Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    2o.


    Në istikame
    ato vende
    të shenjta ,
    po ndritë liria
    e aq pritur
    sikur nur!
    Heronjtë
    shpirtzjarr,
    përqafuan dheun
    shkëmbin...
    Vetëm shihni
    se si flasin,
    e kanë hapur
    gojërat e veta
    para neve-
    gjithë këta gurë!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    21.


    Ata,
    Ranë fli!
    Prore i digjte
    malli për atdhe,
    buzëdjegurit e lirisë
    toka nënë
    i çonte peshë!
    Zbardhën fytyrën
    të parëve tanë,
    dhe çuan idealin
    n'vend të drejt-
    historia nënë
    që i ka veshë!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    22.



    Ndërsa sot,
    ata emrat
    te stolisur
    me shkronja t'arta
    ndrisin fuqishëm
    në mermer...
    Përkujtojnë
    epopenë e trimave.
    Shumë dimrat,
    shumë erërat,
    shumë të ligat
    dhe kacafytjet
    në çdo cepë
    të dheut,
    me armikun
    shpirtsterr!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    23.



    O brezër!
    Për ju
    kënga sot
    merr gjëmë
    dhe shtrinë
    krahët drejtë,
    me dhimbsuri
    rrëfen t'vërtetën
    dhe si shpendi
    hidhet n'ajri,
    ditën e re
    përshëndet!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    24.



    Në këtë agim
    princ dielli
    po i shpalon
    rrezet e njoma
    mbi:Pyje,fusha
    e në zgor!
    Atje ku trimat
    pa frikë,
    armikut të zi
    i dolën përballë:
    E sulmuan,
    e dërmuan
    dhe e bën-
    hor!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    25.



    Këta trima
    shprtshenjtë,
    u bënë shkrumë
    për dritë
    më t'bardhë
    të lirisë!
    Pushojnë
    të qetë
    dhe jetojnë,
    e së fundi
    dëshmojnë
    historinë -
    e ardhmerisë!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    26.



    Sytë e lapidarëve
    si sytë shqiponje,
    shkrepin qartë
    anëekënd
    veq dashuri...
    Binë rrezet
    pingul në pllakë
    dhe do ndritnin
    ato përherë,
    e do t'i kujtojë -
    Nëna histori!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    27.


    Atje në kodër
    drejt kah qielli-
    shkëlqejnë emrat
    e trimave,
    karshi diellit
    në rreze t'artë!
    Dëshmi e fortë
    e shekullit të zi,
    kur u bën ashpër
    e kur shpërthyen
    rrufeshëm betejat
    shumë t'ashpra,
    me armikun e fortë-
    të pabarabartë!


    Fund

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    2.



    Atë ditë,
    rënkonin dhimbshëm
    të gjithë shpezët
    zë ëmbël,
    në brendi
    të pyllit të dendur,
    dëgjohej qartë
    cicërima mallëngjuese!
    Kërcenin të shqetësuar
    mbi degë të njoma
    e mbi gurë të thepisur...
    Sillenin vërdallë
    dhe si gjithmonë
    paralajmronin
    ditën e kobshme-
    Ditën shkatërruese!




    3.



    Atë ditë,
    retë e bardha
    dhe të zeza-
    ishin më të rëndë
    se kurr
    ndonjëherë!
    Hapësirës së gjërë
    të qiellit të zymtë,
    herë majtas
    e herë djathtas,
    poshtë,lartë
    shetitnin
    si të mendur-
    futë të zi
    e përplot vrer!



    4.


    Atë ditë,
    bishat e mëdhenj
    kuçedrat,
    ata zemërprishur
    e fatzinj,
    të egërsuar!
    Natë e ditë
    soditnin për rreth
    dhe pritnin çastin
    e volitshëm,
    që mbi djemë trima-
    tmerrshëm
    dhe pa mëshirë
    m'u lëshuar!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    5.


    Atë ditë,
    djemë sokola
    e sypetrita,
    sikur një
    lidhën besë,
    që t'i dalin ballë
    armikut të zi,
    sepse i donin:
    Pëllumbat!
    Rrezet e diellit!
    E të qëndronin
    heroikisht-
    si e lashtë
    ajo fortesë!



    6.



    Atë ditë,
    oh ja,
    çmenduria shpërthei...
    Në reth
    të hekurt,
    tanket gjëmonin
    furishëm hej,
    duke shkelur
    çdo gjë para veti!
    Ecnin shpejt
    mbi kreshta,
    mbi kaçuba,
    mbi ara t,mbjellura
    e kudo ngjeti!



    7.



    Atë ditë,
    zgjerohej kudo
    era e rëndë
    e barotit të djegur:
    Mbi qutet,
    mbi lugina,
    e mbi fshat!
    Gjëmonte dhimbshëm
    e tërë gryka,
    se shpërtheu lufta!
    Po çfarë luftë se?!
    Luftë hej-
    mes përbindëshit
    e liridashësit-
    e pabarabartë!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •