PDIU: Mali i Zi diskriminon shqiptarët
Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet dënoi sot lëvizjet e fundit ligjore në Mal të Zi, ku përdorimi i flamurit shqiptar ndalohet dhe parashikohen gjoba për ata që e mbajnë.
"Projektligji i ri i hartuar në Mal të Zi parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi, si dhe vendosjen e një gjobe prej 1 mijë eurosh, nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse. PDIU-ja është e bindur se ky projektligj dëmton pakicën shqiptare në Mal të Zi dhe përbën një shkelje flagrante të standardeve evropiane të të drejtave të minoriteteve, prandaj ngre zërin që ky ligj të mos kalojë dhe kërkon nga Republika e Malit të Zi, të dëshmojë respekt për të drejtat legjitime të banorëve shqiptarë. PDIU vëren se ky projektligj nuk është një rast i izoluar, por është në vazhdën e disa nismave të ndërmarra nga qeveria e Malit të Zi që prekin të drejtat e shqiptarëve", tha zëdhënësi i kësaj partie, Ardi Bido.
Top Channel
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
Perfitojne sllavet sot qe ska shtet dhe ai cope shtet qe gabimisht mund ta quash shtet ne Tirane eshte filosllav.
Po se permbajne dot yzhymin e ri te shqiptareve dhe planin e uncle samit qe ta beje Shqiperine dominuesen e ballkanit as Crne Gore as goret e tjera rreth e rrotull.
Albania Uber Alles
Gjithsesi, ngelet fakt qe ndoshta per diasporen duhet bere me shume, sidomos me shqiptaret qe jetojne ne vendet fqinje, i ke dy hapa larg, jane pjease e popullsive fqinje dhe duhen mbajtur afer. Cfare eshte bere deri tani per ta ?
ASGJE!
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
kjo eshte racism ............
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Mal i Zi, denigrohet ministri i Jashtëm i Kosovës, pa flamur dhe pa gjuhën shqipe
Malazezët nuk janë treguar aspak mikpritës në aspektin protokollar për ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj. Në së paku në tre takime, fotografitë e të cilave janë publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së askund nuk duket flamuri i Kosovës – raporton portali i lajmeve Indeksonline.
Madje, në takimin me kryeministrin Igor Luksic shihen dy flamuj malazez, kurse në takimet me presidentin Vujanovic dhe ministrin e jashtëm Rocen shihet vetëm nga një flamur malazez. E njëjta gjë nuk ndodhte në vizitën që Roceni zhvilloi në Prishtinë kohë më parë, kur në takim e konferencë dukeshin flamujt e të dy shteteve.
Një tjetër moment i pakëndshëm për ministrin e jashtëm Hoxhaj në Podgoricë ka ndodhur në konferencën për shtyp. Ai është përgjigjur gjatë gjithë kohës në anglisht. Kur një gazetar i RTK-së ia ka bërë pyetjen në shqip dhe kërkuar që edhe përgjigjia të jetë në shqip, sapo Hoxhaj ka nis të flasë në shqip kanë protestuar gazetarët malazezë e serbë, duke bërë që Hoxhaj ta kthejë sërish në anglisht përgjigjen.
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
Krijoni Kontakt