-
KALI I REJëS
Reja hipur
mbi kalë
po krenohet,
qiellit t'gjërë
kah shetit
zemra i gëzohet!
Ecën e veshur
në t'bardhë
si mbretëreshë,
Shikon me sytë
rreth e rrotull
dhe buz'qeshë!
Të habitur
nja dy fëmijë
m'veti thanë:
-Në ç'kalë shetit
kjo re lazdrane-
Dori apo Vranë?!
-
-
GAZMENDI I YJëVE
Gazmend t'madh
sot yjet
kanë pregatitë.
Stoliset qielli
si më parë,
veç shndërritë!
Hëna e bukur
veshur fare
qiellit hapëron,
në anën tjetër
t'gjitha yjet
i viziton!
Yjet e qeshur
porosi dhanë:
-Na i përshëndetë
gjithkah n'botë
vëllezërit tanë!
-
-
RETë E STOLISURA
Retë prore
në kohë shiu
si gjithëherë,
enden qiellit
stolisur mbi krye
nga një ylber!
Dielli me to
lot fshehuriçka
hiç pa nda',
të gjitha lule
e ata zogjtë
larë i ka!
Dy kodrave
me barë e pemë
të mbuluar,
kurorë të bukur
shumëngjyrëshe
u ka dhuruar!
-
-
Pikëllimi
Të gjitha yjtë
sot pa pritë
ranë n'pik'llim!..
Sepse befas
ylli i vogël
humbi fluturim!
E kanë kërkuar
anë m'anë
që ta gjejnë,
veq artoshin
në shtëpi
vrik ta kthejnë!
Një zë n'mobil
dikur vonë
u lajmërua:
-Mos u brengosni
ylli i vogël
te ne është
duke pushuar!
-
-
REJA E VESHUR
Nëpër qiell
po ec reja
me ngadalë,
veshur trashë
e me pallto
tërë të bardhë!
Shoqërohet
me shpezë
e aeroplanë,
shoqërohet me rreze
të diellit t'artë
nga do anë!
A është ftohtë
lartë oj re
na trego!
-Të nerth koka
hunda,veshi
nofulla kërc'llon!
-
-
QESH DIELLI
133. Dielli buzëqeshë
tërë kërshëri
me ato faqe si mollë!
I përngjan fëmijës
kurr merr pesa
shpesh në shkollë!
Hap gojën e artë
i shkëlqejnë sytë,
i ndrijnë dhëmbët
porsi flori!
Pa më thuani ju:
S'është ashtu!
-
-
REJA
Reja si re
gjithë dëshiron
të eci qiellit
si kali pa fre!
T'vizitoj fshatra
dhe qytete,
t'shohi lumej
dhe shumë dete!
Këtë dëshirë
reja e plotëson,
qiellit mbarë
kur udhëton!
-
-
GOTA E VOGëL
Sot në guzhinë,
në orët e para
të mëngjesit,
vogëlushit
i shpëtoi gota
nga dora;
-Fëëëërrrrrrr!
Ra fuqishëm
mbi dysheme
dhe u dëgjua një;
-Tingëëërrrr!
Nëna mirë
zhurmën dëgjoi,
birit të dashur,
pyetje i shtroi
-Dielli im
ç ka u bë?!
Gjegji vogëlushi:
-Kurgjë nënë,kurgjë!
-
-
YLLI PA GJUMë
ç'ka që sot
ylli i kuq
rri vrenjtur?!
I ngrati yll
tërë natën
nuk ka fjetur!
Gjithë py'tën:
-I ka ndodhur
diç e rënd?!
Ose mos sot
iu ka prishur
ndonjë dhëmb?!
Oh jo dhe jo
arësyeja
është kjo:
Me një yll
aty buzë rrugës
është ndeshë,
shporta i iku
prej dorës-
u bënë votë
përshesh!
-
-
DIELLI Në AGIM
Dielli në agim
zgjohet heret,
i ngritë vetullat
dhe endet qiellit
si princ i veshur
n'rroba shqim!
Shkallëve të kaltëra
ngjitet qiellit
qetë,qetë!
Hareja fytyrës
me ngadalë
ëmbël i shket!
Natyrës ëmbël
buzëqeshjen
shih i dhuron
buz'qeshje t'lehtë,
mu si n'gjumë
kur ëndrron.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt