Të lutem të shikosh me vemendje te gjitha shkrimet e meperparshme.
Persa i perket temes arrij ta kuptoj shume mire verejtjen tende,por shiko mire edhe shume nga mesazhet qe ne vend qe te japin nje pergjigje per te flasin per habine e tyre se çne nje vajze italiane te hape nje teme te tille ose duke shprehur dyshimin nese ajo eshte vertet ajo qe thote qe eshte.
Pastaj jemi njerez te llogjikshem dhe smund te rrime si drure perpara nje titulli.Ne qofte se gjate diskutimeve mund te devijojme ndonjehere nga tema sado pak,ketu me duket se s'ka asgje te keqe kur shikon qe ky diskutim vazhdon perseri dhe janë të pranishëm po ata pjesmarres qe kane qene qe ne fillim.Këtu sjemi ne nje emision televiziv me kohezgjatje te caktuar ku duhet ti permbahemi qorrazi temes nismetare e te mbarojme sa me shpejt per tu lene vendin mesazheve reklamuese per nder te sponsorit.
(Ju kerkoj falje te gjitheve per kete devijim total nga tema por mendoja se ishte e arsyeshme te sqarohesha)
Krijoni Kontakt