Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    PJERGULLA E LASHTë


    N'skaj t'oborrit
    thikë përpjetë,
    ngritet pjergulla
    e lashtë krenare,
    thith shumë dritë
    e ajër t'lehtë,
    si thith fëmija
    germat n'abetare.


    Hardhinë moti
    gjyshi e mbolli,
    para shumë vite
    pleqët thonë,
    atë duarforti
    nga larg e solli,
    vocët sydritë
    fryte t'shijojnë.


    Gjithë njerëzia
    për rreth uditej,
    vinin rend
    për ta parë...
    Buzëqeshë shtëpia
    e pjergulla rritej,
    bëri njëmend
    vend n'përrallë.


    Përditë andej
    degët zgjeroi,
    i bëri t'fortë
    veshukë të zi,
    kokra t'mëdhej
    seç i formoi,
    t'mbushur plot
    me ëmbëlsi.


    Rritej,rritej
    nusja e blertë,
    drejtë kah qielli
    si e marrë,
    me rrënjë ngjitej
    dheut t'kuqremtë,
    sa ndien kënaqësi
    kjo zemërbardhë!


    Llastarët mirë
    i janë shtruar,
    hieshojnë midisin
    anë m'anë...
    N'agun e dlirë
    me rreze praruar,
    sa shumë i ndrisin
    veshukë në rrfanë.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    TI, MOJ ORë



    Ti moj orë
    tërë e bardhë,
    sikur borë
    atje në mal,
    përse qartë
    më mashtrove,
    kohë të saktë
    s'më tregove?!

    Atje në shkollë
    mbërrita vonë,
    më vënë njollë:
    -Gjumash!-më thonë.
    Ora vrik
    foli pastaj:
    -Vogëlush prit
    ti ke faj!


    Me duart qetë
    lotët fshinë,
    nis t'ankohet
    në ushqim:
    -Bateriat bosh
    m'u kanë hargjuar,
    t'i ndërroshë
    ke harruar!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    DY SHTëPI



    Në mëhallë
    dy shtëpi,
    rrinë përballë
    sy më sy.
    Në kokë kanë
    t'njejtën kapelë,
    në supe kanë
    t'njejtën këmishë!
    të qeshur janë
    si kurdoherë,
    miqësia e fortë
    shumë i grishë!
    Si vocërrakë
    nuk kanë rritë,
    por si plak
    mendojnë përditë!
    Të ngjyrosura
    në të bardhë,
    janë më t'bukura
    në mëhallë!
    Në çdo kohë
    fytyra u ndritë,
    shikohen në sy
    natë e ditë:
    Gjatë ditës
    n'dritë dielli,
    gjatë natës
    n'dritë hëne,
    si vëlla e motër
    të një nëne!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    PASQYRëZAT




    -çdokush në botë
    thotë e vogëla Betë,
    ka nga një
    pasqyrëz të vetë!
    Si për shembull:
    -Hëna bukuroshe,
    natën shiqohet,
    në t'liqerit
    valët kaltëroshe!
    Dielli i zjarrtë,
    me karrocë t'lehtë,
    prore shiqohet:
    në oqeane,det!..
    Bubërrecat e imtë
    sa kokër gruri,
    pasqyrëza u është
    heret n'mëngjes,
    fijëzat e barit
    mbuluar me vesë!
    - çdokush, çdokush
    tha vogëlushja
    e qeshur n'fytyrë-
    ka nga një
    t'vetën pasqyrë
    -Po Betë ore
    ylli i nënës,
    pasqyrën tënde
    nuk na tregove?
    -Nënë e ime,
    si nuk di ti
    pasqyrëzën time?!
    -Dua të të tregoj
    shkurt e sakt:
    Pasqyrëzat e mia
    janë sytë e tua,
    në to shiqohem
    ditë e natë!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KAPELAT



    Vogëlushët rresht
    mbanë në krye,
    kapela t'leshtë
    llojlloj ngjyre!


    Gjithë shtëpitë
    t'larta,galuçe,
    mbanë kapelat
    t'rënda,truçe!


    Mali i dendur
    që prek retë,
    ka të endur
    kapelë t'sedeftë!


    Por fëmijë të lumtur
    me sy dielli,
    kapelë më t'bukur
    e ka qielli:


    - Natën stolisur
    me hënë e yje,
    ditën qëndisur
    me diell n'krye!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Më I MIRI THESAR



    Libri është burim
    më i miri thesar,
    poetë aty shkrinë
    mundin porsi ar!


    Kudo që t' jemi
    kudo që t'pushojmë,
    librin pranë ta kemi
    trurin ta freskojmë!


    Me të shpejt shetisim
    rreth planetit tonë,
    anë e kënd xhesdisim
    rend i vizitojmë!


    Malet më të larta
    oqeane të mëdhenj,
    detet e pastra
    përroje e lumej!


    Pyjet më t'dendura
    shtazët ku jetojnë,
    majet e gdhendura
    qiellin që shpojnë!


    Burimet e kthjellta
    tatëpjetë që rrjedhin,
    fluturat krahëlehta
    valle që hedhin.


    Plazhat e bukura
    me larësit plotë,
    anijet,vapora
    që enden n'botë!


    Të mëdhaja qytete
    rrokaqiej t'lartë,
    shumë automjete
    e rrugët e gjatë!


    Kujtoni o vogëlushë
    mendimin e artë:
    -Me libër gjithkush
    bëhet mendjelartë!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    SI LIND VJERSHA ?


    Eh,fëmijë dëgjoni mirë
    ndoshta shumë keni dëshirë,
    që unë tani të ju bind
    vjersha e bukur si lind!


    Atëherë pra dëgjoni ju
    ajo punë bëhet kështu:


    -Vie frymëzimi si pikë e parë
    në trurin tonë, hynë ngadalë!


    Lëvizin mendimet n'kokë pastaj
    poshtë,lart,si retë në maj!


    Në fund mendja lodhet plot
    dhe psherëtine ide jam ngopë!


    Kur në ballë qëndiset qeshja
    është sinjal se ka lind vjersha!


    Dora shpejt pa u hamend
    shënon n'fletë, vjershën n'vend!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    T'I RUAJMë FëMIJTë



    Në të katër anët
    e rruzullit tokësorë,
    fytyra u buzëqeshë
    mbushur plot shend,
    t'i ruajmë,edukojmë
    këta filiza bardhësorë,
    detyrë madhështore
    le t'jetë për gjithkend!


    Si ajrin e pastërt
    që frymojnë mushk'ritë,
    prore që ushqejnë
    damarët në jetë,
    njashtu për botë
    janë gjithë fëmijtë,
    me përkushtim nënat
    që i rrisin n'djep!



    Për fëmijët e njomë
    gjyshërit kanë thënë:
    -Janë shpresë e gjallë
    e ardhmërisë,
    Pasuri me vlerë
    për etër e nënë,
    gjerdan i florinjtë
    i lumturisë!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ECJA E VOGëLUSHIT


    -Ton,o Ton,
    eja te unë,
    dyshemesë
    mos u zvarë,
    n'këmbë t'ecësh
    or fatlum,
    jo n'stomak
    si më parë!


    Po ec Toni
    mezi qëndron,
    drejt motrës
    dalëngadalë...
    Vetëm ta shihni
    si hapërron,
    e valëvitet
    si kalliri n'arë!


    çupëza Florë
    prind've shpejt,
    plot gëzim
    u lajmëroi:
    -Toni,Toni
    n'këmbë t'veta,
    nga pak t'eci
    ia filloi!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YLLI LëVDAç




    Lëvdohej një yll
    para shokëve
    për çdo ditë,
    se nuk ka
    vend në qiell
    që s'ka shetit!
    E kur shokët
    i bënë py'tje
    një nga një!..
    U hutua
    u bë lëmsh,
    s'foli më!
    Sillej,mb'shtillej
    majtas,djathtas
    veç po hesht...
    Një yll i urtë
    në vesh i tha:
    -Të lëvdohesh
    ç'tu desht?!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •