Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kompania që vërshoi tregun kosovar brenda 7 muajve

    Për shtatë muaj vërshoi tregun

    http://www.ask-foods.com/cms/



    Petrit Sherifi 02-01-2012 11:03

    Kompania që vërshoi tregun kosovar brenda 7 muajve, e po ashtu filloi me hov edhe të eksportojë, me kreativitetin dhe kualitetin që ka ofruar në produktet e saj është kompania “Ask Food”, nga Gjilani.

    Kjo kompani ka hyrë në tregun vendor vetëm që nga muaji qershor i vitit që po e lëmë pas. Kurse vetëm 2 muaj më vonë, saktësisht në muajin gusht ka filluar edhe me eksport drejt vendeve të Evropës.

    Erton Namoni, pronar i kompanisë “Ask Food”, tregon për “Zërin” se biznesi i tij ka filluar në tregun vendor që nga qershori i këtij viti, dhe se produktet cilësore të tij kanë vërshuar tregun vendor.

    Namoni tregon se tani kompania e tij edhe është shpërblyer me një çmim për kreativitet të kësaj kompanie. “Kemi marrë çmimin ‘Eksportuesi i vitit 2011 për dizajnim të ambalazhit të prodhimeve eksportuese’ dhe shumë mirënjohje tjera”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se vetëm dy muaj më vonë ka filluar edhe eksportin drejt vendeve të Perëndimit. “Kroacia ka qenë vendi i parë që kam eksportuar, për të vazhduar pastaj edhe në Serbi e Gjermani”, ka thënë ai.

    Sipas tij, ka pasur edhe shumë kërkesa për disa vende tjera, e sidomos për në Suedi dhe Zvicër. Namoni ka thënë se zgjerimi për eksport edhe në vende tjera do të fillojë qysh në janar të këtij viti.

    “Preferencat tregtare me BE-në kanë ndikuar që ne të mos fillojmë me eksport me vende tjera, ngase ne për 16 për qind ku paguajmë TVSH-në nuk kemi qenë të barabartë me Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë etj., ndërsa nga janari ne do të na kthehet në mënyrë retroaktive”, ka thënë Namoni.

    Ai ka thënë se mbi 200 tonë produkte të tyre ka eksportuar drejt atyre vendeve që nga muaji gusht. Ndërkaq, ai tregon se kompania e tij merret me përpunimin e mbi 80 llojeve të produkteve të përpunimit të pemëve dhe perimeve.

    Ai ka thënë se pika e prodhimit është në Gjilan, dhe nuk do të kenë zgjerim jashtë këtij qyteti.

    Mirëpo sipas tij, ata kanë mbi 1000 kontraktorë, apo kompani që punojnë për të nga të gjitha trevat e vendit, ku produktet i dërgojnë në kompaninë “Ask Food”, për përpunim të mëtutjeshëm.

    Ai ka shtuar se “Ask Food” është edhe e pajisur me licenca që garantojnë cilësinë e produkteve për vendet evropiane, siç është ISO standard dhe (HACCP), që janë standarde evropiane për prodhim.

    “Tani pritet që të marrim edhe një certifikatë tjetër që është ‘Super Band 2012’ e që është shumë e nevojshme për ne”, ka thënë ai. Sipas tij, në kompaninë që drejton tani ai ka bërë edhe shumë investime, duke e përdorur teknologjinë më të re.

    Ai ka thënë se njëra ndër teknologjitë është edhe ruajtja nga breshëri, zogjtë, nga djegia diellore e po ashtu edhe teknologji tjetër që është kalibratori.

    “Ky aparat bën ndarjen, selektimin sipas diametrit, peshës dhe ngjyrës së shumicës së pemëve, sidomos mollës”, ka thënë ai.

    “Ask Food”, për momentin mban hiç më pakë se 160 të punësuar, kurse gjatë sezonit, numri rritet edhe për 200 punëtorë tjerë.


    zëri info
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-01-2012 më 11:43

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Rrespekt kjo eshte ardhmeri...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •