Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Perse te kerkojne falje komunistet shqiptare qe u vune ne sherbim te atij rregjimi, e kryen krime ndaj bashkeqytetareve te tyre per llogari te atij rregjimi? Komunistet shqiptare jane aq te zgjuar, sa shkojne drejt ferrit me nje shpirt te ngurtesuar, dhe u lene trashegimi femijeve, niperve e mbesave te tyre, te tera mekatet e tyre.

    Historia dhe Perendia nuk do te kene meshire per kujtimin e tyre.

    Albo

  2. #22
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    More vec le te punojne tash e tutje mire, se skan nevoje me kerku falje hic.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #23
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Perse te kerkojne falje komunistet shqiptare qe u vune ne sherbim te atij rregjimi, e kryen krime ndaj bashkeqytetareve te tyre per llogari te atij rregjimi? Komunistet shqiptare jane aq te zgjuar, sa shkojne drejt ferrit me nje shpirt te ngurtesuar, dhe u lene trashegimi femijeve, niperve e mbesave te tyre, te tera mekatet e tyre.

    Historia dhe Perendia nuk do te kene meshire per kujtimin e tyre.

    Albo
    Pse nuk kerkon falje Sali Berisha? Edhe ai komunist ka qene. Madje me shume se komunist ka qene antar partie.

  4. #24
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    More vec le te punojne tash e tutje mire, se skan nevoje me kerku falje hic.
    Ne shqiperi o z. Gogi, qeveria nuk e mendon veten ne rolin e sherbetorit (as qe mund ta imagjinoje) te popullit qe e ka zgjedhur. Jo perkundrazi, keta qeverisjen e shohin si mjet per te zhvat dhe mbush xhepat.

    Psh ti ke degjuar per punen e gerdecit, qe u vrane me dhjetra femije, afere ne te cilen kishte dore drejtepersedrejti familja e kryeministrit. Femije qe merren me cmontim municioni. Dhe me e keqja ne burg futen nja dy tre veta qe nuk kishin pergjegjesi e nga ana tjeter pergjegjesit kryesor livadhisin te lire..

    Po a ka me turp se kjo, te permendet emri i djalit kryeministrit ne pislliqe te tilla?

    Po edhe sikur te mos permendet, a ka me turp se te futen fmije te vegjel dhe njerez te pakualifikuar ne demontim municionesh, dhe ku? ne nje nga zonat me te banuara te shqiperise.

    Keto jane gjera qe duhet te kerkosh falje. Une do kerkoja falje per vete.. do thoja me falni...por ky skerkon falje se ky i ben vete keta pazarlliqe..

    Vdiqen kater fmije te vegjel para ca muajsh, vitin qe shkoj ne Durres, sepse ishin lene ne meshire te fatit nga i jati dhe shteti..u dogjen brenda nje ksolle..keta se vrasin mendjen per gjera te tilla.

    Ti ne shqiperi mund te gjesh, me qindra makina qe hyn e dalin ne tirane, ku drejtuesit e tyre kane arme..plagosje e vrasje perdite..me armet e 97..

    Asgje spo bejne per mbledhjen e armeve..qe vete u be sebeb te perfundojne ne duart e popullit...

    Pyje qe priten dita dites, dhe shkaterrim total i natyres dhe lumenjve..keta jane risorse natyrore qe kane kosto te pacmueshme..do i vuajm prapa pasojat..

    Policia eshte katandis si mos me keq..rrahin te ngratit, ata qe nuk kane krah dhe struken para krimineleve me x5 e porsche chayen..

    Ky eshte shteti i jon modern demokratik o z.gogi

  5. #25
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    S'ja vlen te pergjigjesh se pastaj te shuajne komentet! Pune pa bereqet!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Pse nuk kerkon falje Sali Berisha? Edhe ai komunist ka qene. Madje me shume se komunist ka qene antar partie.
    Berisha duhet te kerkoje falje, jo ne emer te tij, por ne emer te shtetit shqiptar, te cilin e perfaqeson sot. Te gjitha krimet e kryera ndaj shqiptareve gjate viteve te komunizmit, ishin krime te sponsorizuara nga shteti komunist, pavaresisht se veglat e perdoruara ishin shqiptaret qe u vune ne sherbim te rregjimit.

    Berisha duhet te dali para kamerave e te kerkoje falje ne emer te shtetit shqiptar. Gjithashtu, nje rezolute e tille duhet te votohet ne Kuvendin e Shqiperise, ku perseri institucioni demokratik u kerkon falje shqiptare per 50 vitet e shtetit diktatorial. Te njejten gje duhet te bejne edhe te gjitha institucionet e tjera te vendit, presidenca, prokuroria e gjykatat qe u vune ne sherbim te atij rregjimi. Kjo nuk eshte e rendesishme vetem per historine, kjo eshte e rendesishme pasi vetem ne kete menyre ai komunisti i thjeshte qe i lau duart me gjak te pafajshem me urdher te Partise, do te pendohet per krimet e kryera ne emer te atij rregjimi.

    Dhe duhet te besh dallimin mes nje komunisti te thjeshte, qe nuk ishte i perlyer ne makinerine e frikshme te krimit komunist, me njerezit qe spiunonin e rrenonin jeten e njerezve te pafajshem. Apo ata njerez qe kane vrare, pushkatuar, varrosur te gjalle njerez ne emer te rregjimit, dhe sot e kesaj dite heshtin kur viktimat e familjeve te viktimave kerkojne eshtrat e te afermeve te tyre.

    Shume kollaj mund te arrish ne perfundimin qe te gjithe shqiptaret qe jetuan ne ate periudhe ishin viktima. Si ata qe ishin ne pushtet apo vegla te pushtetit, edhe ata qe u persekutuan nga ai rregjim. Te paret humben shpirtin e tyre, ia shiten djallit. Te dytet humben jeten e vitet e tyre te rinise. Por ajo qe nuk mund te pranohet, dhe qe eshte e denueshme moralisht eshte heshtja e njerezve qe drejtuan ate rregjim apo qe kryen krime per llogari te atij rregjimi, edhe tani, 20 vjet pas renies se komunizmit. Per keta njerez te liq, demone-njerez, nuk ka shprese, pasi keta nuk kane goje te dalin e shfajesohen qe i kryen ato krime me urdher te rregjimit. Nese vertete ndihen keq per ate qe kane bere, do te thyenin heshtjen, do te ndihmonin familjet e viktimave per te gjetur eshtrat e te vdekurve, e do te kerkonin falje per mekatet e tyre. Keto mekate te tyre, do t'iu rendojne femijeve, niperve e mbesave te tyre, pasi ka drejtesi njerezore, ka edhe drejtesi Perendie.

    Mire atehere qe ju shtrengonte rregjimi komunist qe te benin krime te tilla, po sot ne liri kush ju shtrengon qe te kerkoni falje publike per krimet tuaja?

    Albo

  7. #27
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Exxon Lexo Postimin
    S'ja vlen te pergjigjesh se pastaj te shuajne komentet! Pune pa bereqet!
    Shumë drejt dhe më vend e thua. Disa cenzurohen dhe kërkohen shkrimet e tyre me lupë...!

    Shqipëria është vendi më kontraverz politikanësh në botë: këtu çfarëdo gabimi që të bësh, kur të vdesësh, nuk të lënë në kori, por të bëjnë “atdhetar”, sikur që është rasti i Sali Berishës!

  8. #28
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Berisha duhet te kerkoje falje, jo ne emer te tij, por ne emer te shtetit shqiptar, te cilin e perfaqeson sot. Te gjitha krimet e kryera ndaj shqiptareve gjate viteve te komunizmit, ishin krime te sponsorizuara nga shteti komunist, pavaresisht se veglat e perdoruara ishin shqiptaret qe u vune ne sherbim te rregjimit.

    Berisha duhet te dali para kamerave e te kerkoje falje ne emer te shtetit shqiptar. Gjithashtu, nje rezolute e tille duhet te votohet ne Kuvendin e Shqiperise, ku perseri institucioni demokratik u kerkon falje shqiptare per 50 vitet e shtetit diktatorial. Te njejten gje duhet te bejne edhe te gjitha institucionet e tjera te vendit, presidenca, prokuroria e gjykatat qe u vune ne sherbim te atij rregjimi. Kjo nuk eshte e rendesishme vetem per historine, kjo eshte e rendesishme pasi vetem ne kete menyre ai komunisti i thjeshte qe i lau duart me gjak te pafajshem me urdher te Partise, do te pendohet per krimet e kryera ne emer te atij rregjimi.

    Dhe duhet te besh dallimin mes nje komunisti te thjeshte, qe nuk ishte i perlyer ne makinerine e frikshme te krimit komunist, me njerezit qe spiunonin e rrenonin jeten e njerezve te pafajshem. Apo ata njerez qe kane vrare, pushkatuar, varrosur te gjalle njerez ne emer te rregjimit, dhe sot e kesaj dite heshtin kur viktimat e familjeve te viktimave kerkojne eshtrat e te afermeve te tyre.

    Shume kollaj mund te arrish ne perfundimin qe te gjithe shqiptaret qe jetuan ne ate periudhe ishin viktima. Si ata qe ishin ne pushtet apo vegla te pushtetit, edhe ata qe u persekutuan nga ai rregjim. Te paret humben shpirtin e tyre, ia shiten djallit. Te dytet humben jeten e vitet e tyre te rinise. Por ajo qe nuk mund te pranohet, dhe qe eshte e denueshme moralisht eshte heshtja e njerezve qe drejtuan ate rregjim apo qe kryen krime per llogari te atij rregjimi, edhe tani, 20 vjet pas renies se komunizmit. Per keta njerez te liq, demone-njerez, nuk ka shprese, pasi keta nuk kane goje te dalin e shfajesohen qe i kryen ato krime me urdher te rregjimit. Nese vertete ndihen keq per ate qe kane bere, do te thyenin heshtjen, do te ndihmonin familjet e viktimave per te gjetur eshtrat e te vdekurve, e do te kerkonin falje per mekatet e tyre. Keto mekate te tyre, do t'iu rendojne femijeve, niperve e mbesave te tyre, pasi ka drejtesi njerezore, ka edhe drejtesi Perendie.

    Mire atehere qe ju shtrengonte rregjimi komunist qe te benin krime te tilla, po sot ne liri kush ju shtrengon qe te kerkoni falje publike per krimet tuaja?

    Albo
    Shteti eshte dicka konvencionale, te pakten kjo eshte ideja themelore dhe baza e ideve mbi formimin e shtetit. Duke qene dicka konvencionale dhe shprehes i vullnetit te klases drejtuese nepermjet organeve te shterngimit, nuk i takon shtetit aktual si institucion te kerkoje falje per krimet e te kaluares. I mungon distanca historike, eshte njelloj sikur te fajesosh kishen e diteve te sotme per krimet e mesjetes. Falje duhet te kerkojne ata qe paten mundesi te falin dhe te shpetojne njerez nga marrezia e diktatorit, ata qe per hire te nje posti, apo te dickaje tjeter flijuan te tjeret.

    Thone e kishte pyetur derrasa gozhden pse me ngulesh? Dhe gozhda i kishte then pyet cekicin lart qe me bie. Pra pranojme qe ka pas dhe viktima qe hyn ne valle dhe qene te dobet dhe frikacake te dalin..por te behesh antar partie eshte icik me tutje se kjo.

    Sali Berisha, duhet te kerkoje falje ne emer te Sali Berishes. Si pinjoll i denje i barbarise komuniste, nen masken e demokracise, akoma sot e kesaj dite trashegon konservatorizmin, urrejtjen ndaj cdo gjeje qe eshte kundra parimeve te tij dhe censuruesi kryesor i medias dhe fjales se lire. Ky diktator i ri, ky nxenes i devotshem i diktatorit hoxha.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Shteti eshte dicka konvencionale, te pakten kjo eshte ideja themelore dhe baza e ideve mbi formimin e shtetit. Duke qene dicka konvencionale dhe shprehes i vullnetit te klases drejtuese nepermjet organeve te shterngimit, nuk i takon shtetit aktual si institucion te kerkoje falje per krimet e te kaluares. I mungon distanca historike, eshte njelloj sikur te fajesosh kishen e diteve te sotme per krimet e mesjetes. Falje duhet te kerkojne ata qe paten mundesi te falin dhe te shpetojne njerez nga marrezia e diktatorit, ata qe per hire te nje posti, apo te dickaje tjeter flijuan te tjeret.
    Po te perdorim llogjiken tende, shteti shqiptar nuk duhet te kish nxjerre fare te burgosurit politike nga burgu ne 1991, as te internuarit neper kampet e internimit te shtrira ne gjithe territorin e vendit. Shteti sot nuk do te demshperblente te gjithe te persekutuarit qe bene vite burgu pa te drejte, dhe nuk duhet t'ia ktheje pronen pronarit, prone qe ia mori me dhune 70 vjet me pare. Perse duhet te jete shteti demokratik pergjegjes per veprimet e shtetit komunist, apo jo? Sepse keto te dyja nuk jane te ndara. Eshte nje shtet, eshte nje vazhdimesi ne histori, ashtu sic eshte i njejti popull qe jetoi nen komunizem, qe jeton edhe sot ne demokraci. Keto nuk jane dy planete paralele qe nuk puqen ndonjehere me njeri-tjetrin, jane nje planet, nje popull, dy kohera dhe dy ideologji te ndryshme.

    Arsyeja perse shteti e ka per detyre ta beje kete gje eshte se duke e bere kete gje, shteti merr mbi supe barren e vete te fajit e pergjegjesise. Duke e bere kete gje, e largon fajin e pergjegjesine, e shfajeson deri ne nje fare mase, te gjithe njerezit e thjeshte vegla te atij rregjimi qe u implikuan ne krim. Mos harro, qe te gjithe te persekutuarit e atij rregjimi, te gjithe viktimat e tij, me ate letren e pafajesise ne dore, mund ti drejtohen gjykatave shqiptare, per te ngritur padi ndaj gjithe atyre njerezve qe i torturuan e dhunuan ne emer te atij rregjimi. Kane cdo te drejte ta bejne kete gje, pavaresisht se shume pak prej tyre kane bere nje gje te tille.

    Shteti e ka per detyre te kerkoje falje, ne menyre qe te qetesoje shpirtrat e gjakrat ne shoqerine shqiptare. Xhelatet e komunizmit nuk kane vdekur, jane ende gjalle. Viktimat e atyre xhelateve i njohin se kush jane. Nese ne vend nuk ka shtet e ligj qe merr hapat e duhura per te paqetuar gjakrat, dhe te bejne paqen me te shkuaren e hidhur, keta njerez heret apo vone do ti kthehen rruges se vetegjyqesise. Dhe kjo eshte dicka qe duhet shmangur.

    Ajo qe duhet te mbani parasysh eshte se helmi i se kaluares po helmon sot brezat e rinj te shqiptare. Ka sot 20 vjecare, qe nuk kane jetuar asnje dite te tyre nen komunizem, qe po rriten me te njejten fryme urrejtje dhe me te njejten indoktrinim e mentalitet komunist si gjysherit e baballaret e tyre te papenduar per krimet e tyre. Nje njeri qe ka kryer krime te tilla, qe jeton 20 vjet ne liri e demokraci, kohe mese e pershtatshme kjo per tu penduar, dhe nuk e ben nje gje te tille, nuk meriton as respekt e as meshire. Keta jane demone-njerez. Sic e thashe edhe me lart, ishte normale per njerez te pafajshem te ktheheshin ne vegla te atij rregjimi e te implikoheshin ne krimet e tij. Ajo qe nuk eshte normale eshte qe sot te mos ndjesh pendim per krimet e bera ne kurriz te bashkeqytetareve te tu te pafajshem.

    Nuk me dhimbsen gjysherit e baballaret komuniste qe ia kane shitur shpirtin e tyre djallit. Me dhimbsen niperit e mbesat e tyre, qe po trashegojne krimet e baballareve e gjysherve te vete qe asnjehere nuk u penduan per to.

    Albo

  10. #30
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te perdorim llogjiken tende, shteti shqiptar nuk duhet te kish nxjerre fare te burgosurit politike nga burgu ne 1991, as te internuarit neper kampet e internimit te shtrira ne gjithe territorin e vendit. Shteti sot nuk do te demshperblente te gjithe te persekutuarit qe bene vite burgu pa te drejte, dhe nuk duhet t'ia ktheje pronen pronarit, prone qe ia mori me dhune 70 vjet me pare. Perse duhet te jete shteti demokratik pergjegjes per veprimet e shtetit komunist, apo jo? Sepse keto te dyja nuk jane te ndara. Eshte nje shtet, eshte nje vazhdimesi ne histori, ashtu sic eshte i njejti popull qe jetoi nen komunizem, qe jeton edhe sot ne demokraci. Keto nuk jane dy planete paralele qe nuk puqen ndonjehere me njeri-tjetrin, jane nje planet, nje popull, dy kohera dhe dy ideologji te ndryshme.


    Albo
    Po ta perseris dhe njehere. Shteti eshte dicka konvencionale dhe qe teorikisht formesimi i tij mbeshtetet ne vullnetin e lire te popullit, qe me voten e tij vendos qe nje grup i caktuar njerezish ta qeverise dhe perfaqesoje. Shtetet e te gjithe epokave te njerezimit kane perfaqesuar interesat e klases drejtuese dhe prodhuesve.

    Te burgosurit qe u liruan pas 91 nuk i pat futur ne burg i njejti shtet. As te internuarit neper viset e ndryshme te shqiperise nuk i internoi i njejti shtet.

    Prandaj qe te kerkohet falje ne menyre institucionale ne rastin konkret eshte e pallogjikshme. Sepse kemi te bejme me dy epoka te ndryshme, dhe dy forma te ndryshme qeverisje.

    Por ku qendron problemi?

    Problemi qendron se ky pinjoll i diktatorit hoxha qe mesoi e stermeditoi te gjitha metodat marksiste leniniste per te vene nen thunder kundershtaret e tij dhe per te unifikuar nen patkoin e tij suiten qe e ndjek, sot na hiqet si shpetimtar. Sot e quan veten si mesih. Si shpetues i kombit shqiptar prej erresires komuniste. Dhe ketu syresh, lexon cudira qe gjoja Sali Berisha na qenkesh ai qe solli demokracine.

    Me nje te kaluar te dyshimte. Me qeveri te deshtuara. Me vota te vjedhura dhe manipulime e aleanca nga me te turpshmet, sot kaleron ne krye te shqiptareve, fajtori kryesor qe duhet kerkoje falje, dhe jo shteti si konvencion..

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •