Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kosova nuk eshte Serbi,
    Tadic provokoi 10 milion shqiptare.


    Aleanca KuqeZi reagon ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç, gjatë vizitës në Kosovë, saktësisht në Deçan, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse nga ku tha se Kosova është tokë serbe. Aleanca KuqeZi shpreh shqetësimin e saj gjithashtu për situatën në Malin e Zi dhe Maqedoni.

    Sa i përket deklaratave të Boris Tadiç, ne deklarojmë se ato nuk janë asgjë më shumë se sa veprime shoviniste dhe sllavizëm primitiv. Me deklaratën e tij presidenti i Serbisë po provokon 10 milion shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre prej mijëra vitesh. Ne deklarojmë se Kosova nuk është tokë serbe, por është tokë shqiptare dhe tokë e shqiptarëve.

    Aleanca KuqeZi shpreh mbështetjen e saj maksimale, morale dhe fizike, për shqiptarët e Malit të Zi, të cilët po përballen me vendime provokuese të parlamentit të Malit të Zi, i cili ka cënuar simbolet kombëtare shqiptare me vendime e ligje kundër kombit shqiptar. Ne deklarojmë se Tuzi dhe Ulqini janë bastione të kuqezinjve dhe ndalimi i simboleve shqiptare nuk do ta zbehë asnjëherë të vertetën historike.

    Një tjetër akt shovinist i regjistruar në Maqedoni, ku qeveria ka hequr nga tabelat informuese të Aeroportit Kombëtar gjuhën shqipe. Një akt i shëmtuar dhe provokues kur dihet zyrtarisht, se 60% e trafikut ajror në hyrje dhe në dalje të Maqedonisë zihet nga shqiptarët.

    Në këto kushtë kur shovinizmat sllave po kalojnë kufijtë normalë dhe po cënojnë të drejtat e shqiptarëve në rajon, Aleanca KuqeZi i kërkon me insistim qeverisë shqiptare që të thyejë heshtjen përmes Tiranës zyrtare dhe të kundërshtojë zyrtarisht më një qëndrim të ashpër këto veprime, që po dëmtojnë dhe cënojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

    Për t’ia bërë më të lehtë Tiranës zyrtare dhe qeverisë reagimin ne i kujtojmë institucioneve shqiptare që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e miratuar në 1998 me vullnet nga sovrani shqiptar që i kushtëzon: mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve. Aleanca KuqeZi deklaron dhe kërkon që shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës të mos trajtohen si fqinj, pasi ata jetojnë në trojet e tyre etnike.

    Vazhdimi i heshtjes së Tiranës zyrtare do të na tregojë për të disatën herë gjunjëzimin e diplomacisë shqiptare, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në rajon.

    Aleanca KuqeZi
    Drejtor Ekzekutiv
    Redi Ramaj
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #22
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ma mire me thane Me Leje te qeveris... se sa me thane Erdhi pa leje e shkoj pa leje te Qeverise

    Si i dhan leje si si dhan ai do te vinte prap. Tash kjo pune eshte shku por WWW-ja kan gabu me proteste eshte dasht te barrikadohen rruget te gjitha magjistralet bilem per 2 dite do ta mbanin deri sa te kalonin festat dhe ti shkon mundi kot tadicit... Po kush me i vendos ato barrikada se.

  3. #23
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    'Dashuria' për tokën e huaj

    Presidenti serb Tadiç vazhdon ta kërcënojë Kosovën dhe paqen këtu, pa dhënë asnjë llogari për të palarat qe ushtria, policia dhe formacionet paramilitare serbe, bënë në Kosovë (kundër popullatës shumicë shqiptare). Duke u nisur nga ky fakt, Tadiç nuk do duhej të lejohej të futej në Kosovë, (por iu dha ‘iza’), edhe pse ishte tejet e ditur se nuk do t’i përmbahej motiveve fetare. Sikur të mos ishte “Vetëvendosja”, Tadiç me “krajlat” e tij do të hynin e dilnin nga Kosova, pa therrë në këmbë, duke lënë përshtypjen se ketu s’ka shtet, s’ka qeveri, e s’ka kush t’ia prish terezinë “milosheviqëve”, të vegjël.

    Shkelja e tokës së Republikës së Kosovës nga ana e presidentit serb, Boris Tadiç, (pa kërkim falje për terrorin dhe gjenocidin qe Serbia ka bërë kundër shqiptarëve), është tallje me institucionet tona shtetërore dhe shkelje flagrante e sakrificës dhe gjakut liridashës të popullit shqiptar. Teokrati Tadiç erdhi në Kosovë për të promovuar teorinë milosheviqiane të Serbisë së madhe, duke përkrahur dhe mbrojtur strukturat kriminale në veri, banda këto, të cilët kohë më parë vranë policin tonë, Enver Zymberi, dhe plagosën ushtarët evropianë të KFOR-it. Dukej tejet absurde, kur i shikoje forcat ROSU, (kolegët e heroit Zymberi) duke u kujdesur për “menaxherin” e strukturave ilegale, presidentin Tadiq, njeriu cili pa keqardhje mbronte kriminelët, bandat dhe elementet vrastare në veriun e Mitrovicës. Tadiç, zbarkoi në Kosovë, pas një sërë akuzash paraprake me tone tejet kërcënuese kundër shtetit tonë: “Kosova është Serbi, Duhet ndarë Kosova, etj.” Thjeshtë kaq ka fuqi të bëjë Tadiçi, nëse kërkojmë një ndryshim nga paraardhësi i tij Milosheviç. Ky teokrat,(por edhe sikur të ishte gjallë krimineli Millosheviq), nuk do të mundej të dislokonte forca ushtarake a policore në territorin e Republikës së Kosovës. Pra, Tadiç, vizitoi politikisht Kosovën, (pavarësisht proklamimit të tij dhe qeveritarëve tanë për një vizitë religjioze). Duke treguar fytyrën e vërtetë për motivet e vizitës së tij në Kosovë, presidenti serb, sërish lëshoi tone kërcënuese se “Kosova është tokë serbe. Kurrë nuk do të pranojmë t'i shuajë instuitucionet paralele serbe në veri. Kjo do të thoshte shpërngulje afatgjate e serbëve nga Kosova. Serbët në Kosovë pa to nuk do të mund të si gurojnë arsim, shëndetësi socializim etj”. Sipas tij, arsimimi, siguria dhe jetesa afatgjatë, mund të bëhet duke bllokuar rrugët urbane, duke sulmuar dhe vrarë policinë e Kosovës, dhe duke sulmuar autoritetet doganore e të drejtësisë, por edhe KFOR-in. Pra, duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in, gjykatat, kufijtë dhe doganat, serbët do të ndihen “më rehat”, në shtetin e Kosovës. Në përkthimin tonë kjo do të thotë ‘rehati’ të kriminalitetit dhe strukturave banditeske në Kosovë, por jo edhe të populatës civile, as të vet serbëve. "Këtu, në Deçan, ky manastir edhe është vend i shenjtë jo vetëm për popullin tonë, por për të gjithë njerëzit që shkelin në tokën tonë, vendin tonë. Kjo është hapësira e jonë përbashkët evropiane”. Ndërkaq, thirrja e tij për paqe, nënkupton paprekshmërinë dhe legalizimin e strukturave vrastare në veriun e Mitrovicës. Pas gjithë këtyre veprimeve të cekura, tingëllon tejet absurde, proklamimi i zëvendëskryeministrit tonë, Hajredin Kuçi, se kërkesa për “vizitë” e Tadiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Deçan, mban karakter fetar, dhe se pas fjalorit politik të presidentit serb, nuk do t’i lejohet të hyjë më në Kosovë. Kjo do të ishte më shumë e besueshme, sikur i njëjti epizod nuk do të përsëritej copy paste, nga ai i vitit të kaluar. Të njëjta tonë kërcënuese, të njëjtat reagime! “Kërkesa e vizitës së presidentit serb, Tadiç, në Manastirin e Deçanit, është cilësuar si vizitë religjioze. Prej shumë vitesh, vizitat e tij në Kosovë kanë qenë të ngarkuara me mesazhe politike të papranueshme dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”. Presidenti serb Tadiç vazhdon ta kërcënojë Kosovën dhe paqen këtu, pa dhënë asnjë llogari për ta palarat qe ushtria, policia dhe formacionet paramilitare serbe, bënë në Kosovë (kundër popullatës shumicë shqiptare). Duke u nisur nga ky fakt, Tadiç nuk do duhej të lejohej të futej në Kosovë, edhe sikur ky njeri t’i përmbahej në përpikëri liturgjisë fetare. Por, ky u lejua të hyjë në Kosovë, edhe pse ishte tejet e ditur se nuk do t’i përmbahej motiveve fetare. Çdo qasje e Serbisë në Kosovë (pavarësisht proklamimit si lidhje shpirtërore ose religjioze), është me përmbajtje politike. Politikë është, jo vetëm kur politikani Tadiç, si kryetar i një shteti fqinj, qe ende nuk na njeh autorësinë e shtetit tonë (tendencat territoriale ndaj Kosovës), shkel territorin tonë, por, politikë është edhe kur Peshkopi Teodosije, bën lutje për kthimin e policisë dhe ushtrisë serbe ketu. Sikur të mos ishte “Vetëvendosja”, Tadiç me “krajlat” e tij do të hynin e dilnin nga Kosova, pa therrë në këmbë, duke lënë përshtypjen se këtu s’ka shtet, s’ka qeveri, e s’ka kush t’ia prish terezinë këtij “milosheviqi”, të vogël.

    Tezat e Tadiçit për ndarjen e Kosovës


    Presidenti serb, Boris Tadic, si për ironi, para se të hyjë në vendin tonë, kishte paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje të shtuar nga shtetet më me ndikim të botës, për zhbërjen e shtetit të Kosovës. “Elementi kryesor i këtij plani është zgjidhja me të cilën Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Zgjidhja për veriun e Kosovës (legalizimi i strukturave kriminale), e cila karakterizohet ndryshe nga realiteti tjetër në raport me dominimin shqiptar në jug të Ibrit. Mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë serbe, sidomos garanci për sigurinë e serbëve që jetojnë në enklava”. Zgjidhja sipas Tadiçit nënkupton, bllokimin e rrugëve nëpër enklavat serbe, krijimin e strukturave kriminale, të cilat përkojnë me refuzimin e autoriteteve shtetërore e legjitime të Republikës së Kosovës. Model, i cili do ti paraprinte vizatimit të hartes së re të Kosovës.“Ka shumë modele, që nga aplikimi i dy Gjermanive, deri te Tiroli Jugor, ishujt Oland, modeli irlandez, nga të cilat duhet të marrim atë që është e mirë dhe e zbatueshme për hapësirën e Kosovës”. Pas gjithë këtyre tezave, bartësi i planit për ndarje, presidenti serb, u lejua të hynte si “engjull”, në tokën e Kosovës.

    Pse duhet përkrahur “Vetëvendosja”

    Lëvizja, parlamentare dhe popullore “Vetëvendosja”- duke protestuar kundër eskortës së Tadiçit, tregoi se Kosova është tokë shqiptare. Pa sens nacionalist, reagimi protestues i VV-së, ka të bëjë me mbrojtjen e etikës nacionale. Ky vlerësim vjen për faktin se kryetari i Serbisë, jo vetëm qe nuk shprehu keqardhje asnjëherë për fatkeqësinë, qe policia dhe ushtria e tij, i sollën shqiptarëve, por i njëjti fyen dhe kërcënon shqiptarët duke mbrojtur teorinë milosheviqiane se “Kosova është tokë serbe, se strukturat paralele nuk do të shuhen kurrë”. Bazuar mbi këto koncepte, Tadiç nuk ngjanë aspak me autoritetin e një presidenti të një shteti, (qoftë edhe të një vendi qe nuk na ka njohur), por ky më tepër anon kah një autoritet krimineli, i cili erdhi në shtetin tonë, për të promovuar gjenocidin serb në Kosovë. Në fakt Tadiç, vazhdon t’i ndjekë kultet sllave në Kosovë, pikërisht në atë menyrë, siq i kishte shpallur kryekrimineli ballkanik, Sllobodan Millosheviq. Dallimi në mes Milosheviqit dhe Tadiçit, është vetëm se i pari u proklamua në kalë të bardhë, ndërsa i dyti me vetura luksoze (kjo është formë e vetme nëse mund të quhet më moderne). Hyrja e dalja e tadiçëve pa therrë në këmbë në Kosovë, nuk është metodë e re provokuese ndaj popullatës shumicë shqiptare. Por duke marrë parasysh se edhe kriminelët ordinerë (vrasësit në veri), jetojnë të qetë në qerdhët e tyre, kjo nuk do më shumë koment. Duket tejet e quditshme, se përse qeveritarët tanë nuk kërkuan të paktën disa kushte para se presidenti serb të hynte në Kosovë, (psh. distancimi nga strukturat kriminale në veri, kërkimfalja për gjenicidin serb në Kosovë, etj.), të cilat do t’ia pamundësonin, ose të paktën, vështirësonin hyrjen në Kosovë. Por, të gjitha këto fakte, është dashur të thuhen nëpër rrugët tona. Qytetarët tanë nëpër rrugë të ftohta, i tregonin vendin Tadiçit: “Patrikana është e Pejës”, “Shqipëria natyrale – realitet”, etj. "Politika e Tadiçit është identike me atë të Millosheviçit. Kishat fetare janë të besimit ortodoks shqiptar. Cilat janë të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit? Kur do të kërkoni falje për gjenocidin e bërë në Kosovë? Kur do t`i ktheni eshtrat e të zhdukurve?". Qeveritarët tanë e përcollën këtë ngjarje përmes ekraneve televizive, nëpër hotelet e buta të kryeqytetit, të cilët pa asnjë përgjegjësi “faji”, shikonin hapat e një krimineli (presidentin Tadiç), duke u endur, provokuar dhe kërcënuar, paqen, sigurinë dhe vet sovranitetin e shtetit të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, policia jonë, me plot absurditet, i sulmoi dhe arrestoi protestuesit tanë. Le të shkojë ndonjëri nga liderët tanë në Kosovën Lindore, (Thaçi a Jahjaga), do të ishte fat i madh, sikur do të ktheheshin vetëm me disa xhama të thyer. Edhe më absurde, duket të tingëllojë mesazhi kreut të MPB-së, Bajram Rexhepi, dedikuar Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin për bllokim të dy pikave kufitare me Serbinë, (Merdar dhe Dheu i Bardhë), me 14 janar. “E drejta e disa qytetarëve për të shprehur pakënaqësinë nuk do të lejohet të abuzohet në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve tjerë dhe mallrave në territorin e Kosovës. Policia e Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj bllokimit ilegal të rrugëve”. Do të dukej tejet burrërore, sikur vendosmëria për liri të lëvizjes të ishte gjithëpërfshirëse për tërë territorin e Kosovës. Por, adresimi kërcënues për një grup protestuesish, të cilët nuk kërkojnë asgjë më tepër se funksionim ligjesh dhe autorësi të shtetësisë së munguar, për të toleruar në anën tjetër (serbët në veri të Mitrovicës), jo vetëm t’i bllokojnë rrugët, por të kërcënojnë qytetarët me tyta armësh, të vrasin e të plagosin. Kjo nuk do më shumë koment.

    Ramiz Bojaj
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Ish-gruaja e Tadiqit, murgeshë në Pejë

    Veselinka Zastavnikoviq

    08-01-2012 09:46 CET

    Veselinka Zastavnikoviq, një murgeshë nga Peja iu bashkua kundërshtarëve shqiptarë të presidentit serb, Boris Tadiq. Kjo vetëm për faktin se Tadiq është ish-burri i saj.

    Klan Kosova ka raportuar se Veselinka që shërben në Patrikanën e Pejës ka kërkuar nga KFOR-i transportimin e saj për në Budisalc të Klinë, në mënyrë që të evitojë përballjen e mundshme me ish-bashkëshortin e saj. Kërkesa i është plotësuar dhe murgesha që tani ka emrin Irina do të qëndrojë deri të dielën në manastirin e komunës së Klinës.

    Veselnika dhe Tadiq ishin të martuar për 16 vjet, kurse ajo shërben si murgeshë në Pejë që prej vitit 2002.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/2/4...geshe-ne-peje/

    --------------------------------------

    shifne se me kend bashkpunon albini i vetvendosjes
    o ket e dim veq i madh e i vogel se albini punon per shkie
    Qfare ka lidhje,kjo me Albin Kurtin,nuk po dini se si me i lidhe fjalet ndonjehere eu eu qka po lexojme

  5. #25
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Me Xhevat Bislimin kundër decentralizimit dhe për Bashkimin Kombëtar(facebook)


    Ardhja e Tadiçit, ambasadorit rus dhe zyrtarëve tjerë shtetëror në Patrikanën e Pejës dhe kudo në manastire e kisha të Kosovës dëshmoi dhe ridëshmoi për të njëqindemijtën here se Patrikana e Pejes, manastiret dhe kishat shqiptare në Kosovë dhe kudo në hapesirën shqiptare, të pushtuara dhe të përvetësuara nga serbet, janë përdorur dhe vazhdojnë të përdorën si baza dhe qerdhe të nacional-shovinizmit serb. Ato edhe sot po shërbejnë si vende nga ku përhapej dhe perhapet urrejtja dhe frymëzimi për dhunë, spastrim etnik, terror dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

    Nga vende të shenjta dhe faltore të shqiptarëve, ato u kthyen në instrumenta të politikave shoviniste, terroriste, pushtuese dhe shfarosëse të Beogradit dhe Serbisë. Të gjitha spastrimët, masakrat, gjenocidi me përmas holokausti ndaj shqiptarëve u be me frymëzimin dhe bekimin e klerit ortodoks serb... Për këtë ka një mal me fakte... Unë mendoj se Patrikana e Pejës, manastirët dhe kishat tjera, të pushtuara dhe të përdorura nga serbët jo për t'iu lutur Zotit dhe për t'u shërbyer njerëzve dhe paqesë midis popujve, por për të mbjellë, kultivuar dhe përhapur urrejtjen ndaj shqiptarëve, paraqesin kërcenim dhe rrezik të përhereshëm (bashkë me Serbinë) për lirinë, sigurinë, paqën dhe stabilitetin e Kosovës dhe të shqiptarëve e Ballkanit përgjithësisht...

    Po të kishim politika shtetërore kombëtare në Tiranë dhe Prishtinë (së pari në Tiranë) kjo çështje tepër e rëndësishme do të "zgjidhejë" për disa vite në mënyrë krejtë paqësore, njerëzore, demokratike dhe me interes të madh për popullin shqiptar, por në interes edhe të popullit serb, i cili duhet të çlirohet nga ky kler shovinist dhe ANTIZOT e ANTIKRISHT...

    Nuk kushton pothuaj se fare vendosja çdo vit e dhjetra qiftëve ose familjëve shqiptare të besimit ortodoksë në Pejë, Graçanicë, Deçan, etj. Eshtë fat i madh që ne kemi një pjesë të popullit tonë të këtij besimi. T'u sigurohet nga një banesë, nga një vend pune dhe kaq... Kështu këto vende do të ktheheshin në vende të shenjta, siç ishin, në vende ku njerëzit falën e lutën per liri, paqe e dashuri midis popujve, siç luteshin shqiptaret para se këto objekte dhe vende kulti të pushtoheshin dhe përvetësoheshin nga serbet...

    Këtë punë mund ta bëjnë edhe shqiptarë të pasur, duke ndërtuar pallate banesash për këtë qellim të lartë paqësor, kombëtar e atdhetar... Nuk besoj që një shqiptar, sot për sot, mund të bënte ndonjë punë më kombëtare, më njerëzore, më atdhetare, më fisnike se sa ndërtimi i disa pallatëve për këta bashkatdhetarë të besimit ortodoksë dhe përkrahja edhe për t'u punësuar dhe siguruar një jetë normale... Ky do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm edhe për paqën, për Zotin, për dashurinë dhe respektin midis popujve tanë...

    Me këtë do të krijoheshin premisat për zgjidhjen e përherëshme të çështjës shqiptare, por edhe për "çlirimin" e popullit serb nga pesha e rëndë e kësaj trashëgimie kulturore, fetare dhe historike të pushtuar dhe përvetësuar në kohë dhe rrethana tjera... Kështu edhe tadiçet do të qetësoheshin dhe nuk do të mundoheshin më të vinin me ruset në këto vende të shenjta shqiptare...
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •