Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Polici shqiptar nga Nju-Jorku që u bë hit me puthjen e tij

    Polici shqiptar nga Nju-Jorku që u bë hit me puthjen e tij
    BEQIR SINA, Times Square - NYC

    Fotografia që përshkoi mbarë botën në natën e ndërrimit të motmo- teve në Nju-Jork ishte ajo e puthjes së një oficeri policor në qendër të Nju-Jorkut.

    TIMES SQUARE - NEW YORK CITY - Shtypi njujorkez vazhdoi t'i kushtojë vëmendje të madhe , skenës kur zyrtari i policisë së New Yorkut, nga NYPD, shqiptaro amerikani Bekim Beqaj - e nisi vitin e ri me një fillim të madh duke puthur gazetaren e televizionit ABC, Jenny McCarthy në Times Square gjatë festimit të Vitit të Ri 2012
    Kjo është një pyetje për të gjithë djemtë, por më vetëm një ëndërr e shikuar, kur një polic me uniformë ishte me fat, kur mori këtë propozim joshës në prag të Vitit të Ri: "Doni një të puthur meJenny McCarthy!"
    Me këto shtatë fjalë, detaje të së cilës në Times Square, në mesnatën e ndrrimit të viteve u kthyen nga një" lëvrijë" ho-ho-vi-va, në "eja të, të puth" për policin shqiptarë Bekim Beqaj, 26 vjeç, që shërben në uniformën e Departamentit të Policisë së New Yorkut.
    "Kush është ai që nuk do një të puthur si kjo !" shkruan shtyi njujorkez sot, ka qënë përgjigjeja e policit shqiptarë Beqaj, kur stafi nga televizioni më i madh në vend ABC " programi i viti të ri në Times Square, "Eva Rockin New Year Dick Klarkut with Ryan Seacrest" pyeti atë nëse ai do të puthej buzë më buzë në përball?7 kamerave të TV duke e parë e gjithë bota, me aktoren bombë Jenny McCarthy.

    Kur akrepat e orës në Times Square sa kishin goditur mesnatën, një minutë më vonë, McCarthy, me policin në detyrë për një fillim të madh, dhuroj një të puthur.
    "Ajo ra në krahët e mi dhe ne bëmë një puthje të gjatë", tha Beqaj një ditë më pasë për gazetën e përditëshme të New Yorkut, Daily News të hënën. "Mendova se ishte vetëm një diçka e vogël nuk mendova se do të jetë një mal në faqe", por ajo ishte një puthje shumë e gjatë.", tha ai.
    Pa kaluar te pakten 15 sekonda, McCarthy iu "ngjitë" përsëri Beqaj - një policë ky i rajonit të policisë të zonës 9-të
    Duke e pyetur atë "Si do ta vlerësonit puthjen time nga një deri në 10?" Pyeti McCarthy me sy të shndritura Beqajn menjëherë pas hynin e tyre. Menjëherë ai u përgjigjë "Absolutisht që unë do t'i jepja një 10," tha ai.

    "Mendova se ishte me të vërtetë i bukur dhe me të vërtetë i ëmbël për një të puthur si ajo." - "I dua atë!", Shtoi ajo.
    Në sheshin Times Square të New York-ut shumë afër me sheshin ku qëndron statuja e lartë 7.6 metra, rikrijim i puthjes së famshme të motrës medicinale dhe një marinari, amerikan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, mbrëmë u rikujtua e ashtuquajtura "Puthja e madhe e Vitit të Ri ". Kameramanët amerikanë fiksuan një puthje të rrallë, puthje e cila u shikua nga më shumë se 2 miliard njerëz anembanë botës.

    Një oficer policie në detyrë me uniformën e policisë së New Yorkut, sipas medieve amerikane është një shqiptar me mbiemrin Beqja, u puth spontanisht dhe "nxehtësisht", me gazetaren e kanalit televizivë ABC, Jennifer Ann "Jenny" McCarthy, një artiste me famë amerikane, modele dhe komediane, aktore, autore, dhe aktiviste, e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuar.

    Kohet e fundit, ajo ka shkruar disa libra për ata që janë bërë prindër. Ajo është bërë një aktiviste në promovimin e vaksinave të cilat ajo pretendon se luftojnë autizmin dhe një terapi chelation e cila ndihmon për të kuruar atë, të dy kërkesa këto të cilat gjerësisht janë të panjohura ose të kundërshtuar nga komuniteti mjekësor.

    "Puthja e Vitit të Ri 2012", McCarthy - Beqja, në Times Square mbrëmë ndodhi - jo fort larg vendit, ku është statuja e një djali me uniformë marinari amerikan me një vajzë krejtësisht të huaj për njëri tjetrin, që u puthën më 14 korrik 1945 ndersa i tërë qyteti po festonte fitoren ndaj Japonisë.

    Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit që mbeti anonim, është fotografuar nga Alfred Eisenstead, ndërsa kjo fotografi u bë e famshme në mbarë botën.

    Ndërkohë që "Puthja e Vitit të Ri 2012", "ndoshta do të mbetet puthja e mbrëmshme aktores McCarthy - dhe policit Beqja, (që për nga mbiemri aludohet të jetë shqiptar) në Times Square, dhe ka ngjallur "debate" në shtypin amerikan.

    Kjo për faktin se një oficer policie me uniformë dhe në detyrë, "çarmatoset" nga "ethet e dashurisë" teksa shfaqet në ekran duke kryer një puthje, "të fortë, e të nxehtë". Fotoja e së cilës "ndoshta" do të qarkullojë botën dhe do të mbetet në historinë e këtij sheshi, ashtu si 67 vjetë më parë, kur një ushtarë amerikan me uniformën e marinarit, po në sheshin Times Square të New York-ut, kreu puthjen e famshme me motrën medicinale në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

    Shtypi amerikan sot shkruan se: "Duket se aktorja e famshme amerikane Jenny McCarthy mund të ketë marrë atë një hap më tej - për të puthur një oficer i policisë së New Yorkut në detyrë dhe me uniformë në mesnatën e ndërrimit të viteve, ashtu si ajo e "Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit amerikan që mbeti anonim", deri sot e kësaj dite.

    "Unë, - u tha gazetarëve amerikanë sot, aktorja e famshme Jenny McCarthy, - mendoj se "nuk ka ndonjë problem", mbasi puthja ishte e "momentit" dhe shtoi se ajo nuk e dinte se ishte oficeri i policisë. Njujorkezët pyesin veten se çfarë do të thotë tani, mbasi "puthja e krye" Komisioneri i Policisë së New Yorkut, Ray Kelly "që një prej oficerëve të tij mbrëmë në mesnatë ka puthur një grua gjersa ata janë në detyrë?" Në çdo rast, shkruajnë gazetat e Nju Jorkut gjithçka i mbetet "spontanitetit".

    Mirëpo, edhe, gazetari i CNN Anderson Cooper dhe Kathy Griffin komediane e njohur amerikane, nuk ishin ndër ata të vetmit për shikuesit, anembanë botës, që kryen atë "Puthjen e madhe të Vitit të Ri 2012" në sheshin Times Square mbrëmë në mesnatë. Dy gazetarët e njohur njujorkez Dick Clark dhe Kara Clark ndanë puthje të Vitit të Ri 2012 në 40 vjetorin e martesës, në ekranin e Times Square. Ashtu si Ryan Keegan, nga Queensi, me të dashurën e tij Lauren Chicoine nga Bennington, New Hampshire.

    Bill dhe Giuliana Rancic erdhën në vitin 2012 me një puthje të madhe. Giuliana kishte një vit (2011) të vështirë, duke u diagnostikuar me kancer të gjirit.... Ishte "një tjetër foto - me një tjetër puthje të madhe të Vitit të Ri 2012", në Times sqaure mbrëmë në mesnatë e Lady Gaga me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg. Pas mesnate, edhe pse, ajo e puthi Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg! shkruajn gazetat sot, "Ne shpresojmë që partnerët dhe puthjet e tyre do të mbeten aty " në Times Sqaure, nuk do të vazhdojnë edhe gjatë Vitit të Ri 2012.

    Botasot.info

    http://www.botasot.info/img/image-1.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/image-1.jpeg

    http://www.botasot.info/reklama/IMG_0015.jpg



  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    he polic polic

    Prostitucioni sheshit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    mbase ben hajer tani

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    shi qeratai
    edhe punen edhe qefin
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    uomo in divisa e affascinante.....
    policat e oficeret tane te hapin barkun ...
    po ky eshte ne amerik lol....
    çun i bukur ....
    na paska nderuar si komb ahahahaha
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E pashe ne lajme. E mbertheu ajo e se leshonte. Imagjino ta kishte puth ai i pari cfare do ndodhte. E bukura eshte kur thane qe polici nuk eshte ne telash per ate qe beri. Po c'beri i shkreti! Shume simpatik ishte. Mendova dhe une qe do jete Shqiptar por nuk thane gje aty se nga ishte polici me origjine.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Makina e kti ka nje shqiponje te flamurit shqiptar tek xhami makines nga mbrapa.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    ..............................................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Te lumt goja shqipe!!!

  10. #10
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anëtarësuar
    07-10-2004
    Postime
    638
    Kathy Griffin eshte po aq humoriste sa une jam nje zezake adoleshente ambicioze me te ardhme teper premtuese ne patinazhin artistik. Me 1 fjale ka pak me shume talent se ajo vajza qe drejton ate emisionin ne fundjave...si e kishte ajo... Ah po! Ardit Gjebrea!
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •