-
MELODIA E SHIUT
Natyra si zonjë
kotet n'qetësi,
ca re fluturojnë
pritet t'bie shi.
Pas pak kohe
pikuan strehët
diku n'mesditë,
u dëgjua melodia:
-Pik!
-Pik!
-Pik!..
-Sa e ëmbël
kjo melodi!
Tha n'oborr
një fëmi'!.
Vrapoi në dhomë
mori një tas,
melodia rritmin
e ndërroi në:
-Tras!
-Tras!
-Tras!..
Kur u mbush tasi
me ujët plot,
pikat e argjendtë
binin në tokë!
Melodia sërish
e ktheu rritmin
lehtë,e vrik
në:
-Pik!
-Pik!
-Pik!
Plot befasi,
zëri i vocit
n'qiell jehoi:
-Vallë,kaq bukur
këtë melidi
kush e komponoi?!
-
-
FUSTANI I PISHëS
Pisha e blertë
shikon n'oborr,
si bie qetë
e bardha borë.
Thellë më vete
po mendon:
-Kjo kohë e shkretë
ç 'po ndërron?!
Fjollat plot
enden n'ajëri,
ulen poshtë
si pa kry',
shpejt u zbardhën
çatitë,lisat,
majet e maleve
fituan plisat!
Dikur vajtoi
me zë t'lehtë:
-Bora ma ndërroi
fustanin e blertë!
Ndërrinë kristalet
vërtetë si inxhi,
por fustani i blertë
n'zemër m'ka hy'!
-
-
DITA E MADHE
Jehojnë zurllat e tupana
që nga agu pa pushim,
gjyshi,gjyshja,babi,nana
vëllau e motra janë n'vallëzim!
Gumëzhin zëri i fëmijëve
si t'bilbilit në ograjë,
po dëgjohet,zëri i të rinjëve
gjer vonë s'ka të ndalë!
Dielli i qeshur rreze shkrep
po gëzohet tok me ne,
sot Kosova po bëhet shtet
për ne lind jetë e re!
Qeshu ëmbël oj Kosovë
qeshu porsi hënë e plotë,
rrita jote le t'merr hov
rritën mos e ndal dot!
Nëpër rrugët e qytetit
përqafimet janë me mija,
ia urojmë njëri tjetrit:
-Me fat,me fat pavarësia!
-
-
DITA E PAVARëSISë
( në përvjetorin e katërt)
Krenohemi me miqtë gjithë rend
e nxorën Kosovën nga hija e zezë,
hapën rrugën të zhvillohet vendi
si njerëz,t'rrojmë nga e jona djersë!
Qeshuni tani me zë t'lartë
pleq,të rinj...gjithë si n'kor,
shkëlqen si ari,kjo ditë qartë
urime të gjithëve,dhe ju o dëshmorë!
Fluturoni o pëllumba e shqiponjë...
hidhuni n'kaltëri sa më parë,
stolisu oj fushë,me lule si zonjë
sot po gëzohet do shqipëtar!
Sa me kërshëri flamujt valojnë
rrugës,trotuarit e nëpër ati...
hareshëm mes veti njerëzit bisedojnë:
-S'ndjemë në jetë,më t'madhen kënaqësi!
-
-
KëMISHA Të ARTA
Këmisha t'arta
yjëve sot
po u xhixh'lojnë,
po bëhen gati
gjithë në dasëm
që të shkojnë!
N' ulëset e buta
të një qere
qenkan ulë,
do të mbajnë
n'kujtesë gjatë
këtë avanturë!
Gjithë sytë
në çudira
i picërojnë,
këtë shetitje
të këndshme
s'do ta harrojnë!
-
-
GJYSHI YNë
Mbrenda n'dhomë sa nxehtë
stufa anash barkun kuqlon,
zëri i fëmijëve si gurra shket
e përgjumur maca vështron!
Gjyshi ynë ulur n'qosh
mbush llullën me duhan,
nis kujtime t'i shpalos
i afrohemi te goja pranë!
Eh sa i dashur,sa i gjallë
duket ky gjyshi i ynë ,
na rrëfen shumë përralla
gati tërë historinë!
-
-
BUKURIA E DIMRIT
Jorgan të trash si bilur
gjithë natyra veq ka veshë,
-Këto rroba,kush i thur?
pyesin vocët duke qeshë!
Qielli ngjyrën e ka ndërruar
kaltëria nuk duket kund,
retë qepallat i kanë rënduar
rreshti i tyre nuk ka fund!
Dhe princ dielli bukurosh
ditë me rradhë nën re struket,
mali i lart bardhëllosh
n'agim heret nuk skuqet!
DHOMA E ZBUKURUAR
Bora e njomë si margaritar
reshë e reshë në qetësi,
çatitë,rrugët veq janë zbardhë
sonte pritet viti i Ri!
Ariu i kuq rri mbështetur
në kënape sikur plak,
tutje kukulla flokëkrehur
n'rroba t'reja e me duvak!
E tërë dhoma është zbukuruar
miqtë e dashur vinë e vinë,
gjithë gëzimi i ka kapluar
kërcejnë fëmijët plot galdim!
E kur t'puthen akrep't e orës
ngriten n'këmbë gjithë mysafirë,
shkëmbejnë urime,dora dorës
me lotë gëzimi në fytyrë!
-
-
KAPELAT
Vogëlushët rresht
mbanë në krye,
kapela t'leshtë
llojlloj ngjyre!
Gjithë shtëpitë
t'larta,galuçe,
mbanë kapelat
t'rënda,truçe!
Mali i dendur
që prek retë,
ka të endur
kapelë t'sedeftë!
Por fëmijë të lumtur
me sy dielli,
kapelë më t'bukur
e ka qielli:
- Natën stolisur
me hënë e yje,
ditën qëndisur
me diell n'krye!
-
-
KRAHëT E FESTëS
Tufa e pëllumbave
hidhet n'ajri,
qilimit t'kaltër
shetit prore,
festa e dashur
ja përsëri,
i ka shtrirë
krahët madhështore!
Kaltëria e qilimit
lart shkëlqen,
dielli i zjarrtë
fushën pushton,
flamujt e kuq
rend e rend,
rrugës së qytetit
po valojnë!
Njerëzia tani
kudo krenohet,
me të arriturat
në liri,
-Rruga e lirisë
të respektohet!
Porosit plaku
çdo të ri!
----------------------------------------------------------
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt