-
Projektet e furnizimit të Europës me gaz
Projektet e furnizimit të Europës me gaz.
Rusia i paraqet BE projektin e “South Stream”
25.05.2011
Projekti i ndërtimit të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) për furnizimin e gazit natyror në Evropë do ti paraqitet Komisionit Europian të mërkurën në Bruksel. Ai ka fituar një rëndësi të veçantë pas “konfliktit të gazit” midis Rusisë dhe Ukrainës në fund të vitit 2008-fillim të 2009. Aktualisht pjesëmarrësit e projektit do të bashkohen me kompaninë franceze EdF dhe atë gjermane Wintershall. BE nuk i konsideron më “South Stream” dhe gazsjellësin Nabocco konkurentë, që të dy projektet i nevojiten Europës. Palët kaluan nga akuzat e ndërsjellta tek dialogu. Gazpromi po përfundon punën mbi bazën ekonomiko-teknike të “South Stream”, kurse në verë do të shpallë për investime dhe itinerarin përfundimtar të gazsjellësit.
voice of russia
-
-
BE nuk do të krijojë barriera të paarsyeshme për projektin “South Stream”
25.05.2011
BE nuk do të krijojë pengesa të panevojshme, të paargumentuara administrative për projektin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Për këtë deklaroi sot në Bruksel në promovimin e projektit të tubacionit të gazit “South Stream” Komisioneri evropian për energjetikën Gunter Oettinger. Projekti “South Stream” parashikon ndërtimin e tubacionit përmes akuatorit të Detit të Zi për në vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore. Ai ka marrë një rëndësi të veçantë pas “konfliktit të gazit” në mes të Rusisë dhe Ukrainës, në fund të vitit 2008 në fillim të vitit 2009, kur furnizimet e lëndës së parë djegëse nuk u realizuan për mijëra konsumatorë të gazit në BE për gati 1 muaj. Në momentet aktuale pjesëmarrës të projektit mbi bazë barazie janë “Gazprom-i” rus dhe “Eni” italian. Pritet që në fund të këtij viti me projektin të bashkohen EdF franceze dhe Wintershall gjerman, të cilat do të përfitojnë 10% dhe 15% të pjesës së gazsjellësit për llogari të minimizimit të përqindjes disponuese të kompanisë italiane “ENI”.
voice of russia
-
-
Deminimi i zonës së shtrimit të “South Stream”
29.08.2011
Në rajonin e qytetit serb Paraçin, nëpër territorin e të cilit do të kalojë një nga degët e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”), xhenierët rusë çaktivizuan këtë vit rreth 400 predha, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse.
Kryesisht këto janë mina të pashpërthyera kundër-këmbësori, predha artilerie dhe bomba ajrore. Ato kanë mbetur që nga koha e luftës së viteve 1990 në ish Jugosllavi.
voice of russia
-
-
“South Stream” po çan rrugën për në Europë
5.12.2011

Bullgaria e deklaroi gazsjellësin “South Stream” (“Rryma Jugore”), një sektor i të cilit do të ndërtohet në territorin e vendit, objekt me rëndësi kombëtare. Përkthyer nga gjuha burokratike kjo do të thotë se të gjitha formalitetet ligjore, administrative dhe fiskale do të reduktohen në minimum, kurse autoritetet zotohen ti japin ndihmë e mbështetje maksimale “Gazprom” gjatë shtrimit të tij. Statusin e veçantë tubacioni “South Stream” mund ta marrë edhe nga BE-ja.
Një mundësi të tillë nuk e përjashton Komisioneri Europian për Energjinë Günther Oettinger.
Ja si e komenton situatën e krijuar rreth “South Stream” Drejtori i Fondit rus për Zhvillim të Energjisë Sergei Pikin:
- Në momentet aktuale detyrë primare e të gjitha vendeve të BE-së është tërheqja maksimale e investimeve në rajon. Bullgaria e kupton për mrekulli se investimet që mund të vijnë në rajon me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” janë mjaft serioze, të tilla që mund të maten në miliarda euro. Prandaj vendet e BE-së janë fort të interesuara për të bashkëpunuar me investitorët dhe për të tërhequr investime të reja. Bashkëveprimi me kompaninë “Gazprom” po zhvillohet tani nga një këndvështrim i ri dhe nga pozita krejtësisht të tjera. Në qoftë se më parë Evropa mund të fliste me gjuhë të ashpër, ultimative dhe të zgjidhte investitorët sipas preferencave të veta, tani, në kushtet e krizës, pozita e shteteve evropiane është zbutur.
Por i gjithë problemi tani konsiston në faktin, se gazsjellësi “South Stream” përfshihet nga veprimi i Paketës së Tretë të Energjisë. Sipas saj, tubacioni mund të përdoret nga palë të treta, kurse biznesi për transportimin dhe shitjen e gazit natyror duhet të ndahet, gjë kjo që nuk mund të pranohet nga “Gazprom”. Situatën mund ta ndreqte dhënia e statusit TEN (Rrjetet e Energjisë Trans-Europiane) gazsjellësit “South Stream”. Më parë Brukseli refuzonte kategorikisht për ta bërë këtë. Por tani ai e ka ndryshuar tonin e retorikës së vet. Komisioneri Europian për Energjinë Günther Oettinger nuk përjashton edhe dhënien e favorizimeve, avantazheve të caktuara këtij projekti. Për ç’arsye vallë? Ja mendimi në lidhje me këtë i Kreut të Bashkimit të Gazit të Rusisë Sergei Çizhov:
- Lançimi i suksesshëm i gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”), politika e ekuilibruar e shtetit rus shkaktojnë një reagim pozitiv nga ana e Komisionit Europian. Vendet që punojnë me “Gazprom” janë të interesuara për ndërtimin e shpejtë të tubacionit “South Stream”. Kjo sugjeron se Europa jo vetëm që ndodhet në zonën e krizës, por dhe se është e veçuar.
Ekspertët venë në dukje, se projektet alternative të “Gazprom”, të tillë si tubacioni Trans Adriatik apo “Nabucco”, kanë ngecur në mënyrë evidente në vend. Përveç kësaj, tregu i lëndëve të para ka qenë këtë vitin e fundin i përfshirë nga ethet për shkak të revolucioneve arabe dhe luftës në Libi. Në këtë sfond “Gazprom” demonstroi seriozitetin e vet si furnizues i sigurt. Ndërsa kjo për konsumatorin e fundit dhe biznesin e madh është shumë më e rëndësishme se sa lojërat politike të Brukselit rreth Paketës së Tretë të Energjisë.
voice of russia
-
-
-
-
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-01-2012 më 16:55
-
-
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-01-2012 më 17:01
-
-
-
-
http://www.freeworldacademy.com/globalleader/georgia.htm
WAR IN GEORGIA
CASPIAN PIPELINES-FROM KOSOVO TO GEORGIA: THE NEW SILK ROAD
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt