Ne jemi tė gjithė tė vetėdijshėm pėr faktin se shkurtimet do tė bėhen nė buxhetin e Departamentit tė Mbrojtjes dhe se kjo do tė pėrfshijė mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane nė vend dhe jashtė vendit. Gjatė vitit tė kaluar ėshtė raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndėrtua nė Kosovė nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė i dhanė fund luftės sė Kosovės nė qershor tė vitit 1999, do tė vihet nėn komandėn turke. Meqenėse Turqia ėshtė njė aleate e fortė e Kosovės, nė teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do tė kishte kuptim. Megjithatė, nė praktikė, unė do tė argumentoja se ėshtė e parakohshme pėr Shtetet e Bashkuara tė
sinjalizojnė largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo ėshtė e vetmja pengesė e vėrtetė ndaj qėllimeve ekspansioniste tė Serbisė.
Nė fund tė luftės sė Kosovės Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike nė veri tė Kosovės tė drejtuara nga serbėt e Kosovės. Me vetėm njė kundėrshtim nė formė retorike boshe nga Perėndimi, Beogradi ka qenė nė gjendje ta destabilizoje Kosovėn, dhe me atė, edhe rajonin pėr mė shumė se njė dekadė. Beogradi ka qenė nė gjendje tė ketė dorėn e sipėrme nė veri, sepse vetėm 85 vende kanė njohur pavarėsinė e Kosovės (SHBA ishte e para) qė kur ajo shpalli pavarėsinė nė shkurt tė vitit 2008. Serbia ka thėnė vazhdimisht se ajo ka pėr qėllim ta bėj tė pėrhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto tė veriut tė Kosovės, dhe kjo ėshtė mė afėr realizimit, nė njė masė tė madhe pėr shkak tė mosveprimit nga ana e administratės sė Obama-s. Administrata e Obama-s ka zgjedhur qė tė marrė njė rol dytėsor prapa Evropės kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe Ballkanin. Pėrderisa nė sipėrfaqe kjo do tė dukej tė jetė njė vendim logjik pasi qė Amerika ėshtė zhytur nė luftė nė Afganistan, megjithatė ėshtė njė gabim. Siq e di mirė Kongresi, sa herė qė Amerika ka marrė njė dytėsor prapa Europės nė Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanė paguar ēmimin nė fund tė fundit me "gjak dhe thesar."
Kriza nė veri u pėrshkallėzua me 23 nėntor 2011 kur serbėt e Kosovės u pėrleshen me trupat NATO-s (tė njohur si KFOR), duke plagosur rėndė 21, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė ruajtur barrikadat qė i kishin ngritur qė nė shtator pėr tė bllokuar zyrtarėt e doganave kufitare tė Kosoves qė ata tė mos mund tė shkojnė nė kufirin mes Kosovės dhe Serbisė. Katėr trupa tė NATO-s dhe gjashtėmbėdhjetė civilė serbė u plagosėn dhe njė polic shqiptar e njė serb u vranė nė pėrleshjet e mėparshme. Zyrtarėt e doganave tė Kosovės tė ndihmuar nga pėrfaqėsuesit e BE-sė, kanė qenė duke u pėrpjekur qė tė heqin barrikadat dhe qė tė udhėtojnė deri nė kufi nė mėnyrė qė tė zbatojnė njė marrėveshje paraprake doganore qė u nėnshkrua bashkarisht nga negociatorėt nė bisedimet Prishtinė-Beograd,
tė cilat filluan nė pranverėn e kaluar nė Bruksel dhe janė duke u lehtėsuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatė, ekstremistėt nė veri tė mbėshtetur nga Beogradi refuzojnė tė njohin pavarėsinė e Kosovės dhe duan ta parandolojne qeverinė e Kosovės qė tė shtrijė autoritetin e saj nė tė gjithė territorin.
Siq deklaroi me tė drejtė njė raport i fundit i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, “konflikti nė veri jo vetėm qė i vė serbėt e veriut kundėr Kosovės dhe Kosovėn kunder Serbisė, por edhe Serbinė kundėr Bashkimit Evropian." Kjo ėshtė arsyeja pėrse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila ėshtė njė grup vullnetar avokues qė pėrfaqėson shqetėsimet e 750.000 shqiptaro-amerikanėve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet tė vonojnė largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti nė veri tė jetė zgjidhur.
Pėr fat tė mirė, dinamikat ndryshuan mė 9 dhjetor kur kryeministrja gjermane Angela Merkel me sukses parandaloi BE-nė nga dhėnia Serbisė e statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE kėtė muaj. Serbisė iu tha se deri nė Mars duhet tė demonstrojė se ka shpėrbėrė barrikadat nė veri tė Kosovės dhe se ka lejuar lirinė e lėvizjes pėr trupat e KFOR-it dhe zyrtarėt e BE-sė dhe Kosovės. Merkel tashmė ka sinjalizuar njė ndryshim tė ri e premtues nė mbėshtetjen e pandėrprerė tė BE-sė pėr Beogradin kur ajo u takua me presidentin serb Boris Tadiē nė Beograd nė gushtin e kaluar dhe i tha atij se nėse Serbia dėshiron tė arrijė statusin e vendit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, ajo duhet tė arrijė rezultate nė dialogun me Kosovėn, duhet tė shfuqizojė tė gjitha strukturat paralele tė paligjshme nė veri tė Kosovės, dhe pėrfundimisht tė njohė sovranitetin e plotė e tė pandarė tė Kosovės gjatė integrimit tė Serbisė nė BE. Edhe pse Serbia dėshironte tė
arrinte statusin e vendit kandidat deri nė fund tė vitit 2011, Tadiē iu pėrgjigj kėrkesave tė Merkel-it duke thėnė se Serbia nuk do ti leshonte pe BE-sė pėr Kosovėn. Tani ai pėrballet nė mėnyrė tė qartė me njė zgjedhje nė mes tė pranimit nga BE-ja dhe mbajtjes mbi
Kosovėn.
Ka shumė gjasa qė Tadiē tė provojė ta mbajė veriun dhe kjo do tė vėrė Kosovėn dhe Evropėn Juglindore nė rrezik tė njė dhune tė re. Duke pėrqėndruar vėmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake nė Kosovė dhe nė Ballkan tani, ne mund tė parandalojmė njė konflikt tė kushtueshem dhe potencialisht vdekjeprurės nė muajt pėrpara.
Perktheu: Luan Mazreku
Krijoni Kontakt