Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Tadici në Kosovë me leje të Qeverisë për të festuar Krishtlindjen

    Tadici në Kosovë me leje të Qeverisë

    Nga Express 05 Janar 2012 11:48

    Vizita e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç do të bëhet me lejen e Qeverisë së Kosovës. Për këtë vizitë, ekzekutivi kosovar thotë se ka pasur kërkesë për lejimin e tij që gjatë krishtlindjeve ortodokse, ai të qëndrojë në Pejë e Deçan.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se vizita e tij ka marrë pëlqimin e ekzekutivit, pasi sipas tij, vizita ka karakter fetar.

    “Tadiçi ka kukuar leje nga zyra e BE-së në Beograd, ajo leje është dërguar në zyrën e BE-së në Prishtinë, e më pas zyra e ka dërguar në Qeveri. Qeveria i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, pasi është interesuar dhe se vizita ka të bëjë me karakter fetar”, ka thënë Kuçi të enjten, pas mbledhjes së Qeverisë, transmeton Indeksonline.

    Megjithëse e konsiderojnë si vizitë të karakterit fetar, përvoja e sjelljes së zyrtarëve serbë në Kosovë, ka treguar se ata i përdorin për deklarata politike.

    “Kemi marrë garancë ndërkombëtare se Tadici nuk do ta përdorë vizitën për çështje politike”, ka thënë Kuçi, megjithëse nuk e përjashton një mundësi që Tadici prapë të jep deklarata politike.

    Në delegacionin e Tadiçit do të jetë edhe Goran Bogdanovic, po ashtu me leje të Qeverisë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    28
    Nese vjen me lejen e qeveris masmiri eshte mos me ardh hiq.
    Ky me veti pi merr edhe 2 ambasador rus,ket e kuptoi une si provokim asgje nuk ka te bej me festat fetare ,kur do ti vij fundi ketyre provokimeve nuk e di por njo e di se keta e kan teprue.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Tadici në Kosovë me leje të Qeverisë

    ...


    Pse nuk e publikon Qeveria e Kosoves origjinalin e "lejes" per viziten e Tadicit ne Kosove?!
    Vetem pohimi se ka nje "lehje" te tille eshte absolutisht i pamjaftueshem.

    Do te ishte vetem ne favor te Qeverise dhe Thacit, nese do te publikohej nje "leje" e tille...

  4. #4

    Lightbulb Peja, në protestë kundër vizitës së Tadic !!!

    Pas arrestimit të gjashtë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në shenjë proteste për vizitën e Tadic, iniciativa qytetare pejane ka paraparë që të mbaj jnë protestë kundër vizitës së Tadic në Pejë dhe Deçan.

    Kundër vizitës se Tadic në këto dy qytete në perëndim të Kosovës k reaguar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.

    I pyetur nga Tv “Dukagjini” rreth qëndrimit të tij, Berisha duke u shpreh kundër fjalimeve të mudnshme politike të Tadiqit, ka thënë se popullata e Pejës ende vuan nga pasojat e gjenocidit të shtetit serb.

    “Të gjithë, e edhe Tadiqi, i kanë të qarta disa gjëra. Popullata e Pejës ende vuan nga pasojat e gjenocidit të shtetit serb, andaj dhe Tadiqi, e di mirë se bisedimet me Kosovën zhvillohen në Bruksel dhe me Brukselin bashkë, e jo në Pejë apo në Patrikanë. Tadiqit shpresoj t’i është thënë se këtu nuk ka vend për deklarata politike e tendencioze. Popullata e Pejës duhet ta shoh si një vizitë të karakterit fetar, ashtu edhe siç është thënë. Tadiq nëse do të flas për politikën, duhet të drejtohet në presidencën dhe kryeministrinë e shtetit të Kosovës, që gjenden në Prishtinë”, ka thënë Berisha, transmeton Kosovapress.

    Tadic në Merdare, arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka arritur në pikën kufitare në Merdare. Këtë për Radio Kosovën e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Ai pritet që me helikopter të bartet për në Manastirin e Deçanit për festimin e Krishtlindjeve ortodokse, transmeton Indeksonline.

    Ndërkohë, Policia ka arrestuar 6 aktivistë të ''Vetëvendosjes'' të cilin kishin dalë në Merdare për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb.

    http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,70996
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes06-01-2012 11:48 CET
    Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar të premten në magjistralen Prishtinë-Besianë.

    Sipas zyrtarit për informim në Vetëvendosje, Adonis Tahiri, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.

    “Aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10 e 30 në magjistralen Prishtinë-Besianë”, tha për “Zërin”, Adonis Tahiri.

    Ndërkaq, Dardan Mulliqaj nga po kjo lëvizje, ka thënë për “Zërin” se arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës së Presidentit serb, Boris Tadiq, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, që po i bëjnë Kosovës.

    “Pushteti është organizuar në shërbim të tij (presidentit Tadiq) dhe në këtë mënyrë janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë qenë në një kombi-bus”, ka thënë Mulliqaj, duke shtuar se aktivistët tjerë, të vendosur në pika tjera, nuk janë prekur.

    Sipas tij, në këtë organizim po marrin pjesë me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizjeje, pa përcaktuar numrin e saktë të tyre, ndërkaq ka thënë se aktivistët janë të pozicionuar në lokacione të ndryshme dhe, sipas Mulliqajt, pjesa tjetër e aktivistëve do të qëndrojnë në pikat e tyre në pritje të ardhjes së presidentit Tadiq, me ç’rast do të tentojnë të bllokojnë eskortën e tij. /Zëri/


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...vetevendosjes/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ambasadori rus bllokohet në Deçan, shkon në Patrikanën e Pejës

    Ambasadori i Rusisë në Beograd, Аleksander Konuzin dhe peshkopi i Lipjanit Jovan, për shkak të bllokadës nga protestuesit shqiptarë kundër vizitës së Tadiqit në Kosovë, nuk munden të shkojnë në Manastirin e Deçanit. Ata ndërruan planin dhe shkuan në Patrikanën e Pejës, njofton RTS.

    Ndërkaq, raportohet se qindra shqiptarë kanë bllokuar rrugët në Deçan për të protestuar kundër shkuarjes së Tadiqit në Manastir. Në këtë bllokadë, gjysmë ore ishte ndaluar autobusi me “besimtarë serbë”, raporton Koha.

    Lirimi nga bllokada ishte bërë nga forcat speciale ROSU, ndërkaq përreth Manastirit ë Deçanit janë vendosur forca të shuma të rendit e të sigurisë, ku së shpejti pritet të arrijë presidenti serb Tadiq.(zeri.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #7
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    “Pushteti është organizuar në shërbim të tij (presidentit Tadiq) dhe në këtë mënyrë janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë qenë në një kombi-bus”,
    Arrestim preventiv!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar për gjysmë ore autobusin e kompanisë “Lasta”, që ka transportuar serbët në Deçan, raportojnë mediat serbe.

    Pas aksionit të policisë, përfshirë edhe njësitet ROSU, thuhet se autobusi ka vazhduar rrugën për në manastir. RTS raporton se demonstruesit shqiptarë kanë shkruar në autobus akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ndërsa kanë detyruar shoferin që t’i heq tabelat e Serbisë nga autobusi.
    (telegrafi)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes


    Publikuar: 06.01.2012 - 13:09




    Prishtinë, 6 janar (E plotësuar) Policia e Kosovës ka kumtuar se pas një mbajtjeje të shkurtër ka liruar të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët ishin arrestuar në përpjekje për të penguar vizitën e Tadiqit në Kosovë.


    Prishtinë, 6 janar - Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot në rrugën Prishtinë-Besianë.Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.

    “Aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10 e 30 në magjistralen Prishtinë-Besianë”, tha për “Zërin”, Erzen Vraniqi.

    Dardan Mulliqaj nga po kjo lëvizje, ka thënë për “Zërin” se arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb, Boris Tadic, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, që po i bëjnë Kosovës.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Tadiq pritet me gurë në Deçan, nuk mban fjalim politik

    Publikuar: 06.01.2012 - 19:21

    Pejë, 6 janar (E plotësuar) – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka arritur pak pas orës 18 në Manastirin e Deçanit, ku parashihet ta kalojë natën e kërshëndellave ortodokse bashkë me besimtarët.
    Kolonën e automjeteve ku gjendej Tadiqi, gjatë kalimit nëpër Deçan, është gjuajtur me gurë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Kohavisioni.
    Rruga që çon drejt Manastirit sot ishte bllokuar që nga orët e paradites. Në orën 17 pasoi një përplasje e këtyre aktivistëve me pjesëtarë të njësisë speciale të PK-së, me ç’rast policia përdori prej lotsjellës. Përplasja u përsërit edhe rreth orës 17 e 45 minuta, kurse në të dy këto përplasje janë lënduar dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes, kurse dy prej tyre u arrestuan.
    Në Manastirin e Deçanit, ndërkaq, peshkopi Teodosije u dëshiroi besimtarëve që Nata e Kërshëndellave të jetë festë e paqes, dashurisë dhe çdo të mire dhe që Jezusi “të çrrënjosë nga çdo të keqe nga shpirtrat tonë dhe ndërmjet popujve”, njoftoi radio Kim. “Kam mbërritur në Kosovë për të përcjellë porosi paqeje edhe serbëve edhe shqiptarëve”, tha presidenti serb pas arritjes së Manastirin e Deçanit.
    “Kam ardhur të tregoj, si në Patrikanën e Pejës, ashtu edhe në Deçan, Prizren e Zoçisht, se mendojmë për të gjithë në Kosovë e Metohi në kohë shumë të vështira dhe rrethana komplekse dhe për këtë arsye asnjë përpjekje nuk është e vështirë për tu gjendur këtu me njerëzit tanë dhe popullin tonë.
    Mesazh paqeje i dërgoj edhe njerëzve të religjioneve tjera, duke iu dëshiruar që të lidhemi, duke mos hequr dorë nga identiteti ynë, vlerat, kisha jonë dhe besimet, pikërisht duke besuar në paqe. Ky është mesazhi im kyç në natën e kërshëndellave këtu buzë mbretit Stefan Deçanski dhe Deçanit”, tha Tadiq.

    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,83063

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •