FARA E VESIT TË NËNSHTRIMIT

Irfan CANA
Ky titull,ndoshta për gjeneratat e reja që sot po kaliten në shtetin tonë, do të duket paksa i çuditshëm dhe në masë të madhe edhe befasues për shumicën e tyre dhe me siguri se atë do ta shikojnë me sy vëngër, gjersa të njoftohen me faktet pragmatike e të binden, siç është edhe rregulla e prezantimit të të dyja anëve të medaljes, të ndonjë ideje apo çështjeje relevante të një kombi.
Nëse dikush nuk ka qenë pjesëtarë i drejtpërdrejtë i historisë së ndodhive,ai atëherë sëpaku, ka patur rastin që të njoftohet me to në shkollë fillore,të mesme,apo të lartë. Vlerat dhe kundërvlerat tradicionale të shqiptarëve,identiteti ,morali dhe vetëdija e tyre,mvarësisht nga kush shqyrtohet dhe nga cili këndvështrim shikohet, dallojnë dukshëm në trajtimin dhe shpjegimet e nënçmimit të tyre qysh në kohëra të herëshme të ekzistimit të tij.
Sot e kësaj dite,të gjithë neve, sigurisht na ka ra rasti të lexojmë dhe dëgjojmë nga mediat e ndryshme regjionale apo botërore, për specificitetin e ca nga vlerave në të kaluarën e popullit tonë dhe lëvdatat të spikatura të nga një numër i madh i shteteve perëndimore si për shembullbajtja e fjalës,Besnikëria,Nderi,Solidariteti,Shmangia e gënjeshtrës,Thjeshtësia,Respekti,Sakrifica etj.
Pleqët,nuk janë të kënaqur fare me sjelljen e gjeneratës së sotme,të mospërfilljes totalitare të vlerave tona tradicionale,sa që, plotësisht rash dakord me ta dhe në kokë m'u paraqitë rrufeshëm një pasqyrë, e sjelljeve të gabuara ,që kanë marr përmasa të jashtëzakonshme, të shkatërrimit të pandalshëm të vlerave tona kombëtare, që me shekuj i kanë ruajtur dhe kultivuar stërgjyshërit, gjyshërit dhe prindët tanë duke u krenue me to anë e kënd botës .

Mungesa e iniciativës për hapjen e një lufte frontale, kundra këtyre gjërave të pahijshme që e shtrembërojnë imazhin e kombit tonë,që janë duke ndodhur sot,( mendoj në të gjitha trevat ku jetojnë shqipëtarët) dhe mos zbatimi i tyre në praktikë pa kurrfarë sensi të logjikës, po lejohet që në thelb të deformohen, dhe të marrin përmasa domethënëse nënçmuese,ku disa nga ato,edhe po shndërrohen për habi të të gjithëve, në vlerë!Për shembull , korrupsioni!Fitimi i një pasurie marramendëse në bazë të implementimit të kësaj dukurie, për pak kohë-konsiderohet si vlerë nga përkrahësit shkurtpamës të saj, që heshtasi dhe fanatikisht rreshtohen në anën e tyre!Sa për ilustrim po i përmendi ca veprime,sjellje nënshtruese e të çuditshme të udhëheqësve tanë shqiptarë:
-Vite më parë,në Shqipëri, një përfaqësues i deleguar i OKB-së,në një tubim rreth vlerësimit të arritjeve demokratike të shtetit,ka marr pjesë me ca mendime aq të bastardhuara,jo të qëlluara dhe jo të argumentuara logjikisht -propozimet e të cilit udhëheqja e atëherëshme e Shqipërisë ia ka aprovuar duarhapur dhe pa asnjë votë kundër!Personi i lartëcekur, pas skadimit të afatit të shërbimit në Shqipëri, largohet nga Shqipëria dhe shkon e caktohet diku tjetër në regjion me detyrë të re.Me kalimin e ca viteve , tërë përjetimet e veta në Shqipëri ,i barti detajisht në Memoaret që i botoi në Amerikë. Libri shitet shpejt e shpejt, dhe pati jehonë të madhe.Edhe vetë autorit të Memoareve, nuk i është e qartë ,se si ka mundur të përvidhet dhe të pranohet idea e tij çoroditëse,nga qeveritarët e atëhershëm shqipëtarë,e cila ide sipas vetë konstatimit të tij të mëvonshëm,pas lëshimit të detyrës për të cilën shërbente,ishte absurde,jo e mençur dhe pa kurrfarë largpamësie për të ardhmen e Shqipërisë!Asnjëri prej udhëheqësve të shtetit që ishin prezent në atë tubim(a prej frikës apo mos dijes,një zoti e di) nuk është përpjekur sadopak t'i japi një ndonjë sygjerim apo mini kritikë,t'i kundërshtojë bile sa për fytyrë shqipëtare, idesë së praptë, e cila, për shtetin e Shqipërisë nuk ishte e levërdishme,por me pasojat që kanë shkuar në kurriz të popullit të varfër, vite me radhë!.
Edhe në Kosovë, si në Shqipëri, është vepruar ngjashëm. Me prezencën e ndërkombëtarëve të,UNMIKUT- që kanë pasë kompetenca dhe përgjegjësi të plota në shumë fusha,nivele administrative,komunave,rajoneve dhe nivelin qendror,propozimet dhe vendimet e tyre kalonin pa ndonjë vështirësi,duke mos u kundërshtuar fare nga udhëheqësit vendor.Nëpër komuna, ishin të instaluar administratorët komunalë me kapacitetin e vetë organizativ kadrovikë e që bashkëpunonin ngjeshur mes veti,duke u paguar në mënyrë të majme për punën e vetë boshe.Luftimi i dukurive negative, si të korrupsionit, ishte detyrë e tyre që t'i rezistonin atij dhe të konfrontohen me të,por ajo nuk bëhej nga ta,kalohej qetasi dhe në njëfarë mënyre tolerohej prezenca e tij duke mos qenë mjaft të sinqertë në betejë sa duhej.Nuk mirreshin masa adekuate për par andalimin e tij, si brenda oborrit të vetë ashtu edhe të vendasve.Ky tolerim i heshtur,çka është më keq,përkrahej haptasi nga ana e tyre,përkrahej çuditërisht edhe nga vendasit dhe ipnin arësyetimet ndër më abstraktee në të gjitha vendet që janë në transicion, kjo dukuri është prezente!"Kështu,në vend se të pengohet e të prehet në rrënjë korrupsioni,formohenin komisione me ekipe Ad hoc, duke u shërbyer me slloganin:Zero tolerancë! p.sh.kontrata e PTK-së me Alkatelin!Leja e "Mobtelit"për të operuar në Kosovë!Lëvdata e Andi Biparkut pë r punën e Trushlerit në KEK!Refuzimi i tij këmbëngulës për korrupsionin në KEK!Bartja e 4 milion Eurove në Bankën e Gjibraltari,me arësyetim të brisht dhe jo të qëndrueshëm se;-Atje janë më të sigurta!"
Udhëheqësit kosovar,ndaj kësaj dukurie, thonin se kanë reaguar,por UNMIKU fare nuk i merrte parasyshë sygjerimet e tyre.Sa është e saktë kjo ,ata vetë le ta dinë,por skeptikët,me të drejtë thonë në mënyrë ironike:"Kanë reaguar, si jo,por brenda trurit të vetë,e jo edhe haptasi, se përndryshe do t'i haj djalli , do të humbënin vendin e punës!''Në mënyrë të qetë i nënshtrohenin ndërkombëtarëve, duke u pajtuar për shumë gjëra të pahijshme që janë frenuesit esencial të zhvillimit të hovshëm ekonomik. Edhe sot e kësaj dite, shoqëria e gjërë po lëngon nga to dhe do po ua sheh dëmin.Vendimet e prapta, i kanë sjellë Kosovës dëm zinxhiror edhe në shumë fusha -o me qëllim,o pa qëllim-por me siguri ato kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në të ardhme në ndotjen e imazhit të shtetit!
Edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e njëjta sjellje e udhëheqësve kosovar ka vazhduar, ashtu që ,shtrirja dhe lulzimi i Korrupsionit lejohej në të katër anët e saj,dhe fare nuk pengohej,me kurrfarë mase!Vetë jemi dëshmitarë për hovin e praptë që ka kjo dukuri në të gjitha segmentert e jetës së përditshme.Jemi befasuar që të gjithë, me tolerimin e heshtur të saj edhe në këto dy-tri vite të Pavarësisë!Nuk di,a ka ndonjë institucion,si në nivelin qendror,poashtu edhe atë regjional dhe komunal, që nuk ballafaqohet me këtë përbindësh,që përditë po bëhet i egër dhe më i egër!Mos luftimi i sinqertë i kësaj dukurie, krijon shumë probleme në jetën si;
-Nuk mund të punësohesh,pa dhënë mito atij që duhet të të pranojë në punë!Nuk mund të marrësh ndihmë nga ndonjë institucion i formuar enkas për ndihmë qytetarëve,pa pasur dikend të njofshëm!Nuk mund të rexhistrosh fëmijën në fakultet pa intervenuar dikush nga resori i Ministrisë!Nuk ka shtrim rruge me asfalt, nëse nuk e ke dikend lartë në nivelin qendror...
Në shtetin tonë të'' Pavarur e demokratik"me të madhe këto ditë shihen dhe duken në mënyrë alarmante këto gjëra .Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për to,ndërmjet nesh janë prezente fuqishëm dhe gati në 9o % të rasteve kanë filluar dhe konsiderohen si, rrjedhë normale.Bota po habitet me punën tonë të plogësht,me mos seriozitetin e ngritjes së luftës kundra krimit dhe dukurive të shumta që e frenojnë zhvillimin aq të dëshiruar të Kosovës.Kjo shprehet edhe në mungesë evidente të investimeve nga jashtë. Korrupsioni dhe krimi ekonomik i dekurajon investitorët e huaj,ndësa pa ato, nuk do të ketë as zhvillim të suksesshëm .Shembulli më konkret është, tërheqja e ca investitorëve nga tregu i Kosovës, sepse kanë humbur interesimin.Nuk jemi serioz në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative, si njërin ndër kushtin më relevant të plotësimit të Standardeve, i cili tani haptazi-është i lakuriquar dhe në mënyrë më arrogante, vepron në çdo cep të Kosovës.
Këmbanat e përmbushjes së standardeve, nga shtetet më demokratike të Perëndimit biejnë çdo ditë;për një shoqëri demokratike me tregti të lirë, sundimit të ligjit, ringjallja e betejës më të ashpër ndaj krimeve ekonomike...Por, prapseprap në këtë kërkesë qeveria shtihet si e shurdhër,kotet në gjumë dhe nuk bënë asgjë kërkush që ta përmirësoj gjendjen për të mirë.Fati i vendit ,qartë shihet, i është lënë stihisë së kohës dhe brezërive që vinë pas nesh!
Sjellja në rrethin magjik,ku nuk shihet, as filli dhe as fundi që të dalin qytetarët e Kosovës nga kjo greminë fatkeqe dhe të dëmshme, do të vazhdojë ende në të ardhmen..Qytetarët rrinë të stepur dhe si fakirët e rrugës, shikojnë në qetësi, zgjerimin e përditshëm të lirë të tyre,pa u penguar seriozisht, duke iu dhënë hapsirë dhe mundësi të na gllabërojë gjer në fytë,e duke mos na lërë as frymë të marrim.
Pritja kot së koti,që largimi i korrupsionit dhe krimeve ekonomike të bëhet vetvetiu,apo nga dikush tjetër, është paradoks i llojit të vet dhe parashikim vërtetë i gabuar.Parashikim thellësisht ndëshkues i ardhmërisë sonë , çka edhe me siguri gjeneratat e ardhme do ta dënojnë dhe në mënyrë të merituar ta gjykojnë këtë sjellje,sjellje plotësisht të pakuptimtë!