Close

Rezultati i Sondazhit: Sa te afte dhe te pergatitur jane shqiptaret te qeverisin plotesisht KOSOVEN?

Votues
27. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pak te afte!

    6 22.22%
  • Shume teafte!

    4 14.81%
  • Plotesisht te afte!

    17 62.96%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110

    Angry Shqiptarët po bien pre e inskenimeve të parapërgatitura....

    16 shkurt 2007.
    Nje shtet i ri po lind ne ballkan, nje shtet i dyte shqiptar. Aspiratat shekullore te shqiptareve per pavaresi duket sikur po i vjen fundi.Duket sikur finalizimi i endrres qindra vjecare do te mare nje pergjigje nga Keshilli I Sigurimit, i cili pritet se shpejti te diskutoje statusin Final te Kosoves....
    Po sa te pergatitur jane vete Shqiptaret te perballen me kete? Jane ata te afte te lexojne midis rreshtave te PAKOS AHTISARI dhe te ndergjegjesohen se vetem nje qendrim dinjitoz mund ti shuaje atyre etjen e gjate per nje shtet krejt te tyrin???
    Marr shkas te hap kete teme nga ngjarjet e fundit te cilat ndodhen ne Prishtine.Do te desha qe shqiptaret te tregonin maturi ne kete cast vendimtar, dhe jo te beheshin pre e inskenimeve dhe turbullirave te cilat Serbia me "zagaret" pa dhembe por qe ende arrijne te kafshojne disi, sic eshte Rusia, kane ideuar ne keto minuta te fundit agonije te nje Shteti i cili quhej JUGOSLLAVI dhe qe me ndihmen e te gjithe botes demokratike do marri nje shkelm te fundit.
    Mendoj se shqiptaret duhet te tregojne maturi dhe qetesi.
    Ata sduhet te behen fokusi i gojeve te liga, qe vec te keqen asgje tjeter si kane dashur shqiptareve. Duke u futur ne kete vorbull, shqiptari po humb shume. Akte te tilla mund te behen shkas per nje prishje ekuilibri ne favor te atyre qe me shume se kushdo tjeter kane dhunuar te drejtat e njeriut, te kombit SERB....

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e Anisa_Itali
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    diku ne bote por destionacioni eshte vlora.
    Postime
    35
    Une do te thoja qe deri ne nje fare pike keni te drejte,te pakten kure thoni qe shqipetaret e kosoves duhet te jene qete dhe ti marin gjerat avash avash.Sepse ndoshta gjithe keto trazira qe po ndodhin gjithe keto vendime qe marin per fatin e kosoves,ndoshta s'eshte gje tjeter vec nje thike tjeter mbrapa shpine.Do te me behej qefi qe c'eshtja kosovare te merte fund nje here e mire e kjo gje te kurorezohej me pavarsin e saje.Por te them te drejten kam dhe pak frike qe keto jane thjesht justifikime per te bere me Kosoven ate cka do Amerika dhe Europa bashke me te,dihet se me c'fare syri shihet Kosova dhe Shqiperia bashke me te.Historia e ka treguar neper shekuje qe toka shqipetare eshte perdorur gjithmon si ure per te shkuar ne destinacione te tjera,e perse s'duhet te besojme qe ndoshta vazhdojne ta shohin akoma me kete sy.Edhe pse kjo gje eshte e gabuare,deri me sote kemi kerkuar vec lirin dhe si kemi rene ne pjese asnje shteti ndoshta ka ardhure koha qe ndergjegjesimi i botes te ndryshoje nje here e pergjithmon. Duhet te vendosin ate c'ka eshte me e drejte per te gjithe"PAVARSIA E KOSOVES"

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110
    Fati i Kosoves ne keto momente sigurisht qe do te jete ne duar duart e Amerikes apo vendeve Evropiane. Vetem keto 2 forca mund te garantojne qe fati i saj gradualisht te kaloje ne duart e shqiptareve.
    Gjeja qe me mundon eshte fakti se fati i saj mund te jete, sadopak, ne duart e Rusise, e cila eshte nje shtet misheruese e regresit dhe paaftesise per te qeverisur ne menyre demokratike...

  4. #-6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Annuit coeptis,
    kush je ti mer shoq qi ban thirrje këtu, kur ne vetë po jetojmë në kosovë e dimë si po shkojnë punët. Çka janë këto fjalë të mira me të cilat po mundohesh tua mbyllësh syt'ë njerëzve??
    Shqiptarëve po u shkilen të drejtat elementare demokratike prandaj demonstratat nuk do të ndalen asnjëherë.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110
    Njerez si puna jote PLLUG e kane shikimin e shkurter...Mos u nxeh, te gjithe ia duam te miren Kosoves, jo vetem Ju qe jetoni aty, por ju ia doni pak me shume se ne.
    Cfare dua te them dhe mbeshtes, eshte qe statusin perfundimtar te kosoves ta gezojne edhe brezat 100 vite pas nesh, jo dicka te bere ne arrati e siper, ne nxitim e siper dhe pa llogjikuar.
    Protesta mund te besh cdo dite. Edhe te rrihesh mundesh. Por mos harro qe ishte ndihma e NATO-s qe ju cliroi nga Serbi dhe kjo ndihme do tju beje perfundimisht shtet, sepse te tille ende nuk jeni.
    MENDO PASTAJ FOL!!!!

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110
    Cila eshte sipas jush alternativa me e mire qe kane gjithe Kosovaret tani?
    .......NOVUS ORDO SECLORUM........

  7. #-3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    O shoq ti ose je plotësisht i painformuem ose je antishqiptar i qëllimshëm.
    Ne jemi duke jetuar në diktaturë, shqiptarëve po u shkilet e drejta elementare, Kisha po uzurpon pronat private të fshatarëve, Kosova po ndahet, dhe e gjithë kjo për shkak të tradhëtarëve Thaçi, Sejdiu, Çeku, Haradinaj etj.
    Se çfarë ka bërë NATO ajo është tjetër problem, sot trupat e KFOR dhe policia e UNMIK, përbëhen nga njerëz të cilët lëshohen nga burgu me kusht që të bëjnë krime mbi shqiptarët. Këta nuk paguhen me pagë, shpërblimi është lirimi nga burgu, ose ulja e dënimit në më pak vite burg.
    Çdo gjë u demaskua më 10 shkurt. U hoqën maskat. E treguan veten. Bënë të njëjtat gjëra që kishte bërë dhe Sllobodani, masakruan popullësi të pafajshme, dolën të armatosur deri në fyt përballë njerëzve duarthatë, me të vetmin qëllim që t'a shtypnin lëvizjen e popullit, qëlluan direkt në njerëz me lloj-lloj armësh, sikur të ishte një fushatë gjuetie, e pastaj tërë fajin ua lanë protestuesve njësoj sikur Serbia i vriste njerëzit dhe i quante terroristë.
    Bënë proces të montuar kundër Albinit, të cilin veqse janë duke e zbatuar. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe Sllobodani po me Albinin.
    S'ka tjetër rrugë. Drejt vetëvendosjes. Deri në vetëvendosje.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga ANNUIT COEPTIS
    Cila eshte sipas jush alternativa me e mire qe kane gjithe Kosovaret tani?
    PAMVARSI E PLOTE
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    pavaresi e plote per kosoven dhe se shpejti nje shqiperi e madhe

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ,,dhe kshtu do ndodhe gjithmon e jetes me ket mase njerzish qe quhen shqiptarë ne se do merren me llafe qofshin politike apo filozofike apo kafeje ne vend qe t i vene gishtin kokes me pare se te flasin apo te veprojne,t i mbushet mendja se fitoret e verteta nuk bien nga qielli e menjehere por vine me mundim e me kohe, te gjejne e te binden me nje far mynyre per nje gje te thjeshte,se njefar zgjuarsie mund ta kene shume njerez por kaq s vlen e nganjehere eshte antiproduktive,
    -po qe se nuk njihen ca me te pakte qe jane te mençurit e te degjohen,
    -po qe se politika per pak gabova qesh duke thene partite,te mos jene kaq elektorale pragmatike e demagogjike,por edhe e pakta, nje çike idealiste
    ne mendim e veprim....ai qe nuk di flet,ai qe di nuk flet...
    - e ca ''po qe'' tjera qe i dine mbase te mençurit

    ...sikur gjithe uji detit t u bente boje e gjithe druret e pyllit t u benin lapsa, fjale t e verteta nuk shkruhen....

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •