Vjen njohja e 88-tė
Zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Behgjet Pacolli, ka marrė njė letėr nga presidenti i Ugandės, Yoweri Kaguta Museveni, ku thuhet se vendi i tij e njeh pavarėsinė e Kosovės.
Kėtė e ka bėrė tė ditur kėshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili nė njė konferencė pėr media e kumtoi lajmin dhe solli mė vete edhe letrėn verbale tė kėtij shteti. Sipas tij, nota verbale kishe ardhur nė adresė tė Zyrės sė zėvendėskryeministrit Pacolli, meqė ka qenė edhe kanali i vetėm qė ka realizuar lobim pėr njohje tė Kosovės nga ky shtet.
Nė letrėn e tij, Museveni flet rreth takimit qė ka pasur me Pacollin, gjatė tė cilit ky i fundit e kishte informuar rreth fakteve tė reja dhe situatės nė Kosovė, qė pas shpalljes sė pavarėsisė, ka filluar procesin e ndėrtimit tė njė shteti modern, demokratik dhe me perspektivė evropiane.
Gjatė bisedės sonė e kuptova se Kosova kujdeset pėr pakicat dhe i respekton tė drejtat e njeriut. Ju po ashtu mė keni njoftuar se deklarata ėshtė bėrė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, siē edhe ėshtė konfirmuar nga vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Qeveria jonė e kupton nė tėrėsi vullnetin e popullit tuaj pėr liri dhe pavarėsi; ne qėndrojmė prapa kombeve tjera qė e kanė njohur Republikėn e Kosovės, thuhet mes tjerash nė letrėn e presidentit tė Ugandės, i cili shton se qeveria e tij planifikon tė krijojė marrėdhėnie diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Kosovėn. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt