen e tij per president, si aksionin e pare te tij politik per te riafirmuar lidershipin e tij ne PS, e per te demtuar pozitat e Rames. Nese Rama refuzon te mbeshtesi kandidaturen e Nanos, njeriut me te votuar nga elektorati i majte ne keto 20 vjet, do ti duhet qe tu shpjegoje elektoratit dhe mbeshtetesve te Nanos ne te gjitha nivelet e PS se pse nuk e ben nje gje te tille. Qellimi i Nanos nuk eshte presidenca, as kreu i PS, qellimi i Nanos eshte shkaterrimi i njeriut qe ai solli nga Franca dhe e beri minister ne qeverine e tij te 1998, qe sot drejton PS.

    Jozefina Topalli nuk e ka fshehur deshiren per tu bere presidente. Ajo e shikon presidencen si nje menyre per te forcuar pozitat e saja ne PD, per ta drejtuar ate pas pensionit politik te Berishes. Ajo ia kish vene syte presidences qe ne 2006, dhe nuk i erdhi aspak mire kur Berisha kete shans ia dha Topit. Nese Topalli do te jete kandidatura e mazhorances per presidente, duke qene kryetare e Kuvendit, Topalli do ta kete me te lehte per te lobuar voten e deputeteve te se majtes. Berisha nuk deshiron te humbi Topallin nga Kuvendi, pasi ajo ka qene e suksesshme per te avancuar agjenden e qeverise ne Kuvend. Gjithashtu, nese Totalli zgjidhet presidente, do te thote e kryetari i ardhshem i Kuvendit nuk do te jete nga PD, por nje prej deputeteve te aleateve, LSI.

    Eshte pozitiv fakti, qe si Nano, si Totalli e kane bere publike tashme deshiren e tyre per te kandiduar per president. Ne ditet ne vazhdim, keta te dy do te vijojne fushaten e tyre per te numeruar vota ne Kuvend, ne favor te tyre. Kete do ta bejne me emisaret e tyre dhe do te krijojne panik ne rradhet e aleateve te Berishes dhe ne rradhet e opozites. Shanset jane qe te dy keta kandidate do te marrin nje shans per tu votuar ne Kuvend, dhe shanset jane qe te dy nuk do te arrijne dot votat e duhura. Kjo ka per te bere qe Berisha te dali me nje "kandidat konsensual" qe eshte nje figure e mirenjohur dhe e pakonsumuar ne politike.

    Lajmi i mire kesaj rradhe eshte qe presidenti i ardhshem do te zgjidhet ne Kuvend e nuk do te kete krize politike. Lajmi i keq eshte se shanset jane, qe edhe presidenti i ardhshem, nuk do te jete i afte te reformoje sistemin e drejtesise, pasi do te jete nje figure ceremoniale, nje njeri jo i investuar ne jeten politike te vendit.

    Shqiperia me shume se kurre ka nevoje per nje president serioz dhe te forte: nje president qe gezon mbeshtetjen e shumices absolute ne Kuvendin e Shqiperise, si te mazhorances edhe te opozites. Misioni i tij duhet te jete nje dhe i vetem: reformo sistemin e drejtesise. Te emeroje ne krye te Prokurise se Pergjithshme nje prokuror profesionist dhe te afte. Te pushoje nga detyra te gjithe gjyqtaret e korruptuar qe sot jane ulur ne majat e sistemit tone te drejtesise.

    Shqiperia ka nevoje edhe per nje president qe nuk eshte shurdh-memec. Kur presidenti shikon shkelje te kushtetutes, apo shkelje te rregullave te lojes politike si nga pozita, si nga opozita, ai duhet te kete kurajon qe te flasi hapur e publikisht, duke bere keshtur detyren. Eshte kthyer ne nje tradite te keqe ne ate institucion, kjo ideja se "presidenti qendron mbi partite politike", qe per ta nenkupton se presidenti nuk duhet te flasi hapur publikisht kunder qendrimeve te gabuara te pozites apo opozites. Harrojne qe shqiptaret nuk kane nevoje per nje president kukull, por per nje president qe mbron kushtetuten dhe interesat e gjithe qytetareve te atij vendi.

    Per mua, kandidati i pershtatshem per postin e presidentit, eshte ose nje shqiptar qe ka mbaruar jashte Shqiperise shkollen e avokatise dhe ka vite pune ne profesion, ose nje gjykates qe ka bere karriere dhe gezon respektin e gjithe homologeve te tij ne Shqiperi. Reformimi i sistemit me te korruptuar ne vend, atij te drejtesise, nuk eshte nje sipermarje e vogel apo e lehte. Prandaj eshte e rendessihme qe njeriu ne krye te ketij sistemi, te jete i paperlyer, profesionist dhe me eksperience.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-01-2012 mė 00:43

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •