-
KURBETI I MJERė
Sa fjalė e rėndė
dhe e trishtuar ,
po u luan mėndė
gjithėve pa dalluar!
Pėrditė ikėn rinia
shpresė e ardhmerisė;
Europa, Azia...
fortė po i bezdis!
Lehtė e lėnė vendlindjen
dhe tė dashurit e vetė,
gabuar krijuan bindjen:
-Jashtė ėshtė lehtė!
Sa u qetėsohen kokėt
nisin vuajtje me muaj,
me duart i shkulin flokėt:
- ē' jetė nė dhe tė huaj?!
Dhe papritmas atėherė
ndihen thellė t' zhgėnjyer
pėrbrenda gurbeti i mjerė
shpirtin u ka gėrryer!
Shumica e kanė parė
si rrugė tė shpėtimit,
mendja s'u ka shkuar
pėr kthetra t'mashtrimit!
Tė gjithė mendėzbrazėt
prore janė krekosur,
kanė folur si tė marrėt;
atdheun kanė pėrdhosur!!
Dhe duhet ngritur zėrin
kudo me plot fuqi:
-Vendin mos ta lėrin
mė kurrė ,asnjė i ri!
Se nga vendi i lirė
kur largohet rinia,
s'ka zhvillim tė mirė
ē'kuptim ka pavarėsia?
-
-
KėNGA PėR MORENė
Vend i bukur ti o More
pėrplot male,fusha,det...
Shqiptari kujtime me mall ngre'
pėr vendlindjen, rėnjtė e vet!
Para ca shekuj i zi qe moti
gjithė me forcė u larguan,
ēdo pėllėmbėdheu e lagu loti
vaji,klithja...dot s' pushuan!
Bota shtihej shumė e shurdhtė
pėr mizoritė ndaj njė kombi?!
U qenė mbyllur shqiptarėve rrug'tė
pse s'u pajtuan me jetė robi!
Kur ra vendi nėn dushmanė
zhvillohej dramė e vėrtetė,
dėgjohej klithja nga ēdo anė
binin viktima,sėpata pret!
Ikėn gjithė detit tė gjėrė
zemėrthyer e plot frikė,
Kalabria e Sicilia tėrė
ua hapi portat porsi mik!
Ne pėr ty o e bukura More
ndiejmė dashuri tė pafund,
aty tė parėt tanė kanė le
djeprat nėnat kanė pėrkund!
Dhe kėtė kėngė pėrplot vajė
gjithė nė zė ta kėndojmė,
le t'prek nė qiell atė majė
shqiptarėt e Moresė t'i kujtojmė!
-
-
TRIMAT E PATREMBUR
Shumė kohėra
tė turbulltė kaluan,
brezėria n'mend
do i kujtojė gjatė,
trimat e patrembur
jetėra dhuruan
pėr ardhmėrinė tonė
tė begatshmin fat!
Tani para syve
si mburojė e gjallė,
parakalonin fytyrat
e trimave si t'nurit,
na shpalohen nė tru
ato kohėra vėrdallė
beteja t'lavdishme
simbol i flamurit!
Edhe kreshtat e mprehta
sikur i dėgjojė,
qė me krenari
ndėr veti pėshpėritėn:
-Vullneti i ēeliktė
nė shpirtra u vloj
edhe mė lart
idealin e ngritėn!
-
-
LOJė NUK KA
Qiellit zotron
plot errėsirė,
pikat hutuar
bin nga lart,
era fishk'llon
nė natyrė,
dielli i mbuluar
rri,do t'plas!
Pyesin rresht
gjithė pa pritė:
- ē'ka qielli
qė rri vrenjtur?
Ku janė rrezet
pėrplot dritė,
ku ėshtė dielli
ku ka tretur?!
Nė ēdo skutė
nė ēdo shtėpi,
dimėr i vėshtirė
sa s'bėn ma!
Plaku i urtė
jep porosi:
-Shtrėngohuni mirė
lojė nuk ka!
-
-
YLLI I BEKUAR
Shikimi ytė
si plumb i rėndė,
gjithkujt n'shesh
i jep fuqi,
ata dy sytė
dhe ajo mėndė,
n'shpirt u qesh
plot dashuri!
Gjithė shqiptarė
tė pėrbetuar,
do t'lėvdojnė
prore nė jetė,
vringėllo me armė
o yll i bekuar,
tė tė kujtojmė
si t'gjallė nė jetė!
-
-
PRINCI Nė KALė
(Skenderbeut)
ēerek shekulli
plot stuhi,
porsi rrufeja
n'luftė u hodhe,
me ty populli
hyri n'histori,
n'brezėri t'reja
trimėri mbolle!
Sa me urtėsi
luftės i prire,
bėre epopenė
legjendare,
armikut tė zi
frikėn ia shtire,
t'mbanė nė mend
hordhia barbare!
Po krenohet
i tėrė kombi,
midis nesh
qė ke ardh,
qė s'ipet lehtė
shqiptar robi,
e morri vesh
bota mbarė!
-
-
MUZA E ēMUAR
(Adem Jasharit)
Lumė e lumė
pėr kėtė popull,
trimin vigan
qė e rriti,
luftoi shumė
rreth e rrotull,
armikun tiran
me armė e priti!
Sot rri qetė
nė kėtė dhe,
dukesh si muza
mė e ēmuar,
pėr liri t'shtrenjtė
qė e gėzojmė ne,
ti je formula
mė e merituar!
-
-
MORĖN FUND
Mori fund trishtimi e vaji
mori fund mundimi ynė,
na sakatuan pa pikė faji
trollin,kombin dhe lirinė!
Vajti n'harresė terri i zi
qė na ndjeku shekuj me rradhė,
s'ka mė mashtrime e tradhti
na erdhi gjithėve dita e bardhė!
Mjaft armiqtė tė egėrsuar
na gėrryen gjatė pa mėshirė,
si gjakpirės mbi ne janė lėshuar
veq mos t'jemi,kurrė tė lirė!
-
-
TRANDET BOTA
Trandet bota nga gjumėsia
padrejtėsinė,shpejt e kuptoi,
armikut i dha flakareshė urtėsia
liria n' ēdo skutė, depėrtoi!
Drejtsia e moēme na u plotėsua
kėtė le ta di bota mbarė,
le t'plas armiku qė u mundua
t'na shfarojė e t'na humbi farė!
Plaku i urtė n'zė porositė:
-Pėrpara kemi me qinda detyra,
t'jemi t'zellshėm,t'i hapim sytė
ta shpėtojmė vendin nga ligėsira!
-
-
DITA E PAVARėSISė
Krenohemi me miqtė gjithė rend
e nxorrėn Kosovėn nga hija e zezė,
hapėn rrugėn tė zhvillohet vendi
si njerėz,t'rrojmė nga e jona djersė!
Qeshuni tani me zė t'lartė
pleq,tė rinj...gjithė si n'kor,
shkėlqen si ari,kjo ditė qartė
urime tė gjithėve,ju o dėshmorė!
Fluturoni o pėllumba e shqiponjė...
hidhuni n'kaltėri sa mė parė,
stolisu oj fushė,me lule si zonjė
sot po gėzohet ēdo shqipėtar!
Sa me kėrshėri flamujt valojnė
rrugės,trotuarit e nėpėr ēati...
Hareshėm mes veti njerėzit bisedojnė:
-S'ndjemė nė jetė,mė t'madhen kėnaqėsi!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt