Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713

    Irfan Cana: "Buzëdjegurit e Lirisë"

    BUZëDJEGURIT E LIRISë


    1.

    Atë ditë
    shumë të nxehtë,
    ditë vere,
    mbretëronte
    zapullimë e hatashme
    dhe nuk u duk:
    As fytyra e diellit,
    as kaltëria e qiellit
    si përherë,
    por shihenin
    duke u end,
    retë e përhimtë
    ngjyrë plumbi,
    të mëdhenj-
    pa kuptuar
    si pa mend!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    2.



    Atë ditë,
    rënkonin dhimbshëm
    të gjithë shpezët
    zë ëmbël,
    në brendi
    të pyllit të dendur,
    dëgjohej qartë
    cicërima mallëngjuese!
    Kërcenin të shqetësuar
    mbi degë të njoma
    e mbi gurë të thepisur...
    Sillenin vërdallë
    dhe si gjithmonë
    paralajmronin
    ditën e kobshme-
    Ditën shkatërruese!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    3.



    Atë ditë,
    retë e bardha
    dhe të zeza-
    ishin më të rëndë
    se kurr
    ndonjëherë!
    Hapësirës së gjërë
    të qiellit të zymtë,
    herë majtas
    e herë djathtas,
    poshtë,lartë
    shetitnin
    si të çmendur-
    futë të zi
    e përplot vrer!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    4.


    Atë ditë,
    bishat e mëdhenj
    kuçedrat,
    ata zemërprishur
    e fatzinj,
    të egërsuar!
    Natë e ditë
    soditnin për rreth
    dhe pritnin çastin
    e volitshëm,
    që mbi djemë trima-
    tmerrshëm
    dhe pa mëshirë
    m'u lëshuar!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    5.


    Atë ditë,
    djemë sokola
    e sypetrita,
    sikur një
    lidhën besë,
    që t'i dalin ballë
    armikut të zi,
    sepse i donin:
    Pëllumbat!
    Rrezet e diellit!
    E të qëndronin
    heroikisht-
    si e lashtë
    ajo fortesë!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    6


    Atë ditë,
    oh ja,
    çmenduria shpërthei...
    Në reth
    të hekurt,
    tanket gjëmonin
    furishëm hej,
    duke shkelur
    çdo gjë para veti!
    Ecnin shpejt
    mbi kreshta,
    mbi kaçuba,
    mbi ara t,mbjellura
    e kudo ngjeti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 03-01-2012 më 15:02

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    7


    Atë ditë,
    zgjerohej kudo
    era e rëndë
    e barotit të djegur:
    Mbi qutet,
    mbi lugina,
    e mbi fshat!
    Gjëmonte dhimbshëm
    e tërë gryka,
    se shpërtheu lufta!
    Po çfarë luftë se?!
    Luftë hej-
    mes përbindëshit
    e liridashësit-
    e pabarabartë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 03-01-2012 më 15:02

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    8.



    Atë ditë,
    kushtrimi
    shpejt ra,
    u dëgjua thekshëm
    zëri besnik
    i komandantit,
    që si vetëtima
    grykës jehoi:
    -Ngjeshni armët
    o zemër sokola!
    U përsëritë
    ca herë radhazi,
    zëri kumbues-
    larg,larg
    depërtoi!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    9



    Atë ditë,
    kushtrimi
    shpejt ra,
    u dëgjua thekshëm
    zëri besnik
    i komandantit,
    që si vetëtima
    grykës jehoi:
    -Ngjeshni armët
    o zemër sokola!
    U përsëritë
    ca herë rradhazi,
    zëri kumbues-
    larg,larg
    depërtoi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 03-01-2012 më 15:04

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713

    Irfan Cana: "Buzëdjegurit e Lirisë"

    BUZëDJEGURIT E LIRISë


    1.

    Atë ditë
    shumë të nxehtë,
    ditë vere,
    mbretëronte
    zapullimë e hatashme
    dhe nuk u duk:
    As fytyra e diellit,
    as kaltëria e qiellit
    si përherë,
    por shihenin
    duke u end,
    retë e përhimtë
    ngjyrë plumbi,
    të mëdhenj-
    pa kuptuar
    si pa mend!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •