TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka prezantuar sot nismën “një komb, një kampionat”, ndërsa i ka bërë kërkesë zyrtare dy federatave të sportit, FSHF dhe FKF për bashkimin e kampionateve të futbollit.
Në një prononcim për mediat, AK-ja thekson se Kosova vijon të neglizhohet nga aktivitetet ndërkombëtare ndërsa talentet shqiptare të futbollit të Kosovës po humbasin në botë.
Sipas saj duhet të rritet bashkëpunimi mes dy federatave si dhe të hapen negociatat me FIFA-n dhe UEFA-n për standardizimin e kategorive sportive.
Gjithashtu AK-ja ka kërkuar të zhvillohet takime dhe konsulta ndërkombëtare për të unifikuar aktivitetet sportive.
Sipas AK, një komb duhet të ketë një histori, një gjuhë,, një kulturë dhe një të ardhme.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt