Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Valentin Bruçaj: Tentativa për ta paraqitur Shqipërinë si një shtet multietnik

    Nga Valentin Bruçaj, marr te Kosova tek AlbEmigrant.
    Kohët e fundit disa “intelektual shqiptar” kanë dalë me teorinë se Shqipëria dhe Kosova jane dy vënde multietnike. Madje këtë multietnicitet të paqenë mundohen të na e sjellin si një virtyt të shqiptarëve. Profesori Nexhemedin Spahiu në artikullin e tij “Kombi shqiptar – a është multietnik?”, pasi sjellë një seri provash qesharake për multietnicitetin e shqiptarëve, deklaron se: – “Të qenet multietnik për një komb është dëshmi e zhvillimit të atij kombi dhe jo imponim”.Te njëtës teori i mëshon edhe islamisti Olsi Jazexhi po në forma tjera. Pasi në Shqipëri nuk ka arritur te shesë teoritë e tij antishqiptare, është trasferuar në Kosovë ku ka gjetur një terren të përsosur, madje nëpër intervista e therrasin profesor apo historian. Në një prej këtyre intervistave për një kanal televiziv qe quhet Rrokum TV, islamisti Jazexhi shpjegonte gjoja një studim që ai kishte bërë. Sipas këtij studimi dilte se, “femijët në shkollat e Kosovës nuk mësojnë historinë e shtetit të Kosovës por të një shteti tjetër, që është Shqipëria. Gjergj Kastrioti nuk paska luftuar për Kosovën por vetëm për Krujen, dhe shkrimtarët e Shqipërisë, Migjeni, Fishta, Kadare etj nuk janë shkrimtar të Kosovës por të Shqiperisë. Idenë se Kosova është krahinë e Shqipërisë e sajuan komunistët e Enver Hoxhes. Sipas tij, Kosova duhet të ketë kombin dhe shtetin e vet, dhe nuk mund të importoj historinë dhe kulturën e një shteti tjetër në këtë rast të Shqipërisë”. Unë nuk e kam ndërmend t’i hyjë historisë por dua të marr një shembull të thjeshtë. Shqipëria ka njeqind vjet që është shtet dhe Kosova nuk ka qene kurre një shtet dhe një komb fqinj i Shqipërisë por pjesë a atij shteti shqiptar që, me pa të drejtë u la jashtë kufinjëve te tij. Me 28 nëntor të vitit 1912 nuk u shpall Pavarsia e Shqipërisë nga Shkodra gjer në Sarandë por u shpall pavarsia e krejt kombit shqiptar. Në ngritjen e flamurit në Vlorë duhet të merrte pjesë edhe Isa Boletini dhe për shkaqe të spostimit të tij nga Kosova për në Vlorë që me mjetet e kohës mund të duheshin disa ditë udhëtim, nuk arriti të vije në kohë. Por Isa Boletini ishte pjesë e pandashme e shpalljes së pavarsisë dhe perfaqësusesi i Kosovës në ngritjen e flamurit. Shqiptarët e Kosovës nuk konsideroheshin si pakicë etnike kosovare por si pakicë kombëtare shqiptare edhe nga vet shteti jugosllav. ( Ndryshimi mes pakicave kombëtare dhe etnike është se, pakica kombëtare konsiderohen ato pakica që kanë një shtet të jashtëm ame që i mbeshtet, si shqiptarët e Kosovës gjatë pushtimit serb apo edhe minoriteti grek ne Shqipëri, ndërsa pakica etnike konsiderohen ato pakica që nuk kanë një atdhe tjetër, si vllehet ose rromët).
    Këshillat e tij prej islamiku vazhdojnë edhe me tej. Pasi u tregon kosovarve se ata nuk janë shqiptarë dhe nuk duhet të festojnë festat e shqiptarëve dhe të nderojnë figurat e Shqiperisë, shkon deri aty sa Kosovën ta konsiderojë një shte multietnik. Ketë teori ai e mbështet se në Kosovë perveç emrave shqiptar që u importuan nga Shqipëria e Hoxhës ka edhe emra islamik por edhe emra serb. Islamiku Jazexhi serbët e Kosovës i vendos në të njetin prizëm dhe u jep të njëjtën rëndësi me shumicën shqiptare . Tentativa për të paraqitur Kosovën si vënd multietnik bëhet me qellim qe tu thote kosovarve se ju jeni pak turq, pak serb, pak rrom, pak gabel por nuk jeni shqiptarë, shqiptarët jetojnë në Shqipëri.
    Një vënd multietnik, konsiderohet një shtet që është i përbërë nga disa etni, ku popullsia e këtij shteti është e ndarë në përqindje pak shumë të barabartë mes këtyre etnive. Për të rendur më të qartë konceptin, një shtet multietnik konsiderohej Jugosllavia. Shetit jugosllav ishte një shtet tipik multietnik sepse përbehej nga të pakten 8 etni te ndryshme, Bosnia dhe Hercegovina 4 milione 400 mijë banor, Krocia 4 milion e 800 mijë banor, Maqedonia 2 milion banor, Sllovenia 2 milion banor, Mali i Zi 600 mijë banor, Serbia 9 milion banor, Kosova ishte rreth 2 milion banor banor dhe Vojvodina po ashtu 2 milion banor. Ky është shembulli tipik i një vendi multietnik, ku nuk ka një etni dominuese por të gjitha etnitë janë pak a shumë në të njëten përqindje dhe mbulojnë territore pak a shumë të njejta. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të konsiderohen vënde multietnike, sepse përqindjet e etnive të tjera joshqiptare janë shumë të ulta që një vënd të konsiderohet me ketë term. Në Kosovë jetojnë vetëm 4% serb dhe në Shqipëri 2% minoritar grek që janë vetëm pakica kombëtare, dhe pakica etnike të tjera si vllehet, rumunet, dhe romet etj, etni kjo e fundit që i përket vetë islamisti Jazexhi. Të gjitha vëndet europiane gjatë gjthë historisë tyre kanë pasur pakica etnike bile më përqindje më të lartë se grekët në Shqipëri dhe serbet ne Kosve por asnjë nga këto vënde nuk është konsideruar një vënd multietnik. Natyrisht që Olsit nuk i interesojnë këto sepse ai nuk i përket etnisë maxhoritare shqiptare por një etnie shumë të vogël që është ajo rrome. Sikur ai t’i paraqitej opinionit publik shqiptar si pjesë e etnisë rrome dhe të shqetësohej për të drejtat e kësaj etnie, do te ishte e kuptueshme dhe dinjitoze.
    Tentativa për të paraqitur Shqipërinë si një vend multietnik vjen edhe nga ana e minoritetit grek dhe drejtueseve të saj. Me rregjistrimin e popullsisë u tentua të manipulohej me shifrat; të zvogëlohej sa me shumë popullsia shqiptare dhe të rritet sa më shumë numëri i minoritetit grek në vëndin tonë. Vasil Bollano dhe Vangjel Dule nuk e kanë fshehur kurrë pretetendimin se minoriteti grek është më i madh në numër se shifrat zyrtare. Dhe politika e tyre është një politikë e hapur antishqiptare. Por, këta zotërinjë, të paktën kanë pasur kurajon të deklarojnë publikisht se janë grek dhe mbrojnë interesat e Greqisë. Në të kundërt me Olsi Jazexhi që përpjekjet e tij antishqiptare i bën nën petkun e një shqiptari, një shqiptari musliman. Dhe kjo e rend këtë zotëri shumë më të rrezikshëm se vetë pretendimet e minoritetit grek. Në te vërtetë ai nuk është shqiptarë por një shtetas shqiptar i etnisë rome. Shqipëria është një shtet demokratik ku të gjitha etnitë janë të barabarta përpara ligjit, por është e papranueshme që një shtetas shqiptar që i përket një etnie shumë te vogël, etnise rome, që nuk e kalon 0.1% të popullsisë, të marre guximin të vëjë në diskutim figurat tona kombëtare si Gjergj Kastrioti apo Gjergj Fishta. Shqipëria, më pare se të jetë atdheu i pakicave kombëtare dhe etnike, është atdheu i shqiptarëve, dhe Gjergj Kastrioti është heroi i shqiptareve.
    Tani këtu lind pyetja: ku është problemi nëse Shqipëria dhe Kosova konsiderohen vënde multietnike?! Problemi qëndron se të gjitha vëndet multietnike që kanë ekzistuar janë shpërdarë, që nga Bashkimi Sovjetik deri tek Jugosllavia. Shembulli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zvicërs që disa “filozof” kërkojnë ta përdorin me qellim të keq, është një shembull që nuk mund të krahasohet me Shqiperinë. Rritja e numërit të minoritetit grek vjen me qellim që në Shqipëri të rritet homogjeniteti dhe Shqipëria të konsiderohet një vend multietnik. Nga momenti kur Shqipëria të deklarohet një vend multietnik, nga ky moment i hapet rruga shpërbërjes së saj. Do të ndodhte ajo që tentohet të bëhet në Kosovë, ndarja e vëndit në dy pjesë. Veriu i Kosovës që ka një maxhorancë serbe kërkon të shkëputet nga Kosova dhe t’i bashkohet Serbisë. Të njëjtat qellime ka edhe Greqia në jug. Rritjen e minoritetit grek në disa zona të caktuara në kufi me Greqinë, rritjen e popullsisë minoritare deri në atë masë sa të jetë maxhorancë në këto zona, dhe deklarimin e krejt territorit shqiptar që kufizohet me Greqine si zonë minoritare. Kjo do t’i hapte rrugën përfundimisht, shkeputjes së ketyre territoreve nga Shqipëria dhe bashkimin me Greqinë. Një gjë e tillë do të mbështetej edhe nga faktori ndërkombëtar në baze të mbështetjes së drejtave të njeriut. Sepse aktualisht në botë nuk ndryshohen kufinjët por bashkohen popujt. Në bazë të kësaj teorie u nderhy në Kosovë, dhe në bazë të kësaj teorie do të bashkohen Shqipëria me Kosovën. Në këtë rast Greqia do të shfrytëzonte prezencën masive të minoritetit grek në jug të Shqipërisë, dhe në emër gjoja të deskriminimit që kjo minorancë pëson në Shqipëri do të kërkonte bashkimin me Greqinë. Një gjë që nuk mund ta bëjë Shqipëria kur bëhet fjalë për Camërinë, sepse në Greqi ekzistojnë territore çame por nuk ekziston një popull çam.
    Sot në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë teori shumë të rrezikshme antishqiptare, të ashtuquajtura teori moderne. Ata që flasin në emër të kombit, që ispirohen tek figurat më të rëndësishme të kombit, konsiderohen si nacionalista me ide të vjetra, sepse sipas tyre ka ikur koha e kombeve. Natyrisht që nuk është me koha e kombeve për gjermanët, italianet apo amerikanët, për shqiptarët që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre. Në anën tjetër, në emër të lirisë së fjalës dhe demokracisë gjejnë hapësira personazhe si Jazexhi, Spahiu, hoxhallare si Krasniqi, Ternava dhe teolog të ndryshëm, ku teoritë e tyre antishqiptare kalojnë si teori filozofike që i bejnë mirë demokracisë. Nacionalizmi shqiptar është duke u zëvëndësuar me formën më të egër të relativizmit. Njerëz që nuk i përkasin aspak etnisë dhe gjakut shqiptar, flasin në emër te shqiptarëve sikur shqiptarët nuk e duan vendin e tyre. Tentativa për t’a paraqitur Shqipërinë si një shtet multietnik, është përgaditja e terrenit që një ditë t’a coptojne atë, shtetet që antishqiparët u shërbejnë, Greqia dhe Turqia si per konçidence.

  2. #2
    E gjeta me vend tua sjelle artikikullin e plote duke pare se artikullit i mungonte nje pjese, dhe titulli. Artikulli eshte botuar ne Revisten Drini, ku autori eshte kryeredaktor. Faleminderit




    Valentin Bruçaj: Tentativa për t’a paraqitur Shqipërinë si një shtet multietnik, është përgaditja e terrenit që një ditë t’a coptojnë atë


    Sot në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë teori shumë të rrezikshme antishqiptare, të ashtuquajtura teori moderne. Ata që flasin në emër të kombit, që ispirohen tek figurat më të rëndësishme të kombit, konsiderohen si nacionalista me ide të vjetra, sepse sipas tyre koha e kombeve ka ikur. Në anën tjetër, në emër të lirisë së fjalës dhe demokracisë gjejnë hapësira përsonazhe si Olsi Jazexhi, hoxhallarë si Shefqet Krasniqi, Naim Ternava dhe teolog të ndryshëm, ku teoritë e tyre antishqiptare kalojnë si teori filozofike që i bëjnë mirë demokracisë. Nacionalizmi shqiptar është duke u zëvëndësuar me formën më të egër të relativizmit.


    Nga Valentin Bruçaj

    Kohët e fundit disa “intelektual shqiptar” kanë dalë me teorinë se Shqipëria dhe Kosova jane dy vënde multietnike. Madje këtë multietnicitet të paqenë mundohen të na e sjellin si një virtyt të shqiptarëve. Profesori Nexhemedin Spahiu në artikullin e tij “Kombi shqiptar – a është multietnik?”, pasi sjellë një seri provash qesharake për multietnicitetin e shqiptarëve, deklaron se: – “Të qenet multietnik për një komb është dëshmi e zhvillimit të atij kombi dhe jo imponim”.Te njëtës teori i mëshon edhe islamisti Olsi Jazexhi po në forma tjera. Pasi në Shqipëri nuk ka arritur te shesë teoritë e tij antishqiptare, është trasferuar në Kosovë ku ka gjetur një terren të përsosur, madje nëpër intervista e therrasin profesor apo historian. Në një prej këtyre intervistave për një kanal televiziv qe quhet Rrokum TV, islamisti Jazexhi shpjegonte gjoja një studim që ai kishte bërë. Sipas këtij studimi dilte se, “femijët në shkollat e Kosovës nuk mësojnë historinë e shtetit të Kosovës por të një shteti tjetër, që është Shqipëria. Gjergj Kastrioti nuk paska luftuar për Kosovën por vetëm për Krujen, dhe shkrimtarët e Shqipërisë, Migjeni, Fishta, Kadare etj nuk janë shkrimtar të Kosovës por të Shqiperisë. Idenë se Kosova është krahinë e Shqipërisë e sajuan komunistët e Enver Hoxhes. Sipas tij, Kosova duhet të ketë kombin dhe shtetin e vet, dhe nuk mund të importoj historinë dhe kulturën e një shteti tjetër në këtë rast të Shqipërisë”. Unë nuk e kam ndërmend t’i hyjë historisë por dua të marr një shembull të thjeshtë. Shqipëria ka njeqind vjet që është shtet dhe Kosova nuk ka qene kurre një shtet dhe një komb fqinj i Shqipërisë por pjesë a atij shteti shqiptar që, me pa të drejtë u la jashtë kufinjëve te tij. Me 28 nëntor të vitit 1912 nuk u shpall Pavarsia e Shqipërisë nga Shkodra gjer në Sarandë por u shpall pavarsia e krejt kombit shqiptar. Në ngritjen e flamurit në Vlorë duhet të merrte pjesë edhe Isa Boletini dhe për shkaqe të spostimit të tij nga Kosova për në Vlorë që me mjetet e kohës mund të duheshin disa ditë udhëtim, nuk arriti të vije në kohë. Por Isa Boletini ishte pjesë e pandashme e shpalljes së pavarsisë dhe perfaqësusesi i Kosovës në ngritjen e flamurit. Shqiptarët e Kosovës nuk konsideroheshin si pakicë etnike kosovare por si pakicë kombëtare shqiptare edhe nga vet shteti jugosllav. ( Ndryshimi mes pakicave kombëtare dhe etnike është se, pakica kombëtare konsiderohen ato pakica që kanë një shtet të jashtëm ame që i mbeshtet, si shqiptarët e Kosovës gjatë pushtimit serb apo edhe minoriteti grek ne Shqipëri, ndërsa pakica etnike konsiderohen ato pakica që nuk kanë një atdhe tjetër, si vllehet ose rromët).

    Këshillat e tij prej islamiku vazhdojnë edhe me tej. Pasi u tregon kosovarve se ata nuk janë shqiptarë dhe nuk duhet të festojnë festat e shqiptarëve dhe të nderojnë figurat e Shqiperisë, shkon deri aty sa Kosovën ta konsiderojë një shte multietnik. Ketë teori ai e mbështet se në Kosovë perveç emrave shqiptar që u importuan nga Shqipëria e Hoxhës ka edhe emra islamik por edhe emra serb. Islamiku Jazexhi serbët e Kosovës i vendos në të njetin prizëm dhe u jep të njëjtën rëndësi me shumicën shqiptare . Tentativa për të paraqitur Kosovën si vënd multietnik bëhet me qellim qe tu thote kosovarve se ju jeni pak turq, pak serb, pak rrom, pak gabel por nuk jeni shqiptarë, shqiptarët jetojnë në Shqipëri.

    Një vënd multietnik, konsiderohet një shtet që është i përbërë nga disa etni, ku popullsia e këtij shteti është e ndarë në përqindje pak shumë të barabartë mes këtyre etnive. Për të rendur më të qartë konceptin, një shtet multietnik konsiderohej Jugosllavia. Shetit jugosllav ishte një shtet tipik multietnik sepse përbehej nga të pakten 8 etni te ndryshme, Bosnia dhe Hercegovina 4 milione 400 mijë banor, Krocia 4 milion e 800 mijë banor, Maqedonia 2 milion banor, Sllovenia 2 milion banor, Mali i Zi 600 mijë banor, Serbia 9 milion banor, Kosova ishte rreth 2 milion banor banor dhe Vojvodina po ashtu 2 milion banor. Ky është shembulli tipik i një vendi multietnik, ku nuk ka një etni dominuese por të gjitha etnitë janë pak a shumë në të njëten përqindje dhe mbulojnë territore pak a shumë të njejta. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të konsiderohen vënde multietnike, sepse përqindjet e etnive të tjera joshqiptare janë shumë të ulta që një vënd të konsiderohet me ketë term. Në Kosovë jetojnë vetëm 4% serb dhe në Shqipëri 2% minoritar grek që janë vetëm pakica kombëtare, dhe pakica etnike të tjera si vllehet, rumunet, dhe romet etj, etni kjo e fundit që i përket vetë islamisti Jazexhi. Të gjitha vëndet europiane gjatë gjthë historisë tyre kanë pasur pakica etnike bile më përqindje më të lartë se grekët në Shqipëri dhe serbet ne Kosve por asnjë nga këto vënde nuk është konsideruar një vënd multietnik. Natyrisht që Olsit nuk i interesojnë këto sepse ai nuk i përket etnisë maxhoritare shqiptare por një etnie shumë të vogël që është ajo rrome. Sikur ai t’i paraqitej opinionit publik shqiptar si pjesë e etnisë rrome dhe të shqetësohej për të drejtat e kësaj etnie, do te ishte e kuptueshme dhe dinjitoze.

    Tentativa për të paraqitur Shqipërinë si një vend multietnik vjen edhe nga ana e minoritetit grek dhe drejtueseve të saj. Me rregjistrimin e popullsisë u tentua të manipulohej me shifrat; të zvogëlohej sa me shumë popullsia shqiptare dhe të rritet sa më shumë numëri i minoritetit grek në vëndin tonë. Vasil Bollano dhe Vangjel Dule nuk e kanë fshehur kurrë pretetendimin se minoriteti grek është më i madh në numër se shifrat zyrtare. Dhe politika e tyre është një politikë e hapur antishqiptare. Por, këta zotërinjë, të paktën kanë pasur kurajon të deklarojnë publikisht se janë grek dhe mbrojnë interesat e Greqisë. Në të kundërt me Olsi Jazexhi që përpjekjet e tij antishqiptare i bën nën petkun e një shqiptari, një shqiptari musliman. Dhe kjo e rend këtë zotëri shumë më të rrezikshëm se vetë pretendimet e minoritetit grek. Në te vërtetë ai nuk është shqiptarë por një shtetas shqiptar i etnisë rome. Shqipëria është një shtet demokratik ku të gjitha etnitë janë të barabarta përpara ligjit, por është e papranueshme që një shtetas shqiptar që i përket një etnie shumë te vogël, etnise rome, që nuk e kalon 0.1% të popullsisë, të marre guximin të vëjë në diskutim figurat tona kombëtare si Gjergj Kastrioti apo Gjergj Fishta. Shqipëria, më pare se të jetë atdheu i pakicave kombëtare dhe etnike, është atdheu i shqiptarëve, dhe Gjergj Kastrioti është heroi i shqiptareve.

    Tani këtu lind pyetja: ku është problemi nëse Shqipëria dhe Kosova konsiderohen vënde multietnike?! Problemi qëndron se të gjitha vëndet multietnike që kanë ekzistuar janë shpërdarë, që nga Bashkimi Sovjetik deri tek Jugosllavia. Shembulli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zvicërs që disa “filozof” kërkojnë ta përdorin me qellim të keq, është një shembull që nuk mund të krahasohet me Shqiperinë. Rritja e numërit të minoritetit grek vjen me qellim që në Shqipëri të rritet homogjeniteti dhe Shqipëria të konsiderohet një vend multietnik. Nga momenti kur Shqipëria të deklarohet një vend multietnik, nga ky moment i hapet rruga shpërbërjes së saj. Do të ndodhte ajo që tentohet të bëhet në Kosovë, ndarja e vëndit në dy pjesë. Veriu i Kosovës që ka një maxhorancë serbe kërkon të shkëputet nga Kosova dhe t’i bashkohet Serbisë. Të njëjtat qellime ka edhe Greqia në jug. Rritjen e minoritetit grek në disa zona të caktuara në kufi me Greqinë, rritjen e popullsisë minoritare deri në atë masë sa të jetë maxhorancë në këto zona, dhe deklarimin e krejt territorit shqiptar që kufizohet me Greqine si zonë minoritare. Kjo do t’i hapte rrugën përfundimisht, shkeputjes së ketyre territoreve nga Shqipëria dhe bashkimin me Greqinë. Një gjë e tillë do të mbështetej edhe nga faktori ndërkombëtar në baze të mbështetjes së drejtave të njeriut. Sepse aktualisht në botë nuk ndryshohen kufinjët por bashkohen popujt. Në bazë të kësaj teorie u nderhy në Kosovë, dhe në bazë të kësaj teorie do të bashkohen Shqipëria me Kosovën. Në këtë rast Greqia do të shfrytëzonte prezencën masive të minoritetit grek në jug të Shqipërisë, dhe në emër gjoja të deskriminimit që kjo minorancë pëson në Shqipëri do të kërkonte bashkimin me Greqinë. Një gjë që nuk mund ta bëjë Shqipëria kur bëhet fjalë për Camërinë, sepse në Greqi ekzistojnë territore çame por nuk ekziston një popull çam.

    Sot në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë teori shumë të rrezikshme antishqiptare, të ashtuquajtura teori moderne. Ata që flasin në emër të kombit, që ispirohen tek figurat më të rëndësishme të kombit, konsiderohen si nacionalista me ide të vjetra, sepse sipas tyre ka ikur koha e kombeve. Natyrisht që nuk është me koha e kombeve për gjermanët, italianet apo amerikanët, për shqiptarët që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre. Në anën tjetër, në emër të lirisë së fjalës dhe demokracisë gjejnë hapësira personazhe si Jazexhi, Spahiu, hoxhallare si Krasniqi, Ternava dhe teolog të ndryshëm, ku teoritë e tyre antishqiptare kalojnë si teori filozofike që i bejnë mirë demokracisë. Nacionalizmi shqiptar është duke u zëvëndësuar me formën më të egër të relativizmit. Njerëz që nuk i përkasin aspak etnisë dhe gjakut shqiptar, flasin në emër te shqiptarëve sikur shqiptarët nuk e duan vendin e tyre. Tentativa për t’a paraqitur Shqipërinë si një shtet multietnik, është përgaditja e terrenit që një ditë t’a coptojne atë, shtetet që antishqiparët u shërbejnë, Greqia dhe Turqia si per konçidence.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    gerrard te falenderoj per plotsimin e temes.
    Me tvertet sikur po mbydhen veshet dhe syt ndaj ktyne njerzve qe gjoja shqiptar, por nuk jan aspak shqiptar, i lejojme te shajn figurat ma te shquara te kombit, kjo besoj se asht politika sllave dhe greke.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •