Tirana jep bursa edhe për studentë kosovarë

Publikuar: 08.01.2012 - 17:47



Tiranë, 8 janar - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njoftoi se Shqipëria, nga Fondi i posaçëm, do të ndajë bursa për shkollim jashtë vendit për studentët e Kosovës, Maqedonisë dhe të diasporës, gjegjësisht "për çdo shqiptar në botë, i cili do të regjistrohet në ndonjë prej universiteteve prestigjioze".

"Gjatë vitit 2013 nga ky Fond do të përfitojnë të paktën 300 studentë. Rritja e numrit të këtyre studentëve duhet të jetë obligimi ynë primar. Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond, mjete të fitojnë edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe diasporës dhe çdo shqiptar kudo që të jetë", deklaroi Berisha në solemnitetin për ndarje të certifikatave studentëve shfrytëzues të mjeteve të këtij fondi, transmeton portali Zhurnal.

Deri më tani nga ky fond bursa për shkollim në universitetet prestigjioze jashtë vendit kanë marrë 678 studentë.

koha ditore