-
8.
Atë ditë,
kushtrimi
shpejt ra,
u dëgjua thekshëm
zëri besnik
i komandantit,
që si vetëtima
grykës jehoi:
-Ngjeshni armët
o zemër sokola!
U përsëritë
ca herë radhazi,
zëri kumbues-
larg,larg
depërtoi!
9
Atë ditë,
kushtrimi
shpejt ra,
u dëgjua thekshëm
zëri besnik
i komandantit,
që si vetëtima
grykës jehoi:
-Ngjeshni armët
o zemër sokola!
U përsëritë
ca herë radhazi,
zëri kumbues-
larg,larg
depërtoi!
-
-
10.
Atë ditë,
digjej me furi:
I tërë pylli,
i tërë mali,
i tërë fshati...
çdo gjë anash
gëlltiste flaka
e bëhej shkrum!..
Ranë shumë trima
filizat e rinj,
sokola të pa epur,
me besë në gojë
e zjarr në gji,
u derdhë gjaku
e njomi tokën-
rrodhi si lumë!
11.
Atë ditë,
në duart e çelikta
të trimave,
shtrëngohej flamuri
sa fuqishëm...
Buzë kodrës
skaj sukës,
ja shihni-
ende derdhet gjaku!
I tërë shpati,
i tërë pylli,
i tërë dheu...
Mori ngjyrë,
ngjyrë zambaku!
12.
Atë ditë,
sa luftë
u bë këndej,
të gjitha gurët,
të gjitha lisat,
e istikamet
do t'dëshmojnë
devotshëm n'grykë!
Dhuruan jetën
trimat tanë,
për t'ardhmen
e brezërive,
për atdheun
e dashur,
ku përgjithmonë
do bëhen yjtë!
-
-
13.
Atë ditë,
trimat fortë
dëshiruan,
të ngadhnjejnë
e të mbjellin:
Fisnikërinë,
trimërinë,
farën e re!..
T'i mposhtin
rrënjësisht,
gjakpirësit,
tiranët,
gjithë fatzinjtë
e tradhtarët
në këtë dhe!
14.
Dhe mirë
duhet ta dimë:
Se gjithë armiqtë
fytyrëzi,
të njejtën feqkë
e kanë!
Rruga e juaj
s'do të shembet
në greminë
ashtu lehtë!
Por guximshëm
do t'merr agimet,
kodrave,shpateve...
Që të gjenin:
Rrugën bajrak!
Rrugën e drejtë!
15.
Se këtë rrugë
të shenjtë
të herojve,
prore mund ta lagi:
Edhe breshëri,
edhe bora,
edhe ai shi,
porse gjithmonë
te vatra e vetë,
do të shkëlqejë,
si pirg i lirisë,
ballëlartë
e shtatselvi!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt