-
Irfan CANA:PAK SATIRË PËR KOHË TË LRË
SHTETI ME PATERICAT
Ah ky shtet,shtet i ynë i ri
e nisi jetën,me fytyra dy,tri...
Që nga fillimi e rrokën ngricat
e bëri veten t'eci me patericat!
Nuk përfillet e drejta,e as humaniteti...
nga brendia sa fortë e ngulfat sikleti!
Populli po shkëpurdhë,larg janë suksese
plakun,të riun... e mundojnë shumë vese.
Bihen vendime t'çuditshme,pa urti fare
shkatërrojnë pasurinë,duke bërë tallje.
-
-
Sygjerimet e drejta prajnë nga çdo anë
por ato s'dëgjohen,avullohen n'hënë.
Udhëheqësit mendkalbur shtihen të shurdhuar
n'sy të botës,janë duke u pasuruar!
E populli që zhytet në varfëri të thellë
ata fare s'gërzhiten,nuk çojnë poterë!
Na duhet një Cunam mu si në Japoni"
thotë i brengosur,plaku në shtëpi.
Sepse nuk dimë të mbledhim fare mendtë
shteti shkon gabuar,grindemi vend e pa vend.
-
-
Hapu o qiell dëgjoje këtë lutjen tonë
qetësoi gjakrat njëherë,sa s'u bë vonë!
Po pësojmë të gjithë,jemi ndër mornicat
shteti është sëmuar,ec me patericat!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt