Close
Faqja 5 prej 39 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 388
  1. #41
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Cfare mendon Beni per Italin?

    Kete do ta them me vone!

    Po e filloj me tregimet e gjyshes time te dashur “rrahmet paste”!

    Alora,
    Cfare kujtonte gjyshja ime e mocme kur permendej fjala Itali?

    Ajo i therriste talianet “pepino”, se ku e kishte gjet ket llaf se mora vesh kurre!

    Per here te pare i kish takuar italianet ke katuni i vet. (Andej nga Jugu i Shqiperis)

    Ishte koha e luftes Italo-Greke!

    Italianet e kishin gjete te udhes te ziheshin me greket tek fshati i gjyshes time!

    Nejse….gjyshja kujton se italianet ishin zemer mire,
    nuk e harronte qe i kishin falur konserva mishi, fruta, karramele, batanije ushtarake etj…
    (u polli belaja atehere me greket po nejse...)

    Ishin te veshur bukur me uniforme te rregullt dhe kapella me pupla me ngjyra si te pallojit.

    Me vone i kish takuar prape talianet andej nga Vlora, por nuk ndenjen gjate se i fejuari i saj bashke me trimat e Selami Musait nuk i lane rehat….

    Vlora qe thoni ju lexues u be sebep qe Jugu i mori inot qamet talionet,
    me sa duket do kene bo ndonji prapesi…..

    Italianet kujton gjyshja ishin qamet punetore, behet fjale per ca vite me vone ne kohen e Naltmadhnise, filluan te ndertojne rruge dhe ura (si njeher moti via Egnatia)

    Filluan te hapin firma, te bejne zbulime etj…na donin qamet neve, e kishin seriozisht,
    aq sa na moren edhe nen mbreterin e tyre ashtu si edhe Etiopine (Eritrean).

    Gjyshja kujton se mbreti yne Viktor Emanueli ishte ishte xhanan burre,
    i shkurter “sa nje *** maloku”, vinte here pas here kendej, kujdesej helbete per popullin e vete. Ateher ne kemi qene nje e te pa ndare (do behemi prape mos u merakosni ja edhe krietari ine si gjithe chatistat ketu e qane italishten...nejse...mos dale nga tema)

    Gjyshes i kujtohet se talianet kishin nje debulese te madhe per femrat.

    Asaj i ka ngele ne mendje shprehja e tyre kur i takonte me grate e tjera tek burimi.....

    Italianet thoshin nje e me dy :

    Mirdita gruja, neve niki nikiiii! Edhe u shndrisnin syte edhe dhembet!


    Grate e fshatit, versniket e gjyshes nuk dinin italisht,
    por e panellshin se ca donin talionet.

    Vazhdoj me vone se me kane ardhe ca klienta per vizite.....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e nikita
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Bologna
    Postime
    30
    ciao alessia....

    mirdita te ghitheve.....ndoshta mendoni se jam ketu per me thane ndonje "kazzatta" ..per tu tallur(meqe me pelqen te bej shaka) por kete radhe do flas seriozisht.....non ci si crede Nikita seria ihihih)

    c'mendoj uno per italine e italianet????

    Une jam ne itali qe ne 91...cereku i jetes time(jam 32 sot edhe pese me mend jam 15;-))...qe ne fillim te ardhjes time ne itali jam ndihmuar shume per sistemimin ketu nga persona italiano...si per punen,per shtepino ect....faleminderit prej zotit kam qelluar gjithmone ne njerez te mire....une si person i jam borxhliie te ghith popullit bolognes per umanitetin qe kane treguar nje dite te viteve te kaluara ,kur uno,per te operuar dijalin qe kishte e ka probleme shendetsore,me kane ndihmuar si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana piscologjike....FALEMIDERIT...i drejtohem alessies,si rapresentuese e ketij populli te mrekullueshem,qe me ka dhuruar jeten e personit me te cmuar per mua ....djalit!!!!
    eshte e verteto une nuk kam shume shoqeri shqiptare,dhe ju do thoni perse?? nuk dua te pergjigjem kesaj pyetje ne kete moment...forse in un futuro po. shumica e shoqerise time sono italiani,me respektojn e i respektoj...njoh njerez nga gjithe italia e sjell per ata me te madhin respekt...jam e kenaqur te jetoj ketu dhe besoj qe do te kaloj edhe diten e fundit te jetes time...

    sot lexova te ghitha pergjigjet qe jano dhene ne kete teme...i bej complimentet disave e ignoroj ca te tjere qe sdin hala se cfar thojn,i flet goja para mendjes....
    ne kete forum nuk jam shum e mirpritur,kam edhe pike ne dizavantazh ne sjellje...po pak me intereson kjo gje,sepse nuk pres te jem e gjykuar nga asnje e aqmepak nga ky forum...kush me njeh personalisht din kush jam une ne realitet...ato qe flasin sepse shohin nje foto o qe lexojn dy flaje koti qe mund te shkruaj une ketu...para te ghitheve duhet te shikojn veten e tyre ne pasqyre cdo mengjes kur ngrihen nga gjumi......

    ah se doni fshini edhe kete mesazh qe kam schkruar,shoh qe i moderatori ketu din te bejne vetem kete gje!!!!!!!
    e pastaj nuk kuptoj problemin qe te shkruash ne nje gjuhe tjter eshte krim...mah....x fortuna che lotiamo tutti x la demokrazia
    tashi po e mbyll sepse skam shume kohe...do khehem prape,mos u merzitni....
    un bacione ennorme a alessia...nje puthje a alessias....majemy e vana,edhe pse nuk kam pasur nderin ta njoh e te flas me te,ma duke lexuar pak ate qe shkruan eshte OK.
    nje pershendetje te ghitheve ju....me respekt nikita

  3. #43
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    jam ketu ne bologna prej vitit 97 dhe pershtypjet e mia per popullin italian jane keto
    jane te ftohte po s'te njojten mire
    fjala albanesi i tremb akoma disa nga ata italiane qe s'kane patur mundesine te njohin ndonje shqiptar
    pastaj ka te mire dhe te keqinj si ne cdo vend tjeter te botes
    ciao alessia

  4. #44
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Alessia!

    Nuk paskam gabuar kur ne postimin e meparshem supozova qe ti ke rene ne nje ambient te mire shqiptaresh. Qenka akoma edhe me bukur, qenkan bere pjese e fisit tend. Nje lidhje akoma me e forte. Gezohem qe pershtypjet jane aq te mira, sa ta kuptosh qe nga rreshtat qe ke shkruar qe ke nje simpati te madhe.

    Ora credo che se un ragazzo di nazionalità non albanese,intendesse avere una relazione con una donna della tua famiglia(anche una cugina ad esempio) la tua reazione non sarebbe simile ?
    Lo straniero fà paura perchè è senza passato.Nasce nel momento in cui te lo trovi sul cammino.Sei daccordo?
    Jam shume dakord. Lidhjet me te huaj jane me te veshtirat, sepse eshte e veshtire te realizohet mirekuptim ne te dy anet e familjes, zakonet jane te ndryshme, ekziston pasiguria per personin qe do te futet ne familjen tende, por njekohesisht edhe per jetegjatesine e nje martese te tille, sepse i ardhuri mund te vendos te kthehet ne vendin e vet dhe bashkeshorti(bashkeshortja) nuk deshiron ta shoqeroje. I ndaj edhe une me mendime keto shqetesime Alessia.

    Oggi igli e Anna , hanno una spendida bambina che si chiama Nadia (come la nonna paterna) ed è la pupilla di tutti e quattro nonni!

    Nadia fà la spola da Bologna a Durazzo,parla tutte e due le lingue
    ed è una bambina che spero sia il simbolo per tutte le coppie italo-albanesi.

    Guardandola vedo la figlia di un grande amore.E la bellezza di due
    popoli che si sono incontrati ed uniti per sempre.

    Gezohem dhe i uroj jete te lumtur. Eshte nje nga deshmite qe bashkejetesa mes popujve eshte e mundur.



    Por Alessia perseri mbetesh ne planin personal, ti njeh nje njeri shqiptar nga i cili ke krijuar pershtypje pozitive dhe prej tij ngrihesh ne pergjithesim. Sic do te kishte ndodhur e kunderta nese personi qe do te kishe njohur do te kish qene krejt negativ, sic ishte rasti me ate profesorin qe i kish vdekur djali 20-vjecar (qe u permend ne faqen e pare me duket).


    Nuk mundesh te mbetesh ne planin vetem te popujve kur e dine se pas tyre e mbi ta qendrojne shtete qe kane interesa te caktuara. Une ngrihem mbi kete plan e ndaj me duhet si shqiptare te mendoj edhe per ato pyetje qe t'i shtrova ne forme retorike ne postimin e meparshem e qe t'i risjell ketu, sepse per mua jane percaktuese ne marredheniet shqiptaro-italiane:



    Pidocchio me duket ka permendur operacionin Pelikan te fillimviteve '90. E permend edhe une si nje ndihme e madhe qe populli italian deshmoi per Shqiperine.
    Por kur aksioni i ndihmave mbaroi, pse nuk deshen te largoheshin ushtaret italiane nga Shqiperia?
    Cfare ndihmash donin te shperndanin ata akoma???
    A e di ti Alessia qe ne ate kohe pati ftohej te marredhenieve diplomatike, sepse atyre iu kerkua largimi me detyrim nga Shqiperia?
    A e di ti Alessia qe numri me i madh i trupave ushtarake italiane qe ne vitin 2003 gjendet jashte territorit italian, gjendet ne Vlore??? Kete e kam degjuar tek lajmet e Rai Uno-s me date 1 janar te ketij viti nga goja e nje ushtarakut tuaj, qe kishte shkuar per vizite ne Vlore. Do benin nje shkolle aviacioni a dicka te ngjashme. PSE???????
    Pse nuk ka ushtare shqiptare ne Itali, por te kete nga tuajet ne Shqiperi....dhe nuk behet fjale ketu vetem per ata ne kuadrin e Nato-s.
    A e di ti qe ai qe sot eshte kryeminister i Shqiperise, Fatos Nano, ne vitin 1997 eksperimentoi me idene se nuk ka gje te keqe sikur Shqiperia te behet protektorat i Italise???

    Mos harro, Italia ka dashur dy here ta shtije ne dore token shqiptare. Ne te pakten nuk e harrojme.

    Ndaj sado ndjenja miqesore te krijohen, dicka kuptohet ne nuk do te konsiderohemi prej italianeve si partnere, por thjesht si njerez te nenrenditur.
    Kompleksiteti i gjerave eshte i madh, dhe nuk perfshihet vetem ne ate, sa e mire eshte Alessia, sa e mire eshte Dita.


    Me vjen mire Alessia qe ti ke vendosur te thyesh akullin e t'i afrohesh shqiptareve edhe vete, perves eksperiences qe ke fituar brenda familjes.
    Hapi tjeter (kete mos e merr seriozisht , ose merre seriozisht vetem nese e ke deshirene edhe vete) eshte qe ti te nisesh te mesosh shqip. Keshtu do te arrish te na kuptosh edhe me mire.

    Shendet!
    Dita

  5. #45
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    faliminderit dita se te kam si shpirt
    se kjo e paska harruar fare shqipen
    smendoka me per ne
    si shqiptare te fala iljo

    Iljo,

    ti mendon se Alessia eshte shqiptare qe ben sikur eshte italiane?

    Me duket se eshte bere nje here sherri per kete. Tani po flasim duke u bazuar ne ate qe Alessia eshte italiane.
    Per ta vertetuar do te duhej ta takoje realisht Iljo. Cdonjeri prej nesh ketu ka te drejten te thote gjithe rrenat e mundshme per aq kohe sa eshte i sigurte se askush nuk do te jete ne gjendje t'ia nxjerre si te tilla.
    Ndaj me duket e kote qe vazhdon ne kete drejtim.

    Nderime!

  6. #46
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anëtarësuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    Vertet greendrag......."diskutim" po ndodh aaaaa???
    te falenderoi shum qe me treguat se nuk isha ne gjendje ta kuptoj se cpo ndodh!!!!! te lumt se shum i zgjut je....


    arjeta
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  7. #47
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Alessia, noto con una certa ammirazione che gli amici albanesi finalmente stanno cambiando idea su di te! sono contenta, infatti non c'è + il dubbio che poteva esserci all'inizio, (o forse c'è ma non è + tanto evidente)!
    Ti scriverò presto, e per quanto riguarda quel caffè o quel pranzo, te lo offrirò io, quando sarai di passaggio verso Fano, dimmelo, altrimenti mi offendo!!!
    Un bacione a te e anche a Nikita, anche se non ho avuto l'opportunità di conoscerla!!!

  8. #48
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220
    Postuar më parë nga Arjeta
    Vertet greendrag......."diskutim" po ndodh aaaaa???
    te falenderoi shum qe me treguat se nuk isha ne gjendje ta kuptoj se cpo ndodh!!!!! te lumt se shum i zgjut je....


    arjeta
    NO koment......
    Diskutimin kur e do e ben kur se do !? ben hipokritin/en si ju me kete shkrim me lart ...
    Pyetja qe une i bej vetes eshte pse jemi kaq te shkurter ne shikim, i shikojm gjerat me pa besi gjithshka e hedhim ne personale kapemi pas pislliqeve te vogla : Mua sme pelqen te gjykoj njeri por tashme kjo teme po e kthejn ne : M'ka çu nena me la gojen.
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  9. #49
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Ku e lame muhabetin?

    Ahh po, tek burimi, tuj mush uje....

    Burrat e fshatit filluan te hapnin syte dhe benin kujdes per grate e tyre.
    Shqiptari shume xheloza posi, posi!
    Italionet ishin bo te rrezikshem. Djelmosha te rinj (njomshtake) u ziente gjaku,
    gjyshja thoshte se: “vetem llafe kishin (niki..niki..) te shkretet, po s´benin gje”.

    Gjithe diten ke burimi me pi uje “gjasme”..kupto ti,
    duret n´xhepa dhe kongen n´goje – keshtu i runte ne kujtese italionet ajo.
    Tuj fyrshelly melodine e konges:
    “Mama sontanto felice......”

    Njeri me emrin Masismo, filloj tu i msu grave ke burimi si me kercy valsin....
    Nje dite te bukur vere,
    Xhelua (bashk-katundar yni) i rrasi nji shkelm, dhe i theu kocin e ****** Masimos,
    Masimon nuk e pame me.....ishte shpirt njeriu, ishte si vajze (kercimtar hesapi)

    Grate e moren shume inot, Xhelon.....shume fare!

    Po me shume qef kishin tartarugat talionet. Cmendeshin per breshka shqiptare!...

    Nje doktor talian nuk e harronte gjyshja, e kish takuar ne spitalin e Gjirokastres,
    duar arte kishte ...specialist i mbaruar….

    Andej nga 1942 gjyshja u infektua nga virusi i Rusit, edhe talianet filluan nga te zinj te behen me te kuq se Josifi, nejse....gjyshja filloj te mpleksej me partizanet….

    Ishte shtator 43, me tregonte ajo, rrushte qe pjekur kur papritur, talianet hapen depot e armeve...
    tu versul poplli si ne 1997, vidh arme e vidh gaveta,
    mushkat kane hequr te zeit e ullirit …
    (Jugu ka qene me nam per te vjedhur, kush nuk dinte te vidhte nuk i jepnin grua) nejse…
    u shkri ushtria, o nipce, mu si akullore italiane.....

    hap e mbyll syte, ja behen gjermanet....
    aty e kuptoji mire dallimin ajo....mes talianit dhe nemces...

    A gjermanet ishin mu si guri, beton fare, me tregonte ajo, as e vrisnin mendjen fare per femra,
    dridhej toka kur kalonin, ngaqe taljanet i tradhetuan (i prene ne bese dhe i lane vetem) filluan ti gjurmonin kemba kembes.

    Te gjalle ti piqnin dhe s´kishin te ngopur.....

    Shtate u shkonin taljaneve nga gjermanet.....

    .......ti leme gjermanet se, na merzitet moderatori e na ben hatane!

    Po na dhimbseshin talianet e shkrete, dukeshin si pata te qorollepsura.....
    .....filluam ti fshihnim ku mundeshim...u falem rroba nga tonat (karitas nuk kishte athere)...
    ca i morem edhe ne cete, njihnin shume mire artilerine dhe armet, kishte edhe te shkolluar mes tyre nuk ishin “hajde dru me pre”....

    ....vazhdoj me vone, kur tja keme prape ngene….

  10. #50
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    C'mendoi une per Italianet?
    Kjo c'eshte duhet pare shume perpara dhe duhet te dalim ne ditet e sotme.
    Nuk po zgjatem shume po po i them dy fjal:
    Personalisht e kam deboles Italin dhe them(si me ka thene gjyshi qe ka jetuar dhe kohen e italis):
    Italianet kan bere shume per shqiperit ton mem.Dhe sot ne shqiperi egzistojn rruge te shtruara prej italianeve,ka dhe shume shtepi te ndertuara prej tyre qe ne ato rruge e shtepi sot ecin dhe jetoin shqiptar.(dhe shteti jon i ka lene ashtu si i la italia)
    Me pak fjal per keto gjera duhet tu jemi mirnjohes!
    Tani persa i perket perjudhes sot dhe para 10 vjetesh:
    C'faj kan italjanet kur shqiptaret nuk punoin po vjedhin?Sipas kesaj qe bejne ata duhet ti respektoin?Dicka reale(nje shokun tim e mer nje familje italjane ne shtepi,mbas nje muaji ai i vjedh ca kish gjet,dhe iken prej andej.A duhet qe ajo familje te besoi nje tjeter shqiptar me ate qe i ndodhi?
    Dihet qe dhe te gjithe njerzit nuk jane njesoi si shqiptaret dhe italjanet,ka te mire ka te keq.
    Po fakti qe nje kryeminister Italian erdhi ne shqiperi(vlore) dhe u takua me krye kriminelin e vlores dhe shqiperis i heq pike Italis.Dhe ky gjest i nje Italiani(dhe aq me teper nej drejtues shteti kryen ate veprim)ul pik per te gjithe popullin.
    A mos ky kryeminister qe vjen takon nje kriminel(komunist) eshte kriminel dhe vete..?
    Dikush do thote JO!Une do them po se ku i gjeti ato siguria ai dhe vjen i vetem dhe takohet me nje krye mafioz a mos valle per kontraband?

    UNE DUA NJE PERGJIGJE NGA TY ALESSIA SE SI E KOMENTON TI KETE VEPRIM TE KRYEMINISTRIT ITALIAN?

    Une personalisht e thash dhe me lart e kam shume deboles italin dhe me pelqen gjithcka e ati shteti.
    Po po them se ai shtet drejtohet nga mafioza dhe mafia ne ate shtet nuk do te vdes kurre(sidomos tani qe ka dhe shqipo qe e drejtojn)

    Ju pershendes te gjithve!
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

Faqja 5 prej 39 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. C'mendim keni per politikanet shqiptar ?
    Nga Ingenuous në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 20:58
  2. Shqipëria ndihmon Italinë
    Nga strange në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:37
  3. Ç'mendim keni për Mozilla Firefox në gjuhën shqipe!
    Nga RaPSouL në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 09:20
  4. Krahasoni: Nanon me Berishen!
    Nga Julius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 03:43
  5. Cmendim keni rreth femijes se pare te klonuar......?
    Nga Enkela B. në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-04-2003, 11:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •