Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shqiptarët, 4 muaj afat për të deklaruar pasuritë

    Shqiptarët, 4 muaj afat për të deklaruar pasuritë

    Eglantina Nasi

    Fillimi i ketij viti ka celur edhe procesin e detyrueshem te deklarimit te te ardhurave personale nga qytetaret. Kjo, ne kuadrin e zbatimit te ligjit perkates, i cili parashikon dorezimin e deklaratave individuale vjetore te te ardhurave ne Drejtorine Rajonale Tatimore, brenda dates 30 prill 2012, per vitin fiskal 2011. Kjo deklarate do te permbaje raportimin mbi te gjitha te ardhurat qe nje qytetar ka perfituar gjate nje viti. E mbi totalin e ketyre te ardhurave, qytetaret do t'i paguajne shtetit nje tatim me vlere prej 10 per qind. Nderkaq, nuk duhet harruar se ligji ne fjale, perfshin edhe nje ze te vecante qe quhet "shpenzime te zbritshme", me te cilat nenkuptohen shumat qe do t'i zbriten ketij totali te ardhurash per te nxjerre vleren reale te tij. Te tilla jane per shembull kontributet e sigurimeve qe nje qytetar le nga paga e tij, shpenzime per kujdesin mjekesor qe nuk jane perfshire ne sigurimet shendetesore, etj. Per keto te fundit, duhet patjeter qe qytetari te disponoje fatura te rregullta fiskale, te cilat do t'i bashkengjiten deklarates vjetore te te ardhurave, per t'u verifikuar me pas nga autoritetet perkatese tatimore si "shpenzime te zbritshme". Kjo eshte bere per te favorizuar kategori te caktuara, si fermeret, emigrantet, etj. Nderkaq, qe te kesh te drejten per te perfituar nga keto te fundit, eshte percaktuar nje kufi monetar prej 800 mije lekesh te ardhura individuale vjetore. Qe do te thote saktesisht se te gjithe personat qe deklarojne se fitojne ne nje vit me pak se kaq, do te mund t'u njihen shpenzimet e lartpermendura, pa paguar me pas kuoten e caktuar me ligj prej 10 per qind mbi totalin e te ardhurave.

    Ekspertet e tatimeve e shpjegojne nje proces te tille me verifikimin e taksave qe qytetaret kane paguar ne raport me te ardhurat e tyre. Duke pohuar se ne kete menyre, po shkohet drejt nje formalizimi te plote te ekonomise sone. Madje, nga autoritetet tatimore, kjo eshte cilesuar edhe si nje reforme finale ne sistemin tatimor vendas ne teresi. Sipas percaktimeve konkrete ne ligj, jane te gjithe qytetaret shqiptare mbi moshen 18 vjec, te cilet do t'i nenshtrohen nje procesi te tille, ndersa zbatimi i tij njihet si nje praktike nga vendet e Bashkimit Europian, e pikerisht nje gje te tille kane pasur parasysh ekspertet perkates gjate hartimit te tij. Sipas tyre, ashtu si bizneset, edhe qytetaret, duhet te vetedeklarojne te ardhurat vjetore.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Deklarata e te ardhurave personale, si duhet plotesuar formulari

    Eglantina Nasi

    Deklarata individuale vjetore e te ardhurave, permban nje sere te dhenash dhe kategorish qe duhet te plotesohen brenda formularin perkates te saj. I hartuar nga ekspertet e Ministrise se Financave, ky dokument perfshin para se gjithash, te dhena personale per individin, shoqeruar me pas nga ato qe kane te bejne me punet ku ai eshte perfshire apo aktivitetet e ndryshme, qe i sigurojne atij te ardhura gjate vitit. Ne baze te seleksionimit te tyre, formulari ne fjale eshte i ndare ne dy seksione te vecanta, A dhe B, ku i pari korrespondon me "Te dhenat identifikuese per individin", ndersa i dyti me "Te dhenat per perllogaritjen e tatimit". Ne menyre konkrete, plotesimi i zerave te seksionit A nis me vendosjen e shenjes "X" ne kutite respektive, per te pohuar kerkesat perkatese. Per shembull, "X" vendoset ne kuti nese individi eshte rezident ne Republiken e Shqiperise, kur i kerkohet rezidenca, etj. Nder te tjera, zerat qe plotesohen ne kete seksion prej qytetarit jane edhe "emri", "atesia", "mbiemri", "seksi", "numri i identifikimit personal sipas leternjoftimit", "adresa", "statusi i deklaruesit", "telefoni", etj. Per te vijuar me tej, me plotesimet e nevojshme ne Seksionin B, ku fillimisht te ardhurat bruto nga pagat apo shperblimet nga marredheniet e punesimit per individet, plotesohet per totalin e pagave dhe shperblimeve qe deklaruesi perfiton nga te gjitha marredheniet e punesimit gjate periudhes tatimore. Kurse fitimi nga zhvillimi i veprimtarise se biznesit te vogel, plotesohet nga deklaruesi per shumen e fitimit te tatueshem, qe deklaruesi i vetepunesuar realizon nga veprimtaria e biznesit te vogel me qarkullim mbi 2 000 000 leke. Ne kete seksion parashikohet gjithashtu edhe deklarimi, ne kuti te vecanta, i te ardhurave bruto, aksionet ne shoqeri tregtare apo nga veprimtarite e biznesit; ato nga qirate; fitimet kapitale nga shitja e pasurise se paluajtshme (toke dhe ndertese); te ardhurat bruto nga interesat bankare; fitimi kapital neto i krijuar nga investimet ne tituj apo nga pasuri te paluajtshme; shuma bruto te fituara nga lotari apo lojera te tjera te fatit; te ardhura bruto nga pasuri intelektuale: licenca, te drejta ekskluzive dhe pasuri te tjera, qe perbehen vetem nga te drejta dhe qe nuk kane forme fizike, etj. Nderkohe, qe qytetari ne kutite perkatese, duhet te deklaroje (gjithmone nese ka), edhe fitimet kapitale nga dhurimi apo te ardhurat bruto te realizuara jashte territorit te Shqiperise, si edhe te ardhura bruto te tjera te papermendura me lart. Referuar gjithmone formularit te deklarimit te te ardhurave vjetore individuale, shuma e te ardhurave bruto (3-14) plotesohet per totalin e te ardhurave nga kutia 3 deri ne kutine 14.

    Cilat do te vleresohen si "shpenzime te zbritshme"?

    1- Kontributet vullnetare ne fondin e pensionit vullnetar dhe kontributet vullnetare te individit per shendetin, plotesohet vetem kur individi ka derdhur kontribut per fondet e pensionit vullnetar dhe kontribute vullnetare per shendetin.

    2- Shuma e interesit bankar te kredise se marre per shkollim per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari, do te plotesohet per shumen e interesit bankar te kredise se marre per shkollim brenda territorit te Shqiperise.

    3- Shpenzimet per mjekim per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor, do te plotesohet mbeshtetur ne faturat e leshuara nga institucionet shendetesore brenda territorit te Shqiperise, per justifikimin e shpenzimeve per mjekim, sipas percaktimeve ne aktet nenligjore.

    4- Shuma e shpenzimeve te zbritshme, plotesohet per totalin e shpenzimeve nga kutia 16-18 te formularit.

    KJ

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Deklarimi i të ardhurave, në skemë edhe emigrantët

    Deklarimi i të ardhurave, në skemë edhe emigrantët
    2012-01-24
    Ard Kola
    Gazeta Shqip
    Zbardhet ligji, përjashtohen të ardhurat vjetore 2 milionë lekë

    Ministria e Financave, në bashkëpunim me administratën tatimore, kanë kryer disa rishikime të skemës për deklarimin individual të të ardhurave, pjesë e ligjit “Për të ardhurat”. Projekti është dorëzuar këto ditë në Kuvend ku pritet të marrë formën e plotë, ndërsa mësohen detajet e reformës së re fiskale.

    Paketa me propozime përmban disa pika tepër të rëndësishme për zbatimin në praktikë të deklarimit të të ardhurave, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por edhe të huajt që punojnë në vendin tonë. Madje, referuar dokumentit zyrtar të Financave, në skemën e deklarimit të të ardhurave do të jenë edhe emigrantët shqiptarë. Deklarimi do të kryhet për herë të parë brenda muajit shtator 2012, ndërsa në vijim, brenda muajit prill të çdo viti. “Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por që mund të vijnë në periudha më të shkurtra se 183 ditë në Shqipëri (pra nuk bëhen rezidentë fiskalë) dhe që krijojnë të ardhura në vendin tonë do të jenë deklarues të të ardhurave vjetore”, thotë Ministria e Financave, duke sqaruar më tej, se “pa një përcaktim të tillë, kjo kategori deklaruesish do të mbetej problematike në terren”. Mund të thuash se janë të paktën 500 mijë emigrantë aktivë, pra forcë punëtore në vendet e huaja, por nuk ka shifër të përafërt se sa prej tyre sigurojnë të ardhura edhe në Shqipëri. Duke iu referuar skemës, mjafton që një emigrant të ketë lëshuar ambiente me qira, apo të ketë një aktivitet, të menaxhuar nga të afërmit, pra siguron të ardhura, që kjo kategori të jetë pjesë e ligjit të deklarimit. Megjithatë, për të qenë pjesë e reformës, ministria dhe tatimet kanë vendosur disa kushte.

    Për të deklaruar “pasurinë”, në radhë të parë duhet të kesh të ardhura bruto mbi 2 milionë lekë në vit. “Shuma e vendosur si prag deklarimi do të shërbejë për vitet e para të reformës. Do t’i shërbejë një administrimi më të mirë, me një numër më të kufizuar deklaruesish”, thotë ministria, duke paralajmëruar se kufiri mund të ndryshojë në vitet në vijim, në varësi të ecurisë së procesit dhe të edukimit të individëve deklarues. Në ligjin e mëparshëm, kufiri i pragut të deklarimit ishte 200 mijë lekë në vit, por USAID dhe Tatimet propozuan rritjen e masës për shkak se prekeshin një numër mbi 1.2 milionë individësh, duke e bërë procesin tepër të vështirë për ta përballuar. Me kufirin e ri, prej 2 milionë lekësh në vit, pritet një numër deklaruesish të paktën 450 mijë.

    Pragu 2 milionë lekë në vit do të thotë që një individ të ketë të ardhura 166 mijë lekë në muaj. Në bazë të të dhënave, për vitin 2009, paga mesatare për një punonjës të administratës shtetërore ka qenë 40 874 lekë në muaj. Qëllimi i skemës është identifikimi i individëve që nuk kanë paguar taksat, duke i detyruar të shlyejnë 10% tatim mbi të ardhurat.

    Megjithatë, deklarimin mund ta bëjnë edhe individët me të ardhura vjetore deri në 1 milionë e 50 mijë lekë, duke i dhënë mundësi të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme dhe në përfundim, në rast se kanë paguar më tepër, shteti i rimburson. Po cilat janë shpenzimet e zbritshme? Në ligj janë vendosur kontributet vullnetare në fondin e pensionit vullnetar, shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, si dhe shpenzimet për mjekim, ajo pjesë e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Për këtë kategori shpenzimesh janë vendosur limite. Për kontributet në pensionet vullnetare njihet si shpenzim vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% e të ardhurave vjetore bruto. Nëse anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë me 25% të të ardhurave vjetore bruto.

    Në nenin 2 të projektligjit propozohet e drejta e deklaruesit për të bërë dy herë korrigjime, brenda tre muajve nga dorëzimi i deklaratës në tatimet, ndërsa herën e tretë, ndëshkohet me gjobë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    e bejne kete tani pas 20 vjetesh ku glaca politike, familiaret e tyre dhe cubat qe iu shkojne nga pas kane rrjepur e masakruar pronen prevate te atyre qe i mbajne me perralla e mashtrime.......
    e bejne qe te legalizojne ate qe nuk legalizohet, dhe e ve ne nje pikpyetje te madhe sinqeritetin dhe qellimin e ketij projet coroditje.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Robt ku ti kene keta palaco te ndyre qe e quajne veten politikane.

  6. #6
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009
    mosss vetem 4 muaj koh kemi..??? nuk me mjaftojne as me numru hotelet e restorantet qe kam..pp do bej kerkese per edhe nja 6 muaj te tjere..a mi japin thoni ??
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    E une 1 milion e200 mij euro qe i kam jasht banke a duhet mi lajmru

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    166 mijë lekë në muaj i thone 1200 euro ne muaj. I ben nje shqiptar qe jeton jashte 1200 euro ne muaj ne Shqiperi?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Por kur ke borxh lajmerohet? Se mbase te japin ndonje gje. :P

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •