Shumė gjera mund tė shkruhen pėr Fan Nolin (Janar 6, 1882 Mars 13, 1965), kete personalitet i cili i tregoi botes se Shqipėria ka personalitete si ata qe mund te drejtojne shtetin ashtu dhe ne literature dhe art. Nje nga pėrkthyesit me te shkėlqyer te veprave te Shekspirit, nje nga pėrkthyesit me te shkėlqyer te veprave te Cervantesit, dhe te Omar Khajamit, nje nga drejtuesit me paradoksale te shtetit shqiptar te atėhershem ku 80 % e popullsise ishte myslimane por kryeministri ishte i krishtere ortodoks. Njė nga inicjatorėt e formimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare- Personaliteti i tij bėri te njohur Shqipėrinė.
Nuk do tė mund tė bėja kėtė shkrim nėse nuk do tė mė kishte bėrė pėrshtypje vala e paperceptueshme pėr popullin (po pėr inteligjencėn perceptohet si njė anti-Nolizėm), e disa kritizerėve tė sėmurė tė cilėt pėr tė bėrė tė njohur veten e tyre kritikojnė veprėn e Nolit thjesht pėrtė fituar pakės nga lavdia e njė njeriu tė madh. Kjo valė dallgėt e tė cilės e kanė origjinėn tek disa politikanė tė cilėt nėn petkun e rishikimit tė historisė kėrkojnė tė rrėzojnė disa heronj dhe tė ngrenė disa tė tjerė me pretekstin se historia ėshtė manipuluar nga komunizmi. Unė mund t`ju them kėtyre politikanėve se historia shqiptare ėshtė manipuluar edhe nė kohėn e Zogut, dhe tani po kėrkohet tė manipulohet edhe tani nė periudhėn post komuniste. Nė kėtė aspekt rishikimi i historisė duhet bėrė jo sipas orekseve tė disa politikanėve por duhet bėrė nėpėrmjet ngritjes sė komisioneve me profesionistė tė cilėt tė bazuar nė fakte do tė mund ė rregullojnė mangėsitė. Problemi qėndron dhe nė aspekt tjetėr: komunitetet fetare kanė dhe ato argumentet e tyre pėr personazhe tė caktuar tė historisė sė Shqipėrisė.
Pavarėsisht nga kėto, Personalitete historike si Fan Noli i cili ka ngritur lart emrin e Shqipėrisė si njė patriot i vėrtetė, ka folur dhe mbrojtur Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve, duke kristalizuar identitetin kombėtar shqiptar pėrmes kontradiktave tė komuniteteve fetare, pėrmes injorancės dhe analfabetizmit, pėrmes konflikteve tė egra politike tė pro-turqve dhe pro-perėndimore- duhen pėrkujtuar me nderim dhe respekt.
Po ku shihen sot tendencat negativiste kundėr `Mjekrrės` sic e quanin atdhetarėt e saj kohė Fan Nolin?
Ato sot nė kėto aspekte:
-tendenca pėr tė nėnvlerėsuar idetė liberal-demokrate tė Nolit dhe pėr tė theksuar kritikat e disa politikanėve ish-komunistėve e tė disa puthadorėve tė tyre historianė se gjoja Noli kishte ide tė kuqe?! Kėtė ata e argumentojnė sepse Noli dhe Gurakuqi mbajtėn 5 minuta zi pėr Leninin nė parlamentin e atėhershėm shqiptar- parlament nga mė tė pėrparuarit nė Ballkan tė asaj kohe.
- tendenca pėr tė nėnvlerėsuar pėrkthimet e Nolit duke i quajtur ato si jo shumė tė mira dhe tė ripunueshme. Unė mund tė them kėtyrė letrarėve dhe pėrkthyesve qė duan tė bėhen tė njohur duke sharė tjetrin se, vetėm pėrkthyes si Fan Noli do tė mund tė pėrkthente kryeveprėn e Shekspirit-Hamleti sidomos pjesėn `To be a not to be`- tė rrosh a tė mos rrosh!! Nė vend tė jesh a tė mos jesh?! Noli ishte Talent dhe artist nė shpirt. Pėrkthimet e tij janė vlerėsuar jashtė shtetit si dhe nga pėrkthyesit tanė shqiptare. Vetėm Petro Zheji ka pėrkthyer pjesėn e dytė tė Don Kishotit nė mėnyrėn e vecantė tė pėrkthimit tė Fan Nolit i cili pėrktheu pjesėn e parė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Sigurisht qė ka, dhe do tė ketė pėrkthyes tė mirė, por fjala `i mirė` ėshtė kur pėrkthyesi tė mund tė jetė edhe artist, poet e letrar, nga shpirti.
-Tendenca pėr tė nėnvlerėsuar Nolin duke quajtur atė si armik dhe pėr tė mbivlerėsuar Zogun si njė nacionalist, sidomos nga pseudo legalistėt e sotėm. Dihet qė revolucioni demokratiko-borgjez i Nolit (mund tė quhet dhe ndryshe si emėrtim), por ai mbetet njė revolucion nė kuptimin e revoltės ndaj shkeljeve tė vazhdueshme tė ligjit nga partia e bejlerėve tė mėdhenj pro-turq. Por harrohet se atė qė bėri Zogu pėr tė ri-marrė pushtetin mund ta bėjė vetėm njė tradhtar sepse ėshtė i pari person qė futi trupat serbe nė Shqipėri pėr tė pėrmbysur situatėn (serbėt u futėn edhe nė kohėn e Enverit nė formėn e internacionalizmit proletar!!!).
-Figura e Nolit nuk mund tė mbetet e zbehtė as sot dhe as mot, kur dihet se megjithė problemet teknike-religjioze tė krijimit, ai mbetet njė nga themeluesit e parė tė Kishės sė parė Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
Pavarėsisht nga tė gjitha kėto ekziston dhe njė heshtje e detyruar e tv private dhe e medias nė pėrgjithėsi kundrejt figurave qė dhanė aq shumė nė drejtim tė njohjes sė Shqipėrisė nė botė dhe tė konsolidimit tė shtetit shqiptar. Mendoj se kjo nuk ėshtė e rastėsishme.
Le ta pėrkutojmė kėtė figurė tė ndritur shqiptare, kėtė personalitet tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, kėtė novator dhe pėrkthyes brilant, kėtė poet tė mrekullueshėm qė ka ngritur e pasuruar gjuhėn letrare shqipe dhe e ka vendosur atė krahas gjuhėve tė tjera perėndimore e lindore tė njohura, kėtė shtetar qė u pėrpoq tė rrezonte obskurantizmin mesjetar tė Shqipėrisė sė asaj kohe. I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij.
Krijoni Kontakt