Tramp, pritet të investojë në Shqipëri dhe Kosovë
Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding Kompani Siva Partners” me seli në Nju Jork, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive.
Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Sipas informacioneve jo zyrtare, kjo kompani fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Kjo kompani nga data 15 deri 21 do jetë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Sali Berisha, më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Në Kosovë “Siva Global”
do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj.
Lajmin e ka bërë të ditur, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij. Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigante do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.
bota sot
Krijoni Kontakt