Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Cfare eshte komunizmi :

    nje sistem i ndertuar mbi varferine dhe injorancen e popullit, nje sistem qe jetonte ne kurriz te populli dhe qe mundeheshe te mbijetonte vetem duke shperqendruar vemendjen nga alternativat ndaj ketij sistemi te krimbur. Dhe kete e bente duke perdorur menyra te ndryshme, ne radhe te pare dhuna psikologjike

    ja psh :

    “Unë nuk po hyj këtu për akuza personale, se e vërteta është se ti që flet nga vendi, mund të të bëj fytyrën më të zezë se lëkura e këpucës, sepse të njoh që nga fëmijëria e deri më sot. Ti e din mirë që unë të njoh mirë ty, të njoh mirë unë ty si je rritur, ku je rritur, çfarë fëmijërie ke pas dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti, këtu në këta deputetë, për fatin tënd të keq, ti je ai që më ka rastis të të njoh më mirë, në çdo rrethanë të jetës tënde”

    Ose psh :

    “Dëgjo këtu ti, ka një kushtetutë ky vend, dhe Parlament me shpifje nuk sheh ti, a më kupton. Dije mirë, unë kam një durim, por i bindur të jesh ti se unë ta mbyll gojën ty në mënyrën më ekzemplare…..”

    …..ne radhe te dyte dhuna fizike

    1.

    2.

    Aktori i madh, ai qe qendron ne krye shquhet per retoriken e tij populiste, nje te folur me sllogane, e folur e cila perqendrohet vetem tek nje kategori e caktuar njerezish, dhe ka si qellim te shperqendroje vemendjen nga realiteti dhe nga alternativat.

    Ja psh :

    Ne kete kuader, ka theksuar me tej Kryeministri, qeveria do te pergatise ligjin atomik, sipas standardeve nderkombetare, do te ngreje strukturat e kerkuara dhe procedurat e duhura. Per kete qellim, qeveria do te konsultohet dhe bashkepunoje ngushte me Agjencine Berthamore te Vjenes. Me tej, Kryeministri u ka bere me dije perfaqesuesve, se Shqiperia do te vazhdoje te nenshkruaje te gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese, te panenshkruara akoma; se Shqiperia do te krijoje te gjitha instancat rregullatore sipas standardeve te komisionit te energjise atomike te sigurise nukleare, te sistemit te kontrollit dhe inspektorateve te sigurise. Bashkepunimi i qeverise, ka vijuar me tej Kryeministri me instancat perkatese te Bashkimit Evropian, do te jete i pandare. Qeverisa shqiptare e konsideron energjine berthamore si pjese te diversifikimit te burimeve energjetike te saj. Ajo synon qe ne te ardhmen ta ktheje Shqiperine ne nje qender prodhuese dhe eksportuese te energjise ne rajon.


    Dhe vijojme me tej:

    “E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve. Një lajm tjetër shumë pozitiv vjen për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë.”


    Keto karakteristika I kane vetem ata per te cilet pushteti eshte jetik, dicka qe duhet kapur me cdo mjet, dhe qe po me cdo mjet duhet mbajtur. Gjynah ky popull!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te perdorim llogjiken tende, shteti shqiptar nuk duhet te kish nxjerre fare te burgosurit politike nga burgu ne 1991, as te internuarit neper kampet e internimit te shtrira ne gjithe territorin e vendit. Shteti sot nuk do te demshperblente te gjithe te persekutuarit qe bene vite burgu pa te drejte, dhe nuk duhet t'ia ktheje pronen pronarit, prone qe ia mori me dhune 70 vjet me pare. Perse duhet te jete shteti demokratik pergjegjes per veprimet e shtetit komunist, apo jo? Sepse keto te dyja nuk jane te ndara. Eshte nje shtet, eshte nje vazhdimesi ne histori, ashtu sic eshte i njejti popull qe jetoi nen komunizem, qe jeton edhe sot ne demokraci. Keto nuk jane dy planete paralele qe nuk puqen ndonjehere me njeri-tjetrin, jane nje planet, nje popull, dy kohera dhe dy ideologji te ndryshme.

    Arsyeja perse shteti e ka per detyre ta beje kete gje eshte se duke e bere kete gje, shteti merr mbi supe barren e vete te fajit e pergjegjesise. Duke e bere kete gje, e largon fajin e pergjegjesine, e shfajeson deri ne nje fare mase, te gjithe njerezit e thjeshte vegla te atij rregjimi qe u implikuan ne krim. Mos harro, qe te gjithe te persekutuarit e atij rregjimi, te gjithe viktimat e tij, me ate letren e pafajesise ne dore, mund ti drejtohen gjykatave shqiptare, per te ngritur padi ndaj gjithe atyre njerezve qe i torturuan e dhunuan ne emer te atij rregjimi. Kane cdo te drejte ta bejne kete gje, pavaresisht se shume pak prej tyre kane bere nje gje te tille.

    Shteti e ka per detyre te kerkoje falje, ne menyre qe te qetesoje shpirtrat e gjakrat ne shoqerine shqiptare. Xhelatet e komunizmit nuk kane vdekur, jane ende gjalle. Viktimat e atyre xhelateve i njohin se kush jane. Nese ne vend nuk ka shtet e ligj qe merr hapat e duhura per te paqetuar gjakrat, dhe te bejne paqen me te shkuaren e hidhur, keta njerez heret apo vone do ti kthehen rruges se vetegjyqesise. Dhe kjo eshte dicka qe duhet shmangur.

    Ajo qe duhet te mbani parasysh eshte se helmi i se kaluares po helmon sot brezat e rinj te shqiptare. Ka sot 20 vjecare, qe nuk kane jetuar asnje dite te tyre nen komunizem, qe po rriten me te njejten fryme urrejtje dhe me te njejten indoktrinim e mentalitet komunist si gjysherit e baballaret e tyre te papenduar per krimet e tyre. Nje njeri qe ka kryer krime te tilla, qe jeton 20 vjet ne liri e demokraci, kohe mese e pershtatshme kjo per tu penduar, dhe nuk e ben nje gje te tille, nuk meriton as respekt e as meshire. Keta jane demone-njerez. Sic e thashe edhe me lart, ishte normale per njerez te pafajshem te ktheheshin ne vegla te atij rregjimi e te implikoheshin ne krimet e tij. Ajo qe nuk eshte normale eshte qe sot te mos ndjesh pendim per krimet e bera ne kurriz te bashkeqytetareve te tu te pafajshem.

    Nuk me dhimbsen gjysherit e baballaret komuniste qe ia kane shitur shpirtin e tyre djallit. Me dhimbsen niperit e mbesat e tyre, qe po trashegojne krimet e baballareve e gjysherve te vete qe asnjehere nuk u penduan per to.

    Albo
    Pershendetje Albo dhe me pelqen qendrimi yt ne kete teme!

    Eshte e kote qe te perpiqemi t'ju mbushim mendjen atyre qe nuk e njohin institucionin e faljes, sepse nje jete jane rritur, edukuar dhe plakur me urrejtje.

    Pyeti dikush me perpara, se pse perdore per paralelizem nje parti serbe!

    Ku qendron e keqja! Falja tregon force dhe ai qe shprehet se duhet kerkuar falje, tregon force morale.

    Pse ne nuk e kemi kete force morale edhe kur eshte falja per tju kerkuar falje bashkeatdhetareve te tu?

    A nuk u duhet kerkuar falje atyre mijera shqiptareve qe u vrane, u varen, u mbyllen neper burgje mesjetare, u torturuan, u perndoqen, u detyruan te lene shteite dhe atdheun, u detyruan te vdosnin rrugeve te botes pa patur qofte edhe nje kontakt me te afermit e tyre, per ata bij e bija qe u rriten neper kampe pa i njohur prinderit, per grabitjen e dhunshme te pronave, per rrethimin e Shqiperise me tela me gjemba, per ideologjizimin kriminal te jetes, per propaganden e çmendur, per luften e pashembullt te klasave, per mijera jete rinore qe u lane pa shkolle per aresye politike, per mijera jete rinore qe u nxine pa krijuar familja nga biografia, per lenjen ne varferi dhe mejrim total te shumices dermuese te shqiptareve, per ndarje te perjetshme me shqiptaret ne rajon, per nje sherbim sekret kriminal dhe ne sherbim te ideologjise se çmendur, per per sa e sa aresye te tjera!

  3. #33
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pershendetje Albo dhe me pelqen qendrimi yt ne kete teme!

    Eshte e kote qe te perpiqemi t'ju mbushim mendjen atyre qe nuk e njohin institucionin e faljes, sepse nje jete jane rritur, edukuar dhe plakur me urrejtje.
    Një prej "atyre" ka shumë mundësi që të jesh edhe Ti.
    Kjo është e bukura e virtualitetit që ai që duhet të kërkojë falje më shumë se të tjerët bërtet më fort se të tjerët që ti kërkojnë falje.
    Me ç'kuptoj unë moshën e ke, i arsimuar je (këtë përshtypje më lë mua) dhe Partia e donte mbrapsh "investimin" që bënte.

  4. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pershendetje Albo dhe me pelqen qendrimi yt ne kete teme!

    Eshte e kote qe te perpiqemi t'ju mbushim mendjen atyre qe nuk e njohin institucionin e faljes, sepse nje jete jane rritur, edukuar dhe plakur me urrejtje.

    Pyeti dikush me perpara, se pse perdore per paralelizem nje parti serbe!

    Ku qendron e keqja! Falja tregon force dhe ai qe shprehet se duhet kerkuar falje, tregon force morale.

    Pse ne nuk e kemi kete force morale edhe kur eshte falja per tju kerkuar falje bashkeatdhetareve te tu?

    A nuk u duhet kerkuar falje atyre mijera shqiptareve qe u vrane, u varen, u mbyllen neper burgje mesjetare, u torturuan, u perndoqen, u detyruan te lene shteite dhe atdheun, u detyruan te vdosnin rrugeve te botes pa patur qofte edhe nje kontakt me te afermit e tyre, per ata bij e bija qe u rriten neper kampe pa i njohur prinderit, per grabitjen e dhunshme te pronave, per rrethimin e Shqiperise me tela me gjemba, per ideologjizimin kriminal te jetes, per propaganden e çmendur, per luften e pashembullt te klasave, per mijera jete rinore qe u lane pa shkolle per aresye politike, per mijera jete rinore qe u nxine pa krijuar familja nga biografia, per lenjen ne varferi dhe mejrim total te shumices dermuese te shqiptareve, per ndarje te perjetshme me shqiptaret ne rajon, per nje sherbim sekret kriminal dhe ne sherbim te ideologjise se çmendur, per per sa e sa aresye te tjera!
    dydrins, mos sill pseudo-argumenta te ketilla, qe te bien si bumerang.

    sipas logjikes tende, shteti komunist e paska bere punen e vet "shembullore", sepse i liroi te gjithe te burgosurit politik dhe gulaget i beri te "lira" per nga internim-degdisja.

    Edhe kufijt i hapi me ne fund shoki ramiz, edhe detrat, deri edhe ambasadat i lejoi te mbushen e ti "shporre jashteqitjet", e te tjera veprime qe u kryen nen kujdesin e dores se ngrohte punisto-sigurimse".

    falja duhet kerkuar se pari nga ai ish-komunist nomenklaturist qe eshte ende kryeminister. pajk.

    rrnoft partia, desht me thane, por atij fryma i ishte mbarue ...

  5. #35
    Anekend botes jane me qindra-mijera varre shqiptaresh, te cilet u detyruan te largohen nga atdheu me dhune dhe vdiqen me shpirt e zemer te plasur.

    Vijne e shkojne presidentet, kryeministrat dhe te gjithe qeveritaret tane ne Washington, New-York, Bruksel, Paris etj, por deri sot asnjeri prej tyre nuk ka bere as edhe nje gjest njerezor, per te shkuar e per t'ju perulur para varrit e per ti thene "Na fal!

    Ende varret e tyre shihen me frike dhe ende ne ndergjegjen e tyre rendon frika e pushtetit te luftes se klasave, e cila i armiqesoi shqiptaret deri ne gen.

    Do te ishte gjest falje dhe shenje njerzilleku, nese ata do te rrinin ne heshtje qofte edhe 1 minute te vetme!

    Dikur per Leninin ndenjen 5 minuta, ndersa per Stalinin gjunjezuan ne mes te Tiranes, gjithe shqiptaret!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •