-
Rreziku i Kamatės!
RREZIKU I KAMATĖS
SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN
Hutbeja e parė
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve dhe tė qiejve. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.
"O besimtarė! Kijeni frikė Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetėm duke qenė myslimanė!" Ali Imran 102.
"O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu, ndėrsa prej atij krijoi bashkėshorten e tij, kurse prej kėtyre tė dyve krijoi shumė meshkuj e femra. Dhe frikėsojuni Allahut, me emrin e tė Cilit ju kėrkoni tė drejtat e ndėrsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vėrtet, Allahu ėshtė pėrherė Mbikėqyrės mbi ju". Nisa 1.
"O besimtarė, frikėsojuni Allahut dhe thoni vetėm tė vėrtetėn. Ai do tjua bekojė veprat tuaja dhe do tjua falė gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, do tė arrijė njė fitore madhėshtore". Ahzab 70-71.
O ju njerėz, frikohuni Allahut dhe kini kujdes prej depėrtimit tė kamatės nė tregtitė e juaja dhe prej pėrzierjes sė pasurisė tuaj. Ngrėnia e kamatės dhe pėrdorimi i saj ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha dhe Allahu ngrėnėsit dhe atij qė punon me tė iu kėrcėnua me zjarr tė xhehenemit dhe me luftė prej Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, alejhi salatu ue selam. Allahu, azze ue xhel, thotė: "O ju qė keni besuar! Ta keni frikė Allahun dhe hiqni dorė nga kamata, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė. Nėse nuk e bėni kėtė, atėherė iu ėshtė shpallur luftė nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Nėse pendoheni, atėherė ju takon kapitali fillestar. Nė kėtė mėnyrė, nuk dėmtoni askėnd e as nuk dėmtoheni vete". Bekare 278-279. Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: "I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi tė, ka mallkuar atė qė e ha kamatėn, ai qė ushqen kamatėn (e jep atė), ai qė e evidencon atė si dhe ata qė janė nė cilėsinė e dėshmitarėve nė kontratėn ku ekziston kamata. Dhe tha: Tė gjithė kėta janė tė barabartė. Nuk ėshtė paraqitur kamata dhe imoraliteti nė mesin e njė popull pėrveē se ėshtė paraqitur tek ata varfėria, sėmundjet e ndryshme dhe zullumi prej sulltanit. Kamata i shkatėrron pasuritė dhe ua heq bereqetin: "Allahu ia heq ēdo pėrfitim kamatės, kurse e rrit pėrfitimin e bamirėsisė". Bekare 276.
Allahu e theksoi me ashpėrsi kėrcėnimin ndaj ngrėnėsit tė kamatės dhe e konsideroi ngrėnien e saj si tė shėmtuarėn mė tė fėlliqur dhe mėkatin mė tė madh, tė cilit Allahu i shpalli luftė. Pastaj, qartėsoi se ngrėnėsi i kamatės do tė pėrjeton dėnim nė dynja dhe nė ahiret. Prej dėnimeve tė dynjasė ėshtė asgjėsimi i bereqetit tė pasurisė, humbja, shkatėrrimi i saj, etj, saqė pronari i asaj pasurie do tė bėhet njeriu mė i varfėr nė shoqėri. Shpeshherė dėgjoni pėr zhdukjen e pasurive tė mėdha me djegien e saj, fundosje ose me shkatėrrimin e saj prej vėrshimeve tė mėdha, saqė banorėt e atyre vendeve bėhen mė fukaratw nė mesin e njerėzve. Nė rast se mbetet pasuria e fituar me kamatė nė duart e pronarėve tė saj, ajo pasuri nuk do t'i bėn aspak dobi pėr shkak se ėshtė pa bereqet dhe pėr tė Ditėn e Kiametit do tė jep llogari dhe do ta pret dėnim i dhembshėm. Njeriu qė e ha kamatėn dhe punon me tė ėshtė krijesa mė e urryer tek Allahu dhe tek krijesat e Tij. Cilėsi e kėtij njeriu ėshtė se vetėm merr e nuk jep, mbledh e nuk shpėrndan, nuk shpenzon e nuk jep sadaka, ėshtė koprrac e dorėshtrėnguar, zemrat nuk e dojnė dhe shoqėritė e refuzojnė. Kjo ėshtė prej dėnimeve qė e kaplojnė nė dynja, kurse dėnimi nė ahiret do tė jetė edhe mė i rėndė dhe mė i gjatė.
Allahu, azze ue xhel, e qartėson nė Kuran se ēka e pret ngrėnėsin e kamatės ditėn kur do tė ngrihet prej varrit pėr tė dhėnė llogari dhe thotė: "Ata qė marrin fajde, do tė ringjallen (nė Ditėn e Gjykimit) si ai qė djalli e ka ēmendur me prekjen e vet". Bekare 275. Edhe atė se njerėzit kur do tė ringjallen do tė dalin me shpejtėsi prej varreve tė tyre dhe do tė nxitojnė pėr nė Mahsher siē thotė edhe Allahu nė Kuran: "Ditėn, nė tė cilėn do tė dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur tė ishin duke nxituar drejt njė altari". Mearixh 43. Prej tyre do tė veēohet ngrėnėsi i kamatės i cili ngrihet dhe rrėzohet pėr toke, gjendja e tij i pėrngjanė atyre qė bėjnė mundje njėri me tjetrin dhe tė cilėt ngrihen dhe rrėzohen gjatė dyluftimit, pėr shkak se ngrėnia e kamatės barkun ia ka fryrė dhe ia ka bėrė tė rėndė dhe ēdo herė qė tenton tė ngrihet e t'i bashkėngjitet tė tjerėve rrėzohet pėr toke, kėshtu qė vonohet dhe nuk mundet t'i zė tė tjerėt. Kjo, si dėnim dhe nėnēmim pėr ngrėnėsin e kamatės Ditėn e Kiametit.
Semure ibėn Xhundub transmeton se i Dėrguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thėnė: Kam parė natėn e (Miraxhit) dy melekė. Erdhėn dhe mė nxorėn nė tokėn e shenjtė. Pastaj u nisėm dhe arritėm te njė lum prej gjaku. Nė kėtė (lum) qėndronte njė njeri. Ai qėndronte nė mes tė lumit, e nė (breg tė lumit) qėndronte njė tjetėr, pėrpara tė cilit gjendeshin gurė. Sa herė qė njeriu nė mes tė lumit rrihte tė dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurė nė gojė dhe e kthente nė vendin ku qėndronte. Kėshtu vepronte sa herė qė rrihte tė dilte, e gjuante me gurė nė gojė dhe njeriu kthehej pėrsėri aty ku qėndronte. Pyeta: Kush ėshtė ky? (Meleku) Mu pėrgjigj: Ai qė gjendet nė mes tė lumit ėshtė njeriu qė ka ngrėnė kamatėn.
Ebu Hurejre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: Kamata ėshtė shtatėdhjetė lloje mėkatesh, mė e lehta ėshtė sikur njeriu tė martohet me nėnėn e vet".
O ju musliman
Kamata ėshtė e ndaluar nė tė gjitha fetė qiellore. Allahu, azze ue xhel, thotė pėr ēifutėt: "Ne ua ndaluam atyre disa ushqime tė mira, tė cilat ishin tė lejuara pėr ta, pėr shkak tė prapėsive qė bėnė, pėr shkak se ata pengonin shumė njerėz nga udha e Allahut, pėr shkak se merrnin kamatė, megjithėse kjo ishte e ndaluar pėr ta dhe pėr shkak se pėrvetėsonin padrejtėsisht pasurinė e njerėzve". Nisa 160-161.
Edhe pėrskaj kėtij kėrcėnimi tė ashpėr pėr ngrėnėsin e kamatės, shumica e njerėzve vazhdojnė tė mbledhin pasuri nė mėnyrė tė paligjshme dhe nuk u intereson mėnyra se si kanė arritur deri tek ajo pasuri. E rėndėsishme tek ata ėshtė vetėm mbledhja e pasurisė dhe shtimi i saj. Tė ndaluar e konsiderojnė ēdo gjė ēka nuk munden ta arrin apo tė mbėrrin deri tek ata, ndėrsa e lejuar sipas parimeve tė tyre ėshtė ēdo gjė qė ata munden ta arrin edhe atė nė ēfarė do mėnyre. Kjo aludon nė mungesėn e drojės ndaj Allahut nė zemrat e tyre dhe nė mosnjohjen e fesė sė tyre. Nė rast se gjendja e shoqėrisė arrin nė kėtė nivel, atėherė prite dėnimin. Nuk ka mirėsi nė atė jetė qė bazohet mbi kėtė sistem dhe nuk ka mirėsi nė atė pasuri qė fitohet nė mėnyrė tė paligjshme. Pasuria e grumbulluar nė mėnyrė tė paligjshme i pėrngjanė kėnetės e cila ėshtė e formuar prej ujit tė fėlliqur tė pisėt dhe ēdo njėri qė kalon andej apo gjendet nė afėrsi tė saj dėmtohet prej erės sė saj qė e nuhat.
Hutbeja e dytė
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve dhe tė qiejve. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėllezėr besimtarė,
Sot nė mesin e njerėzve janė pėrhapur shumė biznese e tregti me kamatė tė qartė. Muslimani duhet tė jetė vigjilent ndaj kėtyre transaksioneve dhe kėmbimeve qė tė mos bie nėn ndikimin e atyre qė punojnė me tė. Prej llojeve tė kamatės qė janė pėrhapur kohėve tė fundit ėshtė: Kamata e shtyrjes apo vonesės. Ky lloj quhet edhe Kamata e borxhit dhe nėnkupton shtimin e kushtėzuar, tė cilin e merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr shkak tė kohės qė i ka lėnė nė dispozicion huamarrėsit tė paguajė borxhin. Dhe ēdo herė qė e vonon huamarrėsi kthimin e borxhit i rritet borxhi. Ky lloj i kamatės ka qenė prezent dhe shumė i pėrhapur tek arabėt para Islamit dhe kjo ėshtė Riba el-Xhahilije qė do tė thotė: Kamata e injorancės tė cilėn e cek Allahu nė Kuran: "O ju qė keni besuar! Ta keni frikė Allahun dhe hiqni dorė nga kamata, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė. Nėse nuk e bėni kėtė, atėherė iu ėshtė shpallur luftė nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Nėse pendoheni, atėherė ju takon kapitali fillestar. Nė kėtė mėnyrė, nuk dėmtoni askėnd e as nuk dėmtoheni vetė. Nėse e dini se borxhliu ėshtė ngushtė, shtyjani afatin (e shlyerjes sė borxhit) derisa ta pėrmirėsojė gjendjen. Por ėshtė mė mirė pėr ju qė tia falni borxhin, veē sikur ta dinit". Bekare 278-280.
Poashtu prej llojeve tė kamatės qė janė pėrhapur kohėve tė fundit ėshtė: Borxhi me fajde apo dobi. Ky lloj kamate nėnkupton dhėnien e borxhit, mirėpo me kusht qė t'ia kthen borxhin me njė sasi tė rritur si kompensim pėr pasurinė qė ka huazuar, konform kushteve tė caktuara.
Poashtu nė rast se huadhėnėsi e kushtėzon huamarrėsin me ndonjė lloj dobie pėr borxhin e dhėnė, si: tė banoj huadhėnėsi njė kohė tė caktuar nė shtėpi tė huamarrėsit pa qira, ose t'ia shfrytėzon makinėn e tij pėr njė kohė tė caktuar, ose t'i dhuron dhurata, ose ēdo lloj dobie tjetėr, kjo ėshtė kamatė. I Dėrguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotė: "Ēdo borxh qė tėrheq me vete ndonjė dobi ėshtė kamatė". (1)
Dijetarėt janė unanim rreth kuptimit qė ka tė bėj ky hadith.
Poashtu prej llojeve tė kamatave ėshtė edhe deponimi i tė hollave me fajde apo interes nėpėr banka, ku banka i pranon ato tė holla prej myshteriut dhe punon me to, ndėrsa si shpėrblim myshteriut ēdo muaj i jep pėrqindje tė cilėn e quan dobi, por nė fakt kjo ėshtė kamatė.
Poashtu prej llojeve tė kamatės ėshtė edhe kėmbimi i tė hollave mes veti qė duhet patjetėr tė bėhet dorė mė dorė nė vendin dhe ēastin e aktit dhe nuk tė duhet tė ndahen tė dy palėt prej vendit tė aktit para se t'i kapė ēdonjėri tė hollat e veta nė dorė. E njėjta vlen edhe pėr blerjen e arit dhe argjendit me tė holla prej letre ku duhet patjetėr tė bėhet dorė mė dorė nė vendin dhe ēastin e aktit dhe nuk tė duhet tė ndahen tė dy palėt prej vendit tė aktit para se ta kapė ēdonjėri mallin e vet nė dorė.
Ka edhe shumė pamje dhe lloje tė tjera tė kamatės pėr tė cilat nuk ka hapėsirė tė mjaftueshme tė flasim kėtu. Prandaj muslimani duhet tė jetė i kujdesshėm dhe t'i largohet tė gjitha pamjeve dhe llojeve tė kamatės dhe mos tė bie kurban i atyre qė nuk u intereson fare kjo ēėshtje dhe pėr ēdo gjė qė nuk e kupton le t'i drejtohet dijetarėve, pėr shkak se ēėshtja ėshtė shumė e madhe dhe rreziku edhe mė i madh.
E lus Allahun tė na bėjė dobi mua dhe juve me udhėzimin e Kuranit dhe Sunetit tė Dėrguarit tė Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo ēka dėshiroja ta them. Prej ēdo mėkati kėrkoj falje tek Allahu pėr vete dhe pėr ju dhe pėr tė gjithė muslimanėt. Kėrkoni falje prej Tij se me tė vėrtetė Ai ėshtė Gjithėfalėsi dhe Mėshirėploti.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
______________________________________________
(1) Hadithi ėshtė i dobėt dhe mė e sakta ėshtė ajo ēka e cekin juristėt Islam se kjo ėshtė njė prej rregullave nė jurisprudencėn Islame dhe dijetarėt janė unik nė atė se hadithi ėshtė i dobėt mirėpo kuptimi i hadithit ėshtė i saktė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt