Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mesazhi i kryeministrit Berisha per Vitin e Ri 2012

    panorama

    -

    Viti i Ri ’12, mesazhi i kryeministrit Berisha

    Lajmi i Fundite Shtunė, Dhjetor 31st, 2011

    Kryeministri Sali Berisha i eshte drejtuar me nje mesazh urimi te gjithe shqiptareve, nepermjet te cilit i ka uruar per Vitin e Ri.

    Me poshte mesazhi i plote i kryeministrit Berisha drejtuar shqiptareve.

    “Tė dashur qytetare dhe qytetarė shqiptarė, bashkėkombase dhe bashkėkombas tė mij kudo qė gjendeni sot,

    Tė dashur fėmijė, tė moshuar, tė reja e tė rinj,

    Motra dhe vėllezėr,

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Para se ora tė shėnojė me akrepat e saj ndėrrimin e viteve unė si familjar, si mik e dashamirės, si qytetar por edhe si Kryeministėr, dua tė vij afėr jush, tė ndaj me ju gezimin e kėsaj nate dhe tė bashkoj mesazhin e urimit tim, tė familjes sime dhe tė qeverisė me mesazhet e shumta qė ju merrni sonte me kartolina, letra, SMS, facebook, twitter, dhe me shumė pėrzemėrsi tė uroj sejcilin prej jush dhe tė gjithė tė dashurit tuaj, tė gjithė shqiptarėt:

    Gėzuar Vitin e Ri 2012, vitin e Flamurit tonė!

    Le tė sjellė viti i 100-vjetorit tė Shqipėrisė sė pavarur, shumė gėzime, shėndet, lumturi dhe suksese pėr ēdo njėrin prej jush, nė ēdo zemėr dhe vatėr shqiptare kudo qė festoni sonte, nė shtėpitė tuaja, lokalet me miq e tė dashur, brenda apo jashtė vendit, nė misione diplomatike, misione paqeruajtėse nė Afganistan, Bosnje apo gjetiu, nė udhėtime, nė spitale, institucione tė vuajtjes sė dėnimit!

    Gėzuar tė gjithėve!

    Por unė, njė urim tė veēantė kam pėr tė gjithė ata qytetarė qė pėrjetuan gjatė vitit qė po kalon, dhimbje, pikėllime shpirtėrore nga skamja, sėmundja apo humbja e njerėzve tė tyre mė tė dashur, duke ndarė me ju dhimbjet e pamerituara ju uroj:

    Njė vit tė ri siē jua do zemra pėr tė gjithė Ju, Gėzuar!

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Nė njė meditim tė duhur nė kėtė prag tė ndėrrimit tė viteve, do tė gjejmė se, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, mundin e ndofta sakrificat dhe dhembjet qė edhe mund tė kemi pėrjetuar, unė jam i bindur se ka njėmijė e njė arsye pėr tė shprehur mirėnjohje tė thellė, nderim dhe krenari pėr vehten dhe njėri-tjetrit, pėr pėrpjekjet dhe sukseset tona gjatė vitit qė lamė pas. Viti 2011 me arritjet e tij, ishte njė vit pėrcaktues nė realizimin e projektit ėndėrr tė shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave – Shqipėria vend i zhvilluar!

    Viti 2011 do tė mbahet mend si viti i parė nė tė cilin 450 mijė shqiptarė udhėtuan tė lirė, pa viza, nė mbarė Europėn.

    Viti qė lamė pas, ishte viti qė agjensitė turistike mė prestigjioze nė botė, shpallėn Shqipėrinė “tė bukurėn e dheut”, destinacionin turistik kryesor tė planetit. Nė tė vėrtetė, Shqipėria me bukuritė e saj magjepsėse turistike, priti dhe pėrcolli nė siguri tė plotė kėtė vit, mbi katėr milionė turistė dhe vizitorė, tė cilėt u kthyen nė shtėpitė e tyre me mbresat e bukurive magjepsėse tė brigjeve tona, ngrohtėsisė mė njerėzore tė mikpritjes sonė.

    Viti 2111 ishte viti i krizės mė tė rėndė financiare pėr Europėn dhe fqinjėt tanė. Kjo krizė e pashembullt, shkaktoi rėnie tė madhe prodhimi, ulje tė ndjeshme tė rrogave, pensioneve dhe rritje tė papunėsisė.

    E kundėrta ka ndodhur nė Shqipėri. Modeli ynė ekonomik liberal, bėri qė ekonomia shqiptare, tė shpallet njėra nga dy ekonomitė mė solide nė Europė. Eksporti i mallrave u dyfishua nė krahasim me vitin 2009, investimet e huaja nga 38 milionė dollarė qė ishin mesatarisht nė 8 vitet para vitit 2005, u rritėn njė milliard dollar, pra pothuaj 30 herė. Shqipėria e vitit 2011 renditet ndėr 10 vendet mė tė mira nė regjistrimin e bizneseve dhe pėr administratėn e vogėl. Ne ishim ndėr tė vetmet vende qė falė realizimit tė tė ardhurave buxhetore rritėm si asnjė vend tjetėr rrogat dhe pensionet, kėtė vit tė ardhurat minimale, pensionet nė qytet arritėn 13200 lekė, rrogat e ulta dhe tė mesme u bėnė 120% mė tė larta se nė vitin 2005, kursimet dhe kreditimi patėn rritje dyshifrore. Papunėsia pėsoi rėnie tė ndjeshme.

    Kėtė vit vdekshmėria foshnjore ishte njė-shifrore dhe shqiptarėt lanė prapa nė vdekshmėri amtare dhe tė tė rriturve si dhe nė rritjen e jetėgjatėsisė, disa vende tė zhvilluara.

    Shqipėria dixhitale shėnoi arritjet mė tė mėdha. Nė disa tregues tė moshės dixhitale Shqipėria u rendit e dyta nė botė pėr rritjen e tyre, treguesi i pėrdorimit tė internetit ėshtė mbi 50% dhe po shkon drejt nivelit mesatar tė vendeve tė BE-sė. Mbi dy milionė qytetarė lundruan falas nė internet. Pėrdorimi i telefonise celulare ka njė ndėr nivelet mė tė larta nė Europė, tarifat e tyre kanė pėsuar rėnie tė mėdha. Teknologjia 3G ėshtė shtrirė nė tė gjithė vendin.

    Nė vitin 2011, nga jugu nė veri, nga lindja nė perėndim, u pėrfunduan apo janė nė ndėrtim dhe pėrfundim e sipėr mbi 1350 Km rrugė, autostrada, superstrada, rrugė rurale, dytėsore, tretėsore nė fshatrat dhe qytetet e vendit. Ky vit shėnoi fillin e auostradės Tiranė-Elbasan qė afron pothuaj me njė orė Elbasanin dhe jug-lindjen e Shqipėrisė, por edhe Tetovėn dhe Shkupin me Tiranėn. Po vazhdon ndėrtimi i rrugės sė Arbrit, boshtit tė jugut.

    Ky ishte viti vendimtar pėr pėrfundimin gjatė 2 viteve qė vijnė tė rrjetit rrugor mė tė ri, mė modern nė rajon dhe mė gjėrė, i cili do tė bėjė tė mundur qė shqiptarėt nga ēdo skaj i kėtij vendi pėr 2-2orė e 30 minuta, tė arrijnė nė Tiranė, tė kursejnė mbi 60% tė kohės sė tyre.

    Shndėrrime tė mėdha jėnė arritur nė fushėn e edukimit. Vitin qė kaloi 91.5% e fėmijėve tanė qė mbaruan klasėn e 9-tė, hynė nė shkollėn e mesme. Mbi 70% e maturantėve tanė, ulen nė auditorėt e universiteteve tė vendit. Numri i studentėve nė Shqipėri arrin nė 140 mijė. Shqipėria ka sot rreth 49 studentė pėr 1000 banorė. Ajo tejkaloi pėr herė tė parė mesataren e vendeve tė BE, student pėr 100 banorė.

    Shqipėria hyri nė rrugėn e pakthyeshme tė zhvillimit tė qėndrueshėm jeshil. Dhjetra hidrocentrale nė tė katėr anėt e vendit janė nė ndėrtim e sipėr apo janė ndėrtuar. Ajo po shfaqet para biznesit ndėrkombėtar ēdo ditė e mė shumė si njė Norvegji e vogėl nė gadishullin e Ballkanit.

    Viti qė lamė pas, ishte viti nė tė cilin pasioni i fermerėve tanė pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė kopėshtin e bukur tė Europės juglindore, u bė mė i madh se kurrė. Dy projektet e mėdha kombėtare: i ullirit dhe arrorėve po lėshojnė shtat me shpejtėsi. Me kėto drurė frutorė u mbollėn kėtė vit mbi dy mijė ha. Eksportėt bujqėsore tė shumė zėrave u dy-tre fishuan.

    Gjatė vitit 2011 ne, natyrisht qė nuk ecėm nė njė bulevard apo kopėsht me lule. Nė 21 Janar tė kėtij vit, u pėrballėm me tentativėn e pėrmbysjes me dhunė tė institucioneve kushtetuese dhe mė pas, me rrethimin e egėr tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėrpjekjen pėr tė ndaluar me forcė numėrimin e votave tė qytetarėve shqiptarė. Por, shqiptarėt gjithashtu provuan funksionimin e shtetit tė tyre ligjor, rendit tė tyre kushtetues demokratik.

    Po kėshtu, statusi i vendit kandidat iu mohua Shqipėrisė, vetėm e vetėm se opozita bllokoj nė parlament miratimin e ligjeve me tre tė pestat dhe zgjedhjen e Avokatit tė Popullit pėr dy vjet me radhė. Mirėpo sot, njė marrėveshje ėshtė arritur, kjo situatė ėshtė kapėrcyer. Ne mbetemi tė vendosur tė bėjmė gjithshka pėr integrimin e vendit nė BE.

    Nė vitin qė lamė pas, ne kaluam me sukses dy procese themelore pėr jetėn e ēdo vendi.

    Nė 8 Maj ne patėm zgjedhjet vendore, pavarėsisht nga klima nė tė cilėn ato u zhvilluan, zgjedhjet e 8 Majit janė zgjedhjet e para nė historinė e vendit qė u vlerėsuan si kompetitive dhe trasperente.

    Nė kėto zgjedhje tė lira, ju dhatė mbi 140 mijė vota mė shumė pėr kandidatėt dhe partitė e koalicionit qeveritar, duke shprehur vlerėsimin tuaj pėr reformat dhe pėrpjekjet e Qeverisė pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė vend tė zhvilluar. Unė ju garantoj ju se, sa herė tė votoni ndėn qeverisjen e kėtij koalicioni, do tė votoni si qytetarė tė njė vendi tė lirė.

    Nė vjeshtėn qė kaloi, u zhvillua censusi i popullsisė dhe banesave tė vendit. Tė dhėnat e para tė tyre, kanė befasuar ēdo shqiptar. Nė fotografinė e tij tė parė tė Shqipėrisė, ky census faktoi se ju, gratė dhe burrat e kėtij vėndi, me lumenjtė e djersės qė keni derdhur dhe insiativėn e lirė keni bėrė qė ne, shqiptarėt, tė cilėt nė agim tė vitit ’90 kishin vetėm 219 banesa pėr njė mijė banorė, tė kemi sot, pas 22 vjetėsh mbi 380 banesa pėr njė mijė banorė, duke lėnė prapa nė kėto tregues kryesorė 4-5 vende anėtare tė OECD dhe BE. Censusi fakton se, ndėrtesat nė qytetet tona janė rritur nga 76 mijė qė ishin nė vitin 1989 arritėn nė 250 mijė nė vitin 2011, pra 340%. Rezultatet e censusit tė vitit 2011 dėshmojnė se, kombi ecėn me shpejtėsi drejt shndėrrimit nė njė komb urban, kusht pėrcaktues ky pėr njė vend tė zhvilluar. Kėshtu sot, rreth 53% e shqiptarėve jetojnė nė qytete, nga vetėm 47% qė jetonin 10 vjet mė parė.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Viti 2012 qė po troket nė dyert dhe zemrat tona, do tė jetė viti i 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Le ta shndėrojmė, ne sė bashku, kėtė vit nė jubileun e njė nderimi tė madh tė tė gjithė atyre qė duke flijuar jetėn dhe atyre qė me mundin, djerėsėn e tyre bėnė tė mundur, qė Shqipėria tė bėhet 100-vjeēare si vend i lirė dhe i pavarur.

    Por, mbi tė gjitha, le ta shndrrojmė nė vitin e Flamurit tonė, nė njė vit pėrcaktues pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, shndrrimin e mėtejshėm tė saj nė njė vend tė zhvilluar.

    Unė mbetem i pėrkushtuar dhe jam i bindur se, sė bashku, do tė realizojmė objektivat tona fisnike, tė shkollimit mė tė mirė, tė punėsimit mė tė madh, tė rritjes sė rrogave dhe pensioneve, tė shėrbimive mė cilėsore pėr ju. Shqipėria po ndryshon, dhe ajo, vitin e ardhshėm, me shpejt do tė ndryshojė.

    Gėzuar Vitin e Ri 2012! Vitin kurorė nė ballin fisnik tė dheut tonė tė dashur, viti i 100 vjetorit tė Pavarėsisė!

    Zoti ju bekoftė Ju, Shqipėrinė, Flamurin dhe miqtė e saj kudo nė botė!

    Gėzuar!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I urojme zotit Berisha shendet e force ne perballimin e detyres se larte te Kryeministrit te Shqiperise !
    Shendet e mbaresi ne Familjen e tij te Nderuar.

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Martė nga ditėt e tua Brari.

  4. #4
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Martė nga ditėt e tua Brari.
    aHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH........
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Motra e Vellezer, zonja e zoterinj, se ē'me gjason ki mesazh si testament ... idem si ai qe iu pat lene shoki enver ne fund te vitit 1984 ...

  6. #6
    Gezime pac i themi edhe ne Kryeministrit te Shqiperise dhe shpresojme qe kete vit te zgjidhe shume ceshtje sociale qe gjate gjashte viteve te shkuara nuk u kujtua fare
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    ca vit i ri o BERISHE .........ME PENSION 10 000 LEK NE MUAJ as gjelin nuk blen dot
    ty ti sh(t)ofte perendia ditet se kaq mend kemi ne si popull ......( edhe Brari popull eshte )

  8. #8
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga mardo Lexo Postimin
    ca vit i ri o BERISHE .........ME PENSION 10 000 LEK NE MUAJ as gjelin nuk blen dot
    ty ti sh(t)ofte perendia ditet se kaq mend kemi ne si popull ......( edhe Brari popull eshte )
    si e doni gjelin me lesh apo pa lesh?

    ja kerkoje Enverit gjelin nqs kishe bithe

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    si e doni gjelin me lesh apo pa lesh?

    ja kerkoje Enverit gjelin nqs kishe bithe
    Gati ishte qafa e barit Bidooooo
    Revolution 1848

  10. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Gati ishte qafa e barit Bidooooo
    qafa e barit ishte me e privilegjume se spaci.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •