Statusi i Sunetit nė Islam
Lavdėrimi i qoftė Allahut, bekimet dhe paqja qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shoqėruesit dhe pasuesit e tij.
Ky ėshtė njė leksion tė cilin e kam mbajtur nė qytetin Doha, kryeqytetin e Katarit, nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, mė 1302 P.H. Disa nga shokėt e mi mė sugjeruan qė ta publikoj leksionin tim pėr shkak tė nevojės sė Muslimanėve pėr njė punim tė kėtij lloji. Nė pėrgjigje ndaj kėrkesės sė tyre, unė jam duke e botuar atė pėr propagim tė pėrgjithshėm pėr shkak tė pėrparėsive tė tij, duke marrė parasysh memoaret dhe historinė. Unė i kam shtuar disa tituj tė ndarė qė ti ndihmoj lexuesit nė mbledhjen e ideve kryesore. Lus Allahun, tė Madhėrishmin, tė Lavdishmin, qė tė mė shkruajė mua nė mesin e atyre qė mbrojnė fenė dhe ata qė ndihmojnė nė miratimin e ligjit, dhe tė mė shpėrblejė pėr kėtė. Sigurisht se Ai ėshtė mė bujari nė pėrgjigjen e lutjeve tė mia.
Deklaratė se ai (Suneti) smund tė pėrjashtohet me Kuran
I tėrė Lavdėrimi i qoftė Allahut. Ne e lavdėrojmė Atė dhe prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje. Kėrkojmė strehim nė Allahun nga tė kėqijat e shpirtave tanė dhe nga tė keqijat e veprave tona. Atė qė Allahu e udhėzon, askush smund ta humbė; atė tė cilin Ai e humb, askush smund ta udhėzojė. Dėshmoj se ska zot pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhamedi (saws) ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij.
"O ju qė besoni! Kini frikė Allahun sinqerisht dhe mos vdisni pėrveē se duke qenė musliman". (3:102).
"O njerėz, kini frikė Zotin tuaj i cili ju krijoi nga njė shpirt dhe krijoi ortakun e tij, dhe prej tyre u shpėrndanė burra dhe gra tė shumtė. Kujdesuni, Allahu do tju merr nė pyetje nė lidhje me kėtė dhe farefisin. Vėrtet, Allahu ėshtė mbikqyrės i pėrhershėm i veprave tuaja". (4:1).
"O ju qė besoni! Kini frikė Allahun dhe folni atė qė ėshtė e drejtė. Ai do tjua falė mėkatet. Kushdo qė i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, ky ėshtė sukses i madh". (33:70-71).
Fjalimi mė i mirė ėshtė fjalimi i Allahut, dhe ky ėshtė Libri i Allahut. Udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (saws). Prej tė gjitha ēėshtjeve, mė tė kėqijat janė risitė (nė fe). Ēdo gjė e shpikur ėshtė risi, ēdo risi ėshtė devijim, dhe ēdo devijim ēon nė Zjarr.
Unė smendoj se do tė kem mundėsi ti ofroj kėtij tubimi tė lartė posaēėrisht kur ka ulema (dijetarė) tė dalluar dhe profesorė tė pranishėm ndonjė njohuri e cila ska qenė trajtuar mė parė. Nėse kjo qė mendoj ėshtė e vėrtetė, atėherė unė do tė jam i kėnaqur qė adresimi im tė jetė rikujtim, siē thuhet nė Kuran: "Kujto, sepse kujtimi u bėn dobi besimtarėve". (51:55)
Nuk mendoj se fjalimi im nė kėtė muaj tė bekuar tė Ramazanit, muajit tė rėndėsisė, ėshtė paraqitje e vlerės tė njė gjėsendi, normave dhe praktikimit tė tyre dhe tė ngjashme me kėtė, tė cilat pėrgjithėsisht trajtohen nga predikuesit dhe udhėzuesit pėr shkak tė dobive qė u japin dėgjuesve, dhe shkaktojnė pėr ta mirėsi dhe bekime. Po, unė e kam zgjedhur fjalimin tim tė jetė njė studim i natyrės sė pėrgjithshme, dhe me siguri se kjo ėshtė njėra prej rrėnjėve tė Sheriatit (Ligjit Islamik). Ėshtė deklaratė e rėndėsisė qė i pėrshkruhet Sunetit nė Ligjin Islamik.
Pozita e Sunetit nė raport me Kuranin
Ju tė gjithė e dini se Allahu, i Bekuari dhe Madhėshtori, zgjodhi Muhamedin (saws) si Pejgamber tė Tij dhe e zgjodhi atė qė tė bartė porosinė e fundit. Kurani i qe shpallur atij dhe e urdhėroi atė qė ti bindet tėrė asaj nė atė ēka Ai e ka urdhėruar tė bėjė, domethėnė qė tua sqarojė njerėzve porosinė. Allahu thotė: "Ne ta kemi shpallur ty Kujtesėn (Kuranin) qė tu sqarosh njerėzve se ēu ėshtė shpallur atyre". (16:44)
Unė mendoj se deklarata e pėrmendur nė ajet pėrmban dy urdhėra: Deklaratėn e fjalės dhe deklaratėn e rregullimit tė saj. Ky ėshtė komunikimi i Kuranit dhe mosfshehja e tij, si dhe pėrcjellja e tij tek njerėzimi ashtu siē Allahu, i Bekuari dhe i Gjithfuqishmi, ia ka shpallur zemrės sė Muhamedit (saws) i cili ėshtė qėllimi i thėnies sė Tij: "O i Dėrguar, trego atė qė po tė shpallet nga Zoti yt" (5:67). Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ėshtė transmetuar tė ketė thėnė: Kushdo qė thotė se Muhamedi (saws) ka fshehur diēka qė ka qenė i urdhėruar tė komunikojė, kjo ėshtė njė shpifje e madhe kundėr Allahut. Pastaj ajo lexoi ajetin e lartpėrmendur. (Buhari & Muslim)
Dhe sipas rrėfimit tė Muslimit: Sikur i Dėrguari i Allahut tė kishte fshehur diēka tė cilėn qe urdhėruar ta komunikojė, ai do ta fshehte thėnien e tė Gjithfuqishmit: "Kujto kur ti i the atij i cili kishte pranuar mėshirėn e Allahut dhe tė mirėn tėnde: Mbaje gruan tėnde dhe ki frikė Allahun. Por ti e mbaje fshehtė nė zemėr atė tė cilėn Allahu do ta zbulonte. Ti iu frikove njerėzve, kurse mė e drejtė ėshtė qė ti frikohesh Allahut". (33:37)
Shpjegimi i domethėnies sė fjalės, apo fjalisė, apo vargut, pėr tė cilėn njeriut i nevojitet sqarim, shumica e tė cilave i referohen ajeteve Muxhmel (ajo qė ėshtė pėrfshirėse) apo ajeteve Ame (gjenerale) apo ajeteve Mutlak (tė pakufizuara), sqarohen nga Suneti i cili i specifikon ajetet e quajtura Ame dhe e definon atė qė ėshtė Mutlak, dhe kjo ėshtė referimi ndaj thėnies (Kaul) sė Pejgamberit (saws), veprės sė tij (Fil) dhe aktit tė cilin ai e ka konfirmuar (Ikrar).
Domosdoshmėria e Sunetit nė kuptimin e Kurani, dhe shembujt pėr kėtė
Allahu thotė: "Vjedhėsit dhe vjedhėses tua preni duart" (5:38), dhe ky ėshtė shembull i pėrshtatshėm pėr kėtė. Vjedhėsi nė tė ėshtė i pėrgjithshėm sikurse dora.
Tradita gojore shpjegon tė parėn prej tyre dhe e kufizon atė me es-sarik (vjedhėsi) i cili vjedh gjėsend me vlerė prej tė katėrtės sė dinarit (valutė) sipas thėnies sė Pejgamberit (saws): "Nuk ka prerje - tė dorės pėrveē nėse sendi i vjedhur e ka vlerėn e tė katėrtės sė dinarit apo mė shumė". (Buhari dhe Muslim)
Pėrsėri, tjetra shpjegohet me veprėn e Pejgamberit (saws) apo veprėn e Shoqėruesve tė tij dhe konfirmimin e tij. Ata e prenin dorėn nga kyēi, siē dihet nė veprimin nė hadith. Tradita gojore shpjegon dorėn e pėrmendur nė ajetin mbi Tejemumin (abdesin me pluhur): "Dhe me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja (5:6)", se ajo po ashtu ėshtė pėllėmba e dorės siē thuhet nė hadithin: "Tejemumi ėshtė fėrkimi i fytyrės dhe i duarve", i regjistruar nga tė dy Shejhėt (Buhari dhe Muslim) dhe Ahmedi, nga tradita e transmetuar nga Amar bin Jasin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata).
Ka edhe ajete tjera tė cilat smund tė kuptohen, pėrveē pėrmes Sunetit. Ato janė:
"Janė ata tė cilėt besojnė dhe besimin e tyre nuk e pėrziejnė me dhulm. Tė tillėt vėrtet janė tė sigurt, sepse ata janė tė udhėzuar drejt" (6:82).
Shoqėruesit e Pejgamberit (saws) e kuptuan fjalėn dhulm nė kuptimin e pėrgjithshėm tė saj te jetė ēdo keqbėrje, edhe nėse ėshtė e vogėl. Nė llogari tė kėsaj, ajeti konsiderohet si i dyshimtė dhe ata thanė: O i Dėrguar i Allahut, cili prej nesh nuk e ka pėrzier besimin me paqartėsi? Ai (saws) tha: "Nuk ėshtė kjo. Kjo ėshtė vetėm shirku (tė shoqėruarit ortak me Allahun). A nuk e keni dėgjuar se ēfarė ka thėnė Lukmani: "Vėrtet, shirku ėshtė mėkat shumė i madh (dhulm)" (31:13). Tė dy Shejhėt si dhe tė tjerėt e kanė regjistruar kėtė.
Allahu thotė: "Kur tė udhėtoni nėpėr tokė, nuk ėshtė mėkat pėr juve qė ti shkurtoni namazet pėr shkak tė frikės nga persekutimi i pabesimtarėve" (4:101). Ėshtė evidente nė kėtė ajet se frika ėshtė parakusht pėr shkurtimin e namazeve. Disa nga shoqėruesit e Pejgamberit e pyetėn atė: Pėrse i shkurtojmė namazet derisa jemi tė sigurt? Ai tha: "Kjo ėshtė lėmoshė prej Allahut. Pra pranojeni kėtė". (Muslim)
Allahu thotė: "Cofėtina dhe gjaku i saj ju ėshtė ndaluar juve" (5:3). Nė shpjegim tė kėtij ajeti, cofėtina e karkalecit, peshkut, mėlēitė dhe shpretkat e gjakut janė tė lejuara. Kėshtu qė Pejgamberi tha: "Ai i ka bėrė dy gjėra tė vdekura dhe gjakun tė lejuara: Karkalecėt dhe peshkun, mėlēinė dhe shpretkėn".
Bejheki dhe tė tjerėt e kanė regjistruar kėtė si lloj merfu (i ngritur - shkallė e hadithit) tė hadithit dhe po ashtu si lloj meukuf (i ndalur). Isnadi i meukufit ėshtė autentik dhe ėshtė po aq i mirė sa edhe tranmetimi merfu, meqė nuk ėshtė thėnė nė formė tė rai (vendim i bazuar nė gjykimin e individit, jo nė Kuran dhe Sunet).
Allahu thotė: "Thuaj: Unė nuk gjej nė porosinė e pranuar me inspirim ndonjė ushqim tė ndaluar, pėrveē nėse ėshtė cofėtinė, apo gjak i derdhur, apo mish derri, sepse kjo ėshtė e urryer, apo ajo qė ėshtė prerė jo nė emėr tė Allahut". (6:145)
Suneti i ka ndaluar shumė gjėra qė nuk pėrmenden nė ajetin e lartpėrmendur, siē ėshtė pėr shembull thėnia e Pejgamberit (saws): "Tė gjitha shtazėt grabitėse me ēatall dhe ēdo shpend me kthetra janė tė ndaluara pėr konsumim". Ka edhe tradita tjera tė cilat kanė ndaluar konsumimin e shtazėve tė tilla, siē na transmetohet nga Pejgamberi (saws) se ai ka thėnė nė Ditėn e Hajberit: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij e kanė ndaluar konsumimin e gomarėve shtėpiakė, sepse ata janė tė ndytė". Tė dy Shejhėt e kanė transmetuar kėtė.
Allahu thotė: "Kush i ka ndaluar bukuritė e Allahut tė cilat Ai i ka prodhuar pėr robėrit e Tij, dhe gjėrat e pastėrta dhe tė dėlira (tė cilat Ai i ka ofruar si mjet jetese)". (7:32)
Suneti, po ashtu, i ka ndaluar disa zbukurime, dhe kjo ėshtė evidente prej Pegamberit (saws) i cili ėshtė raportuar tė ketė takuar disa nga Shoqėruesit e tij tė cilėt mbanin veshje tė mėndafshtė nė njėrėn dorė dhe ari nė tjetrėn, dhe tha: "Kėto u janė ndaluar meshkujve Muslimanė, ndėrsa u janė lejuar femrave". Hadithet nė interpretimin e tyre janė tė shumta dhe mirė tė njohura nė koleksionet autentike tė haditheve dhe tė tjerat, dhe shembujt e shumtė tė kėtillė u janė shumė mirė tė njohur dijetarėve tė familiarizuar me Hadith dhe Jurisprudencėn Islamike.
Prej asaj ēka ėshtė thėnė mė lart, o vėllezėr Muslimanė, ju mund tė shihni rėndėsinė qė i pėrshkruhet Sunetit nė Ligjin Islamik. Kur nė e pėrqendrojmė synimin tonė nė shembujt qė pėrmenden krahas atyre qė spėrmenden, ne jemi tė sigurt se nuk ka mėnyrė qė tė kuptohet Kurani nė mėnyrė korrekte, pėrveē duke e lidhur me interpretimin e Sunetit.
Nė shembullin e parė, tė kuptuarit e Sahabėve (Shoqėruesve) tė dhulmit tė pėrmendur nė ajet ėshtė nė kuptimin e vet tė pėrgjithshėm, pėrkundėr faktit se ata (Allahu qoftė i kėnaqur me ta) qenė, siē thuhet nga Ibn Mesud: Mė tė mirėt e kėtij komuniteti, mė tė devotshmit, tė thellė nė tė mėsuar, tė cilėt nuk janė shtirė. Megjithkėtė ata gabuan nė tė kuptuarit e kėsaj.
Sikur tė mos ishte Pejgamberi (saws) i cili i largonte ata nga nocionet e gabuara tė tyre dhe i bėnte ata qė tė ndėrmarrin hapa nė drejtim tė duhur nė atė se kuptimi korrekt i dhulm nė kėtė kontekst ėshtė shirk (tė shoqėruarit ortak me Allahun), edhe ne do ti pasonim ata nė mendimin e gabuar tė tyre. Allahu, i Bekuari dhe mė i Larti, na shpėtoi nga ai nocion i gabuar me mėshirėn e drejtimit korrekt tė Pejgamberit (saws) dhe Sunetit tė tij.
Nė shembullin e dytė me udhėzimin e Allahut sikur mos tė ishte hadithi i lartpėrmendur, ne do tė ishim nė dyshim sė paku nė lidhje me shkurtimin e namazeve (kasr-es-salat) gjatė udhėtimit, ndėrsa tė sigurt nėse do ta pėracaktonim kushtin e frikės siē ėshtė evidente nė ajet derisa Shoqėruesit e panė Pejgamberin (saws) duke i shkurtuar namazet kur ishte i sigurt dhe nė rehati.
Nė shembullin e tretė, sikur mos tė ishte hadithi, ne do tia ndalonim vetes konsumimin e gjėrave tė mira tė lejuara pėr ne: Karkalecin, peshkun, mėlqinė, dhe shpretkėn.
Nė shembullin e katėrt, sikur mos tė ishin hadithet, disa nga tė cilat ne i kemi pėrmendur, ne do ta konsideronim tė lejuar atė qė Allahu e ka ndaluar pėrmes thėnieve tė Pejgamberit (saws), siē janė shtazėt grabitėse dhe shpezėt tė cilat kanė kthetra.
Dhe kėshtu edhe nė shembullin e pestė, sikur mos tė ishin hadithet nė lidhje me kėtė pyetje, ne do ta konsideronim tė lejuar atė qė Allahu e ka ndaluar pėrmes fjalėve tė Pejgamberit (saws), siē ėshtė ari dhe mėndafshi.
Pėr kėtė arsye, disa nga parardhėsit (es-Selef) kanė thėnė se Suneti e shpreh gjykimin e Librit (el-Kuran).
Devijimi i atyre qė janė tė kėnaqur me Kuran nė pėrjashtim tė hadithit
Ėshtė pėr keqardhje qė sipas interpretimit tė gjetur nė punimet e disa komentuesve dhe autorėve modern, ėshtė e lejuar tė bėhet ajo qė ėshtė caktuar nė shembujt e fundit.
Sot ekziston njė sekt i quajtur Kuraniti, tė cilėt komentojnė sipas epsheve dhe imagjinatės sė tyre, pa kėrkuar shpjegimin e Sunetit autentik. Ata e pranojnė dhe pasojnė vetėm Sunetin i cili i pėrshtatet dėshirave tė tyre, ndėrsa pjesėn tjetėr e hudhin prapa. Pejgamberi Muhamed (sallallahu alejhi ue selam) ėshtė transmetuar tė ketė thėnė: "Asnjė prej jush tė mos mbėshtetet nė shtratin e vet, pastaj kur t'i vjen atij njė urdhėr lidhur me ndonjė ēėshtje tė cilėn unė jam urdhėruar tė bėj apo tė mos e bėj, ai tė thotė: 'Nuk e di. Atė qė gjindet nė Librin e Allahut ne e pasojmė'". (Tirmidhi)
Sipas njė transmetimi tjetėr: "Ajo qė gjindet nė Librin e Allahut si haram, ne e shpallim haram (tė ndaluar). Vėrtet, mua mė ėshtė dhėnė Kurani dhe shembulli i tij me tė. Mirėpo, sipas njė transmetimi tjetėr: "Atė qė i Dėrguari i Allahut e ka ndaluar, e ka ndaluar Allahu".
Ėshtė pėr keqardhje qė njėri nga dijetarėt e njohur e ka shkruar njė libėr mbi Ligjin Islamik dhe dogmėn e tij, dhe nė parathėnjen e tij, ai thotė se e ka shkruar atė dhe iu ka referuar vetėm Kuranit.
Ky hadith i vėrtetė jep dėshmi pozitive se ligji hyjnor i Islamit esh-Sheria sėshtė vetėm Kuran, por Kuran dhe Sunet. Prandaj, kushdo qė mbahet vetėm pėr njėrin burim pėr referim nė pėrjashtim tė tjetrit, ai nuk mbahet pėr asnjėrin, meqė tė dyjat e plotėsojnė njėra-tjetrėn.
Kurani thotė:
"Kushdo qė i bindet tė Dėrguarit, ai i bindet Allahut".
Allahu thotė: "Jo, pasha Zotin tėnd, ata nuk besojnė derisa ti nėnshtrohen gjykimit tėnd nė tė gjitha mospajtimet ndėrmjet tyre, pastaj tė mos e shohin veten e tyre tė shtypur me vendimin tėnd dhe derisa plotėsisht tė nėnshtrohen". (4:65)
Prapė, Allahu thotė: "Kur tė vendoset pėr ndonjė ēėshtje nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij, nuk i takon asnjė besimtari, burr apo grua, qė tė bėjnė zgjedhje tjetėr nė ēėshtjet e tyre. Ai qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai qartasi ėshtė nė rrugėn e gabuar". (33:36)
Pėr mė tepėr, Allahu thotė: "Atė qė i Dėrguari jua mėson, merrni; atė qė jua ndalon, largonu prej saj". (59:7)
Nė lidhje me kėtė ajet, ėshtė pėr tu mahnitur me atė ēka ėshtė vėrtetuar nga Ibn Mesud (radiallahu anhu). Njė grua erdhi te ai dhe i tha: "Ju tė cilėt thoni: Mallkimi i Allahut qoftė mbi el-Nemiset (gruaja e cila i nduk vetullat e veta apo tė tjerėve qė tė jetė vijė e hollė pėr zbukurim. Veprimi i kėtillė ėshtė i ndaluar. Kjo ėshtė mėnyrė qė tė ndryshohet forma e krijesės sė Alahut) dhe el-Motenemiset (gruaja e cila kėrkon nga tė tjerėt qė ta bėjnė kėtė pėr tė) dhe ato qė bėjnė tatuazh. Ai tha: Po. Ajo tha, Unė kam lexuar librin e Allahut (Kuranin) prej fillimit deri nė fund, dhe nuk e kam gjetur atė ēka ju keni thėnė. Ai i tha asaj: Sikur ta kishe lexuar, do ta kishe gjetur atė - "Atė qė i Dėrguari jua mėson, merrni; atė qė jua ndalon, largonu prej saj Ajo tha: Sigurisht. Ai tha: Unė kam dėgjuar tė Dėrguarin Allahut (salallahu alejhi ue selam) duke thėnė: "Mallkimi i Allahut qoftė mbi el-Nemiset". (Buhari dhe Muslim)
Pamjaftueshmėria e Filologjisė nė kuptimin e Kuranit
Nga ajo qė u tha mė lart, ėshtė e qartė se nuk ka mundėsi pėr ndonjė, me gjithė diturinė e tij Arabe, qė ta kuptojė Kuranin fisnik pa ndihmėn e Sunetit tė Pejgamberit (saws), thėnieve dhe veprave tė tija.
Shoqėruesit e Pejgamberit (saws) qenė mė tė diturit nė gjuhėn nė tė cilėn qe shpallur Kurani, kur ajo sishte e cenuar nga parregullsia e diturisė sė njerėzve tė rėndomtė apo gabimeve tė tyre gramatikore. Megjithėkėtė, ata gabuan nė tė kuptuarit e ajeteve tė cituara mė lart, kur ata u mbėshtetėn vetėm nė gjuhė.
Ėshtė e vetėkuptueshme qė njeriu i informuar mirė nė Sunet, ėshtė mė i pėrshtatshėm qė ta kuptojė Kuranin dhe ti deduktojė vendimet prej tij, sesa ai qė ėshtė injorant ndaj tij (Sunetit). Si mund tė jetė burim pėr atė i cili nuk e merr nė konsideratė atė dhe nuk i referohet atij?
Pėr kėtė arsye, ėshtė pjesė e vendimeve pėr tė cilat ekziston pajtimi se Kurani duhet tė interpretohet nga vetė Kurani si edhe nga Suneti, pastaj nga thėniet e Sahabėve...etj.
Kėtu bėhet i qartė shkaku i devijimit tė teologėve skolastikė (Ehlu-el-Kelam), atyre tė lashtėve dhe kėtyre modern, dhe kundėrshtimi i tyre ndaj stėrgjyshėrve (es-Selef) (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata) nė doktrinat e tyre, e tė mos flasim pėr ligjet e tyre. Ata janė larg prej Sunetit dhe diturisė pėr tė, dhe ata mbėshteten nė intelektin dhe dėshirat e tyre qė tė vendosin pėr ajetet e atributeve (tė Allahut) dhe tė tjerat.
Ajo qė ėshtė mė e mira ėshtė ajo qė ėshtė shkruar nė interpretimin e doktrinės sė Tahaviut (faqe 212, Botimi i Katėrt):
"Kur personi sėshtė i informuar mirė pėr Librin dhe Sunetin, ēfarė do tė thoshte ai pėr fundamentet e Fesė (usulud-din)? Ai vetėm pranon pohimin e ndonjėrit. Nėse ai thotė se ai merr nga Libri i Allahut, ai nuk e studion komentin e Kuranit nė bazė tė traditave Pejgamberike, nuk mediton mbi tė, as nė atė ēka Shoqėruesit (Sahabėt) dhe gjeneratat vijuese rrėfyen, gjė e cila na ėshtė transmetuar nga autoritetet tė cilėt i kanė zgjedhur kritikėt. Ata nuk e kanė transmetuar sistemin dhe rregullimin e Kuranit, por shprehjen e tij poetike dhe domethėnien. Ai i cili nuk i pason hapat e tyre, flet sipas dėshirės sė vet. Ai i cili e bėn kėtė dhe e mendon atė te jetė fe e Allahut, dhe nuk e studion Librin e Allahut, ai mėkaton edhe nėse ia ka qėlluar".
Ai qė e studion Kuranin dhe Sunetin, shpėrblehet edhe nėse gabon, por nėse ai ia ka qėlluar nė mendimin e tij, shpėrblimi i tij dyfishohet. Pastaj ai thotė: "Ajo qė ėshtė obligative ėshtė nėnshtrimi ndaj tė Dėrguarit (saws) duke zbatuar thėniet e tij dhe duke pranuar thėniet e tij me kėnaqėsi, dhe tė besuarit pa e kundėrshtuar atė me ide tė rrejshme tė quajtura aftėsia e tė kuptuarit (Mekul), qė sjellin dyshim dhe ankesė, apo duke ofruar mendimet e njerėzve dhe mbeturinat e intelektit tė tyre. Ne bashkohemi me Pejgamberin (saws) nė gjykim, nėnshtrim, bindje dhe pajtim, mu ashtu siē kemi njėzėshmėri me Allahun, lavdi i qoftė atij, duke e adhuruar atė me pėrēmim, nėnshtrimi, pendim dhe mbėshtetje".
Shkurt, ajo qė ėshtė obligative pėr tė gjithė Muslimanėt, ėshtė ajo qė ata tė mos e ndajnė Kuranin dhe Sunetin. Dhe, ėshtė obligative qė ti marrim kėto tė dyjat dhe tė formulojmė ligjin mbi kėto tė dyja. Kjo ėshtė mbrojtje pėr ta, qė ata tė mos bien djathtas ose majtas, dhe atė se ata sdo tė tėrhiqen nė gabim, siē ėshtė shpjeguar nga Pejgamberi (saws): "Po lė pas vetes dy gjėra. Ju kurrė sdo tė devijoni nėse mbaheni pėr to: Kuranin dhe Sunetin tim.
Nga Shejh: Muhamed Nasirudin el-Albani (Dijetar i njohur i Hadithit me prejardhje nga Shkodra)
Krijoni Kontakt